LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD amendamente, kërkon masa për të dhënat personale

•Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin po zhvillon mbledhjen e radhës sot dhe nesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel. • Në takimin e sotëm, u mirauta project-rezoluta me rekomandime e Parlamentit Europian për Shqipërinë. • Dosja.al ka zbardhur rezulutën e plotë duke u ndalur në të gjitha pikat kritike që mbeten shqetësime për Bashkimin Europian. •Në asnjë momenti nuk përmendet "Open Ballkan" por vetëm Procesi i Berlinit, e po ashtu theksohen kritikat në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës, për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit. • Aeroporti i Vlorës është përdorur edhe në një pikë tjetër, atë të kujdesit ndaj zonave të mbrojtura. Këshilla dhe kritika ka për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu edhe në lirinë e medias dhe reformën zgjedhore që është në diskutim në Komisionin e përbashkët të ngritur në Kuvend. • Për këtë të fundit, PE kërkon që të ndiqen këshillat e misionit të OSBE-ODHIR. • Në mbledhjen e sotme, disa deputetë socialist dhe demokratë kanë mbajtur fjalën e tyre, e më pas është miratuar rezoluta me disa amendime të propozuara nga Partia Demokratike, e cila kërkon që të rritet siguria ndaj sulmeve kibernetike si dhe të merren masa për ruatjen e të dhënave personale. • Jorida Tabaku u fokusua tek tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale. • Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndodhet në Bruksel ku marrë pjesë në takimin që zhvillohet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. • Mbledhja dhe diskutimet do të vazhdojnë edhe nesër.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Nga reforma në drejtësi te liria e medias/ Bardhi në PE: Çështjet janë pezull në gjykata, Rama ka ndërtuar shtetin autokratik

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Mbledhja

BRUKSEL- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin e tij mbi reformën në Drejtësi. Gjatë fjalës së tij si pjesë e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Bardhi, u ndal në procesin e reformës në drejtësi, duke cituar gjetjet e raportit të BE, ai theksoi se pavarësisht përgatitjes së moderuar mbi infrastrukturën dhe burimet njerëzore, kjo reformë nuk ka arritur të adresojë tej zgjatjen e proceseve gjyqsore, çështjet e shumta gjyqsore të mbetura pezull c'ka në vetvete ka krijuar një impakt negativ në dhënien e drejtësisë për qytetarët dhe vetëm sistemin.

'Po ashtu nisma e qeverisë për të reduktuar gjykatat e apelit në një hartë të re gjyqësore do të krijojnë një amulli edhe më të madhe për qytetarët dhe vetë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas progres raportit harta e re duhet të krijohet duke marrë në konsideratë nevojat e qytetarëve, përfshirë dhe atyre më pak të avantazhuar. Nëse vijohet në këtë mënyrë kjo hartë e re do të cenojë të drejtën e procesit të rregullt ligjor.”, tha ai.

Mes të tjerash Bardhi vuri në dukje se Reforma në Drejtësi është investimi më i madh i mbështetur nga ndërkombëtarët për të pastruar drejtësinë nga influenca e politikës dhe garancive për zbatimin e plotë të Shtetit Ligjor. “Ndaj është e rëndësishme, ashtu siç e thekson dhe progres raporti, që drejtësia të përballet me të “paprekshmit” dhe pastrimit të parave në sektorët e ndërtimit dhe pronave në Shqipëri. Pikërisht si Prokuroria e Përgjithshme ashtu dhe SPAK duhet të nxiten të hetojnë mbi pastrimin e parave, abuzimin e pushtetit në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe ndaj “të paprekshmit”, të cilët deri më tani e kanë veprojnë mbi shtetin e së drejtës. Po me rëndësi, duhet që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, ndaj dhe vendimet gjyqësore, kjo pasi sipas progres raportit shpesh vendimet gjyqësore jepen ndaj atyre që favorizohen nga pushteti'- tha Bardhi.

Bardhi u ndal dhe mbi lirinë e shprehjes dhe medias, e cila ka bërë hapa pas krahahsuar me vitet e mëparshme. Duke rikujtuar qëndrimin e shprehur në progres raportin e KE se, “Shqipëria duhet të miratojë një politikë të tolerancës zero për intimidimin dhe sulmet kundër gazetarëve, si dhe për kërcënimet ndaj mediave, përfshirë në diskursin politi”.

Raporti, sipas Bardhit vijon të shohë me shqetsim mos heqjen përfundimtare të ligjit “antishpifje” nga ana e procedurës paralamentare, pavarësisht garancive të qeverisë se ka ndryshuar qasje, mbetja e këtij teknikaliteti rrezikon standartet dhe garancitë demokratike të lirisë së medias. 

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin zhvillon prej 2 ditësh mbledhje në Bruksel.

1 MUAJ ME PARE

Alibeaj në PE: Ka iniciativa të qeverisë që favorizojnë krimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Enkelejd Alibeaj

BRUKSEL- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij theksoi se raporti i Komisionit Europian tregon se në luftën kundër krimit të organizuar kërkohet ende një vullnet i qartë politik. Në fjalën e tij, Alibeaj përmendi se raportet e fundit ndërkombëtare por edhe në raportet e Prokurorisë së Posaçme, grupet kriminale shqiptare po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme dhe po e rrisin aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër, Alibeaj deklaroi se pavarësisht se SPAK ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, numri i të dënuarve nga rradhët e tyre mbetet ende i ulët.

Ashtu sikurse progres raporti theksoi krimi i organizuar mbetet ende një problematikë për Shqipërinë dhe kërkon vullnetin e të gjitha institucioneve për të parandaluar sa më shumë pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe evazionit fiskal.

"Qeveria ka nxjerrë tre iniciativa të reja që paraqesin rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishin të papajtueshme me acquis të BE-së: Pasaporta e Artë, Amnistia Fiskale dhe Projekti i Portit të Durrësit. Për sa i përket Pasaportës së Artë, raporti i fundit përcakton se Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të shtetësisë së investitorëve (pasaportat e arta) pasi kjo do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar, dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së. Në lidhje me Amnistinë Fiskale, raporti thekson se miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave. Gjithashtu nisma e fundit e Portit të Durrësit, tregon se projekti Marina Bay and Yacht fsheh shumë mundësi për pastrim parash, është një skemë potenciale Ponzi, është një shkelje e MSA-së dhe së fundi fsheh një mundësi për Pasaportat e Artë,"- tha Alibeaj.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij theksoi se tre nismat e fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare mbi “Pashaportat e Arta”, “Amnistia Fiskale dhe Penale”dhe “Projekti i Portit të Durrësit”, përbëjnë një rrezik të shtuar në drejtim të sigurisë kombëtare, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe inflitrimit të grupeve të krimit të organizuar, cka njëherazi janë në kundërshtim të hapur me legjislacionin e brendshëm të Bashkimit Europian.

1 MUAJ ME PARE

"Të merren masa për të dhënat personale"/ Zbardhen amendamentet e propozuara nga PD në draft-rezolutën e Shqipëri-PE

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të konsiderueshme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike. Në amendamentet e dorëzuara, PD bën thirrje dhe dënon aktivitetet dhe sulmet kibernetike kundër Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

"Shpreh shqetësimin e tij për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të konsiderueshme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; bën thirrje, në këtë drejtim, dënon aktivitetet dhe sulmet kibernetike kundër Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të tolerojmë sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën dhe shërbimet dixhitale. Mbështet dhe apelon për më shumë masa të autoriteteve shqiptare për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj që t'i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme,"- shkruhet në propozim.

1 MUAJ ME PARE

Bardhi: Procesi i regjistrimit digjital i të dhënave kadastrale është në kolaps, 80% kanë gabime

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Gazment Bardhi

BRUKSEL- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi theksoi se për të, një shqetësim ende i pa adresuar në mënyrë përfundimtare, duke cituar progres raportin, mbeten të drejtat e pronësisë. I pranishëm në Bruksel, ai tha se Procesi i regjistrimit digjital i të dhënave kadastrale jo vetëm nuk është i kënaqshëm por mbetet i prirur ndaj korrupsionit. Ai shtoi se procesi i kompensimit për pronat e shpronësuara padrejtësisht përgjatë regjimit komunist është ngadalësuar gjatë vitit, në pritje të ndryshimeve në legjislacion. Sipas Bardhit, vetë procesi i regjistrimit sipas progres raportit është thuajse në kolaps, ku 80% e regjistrimeve kanë gabime dhe ku 1 e 10 e të gjithë territorit mbetet ende jashtë hartave kadastrale. 

"Një shqetësim ende i pa adresuar në mënyrë përfundimtare, duke cituar progres raportin, mbeten të drejtat e pronësisë. Procesi i regjistrimit digjital i të dhënave kadastrale jo vetëm nuk është i kënaqshëm por mbetet i prirur ndaj korrupsionit. Po ashtu procesi i kompensimit për pronat e shpronësuara padrejtësisht përgjatë regjimit komunist është ngadalësuar gjatë vitit, në pritje të ndryshimeve në legjislacion. Vetë procesi i regjistrimit sipas progres raportit është thuajse në kolaps, ku 80% e regjistrimeve kanë gabime dhe ku 1 e 10 e të gjithë territorit mbetet ende jashtë hartave kadastrale. Kjo gjendje vijon të mbaj peng gëzimin e të drejtës së pronësisë për qytetarët shqiptar si dhe zvarrit procesin e kompensimit,"- tha Bardhi. 

1 MUAJ ME PARE

Alibeaj: Në progres-raport të theksohet mosadresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

BRUKSEL- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, theksoi shqetësimin e ngritur nga progres raporti i fundit të Komisionit Europian për vitin 2022. I pranishëm në Bruksel, Alibeaj tha se mosadresimi i një sërë rekomandimeve të ngritura në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku sipas tij dominon keqpërdorimin e aseteve e burimeve shtetërore nga partia në pushtet përgjatë fushatës zgjedhore, është me rëndësi.

"Duke sjellur rastin e Durrësit, ku kryetaria e bashkisë u gjobit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për shkak të shkeljeve të rënda të Kodit Zgjedhor për përdorimin e aseteve publike përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme lokale të Marsit 2022, ku dëshmohet qartësisht se praktikat e blerjes së votës, të masivizuara përgjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021, kërkojmë adresim gjithëpërfshirës për cështjen e transparencës së financimeve të partive politike për të qënë në kuadër me standartet ndërkombëtare dhe ato të BE. Gjithashtu rrjedhja e të dhënave të 900 mijë qytetarëve shqiptarë me informacione sensitive, duke përfshirë dhe preferencën zgjedhore, përbëjnë një ndër rastet më flagrante të cënimit të sigurisë së votës së lirë, cka dhe progres raporti i KE e ka ngritur si ndër cështjet më qetësuese. Cështje kjo ende e paadresuar në mënyrë përfundimtare nga institucionet kompetente gjyqsore,"- tha Alibeaj. 

1 MUAJ ME PARE

PIKË MË PIKË- Zbardhen rekomandimet në draft-rezolutën e Shqipëri-PE: Tolerancë zero ndaj sulmeve të mediave, por kujdes financimin. PPP, zbatoni lirinë e garës!

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Parlamenti Europian

BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel është diskutuar edhe njëherë në lidhje me Shqipërinë dhe rrugën e saj Europiane. Dosja.al ka zbardhur rezulutën e plotë duke u ndalur në të gjitha pikat kritike që mbeten shqetësime për Bashkimin Europian. Në asnjë momenti nuk përmendet "Open Ballkan" por vetëm Procesi i Berlinit, e po ashtu theksohen kritikat në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës, për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit. Aeroporti i Vlorës është përdorur edhe në një pikë tjetër, atë të kujdesit ndaj zonave të mbrojtura. Këshilla dhe kritika ka për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu edhe në lirinë e medias. 

PE u ndal më gjatë tek media. Kësaj here ka shprehur shqetësimin se Shqipëria ka rënë me tetë vende në "Indeksin Botëror të Shtypit" të Reporterëve pa Kufij që nga viti 2018 dhe ndaj i kërkon vendit të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar ushtrimin e garantuar të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

“Bën thirrje veçanërisht për rritjen e transparencës së pronësisë së medias, financimit dhe reklamimit publik; bën thirrje për të siguruar që gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre jetike pa padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), kërcënime dhe sulme fizike”, thuhet në rezolutë.

PIKAT ME KRITIKA PËR SHQIPËRINË

-Shpreh shqetësim për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të rëndësishme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; i bën thirrje qeverisë, në këtë drejtim, të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe të harmonizojë legjislacionin kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); mbi BE-në dhe shtetet anëtare të saj që t'i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme; 

- PE nënvizon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konstruktiv politik ndërpartiak dhe brendapartiak, për të mundësuar funksionimin efektiv të institucioneve demokratike të vendit dhe për të vazhduar përmirësimin e qeverisjes, transparencës dhe pluralizmit, duke përfshirë nxitjen e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile; kujton rëndësinë e arritjes së një konsensusi midis aktorëve kryesorë politikë

- Shprehet rëndësia e një qasjeje konsensuale ndaj reformës zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias

-Nënvizohet rëndësia e zbatimit të MSA-së për kontratat publike dhe i bën thirrje qeverisë të sigurojë konkurrencë; PE kujton autoritetet që të përmbahen nga zhvillimi i një skeme të shtetësisë së investitorëve (pasaportat e arta) dhe miratimi i një amnistie tatimore dhe penale që mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë.

- I kërkon autoriteteve shqiptare të vazhdojnë eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, veçanërisht në nivel të lartë, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimit publik dhe financimin e partive politike;

-Shpreh shqetësime të thella për rishikimin e rrjetit të Zonave të Mbrojtura, i bën thirrje qeverisë të rishqyrtojë këto plane; nënvizon se Zona e Mbrojtur Vjosa-Nartë është kandidate për rrjetin e zonës Emerald; duke mbuluar të gjithë lumin, duke përfshirë degët e tij me rrjedhje të lirë.

-I bën thirrje Shqipërisë për të siguruar një politikë të tolerancës zero ndaj intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias. I kërkon autoriteteve që të marrin veprime decisive kundër dhunës, intimidimit, fushatave të shpifjes dhe influencës indirekte të financiare dhe politike ndaj medias së pavarur dhe gazetarëve.

KOMISIONI 15 PARLAMENTAR I STABILIZIMIT DHE ASOCIACIONIT BE-SHQIPËRI/ DRAFT REKOMANDIME

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, në përputhje me rregullën 3 të Rregullores së tij të Procedurës dhe nenin 122 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, i adreson rekomandimet e mëposhtme Këshillit të Stabilizim Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë dhe të BE-së. Bashkimi:

1. Përshëndet fuqimisht miratimin e vonuar të Kuadrit Negociator nga Këshilli më 18 korrik, i cili shënoi fillimin e procesit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare më 19 korrik; thekson se kjo shënon fillimin e një faze të re në procesin e anëtarësimit për Shqipërinë dhe mirëpret zbatimin e vendimit unanim të marrë nga Këshilli Evropian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit;

2.Mirëpret fillimin e shqyrtimit si hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit; thekson se depistimi nuk është vetëm një ushtrim teknik, pasi trajton çështje dhe shqetësime që janë të përafërta me jetën e përditshme të qytetarëve; thekson, në këtë drejtim, rëndësinë e forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes së procesit; nënvizon rolin e Kuvendit në sigurimin e një kontakti të gjerë me qytetarët në këtë drejtim; inkurajon BE-në të vazhdojë të përshpejtojë ritmin e procesit të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, bazuar në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e bazuar në merita; thekson rëndësinë e respektimit të këtij parimi për të siguruar trajtim të barabartë në procesin e anëtarësimit; i kërkon qeverisë të përfshijë të gjitha forcat politike dhe ta kthejë këtë në një prioritet kombëtar.

3. Përsërit besimin e vendosur se procesi i integrimit në BE ka fuqi të rëndësishme transformuese dhe duhet të përmbushë objektivat e konsolidimit demokratik, integritetit institucional, rritjes afatgjatë dhe kohezionit socio-ekonomik, i cili duhet të jetë në krye të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. vendimet për të parandaluar ndikimin e mëtejshëm negativ nga palët e treta që rrezikojnë konceptin evropian; nënvizon, në këtë drejtim, se fillimi i negociatave të anëtarësimit dërgon një sinjal të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duke konfirmuar se ato përfaqësojnë një prioritet gjeopolitik për BE-në; shpreh besimin e saj të fortë se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor;

4. Merr shënim Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë; mirëpret të gjitha forumet që promovojnë unitetin, bashkëpunimin dhe dialogun evropian; nënvizon, megjithatë, se koncepte të tilla nuk mund të zëvendësojnë perspektivën e qartë të anëtarësimit në BE; dhe kërkon transparencë mbi produktet

5. Inkurajon Shqipërinë të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e saj aktiv në nismat rajonale, duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre; përshëndet, në veçanti, tre marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit nga krerët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor, që do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjithë rajonin dhe njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve ; mirëpret heqjen e tarifave të roaming ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor; nxit, në këtë drejtim, të gjitha palët përkatëse të negociojnë një plan që do të çonte në eliminimin përfundimtar të tarifave të roaming midis Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të BE-së;

6. Përgëzon përafrimin e plotë të Shqipërisë me të gjitha vendimet dhe deklaratat përkatëse të BE-së në lidhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Lavdëron Shqipërinë për përafrimin e saj të shpejtë me sanksionet e BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës dhe për solidaritetin e fortë që ajo shprehu me Ukrainën, e cila e pozicionon Shqipërinë si një partner të besueshëm, të ankoruar thellë në aleancën evropiane dhe transatlantike; përshëndet angazhimin e vendit për solidaritet dhe multilateralizëm, duke përfshirë anëtarësimin e tij 2022-2023 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së;

7. Shpreh shqetësimin e tij për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të rëndësishme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; i bën thirrje qeverisë, në këtë drejtim, të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe të harmonizojë legjislacionin kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); mbi BE-në dhe shtetet anëtare të saj që t'i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme; 

7.8. Nënvizon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konstruktiv politik ndërpartiak dhe brendapartiak, për të mundësuar funksionimin efektiv të institucioneve demokratike të vendit dhe për të vazhduar përmirësimin e qeverisjes, transparencës dhe pluralizmit, duke përfshirë nxitjen e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile; kujton rëndësinë e arritjes së një konsensusi midis aktorëve kryesorë politikë mbi rëndësinë e ndërtimit të një tradite dhe kulture parlamentare konstruktive; rikujton, në këtë drejtim, rëndësinë e një qasjeje konsensuale ndaj reformës zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias (përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të blerjes së votës, të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë, duke siguruar sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve, keqpërdorimin e burimeve administrative), dhe në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë;

8.9. Mirëpret përpjekjet e Shqipërisë për sigurimin e mundësive të barabarta dhe bën thirrje për përmirësime të mëtejshme në zbatimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave, të drejtave pronësore, duke përfshirë të drejtat pronësore të pakicave, mbrojtjen e të dhënave, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e pakicave në fushën e arsimit, gjuhëve, vetvetes.

-identifikimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore; lavdëron që për mbrojtjen e pakicave kombëtare, është miratuar një pjesë shtesë e legjislacionit zbatues, ndërsa pranon se miratimi i legjislacionit zbatues për çështjet më të ndjeshme është ende në pritje; pret me padurim zhvillimin e qetë të Regjistrimit të Popullsisë të vonuar prej kohësh në vitin 2023 në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, në mënyrë që të gjitha pakicat kombëtare të mund të numërohen me saktësi, pa frikën e frikësimit; u bën thirrje autoriteteve të sigurojnë trajtim të barabartë për pakicat LGBTI+ dhe rome dhe të trajtojnë diskriminimin; nënvizon rëndësinë e masave që lehtësojnë rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social duke përmirësuar aksesin në shërbimet sociale, arsimore dhe shëndetësore, veçanërisht për popullsitë e pafavorizuara si komunitetet rome dhe egjiptiane, grupet minoritare, personat me aftësi të kufizuara dhe të varfërit; vlerëson Shqipërinë për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve fetare;

9. Përshëndet përpjekjet e Shqipërisë për sigurimin e mundësive të barabarta dhe bën thirrje për përmirësime të mëtejshme në zbatimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave, të drejtave pronësore, duke përfshirë të drejtat pronësore të pakicave, mbrojtjen e të dhënave, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e minoriteteve në fushën e arsimit, gjuhëve , vetëidentifikimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore; lavdëron që për mbrojtjen e pakicave kombëtare, është miratuar një pjesë shtesë e legjislacionit zbatues, ndërsa pranon se miratimi i legjislacionit zbatues për çështjet më të ndjeshme është ende në pritje; pret me padurim zhvillimin e qetë të Regjistrimit të Popullsisë të vonuar prej kohësh në vitin 2023 në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, në mënyrë që të gjitha pakicat kombëtare të mund të numërohen me saktësi, pa frikën e frikësimit; u bën thirrje autoriteteve të sigurojnë trajtim të barabartë për pakicat LGBTI+ dhe rome dhe të trajtojnë diskriminimin; nënvizon rëndësinë e masave që lehtësojnë rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social duke përmirësuar aksesin në shërbimet sociale, arsimore dhe shëndetësore, veçanërisht për popullsitë e pafavorizuara si komunitetet rome dhe egjiptiane, grupet minoritare, personat me aftësi të kufizuara dhe të varfërit; vlerëson Shqipërinë për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve fetare;

10. Nënvizon se sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi janë shtylla kurrizore e një transformimi demokratik dhe garantojnë siguri ligjore, transparencë, akses në drejtësi dhe mosdiskriminim; vlerëson progresin e qëndrueshëm të bërë në zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, të mbështetur nga kuadri legjislativ i forcuar dhe procesi i paprecedentë i verifikimit, të cilat kanë vazhduar të japin rezultate të prekshme; dënon sulmet dhe ndërhyrjet politike ndaj institucioneve të drejtësisë; mirëpret mbështetjen ndërpartiake që lehtëson vendimin e dParlamentit të Kuvendit për të zgjatur mandatin e organeve të verifikimit deri më 31 dhjetor 2024 dhe u kërkon të gjitha palëve të interesit të përshpejtojnë përfundimin e procesit të verifikimit; nënvizon rëndësinë kryesore të avancimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të kapaciteteve të sistemit gjyqësor për të mundësuar një zhvendosje të pakthyeshme drejt institucioneve të përgjegjshme, të pavarura dhe plotësisht funksionale gjyqësore dhe qeverisëse; nënvizon rëndësinë që masat shtesë si zbatimi i hartës gjyqësore, duhet të marrin në konsideratë kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël, të rrisin aksesin e qytetarëve dhe të reduktojnë kostot duke respektuar plotësisht të drejtën për një proces të rregullt ligjor; thekson nevojën për të siguruar burime të përshtatshme financiare, teknike dhe njerëzore të institucioneve gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit dhe i bën thirrje BE-së të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim;

11. Nënvizon rëndësinë e zbatimit të MSA-së për kontratat publike dhe i bën thirrje qeverisë të sigurojë konkurrencë; kujton autoritetet që të përmbahen nga zhvillimi i një skeme të shtetësisë së investitorëve (pasaportat e arta) dhe miratimi i një amnistie tatimore dhe penale që mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë.

12. I kërkon autoriteteve shqiptare të vazhdojnë eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, veçanërisht në nivel të lartë, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimit publik dhe financimin e partive politike; mirëpret punën e Strukturës së Specializuar për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përfshirë gjykatat e saj, në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar; vëren me keqardhje se dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara dhe hetimet deri më tani nuk kanë rezultuar në një numër të konsiderueshëm të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të rangut të lartë; thekson domosdoshmërinë për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e drogës; vëren me shqetësim se Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International që nga viti 2016; Beson fuqimisht se liria e shprehjes dhe e medias përfaqësojnë shtyllat kryesore të demokracisë dhe se gazetarët duhet të mbrohen nga presioni politik; vëren me shqetësim, në këtë drejtim, se Shqipëria ka rënë me tetë vende në "Indeksin Botëror të Shtypit" të Reporterëve pa Kufij që nga viti 2018; i kërkon Shqipërisë të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar ushtrimin e garantuar të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, pavarësisë dhe pluralizmit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias; bën thirrje veçanërisht për rritjen e transparencës së pronësisë së medias, financimit dhe reklamimit publik; bën thirrje për të siguruar që gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre jetike pa padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), kërcënime dhe sulme fizike;

12.14. Përshëndet punën dhe kontributin e shoqërisë civile të gjallë shqiptare në zhvillimin e vazhdueshëm të demokracisë në vend; nënvizon rëndësinë e fuqizimit të të rinjve dhe krijimit të mundësive për të rinjtë nëpërmjet buxheteve dhe programeve të duhura dhe thekson simbolikën e përcaktimit të Tiranës si Kryeqyteti Rinor Evropian 2022;

13.15. Thekson financimin e BE-së për rimëkëmbjen e qëndrueshme pas tërmeteve dhe paspandemisë dhe mbështet përpjekjet e vazhdueshme drejt transformimit demokratik, të gjelbër dhe dixhital të Shqipërisë; inkurajon autoritetet shqiptare të maksimizojnë përfitimin e plotë të asistencës financiare të BE-së, duke përfshirë Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III) dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, dhe të ndjekin përpjekjet e tyre në forcimin e kapaciteteve administrative. nivelet e qeverisjes; thekson se çdo investim duhet të jetë në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit dhe objektivat e BE-së për dekarbonizimin;

14.16. Nxit autoritetet shqiptare të avancojnë në zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila pasqyron prioritetet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe Deklaratën e Brdo-s, të miratuar në samitin BE-Ballkani Perëndimor 2021; inkurajon autoritetet shqiptare të shtojnë masat për biodiversitetin, ujin, ajrin, mbrojtjen e klimës dhe menaxhimin rajonal të mbetjeve; pret me padurim ngritjen e paralajmëruar të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa: shpreh shqetësime të thella për rishikimin e rrjetit të Zonave të Mbrojtura, i bën thirrje qeverisë të rishqyrtojë këto plane; nënvizon se Zona e Mbrojtur Vjosa-Nartë është kandidate për rrjetin e zonës Emerald; duke mbuluar të gjithë lumin, duke përfshirë degët e tij me rrjedhje të lirë;

15.17. Mirëpret angazhimin e dëshmuar prej kohësh të Shqipërisë për të pritur refugjatët; kujton nevojën për të siguruar një proces të rregullt azili; bën thirrje që BE-ja të rrisë mbështetjen e saj për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e migracionit në rajon; mirëpret vendimin e Shqipërisë për pritjen e përkohshme të shtetasve afganë dhe ukrainas që kërkojnë strehim pas largimit nga vendet e tyre.

1 MUAJ ME PARE

Tabaku: Përshëndes samitin e BE që do të mbahet në Tiranë. Shqetësimi jonë mbeten amnistia fiskale dhe pasaportat e arta

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Jorida Tabaku

BRUKSEL- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, përshëndeti angazhimin e Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor duke shprehur pëlqyeshmërinë e PD në lidhje me samitin e 6 dhjetorit. Tabaku theksoi se kjo nismë është tejet e rëndësishme për situtën në të cilën ndodhet rajoni dhe mbi të gjitha për situatën gjeopolitike në Europë dhe më gjerë.

Më tej, vëmendja e Tabakut u fokusua në dy pyetje konkrete drejtuar reporteres Santos që lidhen ngushtësisht me shqetësimin e PD sic është tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale.

Për këtë të fundit raporterja e BE, znj Santos, u shpreh që ka një shqetësim të madh por që do të rezervojë një koment të gjatë pasi të ketë parë një raport me të cilin po merren persona të specializuar në Bashkimin Europian. Kujtojmë që në progres raportin e BE çështja e Amnistisë Fiskale dhe Penale është kundërshtuar qartësisht dhe është bërë thirrje për distancimin nga nisma të tilla përfshirë dhe atë të Pasaportave të Arta.

1 MUAJ ME PARE

Zbardhet Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian: BE i shqetësuar për korrupsionin, mosndëshkueshmërinë dhe lirinë e medias

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD

BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel është diskutuar edhe njëherë në lidhje me Shqipërinë dhe rrugën e saj Europiane. Procesi i diskutimit vjen pak ditë përpara se në vend të vijnë gjithë krerët e vendeve të BE dhe njëkohësisht edhe komisionerja e BE, Von der Leyen. Sipas raportit dhe rezolutës së miratuar sot rezulton se shqetësimet e BE mbeten të larta dhe reflektojnë dhe shqetësimet e ngritura nga opozita.

Rezoluta i kërkon mazhorancës që ta kthejë procesin e integrimit në një proces kombëtar duke përfshirë opozitën dhe Kuvendin në këtë proces. Madje rezoluta i kërkon Parlamentit të Shqipërisë që të hedhë një hap të mëtejshëm në raport me procesin e integrimit duke u përfshirë më shumë në këtë proces.

“Nënvizon nevojën për përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit Europian për të avancuar edhe më tej aftësitë e tij legjislative, buxhetimin dhe mbikqyrjen, i bën thirrje Kuvenit që të finalizojë ndryshimet e kërkuara për të përcaktuar rolin e të fundit në procesin e integrimit dhe për ta kthyer këtë në një proces kombëtar.”

Për Parlamentin Europian është shqetësuese fakti që Shqipëria ka vuajtur nga nxjerja e të dhënave personale dhe i bën thirrje Shqipërisë që të implementojë GDPR për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të qytetarëve. Po ashtu i bën thirrje palëve politike që të arrijnë në një konsensus në lidhje me reformën elektorale të vendit ndërsa vë në dukje zbatimin e gjithë kërkesave dhe këshillave të raporteve të OSBE/ODIHR duke përfshirë edhe financimin e parive.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin e zgjedhjeve, manipulimit të tyre, blerjes së votës, përdorimit të burimeve shtetërore dhe përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhjesi. Ky shqetësim është përfshirë në Rezolutën e miratuar, ku theksohet se “nënvizohet përgjegjësia e përbashkët e forcave politike në Shqipëri për të përforcuar dhe për të fuqizuar një dialog ndërpartiak dhe bashkëpunim politik, duke mundësuar funksiononimin e institucioneve demokratike dhe duke vazhduar përmismin e qeverisjes, transparencën dhe pluralizimin, përfshirë edhe praninë aktive të shoqërisë civile; i bën thirrje rëndësinë e arritjes së një konsensusi mes aktorëve kryesorë politikë dhe rëndësinë e ndërtimit të një tradite konstruktive parlamentare dhe kulturës së bashkëpunimit. I bën thirrje nevojës për të adresuar problemet e krijuara nga zgjedhjet dhe evidentuara në rekomanedimet e OSBE/ODIHR dhe Komisonit të Venecias përpara zgjedhjeve të përgjithshme të radhës, duke përmisuar më tej aksesibilitetin edhe integritetin e zgjedhejve duke ndaluar blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, duke përfshirë dhe digjitalizimin, transparencën dhe mbrojtjen e të dhënave sikundër dhe aksesin e njëjtë në media. Po ashtu edhe rishikimin e ligjit dhe rregullave në lidhje me financimin dhe funksionimin e partive politike.”

Njëkohësisht Parlamenti Europian duket që ka pranuar edhe kërkesën e PD në lidhje me votimin e shtetsave shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe domosdoshmërin e asaj vote duke e shtuar si çështje në rezolutën e miratuar.

Në progres raportin e fundit të Bashkimit Europian vërehet një kritikë e ashpër e tij në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës. Rezoluta e Parlamentit Europian vë theksin pikërisht në shkeljet e MSA për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit. Gjithashtu rezoluta vë në dukje edhe mbrojtjen e mjedsit, duke kujtuar se lumi i Vjosës duhet të mbrohet i gjithi sikundër dhe parqet kombëtare. Një tjetër temë për të cilën opozita ka luftuar duke mbajtur dhe interpelancë me Ministren Kumbaro në lidhje me Parkun e Vjosës.

Rezoluta e miratuar kërkon nga autoritetet e Tiranës më shumë rezultate në këto fusha, me një vëmendje të shtuar sa i përket kujdesit ndaj financimeve të partive politike në një vit zgjedhor.

‘I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International’.

Vëmendje ka marrë gjithashtu edhe sulmet e rregullta që kanë pësuar gjyqtarët dhe prokrurët që janë konsideruar si të patolerueshme nga ana e Parlamentit Europian duke u dënuar ashpër.

Nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe sulmet e qeverisë ndaj medias së lirë dhe gazetarëve, ku në rezolutë theksohet se BE i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar një politikë të tolerancës zero ndaj intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias. I kërkon autoriteteve që të marrin veprime decisive kundër dhunës, intimidimit, fushatave të shpifjes dhe influencës indirekte të financaire dhe politike ndaj medias së pavarur dhe gazetarëve.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi në Prestige Resort bëhet çështje në Parlamentin Europian, Bardhi: Rama po sulmon median

Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel/ Miratohet rezoluta, PD
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian ka ngritur si shqetësim sulmin e qeverisë ndaj “Prestige Resort”, duke kërkuar dënim për kreun e qeverisë shqiptare. Në fjalën e tij nga Parlamenti Europian, Bardhi ka deklaruar se pa asnjë paralajmërim dhe është ndërhyrë në mënyrë brutale dhe sulm i përsëritur ndaj mediave.

"Unë kërkoj që ta dënojmë këtë sulm të qeverisë ndaj medias dhe lirisë së medias, si dhe ti kërkojmë urgjentisht autoriteteve shqiptare të ndalin presionin ndaj medias, të ndalin veprimet arbitrare, dhe të bëjnë transparencë të plotë të ketij rasti. Ndërhyrja nuk është shoqëruar me asnjë dokument zyrtar që justifikon ndërhyrjen. Dhe kjo është e patolerueshme dhe shumë shqetësuese. Kur kjo i ndodh një grupi të madh mediatik, çfarë mund të pretendojmë që të ndodh me një gazetar të thjeshtë. Qeveria duhet të bëjë transparencë menjëherë dhe ti nënshtrohet rregullave të shtetit ligjor, të pres sistemin e drejtësisë dhe vendimet e tij dhe të zbatojë ligjin dhe vendimet gjyqsore."

PJESË NGA FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Sot, ne nje rast te perseritur, autoritetet shqiptare, perfshire forca te shumta policie, pa asnje paralajmerim, kane nderhyre dhe po shkaterrojne bizneset ne pronesi te themeluesit dhe drejtuesit te Fokus Media, qe perfshine televizionin me te madh informativ ne vend Neës 24,  portalin me te madh ne vend Balkanëeb, dhe gazetes me te madhe ne vend Gazetes Panorama.

Ky grup mediatik e ka konsideruar kete nderhyrje si te paligjshme, brutale, dhe qe behet si nje hakmarrje ndaj linjes editoriale qe eshte mbajtur gjate kesaj kohe. Ne fakt per ne si opozite, keto media kane qene nje dritare objektive e informimit te publikut, ku ka patur edhe investigime apo lajme kritike ndaj Qeverise.

Une mbeshtes pa asnje dyshim zbatimin e barabrate te ligjit per te gjithe, por ne rastin konkret dyshimi i arsyeshem eshte qe nderhyrja ne bizneset e pronarit te nje prej grupeve mediatike me te rendesishme ne Shqiperi, behet si forme ndeshkimi, presioni politik dhe tentative frikesimi ndaj medias. 

Une kerkoj ta denojme kete sulm te qeverise ndaj medias dhe lirise se medias, si dhe ti kerkojme urgjentisht autoriteteve shqiptare te ndalin presionin ndaj medias, te ndalin veprimet arbitrare, dhe te bejne transparence te plote te ketij rasti. Nderhyrja nuk eshte shoqeruar me asnje dokument zyrtar qe justifikon nderhyrjen. Dhe kjo eshte e patolerueshme dhe shume shqetesuese. Kur kjo i ndodh nje grupi te madh mediatik, cfare mund te pretendojme qe të ndodh me nje gazetar te thejshte. Qeveria duhet te beje transparence menjehere dhe ti nenshtrohet rregullave te shtetit ligjor, te pres sistemin e drejtesise dhe vendimet e tij, dhe te zbatoje ligjin dhe vendimet gjyqesore.

rezoluta per shqiperine ne pe

Sondazh

Poll

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013

"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh

Proteste per Luiz Ejllin

Protesta per Luiz Ejllin te Top Channel

Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane