LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/ Opozita bojkoton votimin, Bardhi- Ramës: Ti do luftosh krimin dhe korrupsionin? Ti je mafioz!

• Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. • Ndërkohë me 76 vota pro dhe 2 kundër është miratuar projektrezoluta e Partisë Socialiste antikorrupsion dhe për mirëqeverisjen e vendit. • Kundër miratimit të saj votuan vetëm dy deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. • Deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim, ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët gjatë seancës. • I pranishëm gjatë procesit të votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama. • Gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës. • Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë në votimin ndaj projektrezolutës së PS-së për antikorrupsionin. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka dhënë një shpjegim për rezolutën e PS-së kundër korrupsionit. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Çuçi tha se për shkak të reformave të PS-së, korrupsioni në vend ka rënë, ndërkohë që ka shtuar se 95% e shërbimeve kryen nga telefoni tashmë.• Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, aty ku pritet të miratohet rezoluta e PS-së anti-korrupsion. • Nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se draft-rezoluta është për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se vendi është në luftë me korrupsioin prej 10 vjetësh. • Rama ka dhënë dy mesazhe në fund të fjalës së tij në Kuvend. Fillimisht Rama iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se lufta e tyre kundër korrupsionit nuk ka përfunduar. • Ndërsa mesazhin e dytë, Rama e kishte për deputetët e Opozitës, duke iu bërë thirrje që ta votojnë atë. • Teksa Rama fliste në foltore, deputetët e opozitës "nuk e kanë kursyer" atë. Ata godisnin në tavolinat e tyre duke shkaktuar zhurmë, në mënyrë që fjala e tij të mos dëgjohej. • Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka marrë fjalën në Kuvend aty ku pritet të miratohet projekt-rezoluta anti korrupsion e PD-së. • Nga foltorja e Kuvendit Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama e konsideron si çështje propagande, ndërsa shton se korrupsioni nuk luftohet me fjalë po me veprime. • Bardhi ka deklaruar nga foltorja e kuvendit, se nuk do të marrin pjesë në votimin e draft-rezolutës antikorrupsion, të PS-së. • Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën në seancën e sotme në Kuvend. • Që në nisje të fjalës së saj, Spiropali iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit duke i thënë se shpesherë pyet veten se kush është. • Ajo iu drejtua Bardhit duke e pyetur nëse është ai që lufton në parlament për drejtësi apo ai që merr porosi nga "lideri i tij" duke nënkuptuar kreun e PD-së, Sali Berisha.

23 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Miratimi i rezolutës antikorrupsion e PS, Meta: Poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon me regji

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
foto e postuar nga meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të projekt-rezolutës antikorrupsion të PS-së sot në Kuvend.

Meta shprehet në një postim në Facebook, se "Ramaforma" ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë. Sipas tij, rezoluta është një tjetër poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

POSTIMI I PLOTË:

Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës.

2 JAVE ME PARE

U miratua sot në Kuvend me votat e PS/ Çfarë përmban rezoluta: Komision i posaçëm për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
seanca plenare

TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvend u miratua me 76 vota pro të mazhorancës dhe dy kundër, rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste. Opozita siç kishte lajmëruar që në nisje të seancës e ka bojkotuar votimin.

Kjo rezolutë është bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA.

Në rezolutë theksohet se Kuvendi do të angazhohet në nisjen e frymës së dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend.

REZOLUTA E PLOTË: 

Bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA;

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë, si shprehje përbashkuese e vullnetit të mbarë zgjedhësve pa dallime partiake dhe të të gjithë shqiptarëve kudo janë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; në zbatim të parimteve dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës sonë; me bindjen e plotë në mundësitë e politikës dhe shoqërisë për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë së një qasjeje kombëtare gjithëpërfshirëse në adresimin e sfidave të kësaj faze vendimtare për modernizimin e mëtejshëm të shtetit.

I. Ne, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë

Duke e konsideruar moment kyç të historisë sonë të përbashkët, rrugëtimin Evropian të vendit përmes negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pas përfundimit me sukses të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screening) dhe vlerësimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për arritjet e Shqipërisë në të gjithë sektorët, si edhe nënvizuar gatishmërinë e vendit për t’iu përmbajtur legjislacionit të BE-së në fushën politike, ligjore, ekonomike dhe sociale;

Duke shprehur vlerësimin e përbashkët për mbështetjen strategjike që Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në avancimin e reformave për konsolidimin e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar – më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale – dhe duke e çmuar zbatimin e saj si një domodoshmëri për jetësimin e parimit themelor kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tre pushteteve si dhe për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparent, efiçent, profesional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët;

Duke vlerësuar rezultatet e derisotme pozitive të reformës në drejtësi, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet procesit të vettingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, si dhe nëpërmjet veprimtarisë së strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila po kontribuon në mënyrë domethënësë në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë, duke shërbyer njëherësh edhe si një vlerë e shtuar besimi për vendimin e shumëpritur të hapjes së negociatave me BE-në;

Duke qënë të vetdijshëm për domosdoshmërinë e njohjes së problematikave të vendit në këtë fazë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe adresimin e përbashkët të prioriteteve veçanërisht në drejtim të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE dhe Raportin screening të Komisionit Evropian, të cilat kërkojnë një analizë të përbashkët objektive, një reagim të përbashkët institucional dhe një veprim të koordinuar midis të gjithë institucioneve përgjegjëse;

Duke mbështetur angazhimin me plane masash konkrete të ekzekutivit dhe të të gjitha institucioneve të përfshira, për të përmbushur detyrimet e procesit të negociatave dhe duke vlerësuar miratimin nga qeveria shqiptare të dy udhërrëfyesve të rëndësishëm “Për Shtetin e së drejtës” dhe “Për reformën në administratën publike”, si piketa hapëse të Grupkapitullit të Parë që njihet me emrin “Themeloret”;

II. Me vetëdijen e madhe për këto përgjegjësi të rëndësishme dhe për hapësirën gjithëpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe autoriteti që i jep kuadri ligjor në fuqi, me bindjen se manifestimi i vullnetit politik dhe institucional i Shqipërisë në konceptimin, miratimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi përbën një përvojë të vyer institucionale për t’u zhvilluar më tej, si dhe me besimin e përbashkët se vendi ka nevojë për një cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si domosdoshmëri për përmbushjen e objektivit strategjik kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030, Kuvendi angazhohet:

1. Të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend në funksion të një cikli të ri reformimi përmes një qasje të re gjithëpërfshirëse orientuese për aktivitetin e të tre pushteteve të pavarura të Republikës sonë, që pavarësisht njëri – tjetrit dhe në harmoni me njëri – tjetrin të angazhohen aktivisht për rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe forcimin e kulturës së bashkëpërgjegjësisë të institucioneve në avancimin e mëtejshëm të reformave modernizuese të shtetit në përmbushje të detyrimeve të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadrin e Samitit për Demokraci të SHBA-ve;

2.Për rritjen e fokusit të Kuvendit të Shqipërisë, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës duke konsideruar çështje madhore të një rëndësie prioritare thellimin e reformave për përmirësimin e mëtejshëm të mirëqeverisjes, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, forcimin e zbatimit të ligjit si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

3. Të ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikqyrës të komisioneve të përhershme e atyre të posaçme dhe strukturave të tjera përgjegjëse parlamentare, ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, brenda fushëveprimit të përcaktuar tashmë me Kushtetutë, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, me fokus të drejtpërdrejtë adresimin e masave të Udhërrëfyesve të miratuar nga Qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike” si dhe rekomandimet e Raportit Screening të Komisionit Evropian;

4. Të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjbërëse, qendrore e vendore, përmes mekanizmave dhe rregullave që fuqizojnë respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në vendimarrje, aksesin e qytetarëve dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit të interesit dhe lobimit për interesa private, thellimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe kontrollin më të mirë ndaj tyre, përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës të pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë të zgjedhur ose të emëruar, forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të funksionarëve e zyrtarëve të të gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional për transparencën financiare dhe zhvillimin e kulturës e qasjes demokratike të partive politike etj.

5. Të konsiderojë domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet, duke e vendosur në fokus të shoqërisë shqiptare dhe të të gjitha institucioneve të shtetit, përmes një përpjekje të bashkërenduar nga Kuvendi, zbatimit të objektivave të Strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe të shoqëruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative veçanërisht për sektorët më vulnerabël ndaj korrupsionit (kadastra dhe të drejtat pronësore, taksat, doganat, arsimi, shëndetësia, përdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj), në të gjithë territorin e vendit;

6. Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes;

7. Të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të Reformës në drejtësi të miratuar në 2016, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor si dhe njëherësh nxitjen e cilësisë së vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, sipas rekomandimeve të Raporteve të BE dhe Raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë si dhe masave të udhërrëfyesit “Për shtetin e së drejtës” në zbatim të tyre.

8. Të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare (veçanërisht me partnerët strategjik, BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare.

2 JAVE ME PARE

Miratimi i rezolutës/ Bardhi- Ramës: Ti do luftosh krimin dhe korrupsionin? Ti je pronari i Arben Ndokës!

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
gazment bardhi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Teksa opozita bojkotoi procesin, i pranishëm gjatë votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Pas votimit kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë “ti do të luftosh krimin dhe korrupsionin?”.

“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, tha Bardhi me tone të larta.

2 JAVE ME PARE

Miratimi i projekt-rezolutës së PS në Kuvend, kush ishin dy deputetët që votuan kundër (EMRAT)

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
votimi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.

Kundër miratimit të saj votuan vetëm dy deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim, ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët gjatë seancës. I pranishëm gjatë procesit të votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Pas votimit kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë “ti do të luftosh krimin dhe korrupsionin?”.

“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, tha Bardhi me tone të larta.

Me miratimin e kësaj projekt-rezolute do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për reformat "Shqipëria 2030".  Më herët gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.

2 JAVE ME PARE

Kuvendi miraton me 76 vota pro projektrezolutën anti-korrupsion të PS-së

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
pamje nga seanca

TIRANË- Është miratuar me 76 vota pro dhe 2 kundër, projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Opozita siç ka deklaruar edhe më herët gjatë seancës nuk ka marrë pjesë në votim. I pranishëm gjatë procesit të votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama. Me miratimin e kësaj projekt-rezolute do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për reformat "Shqipëria 2030".  Më herët gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin. Edhe Rama gjithashtu në nisje të seancës nuk i kurseu akuzat e tij ndaj opozitës. Gjatë fjalës së tij, ai tha se akuzat e Opozitës së kjo rezolutë kërkon që të vendosë nën kontrollin e PS-së Prokurorinë e Posaçme është një fantazi. Po ashtu Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë. Ndërkohë që shtoi se deputetët e opozitës po treten në rrugicën e Shpresës, e cila është poshtë ballkonit të kryedemokratit Sali Berisha.  

2 JAVE ME PARE

Pr/rezoluta anti-korrupsion/ Zhupa: Paradoks! Nëse PS do të luftojë korrupsionin, mos paguajë më për inceneratorë që nuk ekzistojnë

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Ina Zhupa

TIRANË - “Të flasësh për korrupsion nga selia e këtij kuvendi, është paradoks”, kështu u shpreh deputetja demokrate, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend, aty ku pritet të miratohet rezoluta anti-korrupsion e Partisë Socialiste.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa ka hedhur akuza se PS ka miratuar ligje me porosi, ndërsa shton se kjo e fundit nuk mund të flasë për korrupsion kur vetë termin e përcakton si dardhë dhe kumbulla. Zhupa shprehet me ironi se Rama ka si qëllim të luftojë “korrupsionin e frutave që haen mbrapa shpine” dhe jo kur i hanë dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin.

Sipas Zhupës, shqiptarët janë populli më i vjedhur në Europë dhe nuk kanë nevojë për një rezolutë anti-korrupsion, por mjafton sipas saj të merren pagat e inceneratorit që nuk ekziston dhe të shtohen te pensionet, dhe kjo sipas saj është një akt kundrra korrupsionit.

Fjala e plotë e Zhupës:

Të flasësh për korrupsion nga selia e këtij kuvendi, që është selia nga ku bëhet korrupsion legjislativ sipas raportit te Transparency International, është paradoks.

 Ju keni miratuar ligje me porosi , si ligji special për Teatrin, ligji per koncesionin e Butrintit, ligji shalsi per pronat publike, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, ligji për lotarinë kombëtare, ligji per Akademine e Shkencave, ligji për investimet strategjike, ligji për zonat e mbrojtura, ligje koncensionet dhe PPP-të. Mjafton te kujtojme disa nga koncensionet tuaja me oferta te pakerkuara si autostradën Milot-Balldre, aeroportin e Vlores, inceneratoret 400 milion euro, apo koncensionet ne shendetesi ku vetem sterilizimi dhe check up jane 200 milion euro. Keni te mbushur nje sesion te tere te burgut 313 me ish-zyrtar te PS, ish-ministra dhe ish-deputet. Me gjithe keto rekorde keni dhe guximin na flisni per korrupsion.

Si mund ta keni prioritet luftën ndaj korrupsionit kur ju korrupsionin e quani dardhe dhe kumbulla?! Si të hash fruta, si gjë normale që mund të ndodhi?! I vetmi problem i kryeministrit tuaj është kur këto fruta nuk i ndani me të por ja hani mbrapa shpine. Ky është korrupsioni i vetëm qé duhet luftuar korrupsioni mbrapa shpine dhe jo kur i hanë dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin.

Shqiptarët janë populli me i vjedhur dhe i varfër në Europë, janë populli që nuk gëzojnë dot as minimumin jetik, janë populli që taksat e tyre ju shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Dhe nuk kanë nevojë për rezolutë! Edhe nëse doni të bëni një akt kundra korrupsionit, të paktën hiqni dorë nga pagesat e inceneratorit që nuk ekziston. Nuk ka incenerator në Tiranë, merrni pagesat cojini te pensionet dhe ja e bëtë një akt kundra korrupsionit. Ndërsa rezolutat varini dhe mbaji në shtëpitë tuaja.

 

2 JAVE ME PARE

"Çdo rruajtje e kemi denoncuar me prova"/ Braçe: Rezoluta anti-korrupsion nuk ka kthim pas!

 

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Erion Braçe

TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur me tone të ashpra pas kundërshtimit të opozitës për të votuar projekt-rezolutën anti korrupsion. Teksa numëroi disa çështje që sipas tij PS i ka denoncuar të gjitha me prova, Braçe u shpreh se kush do të bëhet pjesë e miratimit të rezolutës e ka derën e hapur, por kush nuk dëshiron, e ka derën e mbyllur. Sipas tij drafti nuk ka kthim pas.

Braçe: Meqë jam i vjetër në sallë më vjen të kujtoj që kemi denoncuar ne me gojë dhe me prova. 1 rruajtjen e OSSH-së, CEZ, këtu ka njerëz që i kanë dalë për zot CEZ. Rruajtjen edhe të borxheve të CEZ. Rrujatja e borxheve u mor përsipër nga e njëjta familje politike. Rruajtja e armës po ashtu. Rruajtjen e Albpetrol. Rruajtjen e çdo rrëkeje uji dhe ishte një rruajtje pa kthim. Rruajtjen e çdo vrime mali që jo tokë mbante mbi vete. Brenda ishte po familja politike. Rruajtjen e Partizanit, rrugës së Kombit. Brenda ishte familja politike dhe biologjike.

Ndaj ne këtu kemi deputetë ende që janë thonë që janë të pafajshëm. Ndodh që edhe që vjedh, pasurohesh në mënyrë të paligjshme, ndodh edhe që shkon në burg, arratisesh. Të gjithë të barabartë para ligjit. Kjo që po prezantojmë sot nuk është kthim pas, por konsolidim i kulturës së re, ndëshkimit të korrupsionit, reformim shumë i qartë legjislativ. Kaq e thjeshtë është. Kush do të bëhet pjesë e kësaj e ka hapur derën e hapur, kush do ta mos bëhet pjesë e kësaj e ka derën e mbyllur.

2 JAVE ME PARE

"Berisha i burgosur politik", Shehu: Do votoj kundër rezolutës antikorrupsion të PS, drejtësia që keqpërdoret nuk është drejtësi

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
tritan shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit për rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste. 

Gjatë fjalës së tij, Shehu deklaroi se do të votojë kundër rezolutës, ndryshe nga kolegët e tij që u shprehën se do të abstenojnë në votim. Sipas tij një drejtësi që keqpërdoret nuk është drejtësi, ndërsa u shpreh se lideri i opozitës është i burgosur politik. 

"Rama mban Berishën të burgosur. Po përpiqet me çdo mënyrë që të pengojnë integrimin në BE. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të drejtësisë. Një drejtësi që keqpërdoret në këtë mënyrë nuk është drejtësi. Pa shembur regjimin nuk mund të kemi drejtësi. Prandaj vota ime është kundër sepse në këtë mënyrë kontribuoj vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk themi të vërtetat, realisht do të zhytemi gjithnjë e më tepër në këtë situatë kaq të rendë."- tha Tritan Shehu.

2 JAVE ME PARE

Rezoluta e PS/ Manja-opozitës: Kush jeni ju? Ata që paradite luftojnë korrupsionin, apo ata që shkojnë pasdite të “rrugica e shpresës”

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend lidhur me projekt rezolutën antikorrupsion të mazhorancës. 

Manja ka ironizuar deklaratat kundër të opozitës për rezolutën, duke iu drejtuar atyre me pyetjen se cilët janë, ata që paradite luftojnë korrupsionin, apo ata pasdite të “rrugica e shpresës” mbrojnë “monumentin e korrupsionit”.

“Kisha bërë një fjalim por nuk dua ta lexoj atë fjalim… Ore ju jeni ata që luftoni korrupsionin paradite me llogje, apo ata që shkojnë pasdite te rrugica e shpresës pasdite. Ore kush jeni se ju shoh sa me kollare kundër korrupsion dhe ca me bluza që mbroni monumentin e korrupsionit.

Na e thoni sinqerisht kush jeni, se nuk di me kë kap të bëj. Po dhe ti bini tavolinave dhe të vini ato tabelat aty…  që mu duk si çmim akulloresh, vetëm se duhej të shkruanit ‘Free korrupsion’. Reflektoni deri sa të vijë ora e votimit, se nuk kemi ndërmend ta lëmë Shqipërinë në duart e atij që do të luftojë korrupsionin, duke qenë monument korrupsioni”, u shpreh Manja ndër të tjera.

 

 

2 JAVE ME PARE

Gjiknuri: Projekt rezoluta antikorrupsion mekanizëm gjithpërfshirës. Bojkoti nuk i sjell asgjë të mirë opozitës

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Damian Gjiknuri

TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohet projekt-rezoluta anti-korrupsion tha ndër të tjera se bojkoti nuk i sjell asgjë të mirë opozitës. Sipas tij drafti është një mekanizëm gjithpërfshirës, dhe lufta ndaj korruspionit është një sfidë e përbashkët. Ai shton se korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por thekson se nuk duhet të infektohet e ardhmja e shqiptarëve.

Gjiknuri: Është një mekanizëm gjithëpërfshirës. Bojkoti që opozita i ka bërë reforma të mëparshme nuk i ka sjellë asgjë të mirë, kthehuni pas në kohë me kujtoni bojkotin që nga reforma territoriale. Lufta ndaj korrupsionit është sfidë. Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por nuk duhet të infektojë të ardhmen e shqiptarëve.

2 JAVE ME PARE

Majko: Rezoluta nuk lidhet vetëm me paragrafët e saj, por me momentet në të cilat ndodhet vendi

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
pandeli majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur për projektrezolutën anti-korrupsion të depozituar nga mazhoranca.

Majko u shpreh se kjo rezolutë ka një veçanti që nuk lidhet vetëm me paragrafët e saj, por me momentet në të cilat ndodhet vendi. Sipas tij rezoluta përfaqëson një vlerësim të kuptimit se qeverisja është e mazhorancës por jo shteti.

"Të dyja palët, për arsye të ndryshme, kemi pjesën tonë të fajit. Nuk ka dyshim, se edhe sot, rezoluta që po diskutojmë nuk është “revolucioni” i munguar në radhët tona. Çdo opozitar mund të ketë dyshimet e veta për ti parë paragrafët e rezolutës si “kurthe” të cilat mazhoranca po ja u ofron për të dalë si “djem të mirë” në marrëdhënie me Brukselin dhe Uashingtonin.

E vërteta e vërtetë, është se rezoluta përfaqëson një vlerësim të kuptimit se qeverisja është e mazhorancës por jo shteti. Ajo është pohim se shteti shqiptar po hyn në një fazë të re të integrimit në Bashkimin Europian. Ne, përfaqësuesit e politikës, do ta ndjekim këtë proces ose si protagonistë të reformës, ose me statusin e kandidatit për burg! Nuk ftoj askënd të votojë kundër vullnetit të tij, për këtë rezolutë. Por, raporti me qëllimet e saj duhet të konsiderohet si një mundësi! Ajo, duhet të shikohet ose si kapitull i parë i një libri të ri ose si një pamundësi e jona për tu bërë ajo që duam.

Rezoluta flet për Shqipërinë e vitit 2030! Ajo flet për një Shqipëri që ka zgjedhje dhe votues për të na vlerësuar deri atëherë! Ne socialistët jemi në mandatin e tretë qeverisës. Si rregull duhet të ishim të “lodhur” dhe opozitës duhet ti shkëlqente në publik qëllimi i së ardhmes.

Sot, po të ishte kështu, ju të nderuar përfaqësues të opozitës duhet të ishit protagonistë të kësaj rezolute. Në thelb ajo është interesi juaj, pasi i vendos “zinxhirë konsensusi” interesave politike të qeverisjes, në hapat detyruese të procesit të integrimit europian për vendin.  Në historinë e çdo kombi, midis të panjohurës dhe të njohurës ekzistojnë “dyer”. Gjetja e tyre është mision i politikës. Ftesa e rezolutës është pikërisht kjo!”, u shpreh Majko.

2 JAVE ME PARE

Abstenimi i opozitës për projekt-rezolutën e PS-së, Spiropali: Gazi, pyes veten kush je?

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Elisa Spiropali

TIRANA- Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën në seancën e sotme në Kuvend. Që në nisje të fjalës së saj, Spiropali iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit duke i thënë se shpesherë pyet veten se kush është. Ajo iu drejtua Bardhit duke e pyetur nëse është ai që lufton në parlament për drejtësi apo ai që merr porosi nga "lideri i tij" duke nënkuptuar kreun e PD-së, Sali Berisha.

"I dashur koleg, sa herë të shoh dhe të dëgjoj këtu pyes veten kush je? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin këtu apo je ai që shkon poshtë ballkonit të liderit tënd të ri, të vjetër për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit? Je ai ai që lufton për drejtësi Gazi, po, po, po ta them emrin Gazi, me SPAK-un me fjalë goje, apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës që nuk pushon duke hedhur vrer ndaj SPAK-ut.

Je ai që kërkoje hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh. Edhe njëherë si përherë, dy kampe, që edhe për datat në kalendar nuk bien dakord.

Edhe për rezolutën që është sjellë sot për të votuar deklaroni votën abstenim, e paskeni ndryshuar, se keni qenë kundër. Kundër saj keni qenë edhe para se ta lexoni. Është e drejta juaj të zgjidhni. Unë modestisht ju ftoj të bëni të kundërtën", tha Spiropali.

2 JAVE ME PARE

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar deputetët e Opozitës ditën e sotme. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Rama tha se akuzat e Opozitës së kjo rezolutë kërkon që të vendosë nën kontrollin e PS-së Prokurorinë e Posaçme është një fantazi. Po ashtu Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë. Ndërkohë që shtoi se deputetët e opozitës po treten në rrugicën e Shpresës, e cila është poshtë ballkonit të kryedemokratit Sali Berisha.  

"Kjo rezolutë është çfarë i duhet nga  ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare për të mbështetur anëtarësimin në BE në vitin 2030. Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me asgjëkund me komentet që janë bërë. Janë fantazuar vënia në kontroll e SPAK apo se ne jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsioni. Jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh. Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh  ka ndodhur transformimi i rrënjësor i shërbimeve publike me digjitalizmin bashkë me rradhët e pafund dhe bakshishet.

Edhe reforma e prokurimeve publike dhe ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parën në të pikëzimin rajonal në këtë fushë. Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarësi në BE. Lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë kundër korrupsioni është e vërtetë dhe pa kthim. Kush rri e numëro u thirr ky e u thirr ai, u dënua ky e u dënua ai. Duke e kthyer opozitën në një llogore baltosje me iluzionin se do na kthejë ne popullin kundër thjesht do zhytet në atë baltë, do zvogëlohet nga pafuqia. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizioni tonë nuk do kishte ndodhur asgjë nga këto dhe nuk do kishte asnjë zyrtarë përpara drejtësisë, ose nuk duan ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë së këtij vendi, ose nuk e kuptojnë dot që Shqipëria nuk u bë nga ata por nga ne. Dhe flasin pa pushim shoqëruar me shpullat ndaj tavolinës. Deri para 10 vjetësh kishte zgjedhjet gjysëm të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg kësaj lufte janë. Është luftë për shtet-bërje demokratike," tha Rama.

 

2 JAVE ME PARE

Bardhi: Rezoluta anti-korrupsion pa vlerë! Do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar nga foltorja e kuvendit, se nuk do të marrin pjesë në votimin e draft-rezolutës antikorrupsion, të PS-së. Bardhi është shprehur se kjo draft rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

Bardhi: Si mund të besohet Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ ndërkohë që pak pasi ka depozituar këtë draft rezolutë brenda 24 orëve propozoi ndryshime në ligjin e privatëzimit të pronave shtetërore. Ky individ që shtyu pesë herë ligjin për investimet strategjikë për Pëllumb Gjokën. Duke minuar zgjedhjet e lira Edi Rama ka gërryer themelin e demokracisë. Rama ka treguar se nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin në mënyrë efektive. Korrupsioni është bërë normë duke dëmtuar shërbimet themelore për qytetarët shqiptarë. Rezoluta një dokument pa vlerë, me fjalë boshe. Do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim.

2 JAVE ME PARE

Rezoluta anti-korrupsion/ Bardhi: Rama e konsideron si çështje propagande! Korrupsioni luftohet me akte, jo me fjalë

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka marrë fjalën në Kuvend aty ku pritet të miratohet projekt-rezoluta anti korrupsion e PS-së. Nga foltorja e Kuvendit Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama e konsideron si çështje propagande, ndërsa shton se korrupsioni nuk luftohet me fjalë po me veprime. 

Bardhi: Zotrote na the edhe që Arben Noka është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, por në fakt ishte drejtues i një grupi të strukturual kriminal. E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj është pranimi prej tij se na u dashka një përpjekje e veçantë kundër korrupsionit të qeverisë. Lufta ndaj korrupsionit duhet të trajtohet patjetër nga Kuvendi. Një nismë e tillë do të ishte e besueshme, dhe serioze vetëm nëse ata që e propozojnë janë të gatshëm për të luftuar korrupsionin. Edi Rama është artitekti i kriminalizimit të institucioneve, Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë për rezoluta por për akte dhe veprime. Rama e konsideron luftën kundër korrupsionit si çështje propagande.

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Kuvendi

TIRANA- Pas shumë sancave në mungesë, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në seancën plenare në Kuvend. Që në nisje të seancës, Rama ka marrë fjalën ku tha se se projektrezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, është ajo çfarë i duhet nga Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030. Rama theksoi se SPAK do të ketë mbështetjen pa kushte të PS, përsa kohë që ai është në pushtet.

Teksa Rama fliste në foltore, deputetët e opozitës "nuk e kanë kursyer" atë. Ata godisnin në tavolinat e tyre duke shkaktuar zhurmë, në mënyrë që fjala e tij të mos dëgjohej.

 
2 JAVE ME PARE

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon, flamuri i Shqipërisë do ngulet në Bruksel

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy mesazhe në fund të fjalës së tij në Kuvend. Fillimisht Rama iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se lufta e tyre kundër korrupsionit nuk ka përfunduar. Ndërkohë që ka theksuar se pikërisht për të luftuar korrupsionin, kanë ardhur me këtë rezolutë në Kuvend. Ndërsa mesazhin e dytë, Rama e kishte për deputetët e Opozitës, duke iu bërë thirrje që ta votojnë atë. 

"Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë korrupsionin pot nuk e ka mundur, dhe është fenomen shqetësues. Ndaj sot vijmë në parlament me këtë nisëm. Kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ika lodhje me pushtetin, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit, dhe e bën të jetë opozita serioze e vetvetes. Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel," tha Rama.

 

2 JAVE ME PARE

Projekt-rezoluta e PS-së në Kuvend, Blushi: Shqipëria, kampione e korrupsionit, Rama përfituesi kryesor

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot qëndrimin kundër të këtij subjekti ndaj projek-rezolutës së PS-së për korrupsionin. Me anë të një deklarate për mediat Blushi tha se Shqipëria është kampione e korrupsionit. Ai shtoi se Partia e Lirisë distancohet hapur nga kjo Rezolutë e korruptuar, që kurrë, sipas tij, nuk mund të bëjë bashkë hajdutët, të vjedhurit, kriminelët dhe viktimat. Blushi tha se kryeministri Edi Rama është ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit.

REAGIMI:

Projekt-rezoluta kundër korrupsionit që do të kalojë sot për votim në Kuvend me propozim të Kryehajdutit, Edi Rama, që në 11 vite në pushtet e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Europë për kampione të korrupsionit dhe të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, është një farsë e shëmtuar. Partia e Lirisë distancohet hapur nga kjo Rezolutë e korruptuar, që kurrë nuk mund të bëjë bashkë hajdutët, të vjedhurit, kriminelët dhe viktimat.

Kryehajduti Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, që ka vjedhur pa pushim taksat e shqiptarëve me bandën e tij “rilindase”, që ka kriminalizuar pushtetin e zgjedhjet dhe ka kapur për fyti drejtësinë nuk mund të kërkojë konsensus për luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të kërkojë konsensus nga opozita në luftën kundër korrupsionit, Kryehajduti Edi Rama që në 11 vite:

1.Ka uzurpuar të gjitha institucionet e pavarura dhe të gjoja “Drejtësisë së Re”, për të kryer goditje selektike sipas axhendave politike të ditës;
2. Ka korruptuar segmente të caktuara të opozitës nga viti 2017 e deri më sot, për të dobësuar, demotivuar opozitën, kërcënuar, shantazhuar dhe ndaluar politikisht liderët e saj;
3.Që zyrtarët e lartë të “Rilindjes” si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i faktuar për korrupsionin e shfrenuar me aferën e inceneratorëve, mbrohet me të gjitha mënyrat;
4.Që “qep” ligje me porosi në favor të oligarkëve dhe klientëve të tij për të grabitur pronat e ligjshme të qytetarëve dhe pasuritë publike të vendit;
5.Që abuzimin dhe shpërdorimin galopante në investimet publike e ka kthyer në sistem;
6.Që është faktuar për korrupsionin politik ndërkombëtar si në rastin “McGonigal” apo nismës ogurzezë “Ballkani i Hapur”
7. Që ka krijuar gropa të zeza financiare në çdo sektor publik me koncensione dhe PPP-të skandaloze që po rrjepin taksat e shqiptarëve;
8.Që ka rritur koston e jetesës dhe ka varfëruar shumicën dërrmuese të shqiptarëve, në veçanti pensionistët që mezi e mbyllin muajin me pensionet mizerabël
9.Që me korrupsionin e tij ka dëbuar nga Shqipëria mbi 1 milion shqiptarë dhe po falimenton dramatikisht vendin.

Asnjë kompromis kurrë nuk mund dhe nuk duhet absolutisht që të ketë me këtë monstër të korrupsionit, si Edi Rama. Betejë deri në fund me këta hajdutë tashmë të diskredituar, të dalë boje dhe me shpatulla pas murit. Korrupsioni luftohet vetëm në një mënyrë, që Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda “rilindase” të shkojë pas hekurave për krimet korruptive miliardere të tyre. Rrugë tjetër nuk ka. Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutët, është tradhëti ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe të 1 milion shqiptarëve që kanë lënë këtë vend për shkak të këtyre hajdutëve rilindas me Kryehajdutin në krye. Beteja ballore me kryehajdutin Rama është reforma e vetme, që na afron në Bashkimin Europian.

2 JAVE ME PARE

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh. SPAK ilaç i hidhur, ose e pi ose vdes!

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, aty ku pritet të miratohet rezoluta e PS-së anti-korrupsion. Nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se draft-rezoluta është për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se vendi është në luftë me korrupsioin prej 10 vjetësh.

Rama: Kjo draft-rezolutë është për të mbështetur anëtarësismin e Shqipërisë në BE në vitin 2030. Kjo nismë ska të bëjë me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme. Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh, prandaj ka ndodhur edhe reforma në drejtësi dhe lindja e SPAK. SPAK është ilaçi i hidhur, që o e pi o vdes. Lufta e nisur 10 vjet më parë kundër korrupsionit është e vërtetë, dhe pa kthim.

 

2 JAVE ME PARE

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Bledi Cuci

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka dhënë një shpjegim për rezolutën e PS-së kundër korrupsionit. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Çuçi tha se për shkak të reformave të PS-së, korrupsioni në vend ka rënë, ndërkohë që ka shtuar se 95% e shërbimeve kryen nga telefoni tashmë. Çuçi shprehet se Reforma në Drejtësi është akti më i guximshëm dhe historik që një forcë politike ka bërë për Shqipërinë.

"Reforma në Drejtësi që PS konceptoi, udhëhoqi, mbështeti dhe vazhdon të mbështesë jetësim e saj  është akti më historik më i guximshëm i një force politike në funksion të të bërit Shqipërinë një shtet, real, modern dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, asnji force politike qysh në 1912 nuk i ka hyrë në detin në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti politik. Falë kësaj reforme Shqpëria e sotme nuk do ta kishte asnjë shans të shihte atë që po sheh. Rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, atë të pandëshkueshmërisë. Jo vetëm që  i kemi hapur rrugë një krijimit të një gryke zjarri të re, krijimin e një prokurorie dhe gjykate të posaçme vetëm për të adresuar krimin dhe korrupsionin. Gjithçka kemi bërë, e kemi bërë vetëm për asnjë arsye tjetër, veçse fuqizimin të përpjekjes anti-korrupsion të shtetit shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë sot që drejtësia vepron mbi pushtetin dhe e pavarur nga pushteti politik. Drejtësia e re dhe SPAK nuk është dhe nuk mund të jetë instrumenti i vetëm në çrrënjosjen e këtij fenomeni. Ata janë jetik, të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm. 95 përqind e shërbimeve kryhen nga telefoni, ka rënë korrupsioni," tha Çuçi. 

 

2 JAVE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend, pritet të miratohet Projekt-Rezoluta e PS anti korrupsion

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Kuvend

TIRANË - Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend, ku pritet të miratohet Projekt-Rezoluta e PS anti korrupsion. Rezoluta anti-korrupsion u fut në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri.

Sakaq pak para nisjes së seancës Gazmend Bardhi mblodhi Grupin Parlamentar të PD-së, ku mësohet se deputetët kanë vendosur ta kundërshtojnë projekt-rezolutën në Kuvend. Mësohet se në momentin që do të votohet deputetët do të largohen nga salla.

2 JAVE ME PARE

Nis Kuvendi, Rama i pranishëm në seancë pas disa muajsh mungesa

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur mesditën e sotme. Gjatë seancës do të votohet projekt-rezoluta e PS-së anti-korrupsion ndërkohë që do të ketë dhe diskutime për çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Por ndryshe nga seancat e tjera plenare, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të jetë i pranishëm në Kuvend. Kjo është hera e parë e kryeministrit në seancë, pas disa muajsh mungesa. 

2 JAVE ME PARE

Rezoluta anti-korrupsion, Basha: Qëndrimet e PD-së janë të qarta, është komplot i pisët kundër SPAK

Kuvendi miraton projekt-rezolutën anti-korrupsion të PS-së/
Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë në votimin ndaj projektrezolutës së PS-së për antikorrupsionin.  Duke folur para nisjes së Kuvendit, Basha tha se në rastin më të mirë, kjo rezolustë është një akt elektoral, ndërsa në rastin më të keq është një komplot i pisët kundër SPAK.

"Kjo qeveria ka 11 vite që qeveris ka rekordet më të larta në korrupsion. Qëndrimet e PD-së janë të qarta, në luftën kundër korrupsionit kemi hedhur votën pro. Por PD as nuk do të ngrejë kartonat, as nuk do të bëhet pjesë, e as nuk do të mbështesë, dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK, i vetmi institucion që do të kryesor që po arrin të godasë korrupsionin qeveritar. Ky është një akt elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot i pisët kundër SPAK në rastin më të keq," tha Basha.

seance plenare 27 maj 2024

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme