All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha s'votojnë, kryeministri: Do diskutojmë çmimin e energjisë

• Në Kuvend u miratua projektligji për rritjen e pagave për administratën dhe për qeveritarët e deputetët. •Pavarësisht debateve nga ana e opozitës, u miratuan të tre projektligjet e pagave për reformat në kushtetuese dhe administratën publike. •Ligji për rritjen e pagave për administratën u miratua me 97 vota pro, asnjë abstenim, 2 kundër dhe 5 deputetë që ishin të pranishëm nuk votuan. •Ligji për rritjen e rrogave për deputetët e ministrat u miratua me 95 vota pro, asnjë abstenim, 3 kundër dhe 5 deputetë që ishin të pranishëm në sallë nuk votuan. •Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit e po ashtu edhe kryedemokrati Sali Berisha. •Si fillim, fjalën e mori ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila deklaroi se rritja e rrogës prek mbi 130 mijë punonjës të administratës. • Deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se rritja e pagës për ta është thelbësore për rritjen e ekonomisë së vendit. •Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se nuk e pranon rritjen e pagës duke theksuar se rritjen e tij do e dërgojë te Shtëpia e Jetimëve në Peqin. • Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka paralajmëruar se gjatë muajve të verës mund të vendoset fasha për energjinë elektrike. • Ndërsa për rritjen e pagës së deputetëve dhe ministrave, Rama ka deklaruar se nuk mund të ketë një mësues apo gjykatës pagë më të madhe se një ministër apo President. • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se nuk ka për ta votuar projektligjin për rritjen e pagave. • Berisha po ashtu ka theksuar se Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se sa Tom Doshi. 

30 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vota për rritjen e pagave për më të paguarit/ Ja kush votoi PRO nga opozita, deputetët e grupit të Berishës s'votuan, grupi i Bashës dha 'dritën jeshile'

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Votimi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ditën e sotme u miratua nga parlamenti projektligji për rritjen e pagave në administratën publike sikurse edhe ato të deputetëve dhe ministrave.

Shumica socialiste në këtë votim me 97 vota pro mori mbështetjen edhe të grupit demokrat. Ligji për pagat në institucionet kushtetuese u miratua me 95 pro, 0 abstenim, 3 kundër, 5 nuk morët pjesë në votim.

Mirëpo, jo të gjithë dhanë votën pro, pasi deputetët Bujar Leskaj, Petrit Doda dhe Dashnor Sula votuan kundër. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili votoi kundër e quajti publikisht rritjen të lartë dhe të pajustifikueshme, e mesa duket këtë mendim kishin edhe kolegët e tij që votuan si ai. 

Ndërsa deputetët në 'kampin' e Berishës, me në krye vetë atë, nuk morën fare pjesë në votim. Kurse nga grupi i Bashës, deputetët që ishin të pranishëm në Kuvend, dhanë votën pro.

VOTUAN KUNDËR:

-Petrit Doda (PD Basha)

-Bujar Leskaj (PD Basha)

-Dashnor Sula (PD Basha)

VOTUAN PRO:

Ervin Salianji (PD Basha)

Arber Agalliu (PD Basha)

Oriola Pampuri (PD Basha)

Xhelal Mziu (PD Basha)

Dhurata Tyli (Çupi) (PD Basha)

Helidon Bushati (PD Basha)

Ilir Bano (PD Basha)

Gazment Bardhi (PD Basha)

Agron Gjekmarkaj (PD Basha)

Bledjon Nallbati (PD Basha)

Kreshnik Çollaku (PD Basha)

Merita Bakiu (PD Basha)

Ramadan Likaj (PD Basha)

Gezim Ademaj  (PD Basha)

Mesila Doda (PDIU)

Shpetim Idrizi (PDIU)

Në momentin e votimit mungoi grupi i Berishës. 

Sali Berisha

Flamur Noka (PD Berisha)

Albana Vokshi (PD Berisha)

Edmond Spaho (PD Berisha)

Edi Paloka  (PD Berisha)

Dy projektligjet i hapën rrugën rishikimit të pagave për herë të parë në administratën publike që nga vitit 2006. Përveç administratës janë rishikuar edhe pagat e funksionarëve të lartë dhe titullarëve të institucioneve të pavarura, koeficentët e pagave të të cilëve do të shumëzohen më pagën e re të Presidentit prej 425 000 lekësh.

Më të paguarit në administratë pas presidentit do të jenë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me pagën 393 mijë e 125 lekë, më pas zv/kryeministri me 330 mijë lekë, ministrat me nga 318 750 lekë dhe deputetët me 310 250 lekë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Projektligji për pagat e deputetëve, ministrit dhe presidentit, 3 deputetë votuan KUNDËR (Emrat)

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.

Mirëpo, deputetët Bujar Leskaj, Petrit Doda dhe Dashnor Sulaj votuan kundër. 

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm gjatë momentit të votimit të kësaj rritjeje. Kështu, sipas projektligjit, paga bruto e Presidentit nga 257 mijë lekë aktualisht, shkon në 425 mijë lekë ose 65.3 % më shumë. Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë.

Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318 750 lekë. Mjekut specialist i shkon paga bruto 174 mijë lekë ose 115 mijë lekë në muaj më shumë se në 2013-ën, mjekut të përgjithshëm i shkon paga 137 mijë lekë, ose 77 mijë lekë më shumë se në 2013-ën, infermierit i shkon paga në 87 mijë lekë, ose 25 mijë lekë më shumë se në 2013-ën, mësuesit në arsim parauniversitar i shkon paga 99 mijë lekë, ose 40 mijë lekë më shumë se në 2013-ën.

Në Policinë e Shtetit, paga e një komisari shkon 105 mijë lekë, ose 36 mijë lekë më shumë se në 2013-ën. Ndërsa inspektori i parë i Policisë së Shtetit do të përfitojë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- 'Acarohet' Felaj! Gafa e drejtueses së Kuvendit, harron se kishte mikrofonin hapur: Vari lesht

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Ermonela Felaj

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme, u shoqërua me debate që lidheshin me projektligjin për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, po ashtu dhe të administratës publike.

Por duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat, duke sharë live. Teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen, Felaj për një çast harroi se kishte hapur mikrofonin dhe tha; ‘vari leshtë!’.

Ky moment u kap në kamera:

3 VITE ME PARE

Rritja pagës për deputetët, Korreshi 'dakord' me Ramën: E shkulim regulloren, gjejmë punë si lavapjatës

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për pagën minimale. Korreshi me ironi ka theksuar se le ta shkulin edhe rregulloren dhe të heqin ndalimin kushtetues që deputetët të gjejnë një punë të dytë. Këtu ai ka shtuar se do të gjëjnë një punë të dytë si picier apo si lavapjatës.  

“Mos bëni populizëm, ‘po të doni unë jam dakord me kryeministrin’. E shkelim dot rregulloren që do fusim amendament në këtë pjesë? Heqim dhe dhe ndalimin kushtetues që të venë deputetët të gjejnë punë të dytë, të bëjmë naj piceri a lavapjatë”, tha ai.

3 VITE ME PARE

95 vota pro, 3 kundër dhe asnjë absenim! Miratohet në Kuvend rritja e pagës për qeveritarët dhe administratën

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Kuvendi

TIRANË- Me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 që nuk morën pjesë në votim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.

Ishte drejtuesja e seancës së sotme, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ajo e cila lajmëroi se projektligji do të votohet në orën 14:30 para përfundimit të seancës, për shkak se Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të nisej për një udhëtim dy ditor në Itali. Ajo shtoi se Presidenti e ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të ligjit.

Ndërkohë kolegë ju njoftoj që Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca. Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.

Më pas nisi procesi i votimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha (i cili paralajmëroi se nuk do e votonte projektligjin) nuk ishin në sallë.

Deputetët votuan për pagat në institucionet kushtetuese, duke dhënë 95 pro, 0 abstenim, 3 kundër, 5 nuk morët pjesë në votim. 

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha

Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda. Nga ana tjetër, Kuvendi miratoi edhe reformën e pagave në institucionet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash, mirëpo u bashkuan forcat e dy kampeve dhe u miratua me 93 vota për rritjen e pagave të tyre.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Sali ta morëm Shkodrën"/ Spiropali i drejtohet Berishës: Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug!

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Elisa Spiropali 

TIRANË- Ministrja me marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali iu është drejtuar kryedemokratit Sali Berisha në sallën e Kuvendit duke i përmendur rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër. Ajo i kujtoi se shqiptarët e kanë refuzuar duke mos ia besuar as Shkodrën, bastionin e demokratëve për shumë vite. 

“Si gishti i kryetarit, parafolësi akuzon dhe mashtron. Ky burrë dikur zelltar i regjimit, të drejtën dhe të ligën, të drejtën e gabuar dhe të ndershmen e rikthen. Si kurrë më parë, është rikthyer për hall personal. Sali Berisha e udhëhoqi partinë e tij dhe gjysmën tjetër në një humbje tjetër dhe e bëri të ngjajë si fitore. Hupe Sali hupe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug. Vetëm ti se ke kuptuar se shpresa jote për rilindje ka perënduar. Të rrëzoi Shkodra dhe të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja dhe të nëmi Kamza. Nuk i dha nam nishanit tënd të humbur Gjirokastra. Të refuzuan si kujtim të lig rreth 95% e shqiptarëve. Kishte vetëm një rrugë që të kishte ngelur. Burri thyhet por nuk përhumbet. Ti iu përule vesit dhe thirre në apel vesin tënd. Të shesësh si realitet dynjanë tënde paralele. ‘Më vodhën makineria shtetërore’ lum i një rrëkeje mediokre. U dërgj në gjithë Shqipërisë për të përmbysur rezultatin. Sarreqi dhe Parruca dhe Rusi e Dudasi, Skënderbeu të bën të derdhesh mënd në Zall të Kirit. Bërdica, Ana e Malit, nga e gjithë Shkodra, i poshtërove. Iu the ‘pengje e banditë’.”, tha ajo.

Kujtojmë se në Shkodër fitoi socialisti Benet Beci, kundrejt Bardh Spahisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Felaj: Ta votojmë sa më shpejt rritjen e rrogave se po ikën presidenti jashtë

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha

TIRANË- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj ka deklaruar se duhet që të votohet sa më shpejt projektligjin për rritjen e pagave. Kjo pasi sot do të largohet jashtë vendit presidenti Bajram Begaj. Ajo theksoi se projektligji duhet që të votohet para orës 14:30.

“Ndërkohë kolegë ju njoftoj që Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca. Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.

3 VITE ME PARE

Rama ironizon Dash Sulën: Vdeksha unë për ty o jetimi im i dashur

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot deputetin demokrat Dashnor Sula, pasi ky i fundit deklaroi se shtesën e tij të pagës do e çoj për shoqatën e Fëmijëve Jetim në Peqin. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama e ka quajtur Sulën jetim, ndërkohë që vendimin e tij hopokrizi.

“Vdeksha unë për ty o jetimi im i dashur. Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di," tha Rama.

3 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj: Rritja e pagës është politike, do ndikojë te sektori privat

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Arben Ahmetaj

TIRANË- Deputeti socialist Arben Ahmetaj ka delaruar se rritja e pagës për administratën është politkë. Gjatë fjalës në Kuvend, Ahmetaj ka theksuar se kjo është reflektim i qeverisë, ndërkohë që ka shtuar se do të ndikoj dhe në sektorin privat.  

“Rritja e pagës është thellësisht politike.. Është reflektim i një qeverie. Por së fundmi me një rritje historike dhe reflektimi ka të bëjë me produktivitetin e administratës. Rritja është 1.6% të PBB. S’është bërë asnjëherë. Nëse ekonomia është rritur dhe PBB është rritur, paga mesatare rritet 100%. Që do të thotë i gjithë diskutimi që bën opozitës për inflacionin, kjo statistikë e rrëzon. Nëse në 2025 paga mesatare do jetë 900 euro në privat do të jetë 600 euro. Kjo është kundërshti në ekonomi. Në 2013 tatim fitimi, ka qenë 15 mld, sot është 48 mld. Paga mesatare është rritur me 43% fitueshmëria është rritur me 300%. Çfarë nuk meritojnë punonjësit? Është rritur fitimi i tyre 300% ndërsa paga mesatare është rritur 43%, ata nuk kanë reflektuar. Ne po provokojmë në formë shumë pozitive, sektorin privat. Rritja e pagave është e domosdoshme dhe në kohën e duhur,” tha Ahmetaj.

3 VITE ME PARE

Berisha: Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi, jam tronditur nga ajo që pashë pas arrestimit të Belerit

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish rastin e Tom Doshit dhe votat që ia mblodhi përmes Partisë SocialDemokrate në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, para se të futej në Kuvend, Berisha tha se ai është prova që në zgjedhjet lokale ka ndodhur manilulimi dhe blerja më masive në histori.

“Ai i rriti votat me 240% ose 4.4 herë. Në rast se Doshi e rriti kaq shumë blerjen, po Edi Rama që vetëm nga buxheti ‘dhuroi” 33 milione euro tek 670 mijë pensionistë sa herë duhet të jetë rritur. Cili vend në botë ka bërë një akt të tillë në mes të procesit zgjedhor”, pyeti ai. E më pas, komentoi edhe njëherë arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces. Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen. Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë. Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë. Ata që bërtatisn ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz. Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte. Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin. Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota. Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk. Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër.

3 VITE ME PARE

Propozimi i Berishës: Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka propozuar që në parlament të vendosen gjoba për deputetët që mashtojnë. Gjatë fjalës së tij për procedurë, Berisha u shpreh se kjo është mënyrë që të mos mashtrohet.  

"Nëse në këte parlament nuk vendoset sistemi i gjobave për deputetet që mashtojnë ky nuk është palarmant," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagës për qeveritarët, Rama: Nuk e votoj, po unë dhe Braçe jemi

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai vet nuk ka për ta votuar rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se për të rritja e pagës për qeveritarët duhet që të bëhet pas rritjes së pagës për mesatare prej 900 eurosh. Por ai theksoi se vetëm ai dhe Braçe janë që nuk do e votojnë këtë rritje. 

“Unë nuk e votoj rritjen e pagës për deputetët. Ju bëni ç të doni, unë vetë nuk e votoj. Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit. Pra, nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro do jetë në mes të viti të ardhshëm, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi tu rritet gjithë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme”, u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës? Berisha përgjigjet duke qeshur: Lëre mos e pyet...

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar "rikthimin" e Lulzim Bashës. Para mediave teksa hynte në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se nuk ka asnjë shqetësim nga Basha, i cili nuk bërë ai fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjithashtu, Berisha shtoi se votat që ka marrë PD-ja janë prej tij sepse përdorën logon për fushatën e tyre. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës?

Berisha: Çfarë flet more? Mos bëj shaka! Atë po e përdor Rama si të dojë. Takim me të? Të pyesi Ramën. Ai është vegël në dorën e Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Axhendën e tij ia bën Rama. Ja si e shikoj unë, ç'të dojë të bëjë. PD-ja ka vota të Sali Berishës, pe ti bënë fushatë ata? Bëri Basha fushatë...? Lëre mos e pyet... Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Ai është historia e kalit të Timurit.

3 VITE ME PARE

Iku Rama, Berisha shkon në Kuvend: Nuk e votojmë ligjin për rritjen e pagave për politikanët

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në Kuvend, por jashtë për gazetarët tha se nuk do ta votojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave. Në fjalën e tij për mediat, Berisha tha se në parim nuk është kundër por shtoi se rritja duhet të ishte bërë nga "poshtë-lart" për të përfituar sa më shumë shtresat në nevojë. 

"Një farsë e turpshme me përmasa cinike të një cinizmi dhe pashpirtësie dhe hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament.
Pasi mashtroi shqiptarët, duke paraqitur rrogën e presidentit, të admiralit dhe të Rezartit, të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 milionë lekë rritje, solli në parlament një ligj, në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1 përqind ose minus 1 përqind. Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi, tejkalon çdo cak. Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave. Por sot kjo farsë, ky akt ku dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1 përqind ose zbresin- se kjo është përllogaritja me inflacionin e INSTAT, se me përllogaritjen e EuroStat, rënia është më e madhe se kaq. Kam insistuar se ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Ky duhej të ishte akti i parë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate të rëndë, këtij mjerimi të frikshëm të krijuar në Shqipëri. Në vend që të fillonte me vendosjen e minimumit jetik, që do i jepte përgjigjen përfundimtare ndihmës ekonomike dhe pensioneve nën 200 euro dhe bënte një zbutje të mjerimit, minimumi jetik zhduk mjerimin në kuptimin e varfërisë ekstreme. Ishte një masë plotësisht e mundshme, kur dihet që qytetarëve u vidhet çdo vit dyfishi i fondit të përgjithshëm të rrogave. Kjo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga njerëzit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Ne nuk do e votojmë,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Rritja e pagës, Bardhi ngre pyetje: A do të ketë rritje taksash apo shkurtim të investimeve, ku do gjenden këto lekë

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha

Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka ngritur disa pyetje në lidhje me rritjen e pagave. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se çfarë do të ndodh që do të rriten pagat, do të ketë rritje taksash apo shkurtin të investimeve. Po ashtu, Bardhi u shpreh se nuk ka asnjë qeveri në botë që merr një vendim për rritje page pa u konsultuar me shumë faktorë.

"A do të këtë rritje taksash për rritjen e pagave, Rama hesht. Sot është dita që Rama të flas se ku do gjenden paratë për rritjen e pagave, a do të ketë rritje të taksave, apo shkurtin të investimeve. Apo do të marrë më shumë borxh për këtë lëvizje. Sot akoma nuk e dimë se cili është burimi i të ardhurave. Po çfarë ndodhi? Zbuluam puse nafte, zbuluam miniera ari? Asgjë nga këto nuk ndodhi. Zbuluam një qeveri që përdor paratë e taksapaguesve shqiptarë vetëm sipas nevojave elektorale. Nuk ka asnjë rast në botë që të marrë një vendim pa u konsultuar me shumë faktorë duke marrë edhe më shumë kohë.

Rritja e pagave nuk është surprizë nuk mbahet sekret nga qeveria dhe askush nga evropiane nuk sillet si prestigjtorë duke nxjerrë nga kapelja dhuratën e rritjes së pagave vetëm disa ditë para zgjedhjeve. Do të ketë rritje taksash për financimin e kësaj rritje? Qeveria hesht. Askush nuk thotë asgjë, por mos vini bast, Edi Rama ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Do të ketë ulje të informalitetit? As mos e prisni një gjë të tillë. Tatimet do mbledhin më shumë para? Deri tani nuk ka asnjë përmirësim që të mbështesë këtë tezë. Do të ketë më pak kontrabandë në dogana? Larg qoftë që Rama të prekë anijet e kontrabandës së karburanteve të oligarkëve me të cilët ndan pasuritë e vendit. Do të ketë ulje të korrupsionit nga tendera? Mos e dhëntë zoti për këtë qeveri," tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi i shoqërisë

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se në Durrës dhe në Shkodër Ramës ia dhanë pushtetin dy persona të shpallur non grata. Sipas Bardhit, Vangjush Dako në Durrës dhe Tom Doshi në Shkodër, i kanë dhënë pushtetin Ramës, por sipas tij ai nuk flet për këta. Po ashtu Bardhi ka theksuar se rritja e pagës do të votohet nga grupi demokrat, por ai e komentoi atë si të vonuar.

"Shpjegove rezultatin e opozitës por nuk shpjegove rezultatit e aleatit tënd Non Grata Tom Doshin. Se në fakt konkluzioni më domethënës është rezultati i aleatit politik të Ramës, non grata PSD të Tom Doshit. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës, një këmbë të pushtetit në Durrës ja ka ngarkuar Vangjush Dako i damkosur Non Grata, një në Shkodër Tom Doshi. Në vend të japë llogari për masakrën që bëri më 14 majti, merret me opozitën . Po të marrim me kë rri ti dhe me kë shoqërohesh ti, i bie të jesh llumi i shoqërisë. Sa për çështjen e rendit të ditës, vota e grupit parlamentar të PD-së është pro. Por ky proces është i vonuar. Vini re statistikat, qytetarët sa vjen e më shumë po largohen. 42 mijë shqiptarë janë larguar pas zgjedhjeve në 2021. është e vërtet që disa janë kthyer, por nuk e kapin numrin e personave të ikur. Sot do të shpenzoni gati 300 mln euro për të rritur pagat. Ktheni memorien 6 muaj më parë nbë këtë parlament, kur po diskutonim buxhetin, as ministrat dhe as Rama nuk e ngritën zërin për rritjen e pagave," tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

POST-VENDORE/ Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj, jeni bashkëpunëtorët më të mëdhenj

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte në Kuvend i ka përmendur opozitës humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërsa për fitoren e tij "falenderoi" për kontributin edhe opozitën. Nga Foltorja e Kuvendit, Rama tha se opozita e mori përgjigjen më 14 maj është dhe ajo që të gjithë duhet të shikojnë, dhe të mos flasin më dokrra. Sipas kreut të qeverisë janë shqiptarët ato që me votën e tyre folën qartë dhe nëse këto që vijnë këtu nuk e shikojnë këtë gjë, herën tjetër do të jetë më keq për ta dhe më mirë për shqiptarët. Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse duan që të shikojnë se pse u është kthyer kurrizi në Kamzë, Tropojë, por edhe në qytetet e tjera.

"Unë njoh në këtë grup njerëz që e meritojnë atë pagë, me respekt, por nuk janë as një e dy. Ka njerëz që me atë pagë jetojnë, ky nuk është vendi i kriminelave. Ka edhe ndonjë që nuk duhet të ishte këtu fare dhe duhet të ishte me kohë prapa diellit. Ky nuk është vendi i diellit. Këtu fus edhe pjesën tuaj më të madhe. Fakti që këtu çmendeni dhe ktheheni në bisha nuk ka lidhje me të vërtetën. E vërteta është që deputetit për misionin dhe punën që iu kërkohet, meritojnë pagën e propozuar. Kjo nuk diskutohet. Sa e bëjnë punën? Sa, sa? Këto nuk lidhet me sa rritet paga. Unë nuk e votoj këtë ligj. Unë vetë nuk e votoj. unë e kam bërë debatin e parë që nuk duhet të jetë në piramidë, por e mësova se kjo është e palogjikshme. Për popullin, duhet  të respektoni nervat e tyre. Respektoni faktin që populli nuk duhet t'i qëllojë TV me shishe dhe pastaj dalim edhe ne, kush fle me qentë, gdhihet me pleshta. Kjo do t'ju rrisë ndonjë pikë edhe në zgjedhje. Patë sesi Kamza iu ktheu kurrizin, nëse doni të dini pse shkoni atje dhe shihni çerdhet dhe kopshtet. Pse asnjë familje atje nuk bëri protestë dhe liruan trasenë për rrugën? E dinë shumë mirë se ai njeriu që kanë atje, çfarë thotë e bën. Kamza iu bëri atë që keni merituar prej kohësh. Hajdeni me mua në Tropojë shiheni pse Tropoja iu ktheu kurrizin. T'ju them ku të shkoni dhe çfarë të shikoni. Kështu bëhen të gjitha me radhë. Rezultati ynë është sa vepra jonë edhe e juaja. Jeni bashkëpunëtorët më të mëdhenj në këtë rezultat. Një pjesë erdhi të na votojnë ne, të tjerë nuk shkruan,"-tha ndër të tjera Rama. 

 

3 VITE ME PARE

Basha rikthehet në PD, Salianji: Kush ka qëndruar në krevat dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim!

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Ervin Salianji, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike,Ervin Salianji  komentoi daljen e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha në një aktivitet politik dje në Tiranë. Salianji tha se “Nëse bëjmë gjasme sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar në krevat dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që pasi i ngarkon ndonjë mision Rama, thotë hajde po vij tani”.

Ai foli edhe për humbjen e opozitës në zgjedhje dhe deklaroi se fajin nuk e ka populli por opozita bashkë me deputetët. 

“Nuk ka asnjë faj populli në këto zgjedhje, faji është i drejtueseve të opozitës, është faji jonë është faji i deputetëve. Po vazhdohet prapë me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ajo që dua të them se ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët që pse keni dalë ju më mirë ndërkohë që përgjegjësinë kryesore e kanë vetë.

Këtu s’po them për veten, se vetë kam dalë i pari aty ku kam qenë, por pa diskutim që populli ka të drejtë të kërkojë llogari pse është ky rezultat nga më të këqijtë për opozitën. Pa diskutim që demokratët dhe e gjithë shoqëria ka gjithë të drejtën të kërkojë llogari ndaj opozitës, por aktorët në lojë nuk mund t’i kërkojnë llogari njeri-tjetrit që pse ti dole në lojë më mirë se sa unë, kur kanë marrë pjesë vetë në lojë.

Duke u nisur nga ky vetëndërgjegjësim për gjithçka që ka ndodhur nga ata vetë, pa diskutim pastaj që mund të flasim për të gjithë elementët e tjerë. Nëse bëjmë gjasme sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar në krevat dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që pasi i ngarkon ndonjë mision Rama, thotë hajde po vij tani. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për t’i marrë para”, tha Salianji në hyrje të Kuvendit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama sfidon opozitën: Hajde të votojmë pagën minimale për deputetët dhe ministrat, jam gati të votoj që tani!

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sfidoi deputetët e opozitës. Rama tha rritja e pagave ka një rend logjik, ndërsa theksoi se nuk do të bëhet më lajthitja, siç e quajti ai, që u bë me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ndaj dhe sfidoi deputetët e opozitës për të votuar që sot që të paguhen me pagë minimale.

"Kemi bërë ne një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije. Kemi bërë një lajthitje me sistemin e drejtësisë, sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhet më shumë se presidenti. Nuk mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se ministri i Drejtësisë. Nuk ka kështu. Doni të bëni këtë qarjen e halleve. Hajde vendosni pagën minimale për deputetët dhe ministrat. Hajde gati jam unë. Çfarë stresi më të madh keni ju se ata që punojnë si fason. Unë mendoj që nuk i hyhet këtij monopati. Prapë ju nuk e mësoni se shqiptarët kush i merr për budallenj...por vjen një ditë siç erdhi në Shkodër... Ju e keni treguar se nuk e bëni dot. Nëse doni të hyni këtu hajde vendosim rrogën minimale. Pozicioni im ka qenë dhe mbetet që pagat duhet të jenë siç janë në piramidë, siç i ka gjithë bota. Rajoni i ka po kështu.  Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do rriten edhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit. Është e kotë të bëjmë debat, e lagu s’e lagu, përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po e bën rritjen më të lartë të pagave dhe po bën kapërcimin e shumëdëshiruar për të cilin jemi përpjekur përballë të papriturave dhe fatkeqësive që nuk i kemi zgjedhur ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është një Shqipëri tjetër, të cilën kemi çdo muaj që e ndërtojmë. Gjëja që po bëjmë duke rritur pagat, është një faktor i pamohueshëm,”-tha Rama në fjalën e tij. 

3 VITE ME PARE

Rama: Çmimi i energjisë elektrike në tregje ka rënë, por jo atje ku ishte, do hapim diskutimin për fashën

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament, tha se me ardhjen e verës do të rritet konsumi i energjisë ndaj do të rihapet diskutimi për vendosjen e fashës. Kjo pasi sipas tij, qeveria ende po paguan për shtesën në faturën e energjisë elektrike. 

“Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Në verë, kur të rritet shpenzimi sërish, do të duhet të rihapim diskutimin e fashës. Por, sot vazhdojmë të paguajmë dhe është një sasi e madhe parash. Nëse këtu do të kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nuk do të kishte rritje pagash,”- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Rama analizon ç'hanë shqiptarët: Konsumi është rritur, pra vuajtja nuk provohet!

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vlerëson se ekonomia shqiptare është në rritje. Këtë e ka të "faktuar" nga rritja e konsumit dhe e eksporteve. Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Rama u shpreh se konsumi është rritur, ndërsa papunësia ka ardhur në ulje, madje dhe ka llogaritur edhe vajtje-ardhjet nga aeroporti i Rinasit. Sipas kreut të qeverisë, qeveria po bën rritje historike të pagave.

"E vërteta e thjeshtë është se ekonomia është rritur ndryshe nga sa është thënë këtu. Papunësia është nën nivelet e para pandemisë, konsumi është rritur. Përvuajtja lënguese nuk provohet në shifrën e konsumimit. Është rritur. Eksportet janë rritur. Të gjitha këto nuk janë opinione. Nuk janë shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. I gjen në çdo raport dhe tabelë. Kështu që është e kotë, fare...të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë po bën rritjen më të madhe historike yë pagave. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Merrni dhe shikoni shifrat e aeroportit të Rinasit për të kuptuar se çfarë Shqipërie është kjo sot. Janë konsumatorë, nuk vijnë me bukë me vete. Janë eksporti më i madh i Shqipërisë. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që meritojnë në këtë fazë. Nuk mbaron këto por ndalojmë një moment për të vlerësuar faktin. Pagat nuk i rrit shteti. Por kemi bërë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme. Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit. Për të gjithë! Më shumë se fitorja jonë, është disfata që bartet nga të gjithë ju që këndoni dokrat tuaja. Po e morët vesh, merreni!,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

"Rritja e pagave u përdor për zgjedhjet lokale", Bushka-Tabakut: Mos na bëni fajtor për humbjet tuaja

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Klotilda Bushka dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend është shprehur se rritja e pagës u përdur nga qeveria për fushatë elektorale, në mënyrë që të fitonte zgjedhjet. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka deklaruar se i gjithë shteti është i lidhur politikisht. Ndërkohë që nga ana tjetër deputetja socialiste Klotilda Bushka i është përgjigjur duke deklaruar se nuk e kanë fajin socialistët për humbjen e tyre në zgjedhje.   

Tabaku: Të punësuarit në administratën publike e meritojnë rritjen e vonuar të pagave. Pasi qeveria në vend që të punonte për një rritje graduale të pagave dhe padyshim edhe meritokracinë ka investuar në sektorin e korrupsionit. Fatkeqësisht pabarazia në vendin tonë duket se është thellësisht një proces i ndikuar dhe drejtuar nga parlamenti i Shqipërisë. Sa e sa ligje janë miratuar këtu që promovojnë pabarazinë dhe mungesën e mobilitetit social? E bashkë me këtë administrata publike sot ka nevojë të jetë e pakapur, ka nevojë të jetë jo-politike; ka nevojë të vazhdojë atë që nisi në 2013 po u shkel me këmbë një sistem ku promovohesh pa lidhje partiake. Kur dëgjoj prezantimet e këshilltareve bashkiakë nëpër rrethe, janë të gjithë të punësuar në OSHEE, administratë, drejtori rajonale. I gjithë shteti është i lidhur politikisht! Prandaj largohen sot dhe të rinjtë, sepse duhet patjeter të jesh dikushi, ose familjar i dikushit, ose i lidhur me dikë që punësohet në shtet, që të kesh mundësi të arrish diçka.

Bushka: Ne jemi në një zonë elektorale nëse do t’i shihnit shifrat nga terreni jo nga shtëpia, në njësinë nr 3 ka marrë votën e 2021 në këto zgjedhje, ka pasur jo vetëm një rritje, mbështetja që populli i ka thënë PS e tillë që i është dhënë besimi, sepse është besuar për punët e kryera. Ne jo vetëm jemi të përgjegjshëm por kemi qenë më se konstruktivë në bashkëpunim me opozitën. Për mua kjo fitore ishte një përgjegjësi më e madhe për t’i shërbyer interesit publik, analizat nuk bëhen nga shtëpia, por në terren, PS ka marrë mbështetjen e 2021-shit. Populli na ka besuar dhe këtë besim do e përkthejmë në punë dhe e diskutojmë. Nuk është problem i PS por i opozitës, e cila do duhet t’i vërë gishtin kokës se përse i humbisni zgjedhjet, nuk e kemi fajin ne.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, s'kanë as 2 javë që "folën"

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, tha se qytetarët kanë treguar mbështetje më shumë se kurrë për Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve opozitarë duke thënë se nuk duhet të flasin në emër të shqiptarëve pasi ata folën me 14 Maj. Po ashtu, në fjalën e tij, Rama komentoi gjithashtu edhe rritjen e pagave duke thënë se kur erdhi në pushtet Shqipëria renditej e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare.

"Jam shumë i impresionuar nga kurajoja për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët sapo kanë folur nuk ëështë bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë. Është shumë komike të flitet në emër të shqiptarëve. Flitet në emër të shqiptarëve se braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Shqiptarët nuk na kanë braktisur ne, por një pjesë nga ne. Shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjë herë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme, po ta vësh re se nuk është fenomen për zgjedhjet vendore; partitë e mëdha bien; partitë e vogla rriten si rezultat i numrit të kandidatëve. Në komunitetet e vogla është e lidhur vota me personin. Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që na çon në 900 euro pagë mesatare. Me këtë parashikim ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Të tjerët janë dokra hini. Pse nuk e kemi bërë më parë dhe pse sot nuk jemi në një nivel me rajonin? Sepse jemi përballur me situata që rajoni nuk i ka pasur. Shihet sa të ardhura kemi shpërndarë ne për të kuptuar se përse kjo nuk u bë. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës. Po i kujtoj të gjithë atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektike të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare paguajnë ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi por nuk është kthyer atje ku ishte. Sot për sot jemi në këto kushte,"-tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Dashnor Sula jep premtimin: Rritja e pagës time do të shkoj për shoqatën e Jetimëve në Peqin

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se rritja e pagës për administratën është e vonuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se rritja e pagës për ministrat dhe deputetët është e pajustifikueshme. Për këtë ai ka deklaruar se shtesa e tij në pagë do të shkojë për shoqatën e Fëmijëve Jetim në Peqin.

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti për gjuhën që përdoret. Dolën, folën, bënë politikë dhe atakuan të gjithë opozitën në një kohë kur nuk u kujtuan të thonë një fjalë të vetme, a po rritet rroga, jepni argumente. Unë jam këtu dhe do jap të miat. S’jam kundër rritjes së pagave të deputetëve e qeverisë por jam kundër në shifra kaq të mëdha ndërsa administrata, mësuesit e të tjerët kanë rritje simbolike. Pagën e mësuesit 27 mijë lekë, e infermierit 22 mijë lekë. Në parlament ka deputetë që i shtojnë vlerën institucionit, ka të tjerë që e bëjnë të turpshëm që në mëngjes ngrenë duart për të votuar ligje e në darkë përfundojnë në qeli.

Çfarë kemi bërë që të rritet rroga? E keni bërë këtë vend të jetueshëm? Keni luftuar korrupsionin? Jo. E kemi ditur të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme? Jo. Çfarë bëjmë ne, 10 ditë pas zgjedhjeve mbyllemi në një sallë të shohim rrogat tona. Turp më të madh nuk ka. Të rrisim rrogën me 1.6 milionë brenda ditës na bën më të urryerit për njerëzit. Nëse qëllimi është që deputetin ta shajnë lart e poshtë, bravo ju qoftë po e arrijmë. Po të kishim bërë rritjen e pagave vit pas viti, nuk do kishin ikur shqiptarët. Rritja e pagave për administratën është e vonuar dhe duhet të bëhet 1 orë e më parë. Shtesa e pagës që unë përfitoj si deputet do të shkojë për Shoqatën e jetimëve në Peqin”, tha Sula.

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Efekti financiar i reformës është 39 mld lekë, përfitojnë 130 mijë punonjës

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se reforma e sotme i vë kapakun rritjes së pagave. Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj ka theksuar se efekti financiar i kësaj rritje është 39 miliard lekë, ndërkohë që theksoi se janë mbi 130 mijë punonjës që përfitojnë.

"Paga bruto në administratën publike, paga mesatare të jetë 900 Euro. Kemi dëgjuar që kjo ishte një reformë elektorale dhe se e lançuam për hir të zgjedhjeve dhe pati dhe diskutim mbi pamundësinë e kësaj reforme. Ne kemi vite që punojmë për këtë reformë. Të tilla reforma duhet të përmbushin kushtet ekonomike që të implementohen dhe sot ekonomia na e jep këtë mundësi. Pjesë e paketës parashikohet dhe indeksimi i të gjitha pagave. Kjo është një reformë që ekonomia na e mundëson sot. Sot ekonomia ecën me hapoa të shëndoshë dhe ne kemi hapësirën buxhetore për të përballuar pagat. Me përcaktimin e pagës së presidentit si më e lartë nga 257 mijë Lekë, do të shkojë në 425 mijë Lekë në muaj ose 65.3% më shumë. Paga e Presidentit nga viti 2013 nuk ka ndryshuar. Synojmë të përmirësojmë hiearkinë e pagave në administratë që të mbajmë personat e kualifikuar. Duhet që reforma të krijojë rritje të pagës për rritje të kompleksitetit të punës dhe përgjegjësitë. Pagë më e mirë dhe do të presim punë më të mirë.

Efekti financiar i kësaj reforme pasi ajo të implementohet si e tërë është 39 miliardë Lekë nominale. Janë mbi 130 mijë punonjës që do të përfitojnë nga kjo reformë në të gjitha qelizat e administratës shtetërore. Ky është ndryshimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë i politikës buxhetore dhe fiskale, ndryshim historik që e sjell politikën buxhetore më shumë para qytetarëve. Ne sot për çdo 2 Lekë të ardhura që vijnë, 1 Lekë do të shkojë për pagat, për pensione, pra gjysma e parave të buxhetit të shtetit do të shkojë tek qytetarët, gjysma tjetër do të shkojë për të tjera aktivitete buxhetore. Reformë të plotë në administratën shtetërore duke e bërë atë më konkurruese," tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

Tabaku: Rritja e pagës u përdor për të marrë pushtetin

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se të punësuarit në administratën publike e meritojnë rritjen e pagës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se premtimi i rritjes së pagës u përdor nga qeveria për të marrë pushtetin lokal. Po ashtu në fjalën e saj, deputetja demokrate ka deklaruar se Shqipëria është në katrahurë dhe mund të shpëtohet vetëm me rikthim të besimit te politika.

"Është fakt që mbas zgjedhjeve të 2021 largimi i shqiptarëve nga këto troje është rritur e përshpejtuar sa jo pak herë vrikemi të justifikojmë dhe me pak siklet se çfarë ndodh; kush janë arsyet; se pse sot ka më pak shpresë dhe pse shqiptarët largohen. Kam takuar pa fund të rinj e të reja që kanë një mllef, mërzi por dhe dëshirë për ndryshim, që duan ta materializojnë dhe fatkeqësisht nuk arritën dot ta bëjnë në zgjedhjet lokale, që nuk arritën dot që atë potencial të paçliruar ta çlironin dhe sot të diskutonim për të ardhmen e jo të shkuarën. Kur shihja fytyrat e lodhura në takimet elektorale që prisnin me valle për të dëgjuar se çdo ndodhë nesër, kur shihja moshën mesatare të rritur, kur pashë shifrat që nga mbi 122 000 votues për herë të parë, zgjodhën të shkojnë në votime as 17 mijë të tillë, pra 13.5%, atëherë e kupton që kjo pafuqi është shprehur dhe me refuzimin për të votuar. Më tej, kur pashë shifrat që thuajse 300 mijë shqiptarë kishin vendosur të qëndrojnë në shtëpi atë të dielë, atëherë e kupton që kjo pafuqi është shprehur dhe me refuzimin për të votuar.

Ndërkohë, një pjesë e jona akoma pretendon supremaci. Ku është supremacia? Ku është fitorja? Ku është krenaria? Në humbje, pa nder! Ka një ndjenjë të thellë frustacioni që rinia e tyre është marrë peng nga një elitë politike që i bën të ndjehen të pafuqishëm për të ndryshuar për mirë vendin. Janë disa barriera të ngritura apostafat, qëllimisht, për të ushqyer këtë ndjenjë apo të ngjashme si këto dhe që i shtyjnë shumë të largohen në vend që të kërkojnë ndryshimin. Barrierat për të cilat flas nuk janë të padukshme, barrierë është dhe përpjekja e vazhdueshme për të influencuar votën apo këmbëngulja e vazhdueshme për të vendosur nën presion administratën, një shtet i kthyer në njësh me partinë në pushtet, blerja e votës, dhe me një konkurrencë të pashëndetshme për demokracinë mes ministrave që me çdo kusht duhet të terheqin vemendjen e liderit e përdorin çdo burim në atë drejtim.

Në qendrat e bojatisura të qyteteve të rilindura, ku kërcenin të moshuarit, u fol për shumëçka por shumë pak se si do jetë qeverisja nesër. Pa program por me dajre, pa politika por me muzikën në gojë dhe ahengun si ndërmjetës. E në këtë logore fjalësh, kërcimesh, refuzimi për të vepruar, mungese alternative e programi, presioni e lloj-lloj turli eksperiencash erdhi dhe sigurisht dhe premtimi për rritjen e madhe të pagave. Rritja ekonomike e parashikuar nga qeveria shqiptare vitin e shkuar prej 4.84% nuk do të jetë më e tillë; pritshmëria tejet optimiste e qeverisë shqiptare në fakt do të përfundojë në 2.2%. Mbi 70% e shqiptarëve vuajnë një krizë ekonomike, krizë pagash të ulëta dhe krizën e inflacionit socialist si pasojë e politikave të skaduara që kanë ndërtuar një sistem të skaduar dhe një kënetë të madhe ekonomike që qytetarët dhe të rinjtë e kuptojnë. Xhepat e qytetarëve, sidomos ato që kanë marrë kredi në banka, do të paguajnë gjithnjë e më shumë para në këstet e tyre. Sot, një shqiptari do t’i duhet të punojnë mbi 14 vite për të paguar një kredi hipotekore për një shtëpi. Çmimet e konsumit për shportën e ushqimeve janë rritur me mbi 20% ndërkohë që inflacioni bazë i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë është duke shkuar në 9% ndërsa në vendet e BE inflacioni bazë (core inflation rate) është tek 6.3% në Janar ndërsa në Shqipëri ka qenë 8.4%. Më të varfër! Më të vetmuar! Me më shumë kosto! Kjo është ekonomia që ka ideuar dhe materializuar qeveria shqiptare në dhjetë vite.

Punon shqiptari që të pasurohet oligarku! Mëson shqiptari, që të taksohet më pak oligarku! Përpiqet shqiptari, që të përfitojë përjashtime në taksa një pakicë që numëron përfitimet që dhuron ky parlament. Shifrat nga EUROSTAT flasin se që prej 2014 nga thuajse 200 mijë shqiptarë të larguar, 75% e tyre janë të moshës deri në 35 vjeç. Pra shqiptarë që kanë përfunduar shkollën, janë trajnuar në vendet e tyre të punës dhe më pas zgjedhin të ikin. Sistemi i korruptuar që nis nga taksat dhe përfundon në mënyrë se si shkruhen dhe miratohen ligjet, se si promovohesh në administratë, se si nuk ke hapesirë për të shprehur talentin tënd. Deficiti tregtar, thellohet ndërkohë që Euro është mbase flamuri i vetëm i një ekonomie informale që nesër do të na dëshmojë se si paratë informale e injektuar në sasi të mëdha një herë në dy vite ka shndërruar ekonominë më të dobët në Ballkanin Perëndimor të ketë monedhën më të fortë se sa Euro.

Tani që kuptuam realitetin ekonomik le të flasim pak për pagat: Nga viti 2019 deri më 2022, paga minimale në vend është rritur me ritme dy herë më të larta se paga mesatare. Gjatë këtij harku kohor, paga minimale u rrit me 30% dhe paga mesatare, me vetëm 15%. Vetë paga mesatare nga 45.5 mijë lekë bruto në 2014, arriti në 66 mijë lekë pas 9 vitesh në 2022-n, me një rritje të pa indeksuar me inflacionin prej 45%. E indeksuar me inflacionin, rritja pagës reale është vetëm rreth 25% në 9 vjet! Për dhjetë vjet me radhë janë marrë mbi 4 Eurobonde, kontratat e PPP-ve kanë shkuar sa 50% e PBB-së ndërkohë që konkurueshmëria e pagave me rajonin e ka çuar Shqipërinë të fundit. Fuqia blerëse e një familje shqiptare që merr pagë minimale sipas EUROSTAT është më e ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor," tha Tabaku.

3 VITE ME PARE

Flamur Hoxha: Deputetët demokratë të mos heshtin, të marrim përgjegjësinë për të bashkuar PD

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Flamur Hoxha

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Hoxha ka deklaruar se çdo deputet i Partisë Demokratike duhet të flasë në mënyrë që të bashkohet partia në një. Gjatë një pronocimi për mediat, Hoxha u shpreh se është herët që të flasin për një kryetar partie, në momentin që u përmend Basha.

‘Është e rëndësishme që të flasë çdo deputet. Nëse duna t’i shërbejnë demokratëve apo do të vijojnë që të mbajnë qeverisjen e rilindjes në pushtet. Do ta bëj unë i pari. Duhet të bëjnë të gjithë ato që kanë humbur të gjitha zgjedhjet. Kjo është përgjegjësia. Nëse do të ishim bashkë pas 25 prillit s’do të kishim këtë qeveri në pushtet. Të marrin përgjegjësi deputetë. Lulzim Basha mendoj se është herët të flasim për kryetar partie. Nëse jemi dy parti duhet të shohim. E tregon koha deputetët nëse do të marrin qëndrim për të dalë mbi interesat personale. Nëse në 2 vite kemi thënë se jemi me 2 parti unë nuk po e shoh. Duhet të bashkohemi e pastaj të bëjmë garë për kryetar,’ u shpreh Hoxha.

3 VITE ME PARE

Gazment Bardhi në krye të gr. parlamentar, Tritan Shehu kundër: S'ka shkelje më të madhe demokracie se kjo

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Tritan Shehu

TIRANË- Sot në nisje të seancës plenarë të Kuvendit, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njohur zyrtarisht si kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Zgjedhjen e tij e ka kundërshtuar deputeti tjetër demokrat Tritan Shehu, pjesë e grupimit të Berishës. Veprimin ai e ka cilësuar si shkelje të demokracisë. 

"Ju njoftoni këtu zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit parlamentar të PD me 18 vota që ka marrë. Grupi parlamentar i PD ka dalë nga zgjedhjet me 2021 anëtarë. Si mundet të legalizohen e të njoftohen këto gjëra zyrtarisht këtu? E kupton se ku po çojnë këto veprime anti-procedurë, anti-rregullore, anti-demokraci që po realizohen në Parlamentin shqiptar sa kryetari i grupit parlamentar të PD-së votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet nga ju këtu. Turpi i botës kjo, është një turp i paimagjinueshëm sepse ju në këtë mënyrë bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren dhe falsifikojnë të vërtetën e PD brenda saj duke zyrtarizuar ato. Nuk ka turp më të madh se kjo. Prandaj kërkoj të bllokohen këto veprime dhe të vihet në vend e drejta,"-tha ai ndër tjera.

 

3 VITE ME PARE

"Nuk është opozita për të luajtur Playstation," Salianji: Të katërtit s'mund të na kërkojnë llogari neve që kemi dalë të dytët

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se nuk mund që PD-ja që ka vulën tu kërkoj llogari koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për zgjedhjet e 14 majit, pasi ata kanë dalë në vend të katërt. Duke folur para nisjes së seancës, Salianji u shpreh se vetëm demokratët dhe populli ka të drejtë të kërkojë llogari.

"Do vazhdohet prap me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët pse keni dalë ju më mirë ndërkohë përgjegjësinë kryesore e kanë vetë. Sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që i ngarkon ndonjë detyrë Rama dhe thotë hajde po vij. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për ti marrë para," tha ai.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagës për deputetët dhe ministrat, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit: Vendim skandaloz

Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave! Rama dhe Berisha
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka deklaruar se do të mbajnë një protestë ditën e sotme para Kuvendit, pas vendimit për rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët. Me anë të një postimi në Facebook, Qori e ka konsideruar këtë projektligj si skandaloz, ndërkohë që shton se protesta do të nisë në orën 10:00. 

Postimi i Plotë:

Nesër (e enjte) në orën 10:00 aktivistët e Lëvizjes BASHKË do të ngrenë zërin përpara Kuvendit të Shqipërisë (salla e seancave plenare) për vendimin skandaloz të rritjes së pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit. Shqipëria është nga vendet e fundit në Evropë për pensionet dhe pagat, ndërkohë që po i arrin standardet evropiane në nivelin e shpërblimit të pushtetarëve. Mirëpresim çdo qytetar të indinjuar të bashkojë me ne zërin e revoltës!

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

seance plenare 25 maj 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!