Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat. •Seanca e sotme nisi me debate. • Fillimisht u zhvillua interperlanca e kërkuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj. • Tabaku ka kërkuar llogari për tenderimet e rindërtimit, ndërkohë që theksoi se kjo qeveri po përdor çdo fatkeqësi për fushatë elektorale. • Nga ana tjetër Ministrja Ibrahimaj ka theksuar se qeveria ka qenë transparente me çdo vendim që kanë marrë, ndërkohë që ka kujtuar se nuk dihet harruar as tërmeti që kemi kaluar dhe as pandemia. • Gjatë seancës së sotme plenare kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi sërish të ngrihet Komision Hetimor për aferën McGonigal, pas vendimit të Gjykatës së New Yorkut, e cila kërkoi konfliskimin e të gjitha pasurive të izh-zyrtarit të FBI-së. • Po ashtu Berisha komentoi dhe sulmet në ditët e fundit duke theksuar se lejen për to e ka dhënë vetë Rama, ndërkohë që shtoi se kryeministri po sulmon mediat si në Korenë e Veriut. • Në Kuvend u diskutua mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomisë për tatimin e të ardhurave personale dhe të profesioneve të lira. • Gjatë fjalës së saj ministrja Ibrahimaj tha projektligj do të sjellë një reformim të plotë në vendin tonë pasi do hapë një kapitull të ri duke i dhënë fund sipas saj: 'një odiseje 25-vjeçare'. • Ibrahimaj radhiti edhe 3 objektivat e këtij projektligji që janë: krijimi i një sistemi bashkohor, rritja e kontributit në buxhetin e individëve dhe ofrimin e një sistemi tatimi të brendshëm. • Por ky projektligj është kundështuar fuqishëm nga deputetët demokratë dhe opozitarë, pasi sipas tyre shteti po vazhdon të vjedhë qytetarët me çdo mjet të mundshëm. • Sipas tyre, në vend që shteti të mbështesë profesionet e lira, po i godet më shumë duke u rritur taksat. • Sipas projektligjit, nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
19 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, reagoi gjatë seancës plenare me kritika gjatë lidhur me mënyrën se si po shqyrtohen ligjet. Ajo iu drejtua Felajt duke thënë se deputetëve nuk u lejohet të diskutojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre.
Biseda:
Flutura Açka: Ju duhet ta kuptoni që në asnjë vend të Europës nuk kalohen kështu ligjet pa replikë. Është një gjë për të cilën nuk je dakord dhe këtu nuk i diskuton dot. Duhet bërë rregullimi me kohë sepse nuk shkon kështu.
Ermonela Felaj: Replika përkufizohet sipas të njëjtit kuptim. Nëse shtrembërohet fjala e një kolegu lind e drejta për replikë. Nuk i është ndërprerë askujt fjala, dhe ka pasur edhe tolerancë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka kritikuar ashpër gjatë seancë së sotme plenare, deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Ai e quajti atë të paedukatë, madje e këshilloi që të mos bënte politikë në këtë mënyrë.
“Ti je e paedukatë, je gocë e re po do të bësh politik kështu, këtyre këtej t’i vish anash”, i tha Balla.
Po pse 'shpërtheu' Balla?
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e PD-së Ina Zhupa, e cilësoi Ballën si “hajdut”.
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se sot kjo qeveri po vlerëson mjekët në ditën e tyre duke i ngritur taksat. Gjatë fjalës së tij, në Kuvend, Shehu u shpreh se ligji për taksimin e profesioneve të lira është diskriminues. Po ashtu ai ka theksuar se edhe me rritjen e pagës për mjekët prap ata janë më pak të paguarit nga vendet e rajonit.
"Sot është dita e mjekëve dhe ju po i vlerësoni mjekët me taksa më të larta. Ju mendoni se sa më shumë të varfëroni njerëzit, sa më shumë t'i poshtëroni sq më të lehtë do e kenë njerëzit që t'iu puthin dorën. Rritja e barrës tetimore dhe fiskale e profesioneve të lira është diskriminues. Ky ligj sjell tatime ta pabarabarta. Kur thoni për biznesin e vogël 0%, për dikë tjetër 15% dhe për intelektualët 25%. Pse e bëni këtë? Sepse ju keni frikë nga intelektualët. Sa më të varfër e më të rreckosur, ju aq më lehtë i sundoni. Këtë po bëni ju me mjekët, dhe nga ana tjetër thoni se po rrisim pagat. Dhe prap me këto rritje ju prap i keni më të ulta se sa në Kosovë e në rajon. Ça rrisni rrogat ju, ju po i varfëroni më shumë akoma. Sa më shumë të rrini kështu aq më shumë do të shtypeni," tha Shehu.
TIRANË- Tonaliteti i lartë i zërit të deputetëve ka shqetësuar jashtë mase deputeten e Partisë Demokratike, Flutura Açkën. Kjo e fundit, mori fjalën duke kërkuar që të mos ketë më të bërtitura pasi shton se dëgjohen shumë në mikrofon. Ajo tha se niveli i zhurmës është 50 decibel.
"Ka shumë të bërtitura në mikrofon, ose këshilloni ose të mbajnë më pak mikrofonin se këtu është çmenduri, duhet ta ketë kaluar 50 decibelin në këtë vend"
Ende nuk dihet nëse këshilla e Açkës do zbatohet nga kolegët e saj./Dosja.al
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa i është përgjigjur kolegut socialist Erion Braçe se para se të krahasojë pagat minimale të vitit 2013 dhe 2023 duhet që të krahasojë fillimisht fuqinë blerëse. Po ashtu ajo ka theksuar se në kohën që Spaho mbante fjalën, Braçe me Gjylametin e ndërprisnin dhe i merrnin kohën e tij folëse.
"Gjatë kohës që Spaho mbante fjalën, dy kolegë Gjylametaj dhe Braçe komentonin dhe i merrni fjalën. Duhet që Spahos t'i jepnit kohën e tij. Nëse dy kolegët nuk mbajnë dot qetësi, le të dalin në kafe. Dhe sa për pagat, duhet të shihni fuqinë blerëse para se ti krahasonit," tha Zhupa.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe mori fjalën pas deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spahos. Braçe kundërshtoi të gjithë akuzat e deputetit për pagat në vend dhe ndihmën që i jepet çifteve të reja. Braçe tha se në kohën e Berishës paga minimale ishte vetëm 191 mijë lekë në muaj, ndërsa sot është 400 mijë lekë.
"Akuzat e juaja, kanë një burim? A, eurostatin.. atëherë kjo që ka për burim Instat, një pjesë të shifrave iu referuat ju, thotë se emigracioni është 25 mijë. Kam 1 pyetje, në kohën tuaj çfarë i jepnit çifteve të reja, 0 shtëpi, paga minimale në fund të vitit 2013 ka qënë 191 mijë lekë, pra një burri e një gruaje në kohën tënde në kohën e Berishës i jepje 191 mijë lekë.
Ndërkohë që sot paga minimale është 400 mijë lekë plus 400 mijë lekë. Ndërkohë që fëmijëve kur lindnin i jepnit 0 lekë"- tha Braçe.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho akuzoi ditën e sotme nga salla e Kuvendit, ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajt. Duke e quajtur 'gënjeshtare, shpifëse', deputeti shton se vendi ynë ka taksat më të larta, pavarësisht propagandës së Qeverisë.
Po ashtu, ai e krahason Ibrahimajn me kryeministrin, duke thënë se është bërë 'mjeshtre', duke nënkuptuar se mashtron.
"Kjo nuk e ka fare synim që ta dijë se me sa euro jetohet në fshatra dhe qytete. Synimi dhe modeli i saj është që të flasë me gjuhën e ustait të vet, sikur i ka nxjerrë nga hundët, shpif, shpif, gënje, se diçka do ngelet. Është kthyer në mjeshtre, ia ka kaluar edhe Ramës.
Unë me Ramën po e krahasoj pse po e fyej? Taksat më të larta. Rendi dhe siguria nuk kanë qënë kurrë si sot, të nesërmen 4 të tjerë u vranë, mos u shqetësuar aspak, fjeti si qingj. Ky propozim është pjesë e strategjisë për ta zbarzur Shqipërinë. I urren më të diturit, më të zotit.
Ligji është diskriminues, do përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Pse bizneset dividentin e taton 30%, me efekte prapavepruese, e morën dividentin...kurse këtyre duhet t'i biem kokës. Ka 10 vjet që vazhdon kjo për të zbrazur Shqipërinë. Ka 10 vite që nuk rriten pagat, përveç se disa kategorive.
Janë rritur çmimet e banesave. Duhet të durosh dhe talljet, bëjë një fëmijë, është më shtrenjtë se në Paris. Ju qëshni, duhet ta korrigjoni, kanë ikur shqiptarët."
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kundërshtuar projektligjin për tatimin mbi të ardhurat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula është shprehur se konsumi në Shqipëri ka rënë si pasojë e mungesës së të ardhurave. Sula po ashtu ka deklaruar se Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që shtoi taksat gjatë krizës së viteve të fundit, ndërkohë që shtetet e tjera i kanë ulur ato. Po ashtu Sula ka shtuar se fshatarët po paguajnë 8-9 taksa duke futur këtu dhe shërbime që nuk i marrin siç janë ndriçimi si dhe pastrimi. Po ashtu Sula ka shtuar se ekonomia shqiptare po të mos ishin paratë e pista do të kishte falimentuar. Në fjalën e saj ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka thënëe konsumi i vetëmqë ka rënë është i adminstratës publike.
Sula: Konsulmi ka rënë. Konsumi ka rënë sepse shqiptarët nuk shpenzojnë dot sepse nuk kanë të ardhura. A e dini ju se 40% e Shqipërisë jeton në më pak se 5 dollarë në ditë. Ju vini këtu jepni shifra dhe u trullosni mendjen qytetarëve duke thënë se jemi mirë. Jo nuk jemi mirë. Mirë jeni ju këtu dhe oligarkët. Qeraja në Tiranë është sa frëngu pulën. Studentët rrinë netë pa gjumë për të mballuar shkollën dhe për të zënë punë. Por atë rrogë do ua marrë qeveria. Pyetja është mjaft e thejshtë. Jeni e vetmja qeveri që mburreni se keni grumbulluar më shumë taksa se qeveritë e tjera të rajonit. Ndërkohë që vendet e rajonit e kanë ulur TVSH-në e shportës në 5% dhe në 8%. Gjëja e parë që fermerët, problemin e madh e kanë te taksat sepse janë shumë fishuar. A ka logjikë që fshatarët të paguajnë 8-9 taksa. A e dini ju që fshatari paguan në bashki taksë ndriçimi, ndërkohë që nuk ka ndriçim, paguan taksë pastrimi dhe nuk pastrohet asnjë në fshat. Paguajnë taksë gjelbërimi në fshat, paguajnë taksë varrezash, paguajnë taksë trualli. Mënyra e taksimit në Shqipëri është e gabuar. Mos të jenë paratë e pista në Shqipëri, kjo ekonomi ka falimentuar. Ju nuk taksoni paratë e pista por kapni bizneset e ligjshme. A ka logjikë që të ndërtosh një kullë qindra milionë euro dhe të mos kërosh kredi. Ku i gjen këto paratë, nga dalin këto?
Ibrahimaj: Konsumi është rritur me 4.5% në tremujorin e katërt. Konsumi final i administratës publike ka qenë me rënie. Ju lutem referohni shifrave zyrtare dhe të bëhemi më serioz në parlament.
Sula: I kapni më para se keni frikë se dalin njerëz që janë të lidhur me pushtetin, në muajt në vazhdim këtu do jemi, nuk e morët parasysh po çuat 120 mln euro për rindërtim, në Rogozhinë që nuk u shemb asnjë shtëpi, morët para, keni interesa.
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, raportoi ditën e sotme në Kuvend, projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ajo u shpreh se ky projektligj do të sjellë një reformim të plotë në vendin tonë pasi do hapë një kapitull të ri duke i dhënë fund sipas saj: 'një odiseje 25-vjeçare'.
Ibrahimaj u shpreh se qëllimi i këtij projektligji është që të rritet mirëqënia, të shtohen parimet e së drejtës, ekuilibrave dhe mbrojtjes. Ajo radhiti edhe 3 objektivat e këtij projektligji që janë: krijimi i një sistemi bashkohor, rritja e kontributit në buxhetin e individëve dhe ofrimin e një sistemi tatimi të brendshëm.
Deklarata e ministres:
Sjellim sot një projektligj të rëndësishëm i cili do sjellë një reformim të plotë shqiptar, do hapë një kapitull të ri për ti dhënë fund një odiseje 25 vjeçare. Ne besojmë të parimet e taksimit të drejtë, te përmbushja e detyrimeve, pa pasur si fokus primar ndëshkimin, ne ndërmorëm një proces të gjatë. I njëjti angazhim u bë dhe në ekoniminë dhe financat, unë gjej rastin ti falenderoj për këtë ligj. Qëllimi ynë ishte që të projektonim një ligj të plotë, vizioni që kemi është i qartë, të rrisim mirëqënine, mbi parimet e së drejtës, ekuilibrave dhe në mbrojtje, ky ligj daton që në dhjetor 1998, ka pasur një sërë ndryshimesh, në 10 vitet e fundit ka pasur ndryshime në fushën e taksimit, me qëllim pengimin e konkurencës në fushën e taksave. Për shkak të incentimeve për shkal të saj është cënuar vende vende parimi i neutralitetit të parimit. Kjo e ka plotësuar misionin e tyre, nuk ka më arsye që të aplikohet.
Kjo nxit nevojën me direktivat e BE, u pa e nevojshme taksimi i individëve dhe të ardhurave, me një ligj të ri, ai i tatimit të të ardhurave. Ne paraqitëm dhe hartuam projektligjin i cili ka 3 objektiva:
-krijimin e një sistemi bashkohor, ku individët paguajnë
-rritjen e kontributit në buxhetin e individëve
-ofrimin e një sistemi tatimit më të brendshëm
Ne nuk duam që të tatojmë pagat e ulëta. Barra fiskale lehtësohet për të gjithë tatim paguesit, e cila do t'u njohet me 35 mijë lekë në muaj, duke e lehtësuar barrën. Janë 300 biznese që janë rregjistruar si persona fizikë dhe kanë një vlerë neto mbi 14 milionë lekë. Ne nuk duam që bizneset të zgjedhin këtë formë për shkak të normave më të reduktuara të tatimit. Tatimi do të vijojë të jetë 0 deri në vitin 2029. është diskutuar për përfshirjen e profesioneve të lira në tatim, duke akuzuar qeverinë, totalisht e pavërtetë. Janë më shumë biznese që do kenë normën e tatimit 0. Arsyeja se pse qeveria vendosi të ndjekë një politikë 0 për pragje kaq të larta, është se ne duam të nxisim biznesin, duam që biznesi i vogël të vazhdojë të rritet. Nëpërmjet këtij ligji patëm një dukuri e cila ishte e paparashikuara më parë.
Shembulli: Avokati i cili do hapë një nipt do paguaje 19 mijë e 950 lekë për tatim e kontributë si i vetëpunësuar, pra në çdo rast i vetëpunësuari, person fizik, do të paguajë 50% më pak barrë. Me qëllim që të mbështetet iniciativa e lirë. Kam dhe shembuj të tjerë që do futen në fuqi nga 24 e tutje.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjeve të ditëve të fundit në vend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Rama ka dhënë lejen për vrasjet duke thënë të hanë kokën e njëri-tjetrit. Po ashtu Berisha ka thënë se Rama po sulmon mediat me tritol si në Korenë e Veriut.
"Rama ka vënë gjoba publike nga një restorant dhe drejtësia shqiptare nuk ka lëvizur asgjë më të vogël. Ju mendoni se do të shpëtoni në këtë mënyrë, Edi Ramën me grupin e tij më të ngushtë. Garancitë që ka dhënë janë të pakundërshtueshme. Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është sigurua. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se; rendi sot është më i mirë se kurrë në histori," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ironizuar kryebashkiakun Erion Veliaj pas deklaratës së ka mbjellë 1 milionë pemë në Tiranë. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha po ashtu i ka bërë thirrje Toni Gogut që të mos i vej nga mbrapa gënjeshtrave të Veliajt. Por për këtë ka ardhur një përgjigje nga Taulant Balla si dhe nga vet Gogu, i cili i bëri thirrje që të mos merrej me socialistët.
Berisha: Është krimministër, s’mund ta quani kryeministër. Bëni më mbledhje apo s’ju vjen më fare ai ju? Edhe po s’ju bëri kërkojeni. U thua qytetarëve të Tiranës se po furnizoni ujë kur 61% s’marrin as 8 orë ujë se e kam parë që i bëni fresk atij pylltarit 1 milionësh, atij që thotë se molla 1 milionë drurë. Po atë e vret zoti me këtë gënjeshtër se je dhe besimtar, s’duhet të pranosh kurrë këtë. Mos i shko afër se i qëllon si dëshmitar i rremë. E di sa janë 1 milionë fidanë? Një pyll 10 herë më i madh se parku i Liqenit.
Balla: Se jemi dhe me Ramazan, e prishim Ramazanin po u morëm me këtë.
Gogu: E kuptoj që e vërteta hju shqetëson. Pemët që kanë mbjellë qytetarët e Tiranës dhe shumë prej simpatizantëve që kujtojnë ditëlindjet, martesat e tyre dhe zbukurojnë qytetin s’mund t’i asgjësosh gënjeshtrën kronike tënden. Unë s’i bëj fresk askujt, i shërbej qytetarëve. Ajo cka të takon ty dhe mos u merr me ne socialistët, mos u merr me mbledhjet tona se s’po mbledh dot të tutë. Po të troket ora e humbjes ty dhe aty të shkoqurave që të vijnë vërdallë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Kuvend po miratohet një ligj ndëshkues për profesionet e lira, që do nxisë shpopullimin nga shtresa e mesme. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit, duke theksuar se çmimi i ujit është rritur me 40%. Sipas Berishës uji në Shqipëri duhet të jepet falas, për shkak të rezervave të shumta që në kemi. Berisha e cilësoi këtë si një goditje fatale për shtresën e mesme të popullsisë.
"Ju e rritet ujin me 40% kur Shqipëria është një nga vendet më të pasura me uji. Uji duhet të jepet falas, për shkak të rezervave natyrore që kemi. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimeve. Ujësjellësi i Tiranës garanton humbje. Po ashtu Ujësjellësi i Durrësit ka shënuar humbje me 71%. Krijimi i kushteve në konventën e OKB-së vlerësohet si akt genocidal. Keni përzënë këto vite 35% të shqiptarëve nga trojat e tyre. Tani u dhatë goditjen fatale shtresës së mesme, tani shkatërroni dhe këtë shtresë. Këto shërbime që ju i merrni jashtë me çartera, harroni që shqiptarët kanë nevojë për to. Unë me zërin tim të protestës, dënoj mratimin e këtij ligji. Shtresa e mesme nuk ju përshtatet ju," tha Berisha.

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së New York-ut për konfiskimin e pasurite të ish-zyrtarit të korruptuar të FBI-së Charles McGonigal. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha kërkoi të ngrihet urgjent Komision Hetimor për të hetuar këtë aferë, ndërkohë që ka theksuar se zbulimet e bëra në New York lidhin Ramën me McGonigal. PO ashtu Berisha ka shtuar se drejtësia amerikane çdo ditë po gje fakte të reja mbi këtë aferë.
"Tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se gjykata në Nju Jork ka bërë zbulime tronditëse për veprimtarinë e McGonigal, lidhjet e tij me Edi Ramën. Është vendosur që gjykata të konfiskojë të gjitha pasuritë e McGonigal kudo që ndodhen. Themi se është jetike komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar pasuritë e McGonigal në Shqipëri, të cilat i vendosi me Ramën, Duçkën dhe Nezën. Afera McGonigal do e ndjekë Ramën deri në ditën e fundit të ekzistencës së tij. McGonigal ishte një tradhtar i vendit të tij. Në këtë kontekst, një hije e zezë bie mbi të gjithë ju, jo se ju keni afera personale me McGonigal, por se njeriu që ju mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij. Drejtësia amerikane çdo ditë po gjen dhe zbulon fakte të reja. Ne këto do ngremë komision hetimor parlamentar për të zbuluar fakte të reja, me të cilat Edi Rama del fund e krye i inkriminuar. A mund të imagjinoni ju që Duçka, këshilltari privat i Rramës, të vërë gjoba, të denoncohet dhe të mos lëvizë drejtësia e kontrolluar shqiptare as edhe një gjë më të vogël. Jeni të zhytur në shkallën më të thellë në këtë aferë. Ndaj është emergjente ngritja e komisionit për të hetuar aferën Rama-McGonigal," tha Berisha.
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar sigurinë e vendit tonë, pas vrasjeve dhe sulmeve të ditëve të fundit. Gjatë fjalës në Kuvend, Salianji u shpreh se në kushtet të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet që të japin llogari dhe jo të luftojnë nga Twitteri.
"Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna… kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në ... Parlament? Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike, dhe ku qytetarët ndihen të pasigurt duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga Twitteri dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime”, tha ai.
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka thënë gjatë seancës së sotme se deputetja demokrate Jorida Tabaku vetëm sa reciton shifra por nuk dëgjon. Ndërkohë që ka theksuar se vet ndihet e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Nga ana tjetër, deputetja i është kthyer duke thënë se është fatkeqësi që të mos mbahet asnjë përgjegjësi për tenderimet.
Ibrahimaj: Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaftësi arrogancë e zgjedhur e pazgjedhur. Pra të mos merremi me kush ka zgjedhur dhe si ka zgjedhur. Po recitoni shifrat dhe nuk dëgjoni. Po thoni të pavërteta! Ishte e nevojshme që ndërhyrja të ishte emergjente. Ndihem e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Kemi parashikuar një fond për 2023.
Tabaku: Nuk pres dot që ministrja e Financave mos të na thotë asnjë shifër. Është fatkeqësi, shpresoj që qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë proces për tenderimet, abuzimi me kreditë e buta. Ministrja është vetëm sot, s’ka kush e mëson të flasë. E kuptoj që fjalimet e gatshme mund të ecin në disa raste por jo gjithmonë. Nuk i gënjen dot përjetësisht qytetarët. Shpresoj që zyrtarët përgjegjës të jenë para drejtësisë.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj ministres së Financave Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku është shprehur se ministrja duhet të flasë me shifra dhe jo me fotografi, ndërkohë që ka theksuar se nuk e di nëse është e paaftë apo arrogante. Ndërkohë që më tej, Tabaku ka thënë se ministrja i bën punët nga kafja.
“Shpresoj të ketë qenë lapsus, po ministrja është kaq largpamëse sa parashikon shumë fatkeqësi. Ministrat janë të pazgjedhur dhe flasin me arrogancë, të gjithë copy paste me kryeministrin. Kur pret të të flasë me shifra, Ministrja flet me fotografi. Si mundet dikush që mban përgjegjësinë për buxhetin e shtetit tregon fotografi, tregon piktura. Arroganca është fatkeqësi. Dhe kjo ka ndodhur procesi i rindërtimit. Teksa fliste, mua më vinin mesazhe nga qytetarë që thonë se s’kanë marrë asgjë nga fondi i rindërtimit se nuk kanë qenë me PS. Unë e pyes sa ka kushtuar ajo më thotë i kemi çuar në hotele? Po kë të pyes unë? Kush mban përgjegjësi? A ke ndonjë lidhje ti me ato kompani apo ish zv kryeministri, keni përdorur fatkeqësinë me biznes. A je e paaftë apo arrogantë, nuk e di? Ministrja i bën punët e veta nga kafja po grupi parlamentar ka llogaritur dhe ka analizuar çdo gjë mbi buxhetin faktik. Duhet të kishim përgjegjës para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe u mbyllën sytë. Emergjenca sot po përdorët si justifikim për biznesin dhe krizën. Këta zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjësi” tha Tabaku.
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku se çfarë ka kaluar Shqipëria vitet e fundit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ibrahimaj ka theksuar se nga Thumana e shkatërruar në vitin 2019, shumë lagje sot do të donin të ishin si Thumana. Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të Tabakut me tenderimet duke theksuar se rindërtimi vijon me ritme të shpejta dhe se të gjitha fondet e rindërtimit janë të tenderuar dhe tashme janë subjekt i KLSH-së. Po ashtu Ibrahimaj ka thënë se kontrata që ata kanë me qytetarët është e vlefshme dhe se kanë qenë transparent me çdo vendim.
"Nga Thumana e shkatërruar, Thumana sot është e rindërtuar. Sot shumë lagje do të donin të ishin si Thumana. Sot nuk duhet të harrojmë se çfarë kemi kaluar në parë. Por pas tërmetit ne jemi goditur nga pandemia. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Se di ku e gjeni forcën që thoni se tërmeti po përdoret për qëllime elektorale. Qeveria e ka për detyrë që tu gjendet pranë çdo shqiptari. Fill pas tërmetit ne u përballëm me pandeminë dhe këto janë ngjarje që nuk mund të merren sit ë veçanta apo të shkëputura. Kemi një proces rindërtimi që po vazhdon me ritme të shpejta ndonëse ka pasur dy kriza të njëpasnjëshme. Kjo na jep një mundësi që të tregojmë sesi ne arritëm që të transformojmë lagjet të tëra dhe tu japim një shpresë shqiptarëve. Tërmeti kishte shkaktuar një dëm total prej 1 mld euro. Pati shumë njësi banimi të cilat u dëmtuam. Në kushtet e emergjencës qeveria shqiptare u angazhua përmes mekanizmit të fondit rezervë dhe akorduan për të dëmtuarit nga tërmeti. Si asnjë vend tjetër të botës në një kohë rekord të dëmtuarve nga tërmeti u akomoduan në hotele dhe jo në çadra. Nuk ka detyrime të prapambetura nga fondi i rindërtimit.
Te gjitha fondet e rindërtimit janë tenderuar si çdo projekt tjetër. Të gjitha janë subjekte të KLSH-së. ju ftoj që kur hidhni këto supozime të vini me shifra e projekte konkrete. Jo me supozime të dëgjuara në ambiente e kafene. Kam fakte që u them nuk janë kështu. Programi i rindërtimit ka një dimension të rëndësishëm sociale. Shkollat me financim të huaj sapo kanë filluar që të rindërtohen. Kemi angazhuar buxhetin e shtetit për shkak të emergjencës, dhe kreditë do të përdoren në të ardhmen. Ne kemi dhënë informacion sa herë që është kërkuar. Kemi pasur transparencë maksimale për përdorimin e fondeve. Është e rëndësishme që mos të hidhet baltë mbi një proces për të cilin qeveria shqiptare ka marrë përgëzime dhe merita," tha Ibrahimaj.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thekusar se qeveria shqiptare po përdor çdo fatkeqësi në favor të zgjedhjeve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend nga interperlanca me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj, Tabaku u shpreh se për fondet e rindërtimit nuk ka patur transparencë. Po ashtu Tabaku ka theksuar se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetit, ndërkohë që shtoi se qeveria dështpoi të mbante premtimet e saj.
“Në tërmetin e 2019, 57 persona humbë jetën. Viti 2021 për të përfunduar ndërtimet e banesave, qeveria shqiptare ngriti ministrinë e famshme të rindërtimit por ende sot nuk ka të dhëna konkrete lidhur me kostot. Sot shqiptarët po jetojnë mëshirën e qeverisë, po përdoren sërish lidhur me çështjet e fatkeqësive por dhe për reklamën e ditës. Nuk ka një informacion lidhur me fondin e shpenzuar, në 3 vite e gjysmë ne nuk e dimë se sa është kjo vlerë, ish ministrat kanë thënë se ky është proces dinamit. Në vitin e 4 qeveria ka miratuar sërish një buxhet, këtë vit kanë vendosur 5 mld lekë, duhet të kuptohet se qeveria ka hapur tendera, me vlera 1.1 miliardë euro, 400 mijë euro që nuk janë në buxhet, janë tenderuar në mënyrë abuzive. Sa është lista e marrëveshjeve që janë miratuar, a janë publike, kush mban përgjegjësi për kostot e shkaktuara? Qeveria thotë se ka nënshkruar 207 grande por nuk ka informacion, si është procesi? A ka lidhje këto donacione me prapambetjet e papaguara nga borxhet. Saherë të ketë zgjedhje vazhdojnë hapen tendera, për banesa individuale dhe të tjera, një pjesë e fondeve janë koordinuar nga vetë të huajt. Pse ndodh që mospërputhje kostos, pse qeveria tenderon 4-5 herë me shumë se të huajt, përdor çdo krizë në kohë zgjedhjesh, banorët nxirren nga banesat për interesa klienteliste, bëhet biznes me jetët e shqiptarëve”, tha Tabaku.
Fjala e Plotë:
Në vitin 2019, një tërmet tragjik goditi vendin dhe 51 shqiptarë humbën tragjikisht jetën ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën. Qeveria shqiptare morri pjesë në fillim të 2020 në një konferencë donatorësh organizuar nga Bashkimi Europian dhe jo vetëm për të përfituar një shumë prej 1.15 mld eurosh nga të cilat 295 mln euro në formën e granteve dhe 853 mln euro në formën e kredive të buta. Ndërsa kryeministri fillimisht vuri si kufi kohor vitin 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, ndërkohë që ish zv kryeministri Ahmetaj në një interpelancë me kolegun Xhaferri deklaroi se në vitin 2022 procesi i rindërtimit ka përfunduar. Pas fatkeqësisë, qeveria shqiptare ngriti ministrinë e rindërtimit për të mbarëvajtur procesin e rindërtimit. Ndërkohë që flasim as ministria e rindërtimit dhe as ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk kanë një raport të qartë të kostove dhe ndërtimit në fushën e rindërtimit.
Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër. Raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se procesi i rindërtimit u bë pis pasi u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë. Ne, nuk kemi asnjë informacion jo vetëm se kur pritet të përfundojë procesi i rindërimit? Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 mld lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit (siç edhe do të tregohet më vonë). Sikundër na mungojnë informacione në lidhje me kostot totale të këtij procesi; Sa është fatura e rindërtimit në total? Sa është vlera totale e fondeve që janë alokuar me VKM? Në tre vjet e gjysmë pas rënies së tërmetit ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është vlera pasi ish ministri i financave dhe ekonomisë dhe përgjegjës për sektorin e rindërtimit ka deklaruar më herët që ky është një proces dinamik. Sot, a mendon njësoj ministrja Ibrahimaj? A mendon dhe ajo që ky është një proces dinamik që ndryshon nga çasti në çast apo ka për shqiptarët një përllogaritje të saktë të vlerës që do të marrë dhe ka marrë deri më tani rindërtimi?
Në vitin e katërt pas Fatkeqësisë (mars 2023), Qeveria ka Buxhetuar, Alokuar dhe Konsoliduar total 75 miliard lekë. Konkretisht në 2020 u konsoliduar 16.6 miliard lekë, në 2021 janë 29.5 miliard dhe në vitin 2022 janë 28.9 miliard lek shpenzime të realizuara. Viti aktual 2023 ka një Plan të Buxhetuar për Programin e Rindërtimit në masën 5 miliard lekë. Ndërsa Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program. Kjo do të thotë që sipas buxhetimit qeveria e mbyll programin me 80 mld lekë, por a është kjo vlera përfundimtare dhe reale me të cilën do të mbyllet rindërtimi? Mjafton të hedhim një sy në zonat ku është premtuar se do të investohet për projektin e rindërtimit për të kuptuar që qeveria shqiptare ende nuk e ka përfunduar procesin e rindërtimit.
Së dyti, në buxhetin faktik 2020 qeveria ka deklaruar se në lidhje me kreditë nga Konferenca e Donatorëve, 11% e huave (90 mln euro) janë finalizuar në marrëveshje konkrete ndërsa 160 mln euro ishin në proce negoçimi. Kjo shifër në fund të 2021 ka qenë në 150 mln euro për kreditë e buta. Sa është sot e kësaj dite vlera e kredive të buta të nënshkruara nga qeeveria shqiptare? Pra sa kredi të buta ka marrë ministria e financave dhe ekonomisë për të lehtësuar situatën e shpenzimeve për rindërtimin nga buxheti i shtetit? Nëse lexojmë buxhetin faktit ne shohim se një raport kontradiktor me regjistrin e borxhit pasi nuk kemi asnjë reflektim të kredive të marra për rindërtimin referuar përshkrimit të kredive. Kjo situatë paraqitet si në vitin 2021 por edhe në fund të vitit 2022 madje dhe në janar të vitit 2023 vërehet se nuk kemi asnjë përpjekje të qeverisë për të marrë një kredi të butë.
Në raportin e KLSH për vitin 2020 raportohet se “Në bazën e të dhënave të investimeve me financim të huaj për vitin 2020, rezulton se nuk ka projekte të reja që mund të lidhen me Rindërtimin” Duke pasur parsysh këto fakte do të ishte në interes të opinionit publik që Ministria e Financave dhe Ekonomisë si gardiane e buxhetit të shtetit dhe arkës së madhe të financave të na shpjegojë qartësisht se çfarë ka ndodhur me vlerën e 1.13 mld euro të donacioneve mbi tërmetin të marra nga konferenca ndërkombëtare. Sa është lista e të gjithë marrëveshjeve të huave që janë nënshkruar nga qeveria në lidhje me rindërtimin? Si janë detajet e këtyre marrëveshjeve? A janë ato publike dhe të aksesueshme jo vetëm nga deputetët por edhe nga palë të treta? A kemi ne një vlerë të marrëveshjeve dhe objektin e secilës marrëveshje të huasë përfshirë datën e nënshkrimit të saj, normën e interesit, kohëzgjatjen, institucionin kreditues dhe vlerën totale të huasë të disbursuar? Qytetarët janë sot në errësirë të plotë në lidhje me shumën e parave që është përdorur nga fondi i thuajse 300 mln euro grante që ka përfituar vendi. Në raportin e buxhetit 2020 shkruhet që qeveria ka nënshkruar 277 mln euro nga grantet por sot e kësaj dite nuk kemi asnjë detajim për këto grante. A janë përkthyer në investime për qytetarët shqiptarë në procesin e rindërtimit grantet që raporti i buxhetit faktik 2020 pretendon se janë marrë në vlerën e 277 mln eurove?
A janë raportuar këto grante të marra, sipas buxhetit faktik 2020, në raportin e investimeve vjetore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë? Përpos situatës me donacionet dhe grantet nga konferenca një tjetër situatë interesante na shfaqet në buxhetin e shtetit. Në buxhetin e shtetit për vitin 2021 në tablenë e treguesve fiskalë të buxhetit të konsoliduar pjesa e fondit të rindërtimit është parashikuar në vlerën e 29 mld lekëve për vitin 2021 dhe në vitin 2022 janaë parashikuar 6 mld lekë ndërsa për vitin aktual 0 lekë. Si ka mundësi që qeveria ka ndryshuar mendim duke akorduar edhe këtë vit një shumë prej 5 mld lekësh? Përse qeveria nuk ndërmorri ndryshimet e nevojshme në këtë parashikim edhe kur preku disa herë me radhë buxhetin e shtetit për 2021 me rastin e pandemisë? A kanë lidhje këto donacione shtesë me detyrimet e prapambetura që ka krijuar qeveria shqiptare si pasojë e keqmanaxhimit të procesit të rindërtimit nga ana e saj? Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program. Por a është realisht viti i fundit? Mgjths deri më tani qeveria shqiptare ka buxhetuar 80 mld lekë për procesin e rindërtimit, na rezulton se vlera totale e tenderave të hapura për këtë proces është ajo e 96.6 mld lekësh; nga ku tender që kanë shpallur fituesin kanë vlerën e 84 mld lekësh. Si shkpjegohet që kemi një diferencë mes vlerës ne buxhetim dhe asaj në tenderim? Ndonëse qeveria u zotua se ajo do të zbatonte faturat e rindërtimi mbi bazën e legjislacionit në fuqi vërehet se vlera e alokuar nga qeveria shqiptare nga 2020 deri më tani nuk është reflektuar në treguesit fiskalë.
Çfarë fshihet pas kësaj situate ku vetë Ministria e Finacave ka dështuar që të paraqesë sipas parashikimeve ligjore për manaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjit përkatës në buxhetin vjetor? A kanë lidhje me rindërtimin detyrimet e prapambetura të dala edhe në buxhetin e vitit 2023 në vlerën e 5 mld lekëve? A ka ndikuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura procesi i rindërtimit duke rënduar pozitat e buxhetit? A kemi detyrime të fshehura nga procesi i rindërtimit? Sa më shumë që kalon koha aq më e paqartë shndërrohet situata në lidhje me fondet e rindërtimit dhe vetë procesin e rindërtimit. Ajo çfarë është e sigurtë deri më tani është se ky proces më shumë është përdorur arbitrarisht nga qeveria por duke dështuar në përmbushjen e premtimeve të mbajtura.
TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar përgjigje se përse nuk është i përfshirë në asnjë delegacion parlamentar apo në asnjë grup miqësie. Gjatë diskutimit në Kuvend, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, kjo e fundit i tha Spahos që të bente kërkesë për të qenë pjesë. Kjo kërkesë e Spahos ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.
Pjesë nga diskutimi:
Edmond Spaho: Pse për dy vjet resht nuk jam i përfshirë në asnjë delegacion parlamentar dhe në asnjë grup miqësie? Apo ca janë dhe ca nuk janë?
Nikolla: I kemi shpallur delegacionet e përhershëm
Spaho: Nuk jam në asnjë delegacion
Nikolla: Janë bërë në bazë të grupeve parlamentare, por mund të bëni kërkesën tuaj dhe do t’i respektojmë
Spaho: I kam bërë kërkesat