LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi i Kosovës/ PDK kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe ZGJEDHJE të reja!

•Kuvendi i Kosovës sot është shoqëruar me debate mes maxhorancës dhe opozitës. •Seanca ka nisur rreth orës 11:00 me një minutë heshtje në nder të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në përvjetorin e 28-të dhe është miratuar vetëm projektligji për tatimin në pronë. •Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. •Thirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare nga ana e partisë opozitare kanë nxitur replika mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili u përgjigj se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore. •Po ashtu, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votimet e asnjë ligji në Kuvend. •Ai tha se mënyra e vetme për të ndaluar Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimit. •Tahiri deklaroi se për këtë mocion ka diskutuar me partitë tjera opozitare para se të bëhej publik nga AAK-ja. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Vendi është në qorrsokak'/ Kryetari i AAK në Kuvend: Mënyra e vetme për të ndaluar Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimi

Kuvendi i Kosovës/ PDK kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe
Besnik Tahiri

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ne seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës,  ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votimet e asnjë ligji.  Ai tha se mënyra e vetme për të ndaluar Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimit. Tahiri deklaroi se për këtë mocion ka diskutuar me partitë tjera opozitare para se të bëhej publik nga AAK-ja.

“Si grup parlamentar ne sot nuk kemi marrë pjesë në Kryesi dhe mendojmë që të gjitha votimet në gjitha nivelet duke filluar nga Kryesia, Komisionit dhe seancat nuk do të ndodhin. Arsyeja është e thjeshtë vendi është në një qorrsokak. Zgjedhje e vetëm është mocioni i cili do të prodhojë zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka”, tha ai. 

Seanca e Kuvendit ka nisur rreth orës 11:00, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve.  

3 VITE ME PARE

Konjufca dhe Krasniqi debat në Kuvend, kryetari i PDK-së: Të mbahen zgjedhje të reja! T'ia kthejmë mandatin qytetarëve

Kuvendi i Kosovës/ PDK kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe
Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi

KOSOVË-  Thirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare, kanë nxitur disa replika mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Konjufca ndërsa njoftoi për disa projektligje që pritet të votohen, tha se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore. 

Pas kësaj reagoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se Kuvendi nuk po arrin të votojë asnjë projektligj, prandaj zgjidhja më e mirë është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

“Ky Kuvend ku nuk punojnë as pajisjet nuk duhet më vazhdu punën. Po ju ftoj publikisht ta bëjmë një mocion dhe ta shpërndajmë Kuvendin, nuk është në gjendje të votojë asgjë. Është bllokim total në punën e brendshme, e lërë më jashtë që keni sjellë edhe sanksione. Të merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, t’ia kthejmë mandatin qytetarëve”, u shpreh Krasniqi. 

Seanca e Kuvendit ka nisur rreth orës 11:00, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve.  

3 VITE ME PARE

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës/ PDK kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Seanca e Kuvendit të Kosovës sot filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Deputeti i komunitetit boshnjak para koalicionit Vakat, Bahrim Shabani, tha se Kosova qëndron në krah të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tha se mohimi i gjenocidit nuk guxon të lejohet dhe të tolerohet.

“Shteti i Kosovës dhe boshnjakët e Kosovës janë të përkushtuar për ruajtjen e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës si shtet sovran, i pavarur dhe i pandashëm”, tha ai.

Duda Bale, deputete boshnjake e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese e Unionit Socialdemokrat, shprehu shpresën se një gjenocid si ai i Srebrenicës nuk do të përsëritet më.

Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Rezolutën për Srebrenicën, e cila dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë kundër pjesëtarëve të popullit boshnjak, konfirmon masakrën e më shumë se 8000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe dënon ashpër mohimin e gjenocidit. 

mblidhet kuvendi i kosoves 10 korrik 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet