6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Seanca e sotme plenare nisi me debate për shkak të aksionit të dy ditëve më parë të policisë në Manzë. • Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar ditën e sotme largimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi nga detyra. • Por është kundërshtuar nga Taulant Balla, i cili theksoi se Berisha po e përdor këtë çështje për qëllime politike. • Gjatë seancës së sotme plenare është diskutuar në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. • Fillimisht ka qenë kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, i cili ka pranuar se nuk e kanë kuorumin për ta zgjedhur atë dhe ka kërkuar që të bëhet nga opozita. • Balla i kërkoi kreut të grupit parlamentar të PD-së së vulës Gazment Bardhi që të ulen dhe të diskutojnë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. •Në fund, u miratuan të gjitha projektligjet.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Seanca e sotme plenare u mbyll me miratimin e të gjitha projektligjeve. Në fund të seancës deputetët mblodhën votat duke i dhënë dritën jeshile të gjitha projektligjet që u diskutuan në Kuvend.
Projektligjet dhe votat:
1- Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”""
75 pro/ 1 abstenim/ 8 kundër
2- Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
85 vota pro
3- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit””
71 pro/ 8 kundër
4- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social”
70 pro/ 1 abstenim/ 5 kundër
5- Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të agjencisë së inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.
73 pro/ 1 abstenim/ asnjë kundër
6- Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis"”, të ndryshuar.
70 pro/ 11 kundër/ asnjë abstenim
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend tha se vendi përballet nga dy kriza reale që ka të bëjë me krizën e emigracionit dhe krizën e besueshmërisë tek sistemi. Tabaku foli për dështim të sistemit, duke thënë se të rinjtë po largohen masivisht. Ajo foli për një realitet të hidhur, atë të largimit të shqiptarëve.
Fjala e plotë
"Nuk ka të djathtë e të majtë që mos pranojë që sot Shqipëria përballet nga dy kriza reale që po ndikojnë sot dhe çfarë është më e rëndësishmja do të ndikojnë nesër. Së pari është kriza e emigracionit. Ku qeveria ka dështuar për të promovuar, prodhuar dhe ofruar politka, sidomos tek të rinjtë, për të ndaluar emigracionin. Së dyti është kriza e besueshmërisë tek sistemi. Tek institucionet. E dëgjova me shumë interes zonjën ministre dhe besoj që ne biem dakord që kur kemi parë ato skenat e të rinjve që protestonin me disa pankarta që ikja masive tregon dështimin e sistemit. Tregon dështimin tonë. Pasi ne, e kam fjalën për politikën, jemi sistemi.
Ky sistem ka dështuar sepse të rinjtë po largohen masivisht. Të dyja krizat lidhen me korrupsionin. Lidhen me sistemin që ndryshon fytyrën por jo përmbajtjen. Ndryshon formën por jo thelbin. Ky është problemi real që ka ekonomia. Që ka politika. Që ka sistemi. Pasi nuk po prodhohet më. Nuk po vjen më ajo shpresë që të mbajë të rinjtë për të punuar dhe kontribuar këtu.
Qeveria është në të drejtën e saj që të sjellë këtu ligjet e saj, qoftë dhe kozmetike. Ky është një ligj kozmetik që nuk ndryshon në thelb asgjë. Një ligj që merret me disa elementë dytësorë që nuk merret me sfidat reale të të rinjve. E dëgjova ministren që u shpreh se personat me aftësi të kufizuar do të vazhdojnë ta marrin këtë pagesë dhe me këto ndryshime. Ndërkohë që ne debatuam dy orë në Komisionin Ekonomisë dhe Financave që thosh pikërisht të kundërtën e kësaj që tha pak më parë Ministrja e Shëndetësisë. Tani kur vetë përfaqësuesit e qeverisë nuk janë të qartë se si do të zbatohet ligji. Kur nuk janë të qartë se si do ta zbatojnë si mund të jenë pjesa tjetër e qartë? INSTAT raporton se në fund të 2022 papunësia tek të rinjtë është 21% ndërsa në Europë mesatarja është 6.3%. megjithëse numri i emigrantëve është i lartë. Ndonëse numri i të rinjve që largohen mbetet i lartë sërishmi norma e papunësisë së vendit tek të rinjtë është më e larta. E fatkeqësisht më e lartë tek të rinjtë. Vetëm në periudhën 2020-2022 largimi i mjekve qe 22%. A e kemi luksin ne të humbasim kaq shumë mjekë dhe profesionistë të tjerë? A e ka luksin Shqipëria t’i largohet shtresa e mesme? A ka luksin vendi jonë të degradohet duke larguar rininë? Kisha menduar që kjo duhet të ishte një emergjencë kombëtare. Që qeveria duhet të vinte me propozime konkrete. Por jo propozime për ndryshime kozmetike për një bord që shpërndan disa fonde. Jo ndryshime kozmetike që nuk i hyjnë në punë askujt, nuk ndryshojnë asgjë. Diskutuam edhe në komision me ministren Ekonomi se cilat janë sfidat e reja? A ka qeveria një strategji se si do të përballet me sfidat e reja në teknologji, inovacion dhe agro biznes? A kemi ne një plan real për sfidat dhe tendencat e reja? Ne jemi tek pentium dy kur bota ka shkaur tek chatgpt. Flasim për fonde që duam të shpërndahen kur të rinjtë po largohen. Flasim për një situatë që nuk lidhet hiç me realitetin. Pasi sot shqiptarët po largohen. Në vend që ne të jemi kompetitivë me rajonin për investimet e huaja. Në vend që të jemi në garë kush tërheq më shumë vende të reja pune nga investimet e huaja. Në vend që të bëjmë paketa reale për sipërmarrjet të vijnë këtu. Në vend që të bëjmë oferta reale për bujqësinë dhe turizmin që kanë nga 20% të të ardhurave në PBB. Shqetësimi më i madh i këtij parlamenti është si të krijojmë një bord që ndan disa fonde. Largimi i të rinjve është një çështje që na kërkon të bëhemi bashkë. Pasi ai ndikon sot në ekonominë e vendit, ndikon nesër në PBB, tek shtresa e mesme dhe në fund ndikon tek ne. Ne do jemi përpara një realiteti që nuk do ketë kush të na kandidojë. Ato që kandiduan për bashkitë kësaj radhe kanë bërë fushatë në Londër. Kanë shkuar kanë bërë fushatë elektorale në shtete të tjera. Pasi qytetet janë zbrazur. Shumë mirë që keni ndërtuar qendrat e qyteteve. Po kujt i duhen ato qendra kur qyteti është i zbrazur?
Kështu që nëse duhet ta shohim këtë problem realisht, që e kthen punësimin e të rinjve dhe rininë në prioritet. Që nuk merret me kozmetikë. Që merret me thelbin përse largohet rinia. Disa nga kolegët nuke kanë me qejf përse përmend Europën. Por, më ka rënë për hise dhe do ta përdor. Në shumë vende të tjera, zoti Braçe, ka ndodhur në prag të anëtarësimit në BE dhe kanë lëvizur. Natyrisht, është normale që të kenë lëvizur se kanë dhjetë vite që presin që vendi të anëtarësohet dhe nuk po anëtarësohet. Ngaqë jemi në pellgun që vendi mbetet tek paradhoma e anëtarësimit. Nëse ka diçka që duhet bërë është përshpejtimi i këtij procesi. Ndërmarrja e reformave e ndihmon këtë proces. cila ka qenë reforma e fundit që kanë votuar deputetët në këtë parlament? Unë mbaj mend vetëm Reformën në Drejtësi që votuam në 2016. Edhe kjo, ka qenë e imponuar. Çfarë reforme ka sjellë në parlament qeveria që e ndryshon në thelb gjënë? Flasim për reforma të mëdha por nuk ka asnjë gjë veç ligjeve kozmetike. Asnjë reformë. Asgjë si mund ta ndryshojmë situatën qoftë për të rinjtë, për fermerët, për mjekët që po ikin dhe po e kthejnë në emergjencë situatën e sistemit shëndetësor. Asgjë nuk ndryshon në thelb. Asnjë gjë nuk ndryshon në bërthamë. Si duket, e nisën si qeveria e formës. Do ta mbyllin po si qeveria e formës.
Besoj që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm tek të rinjtë. Sot, 1 në 3 të rinj janë pa shkollë dhe pa punë. 13% është mesatarja e vendeve të BE për këtë problem. Jemi dy herë më shumë. Mirë puna që nuk është më opsion për të rinjtë, por nuk është më as shkolla. Sa herë dëgjoj nga kolegët e mi pedagogë se sa e vështirë është që një i ri apo e re sot t’ia dali në shkollë. Sot, klasat edhe në universitete po zbrazen. Edhe kjo është pjesë e këmbanës së dytë. Ky ndryshim nuk vjen me retorikë. Nuk vjen me premtime “se po investojmë në arsim” por kjo vjen me arsim. Çdo vend që sot ka përparuar në fushën e teknologjisë së informacionit e ka siguruar këtë përparim nga investimi në arsim. Po dështuam ta bëjmë këtë. Të investojmë në këto fusha që janë prioritare. Po dështuam dhe këtu, ne mirë është të mbyllim dyert e institucioneve, dyert e bashkive dhe të presim që të na vijnë për të votuar. E dini që sot, nga Gjirokastra, Elbasani e sa e sa të tjera bashki, ka vende bosh në drejtori të rëndësishme si planifikimi buxhetor dhe drejtori të tjera pasi nuk ka njerëz të shkolluar që të punojë. Pasi të shkolluarit, shtresa e mesme po largohen. Këtë duhet të shohë qeceria. Çfarë mund të bëjë për të ndryshuar sistemin këtu? Çfarë mund të bëjë për të sjellë ndryshime reale? E të mos vijmë të diskutojmë retorikë boshe. Realiteti nuk është kjo që shohim në këtë sallë. Por ai i të rinjve që largohen se nuk shohin shpresën tek kjo sallë këtu".
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijoi me akuza në seancën e somte ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Ai u shpreh se Berisha është personi i vetëm që ka më shumë probleme me ambasadorët e SHBA-së që kanë qenë në vendin tonë. Po ashtu, ai tha se ka zero shpresa që ai të shkelë në tokën amerikane.
'Ti je shpallur non grata për korrupsion, ka një dallim të madh. Ti je i vetmi politikan që ke pasur më shumë probleme me Amerikën e me ambasadorët amerikanë.
Shpresa jote që ti të shkelës tokën amerikane janë 0. Ta kam thënë, erdhe me radhë, Amerikë, pastaj Britani, kujdes mos të duhet vizë për deri në Gjir të Lalzit. Ti je i përjashtuar nga prezenca për festën e amerikës...'- tha Balla ndër të tjera. /Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet tu kërkojë falje shqiptarëve pasi gjatë mandatit të saj u kthye në një sekretare e PS-së. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se emri i Kim do të mbetet i gdhendur si personi që abuzoi me pushtetin. Po ashtu Berisha akuzoi Kim se bashkë me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën.
"Sot për krahun këtej, kam një lajm të hidhur, do mërziten shumë sepse sot për herë të dytë në historinë e SHBA-së në një akt shumë të rrallë dhe historik, kryeministri i Indisë Modi, një burrë shteti i sanksionuar pak vite më parë, i drejtohet Kongresit të SHBA-së, me një fjalë të veçantë. Këtë shans e ka pasur tre herë me radhë, gjeniu i politikës botërore, Uinston Çërçill, për së dyti kanë qenë të rrallë, të jashtëzakonshëm. Nuk e solla këtu këtë, për të bërë ndonjë paralelizëm mes Modit dhe Sali Berishës, ndonëse e vërteta është si diamanti, i madh ose i vogël, shkëlqen pandalshëm dhe e vërteta triumfon në çdo lloj rrethane. Po e solla për diçka tjetër. E solla për një kërkesë ndaj guvernatores Yuri Kim, që po largohet nga Shqipëria. Tu kërkojë falje shqiptarëve se në mënyrë të përsëritur u ka deklaruar atyre se, ky vendim sanksionimi nuk hiqet kurrë. Ftesa ime nuk ka lidhje me ndonjë rivendikim timin, por ka lidhje thjeshtë për ti thënë asaj të nderuar që të kthehet tek e vërteta para se të largohet nga Shqipëria.
Në prag të largimit nga Shqipëria, duhet ti them zonjës guvernatore se në historinë e pluralizmit dhe lirisë së këtij kombi, emri i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të vet dhe që së bashku me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën e vërtetë shqiptare, natyrisht, e dëmtove, por dështove. Nga ana tjetër me qëndrimet tuaja dhe bashkërendimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Edi Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend e cilësuar gjerësisht si sekretare e PS-së, kjo nga unë. Së treti mendoj se këto pak ditë apo orë që kanë mbetur, kërkoju ndjesë shqiptarëve për McGonigal, jo vetëm për sintoninë e veprimeve tuaja kundër opozitës shqiptare, por se në njërin nga skandalet më të mëdha të kohërave, nuk shqiptove, nuk u the atyre, një fjalë të vetme për këtë skandal duke i shumëzuar kështu në mënyrën më të pamerituar me zero, si shoqëri dhe si komb. Së fundi, si një admirues, i palëkundur i vendit të madh të lirisë, SHBA, më duhet të shpreh keqardhje të thellë se, ju të vetmin ‘sukses’ që merrni me vete është dëmtimi thelbësor me qëndrimet tuaja të reputacionit të shkëlqyer që kanë pasur dhe përsëri do të ketë, kombi dhe vendi i madh i lirisë në Shqipëri," tha Berisha
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se tokat bujqësore të cilat janë të ndara duhet të certifikohen me njëherë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe theksoi se bujqit nuk kanë pse të presin në radhë për certifikimin e tokave të tyre.
“Jemi shumë mbrapa tek toka bujqësore. Sot fshati mbahet me investime të bujqve vetë, ose me paratë e emigrimit. Kapital privat nuk ka, dhe thelbi është një copë letër, certifikata bujqësore. Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha ai.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur rezerva për sektorin e prokurimeve publike, që sipas saj nuk ka transparencë në aspektin e informacioneve dhe hapave që ndiqen që nga momenti i shpalljes së një tenderi. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku është shprehur se 1 nga 3 tenderë është sot pa garë dhe se jepet për ofertën më të lartë. Tabaku po ashtu shtoi se duhet të krijohet një drejtim që mund ta çlirojë këtë sektor.
"Nuk besoj se ka ndonjë temë kaq të debatuar dhe diskutuar sa kjo e Prokurimit Publik. Në raportin e Autoritetit të Konkurencës, kërkova një pikë të veccantë që ne të kemi një pikë të veccantë në rezolutë në lidhje me prokurimet Publike. Pasi është një nga fushat ku niveli i korrupsionit është më i lartë. Sipas vetë autoritetit, 1 nga 3 tendera sot është pa garë. Që do të thotë që nuk ka një garë reale në tenderat publikë dhe kur nuk ka një konkurrencë reale. Ndërkohë që 1 në 3 tendera të tjerë jepen me ofertën më të lartë ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani. Unë besoj që Shqipëria ka arritur maturimin dhe dijen për të kuptuar që ne duhet të kemi garë në lidhje me Prokurimet Publike. Përqëndrimi i garës në dhjetë apo njëmbëdhjetë kompani që i fitojnë ato kontrata publike. Janë këto kompani që nuk kanë përfunduar punët publike dhe marrin punë të tjera publike duke mos përfunduar ato që ka marrë më herët. Sot, Agjencia e PP nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët. Ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet që unë kam kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet, përsa i përket mënyrës se si prokurimet publike sot funksionojnë, aksesit në të dhëna që kanë kompanitë dhe cilat kompania sot marrin punë publike. Në RSh nuk mund të marrin punë publike kompani të cilat i kanë pronarët e tyre të dënuar, kompani të cilat janë në hetim për korrupsion, që vazhdojnë paguhen nga buxheti I shtetit dhe pse janë në hetim për pastrim parash.
Apo kompani që kanë marrë punë publike dhe nuk I kanë përfunduar, me kontrata të cilat I kanë ndërprerë, kompani të cilat dhe ndërkohë që flasim kanë akuza të qarta dhe hetime të kryera nga organet ligjzbatuese përsa I përket rregullsisë së këtyre kontratave. Çështja e inceneratorëve është një nga këto, por ka çështje pafund, kontrata korruptive pa fund të cilat vazhdojnë. Për këto arsyje në emër të PD disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit, për të funksionuar së pari në bazë të parimit OpenData, pasi unë si deputete nëse dua të marr një kontratë unë shpenzoj mbi 3 muaj për të marrë një informacion nga tenderi për një punë publike të caktuar. Unë kam kërkuar nga institucionet të gjitha informacionet dhe hapat e ndryshme, që nga momenti kur shpallet tenderi deri tek minutat e takimeve të grupeve që marrin vendimet, tëk kërkesat dhe komunikimet mes institucioneve deri tek vendimmarja për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike dhe nëse do ishin, unë të siguroj që dhe aksesi I kompanive do të ishtë më i lartë, zyrtarët e shtetit do të frikësoheshin më shumë dhe do të kishte më shumë konkurrencë në këtë sektor. Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm, zbatimi i parimit OpenData, kufizimi i kontratave publike në ato kompani me kriteret që unë përmenda sipas legjislacionit të BE-së besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot PP janë një sektor që shpërndan tendera, një drejtori që mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë, por kurrë një drejtori e cila zbaton standartet e BE-së për PP. Këto standarde dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektorin. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre. Kjo shfaqje e shëmtuar me fondet publike dhe mentaliteti për të futur duart në çdo tender publik, për mua është shenja e banalizimit të sistemit, por dhe degradimit që ka sot administrata publike," tha Tabaku.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur në distancë me deputeten demokrate Albana Vokshi. Teksa po diskutohej për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Vokshi ka ndërhyrë, gjë që nuk është pritur mirë nga Balla, i cili i ka thënë se është bisht i "non grata-s'.
“Me ty nuk flas, ti je bishti i 'non gratës'. Flas me këta që kanë zgjedhur të jenë pro misionit euroatlantik. Ti nuk ekziston. Kot je në këtë sallë, për mua nuk ekziston”, tha Balla.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se PS-ja nuk e ka kuorumin e duhur për të zgjedhur Avokatin e Popullit. Për këtë Balla i ka bërë thirrje Gazment Bardhit që të ulen në tryezë dhe të zgjedhin Avokatin e Popullit. Balla ka deklaruar se Avokati i Popullit duhet që të jetë figurë e pavarur politikisht dhe të mos ketë lidhje me PD-në.
"Kemi para nesh 15 kandidatë të cilët sipas komisionit të ligjeve plotësojnë kriteret ligjore. Mendoj se brenda asaj liste kemi mundësinë të gjejmë një nga ta që do të jetë Avokati i Popullit. Në këtë frymë mendoj se për këto 4 seanca i kemi të gjitha mundësitë që të zgjedhim Avokatin e Popullit. Avokati i Popullit nuk i mund të jetë avokat i PD-së, jo një figurë e spikatur brenda PD-së në 4 vitet e fundit. Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus. Ky është një model që duhet konsoliduar. Keni të drejtën që të propozoni për as tradita as kushtetuta su ka thënë se keni të drejtë që ta emëroni," tha Balla.

Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2022. Gjatë fjalës së saj, Ballanca kërkoi në Kuvend përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian.
“Ka ardhur koha të përmirësojmë katalogun e të drejtave të njeriut në vend për ta bërë në linjë me kartën e të drejtave të njeriut në BE sepse ka të drejtat më modern në këtë fushë. Do doja të tregonim një model më të mirë. Përmes anëtarësimit në BE karta do të bëhet pjesë e legjislacionit por asgjë nuk na ndalon ta miratojmë paraprakisht. Kjo do të ishte kërkesa ime kryesore për Kuvendin në vitin në vijim,” tha Ballanca.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste iu përgjigj akuzava të ish-kryeministrit Berisha ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me vdekjen e muxhahedinit gjatë aksionit të policisë në Manzë. Balla tha se Policia e Shtetit ka zbatuar pikë për pikë urdhërat e SPAK dhe nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm. Socialisti e cilësoi Berishën si një politikan që kërkon të përfitojë politikisht përmes vdekjeve, duke e ftuar që të presë ekspertizën ligjore për ndarjen nga jeta të iranianit.
“Ka një formë për prezantimin e kërkesave për ndryshim të rendit të ditës, paraqitet para seancës. Teknika, zonja drejtuese e seancës, mbyllja pak mikrofonin këtij zhurmuesit. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare, bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi i Shqipërisë as nuk mund të përfshihet e as nuk mund të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha që politika apo vetë Kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e përgjithmonë, në themelet që po ngrihet drejtësia e re. Kjo është një çështje ku Policia e Shtetit ka zbatuar fjalë për fjalë dhe pikë për pikë vendimin dhe urdhrin e Prokurorisë; dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK, ku të gjithë kemi besim. Përdorimi për qëllime politike i një ngjarjeje si kjo, ku një person i ndjerë ka humbur jetën, do të jetë fjala e drejtësisë ajo që do të përcaktojë rrethanat. Përdorimi i këtyre ngjarjeve për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që e bën ky personi që sapo foli, bën korbin, skifterin, por ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës” tha Balla.

Ndërkohë që Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, foli në Kuvend për përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut në vend, kreu i PBDNJ-së ngriti shqetësimin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Në fjalën e tij, Dule akuzoi kryeministrin Rama se dha urdhrin e marrjes peng të Belerit.
“Një qytetari, Dhionisis Alfred Beleri i dhunohet në mënyrë arbitrare dhe nga çdo këndvështrim të jashtëligjshëm liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të 1 nga 61 bashkitë e vendit i privohet e drejta kushtetuese për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë e tij. Një komuniteti, atij të bashkisë së Himarës, i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit, dhe përse? Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë. Mund të ketë dhe aspekte të drejtësisë që e mbajnë në mënyrë të paligjshme të ndaluar zotin Beleri, por motivuesi e dirigjuesi i pengmarrjes së zotit Beleri është kryeministri i vendit. Përse e them këtë? Shikoni kronikën e ngjarjeve. Më 6 maj, një javë e dy ditë para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me banorët e supozuar të Himarës (të importuar ishin të gjithë ata), se nuk do toleronte që himariotët të shprehnin vullnetin e tyre, se duhet të shihnin atë në sy dhe të vendosnin se do të zgjidhnin të parin e tyre. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues nga çdo këndvështrim, abuziv, vazhdoi për ditë të tëra kudo ku u gjend. Motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demonizimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të Belerit, kryeministri i vendit Ludoviku i Shqipërisë dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”.
Sipas Dules, Shqipëria është në fazën e njehsimit të pushteteve, ndërsa e krahason Ramën me Luigjin XIV.
“Në çdo demokraci të mirëqenë, Avokati i Popullit është diamanti i kurorës në vendin tonë, nuk kemi pasur atë mbështetje që ne si kuvend duhet t’i kishim garantuar. Avokati i Popullit është që në destinacionin kushtetues, një institucion opozitar ndaj qeverisë, por ne nuk kemi tolerancë për mendimin opozitar qoftë institucional apo politik e partiak. Ne jemi nën fazë të njehsimit të pushteteve. Ne kemi një parti, një qeveri, një kuvend, një shtet dhe mbi të gjitha qëndron Ludoviku ynë që na proklamon çdo ditë; shteti jam unë. Por nëse Luigji 14 ishte krenaria e Francës së atëhershme, kreu i qeverisë tonë, është turpi i Shqipërisë”.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe dhe për të kërkuar futjen urgjente në rendin e ditës të masakrës që u krye në kampin e muxhahedinëve të popullit. Jam këtu gjithashtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. T’u shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe të simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin, sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie.
Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme, që lexuam, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Sikur është Siria e Aasadit, mund të shkruhej në atë mënyrë.
Mund të ktheheshin shpifjet dhe trillimet e shërbimeve sekrete të ajatollahëve, që nga mëngjesi deri në darkë, ditën dhe natën, konspirojnë kundër vendeve të lira. Dhe të marra ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e një vendi. Ndaj dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm.
Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Që e vranë në bukë të vet këta të pabesë, që e vranë në shtrat të vet këta të pabesë.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij!