Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është zhvilluar sot mblidhja e parë për e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin, por janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar. • Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, duke shtuar se roli i saj është shumë i rëndësishëm. • Xhafaj shtoi se përgjegjësia e tyre është të adresojnë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. • Ai tha se ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi, sipas tij, i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit. • Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, tha se metodogjia e re e anëtarësimit të plotë në BE kërkon vazhdimësi të reformave dhe politika të koordinuara në të gjitha sektorët. • Spiropali tha se Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelor brenda 6 muajve të parë të vitit 2024. • Ajo shtoi se paralelisht është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren. • Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. • Parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës. • Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, tha se metodogjia e re e anëtarësimit të plotë në BE kërkon vazhdimësi të reformave dhe politika të koordinuara në të gjitha sektorët. Spiropali tha se Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelor brenda 6 muajve të parë të vitit 2024. Ajo shtoi se paralelisht është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
Procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin në BE, do t’i japë hov demokratizimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Do të nxisë proceset reformuese duke përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave dhe politika të kordinuara në të gjitha sektorët për plotësimin e kritireve për anëtarësimin në BE dhe detyrimeve që lindin.
Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë e vazhdimit e mëtejshëm dhe thellimin në zbatimin e reformave themelore. Qeveria shqiptare ka udhëhequr një proces kompleks shqyrtimi analatik në Bruksel. Në përfundimit të procesit screening janë zhvilluar 67 takime screening dhe dypaleshë në Bruksel për 33 kapitujt dhe 3 kriteret e anëtarësimit.
Janë përfshirë 157 institucione shtetërore dhe 32 institucione të pavarura. 575 kanë marrë pjesë në takimet shpjeguese dhe 1004 zyrtarë në takimet bilaterale. Janë përgatitur 777 prezantime të relatuara me rreth 20 mijë faqe e dokumenta. Janë zhvilluar 126 ushtrime simuluese kanë janë trajtuar 621 zyrtarë të shtetit. Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelore brenda 6 muajve të parë të vitit 2024.
Lidhur me hapjen e negociatave për grupin e parë, institucionet qeveritare kanë punuar paraprakisht për hartimin e dy udhërrëfyesve. Udhërrëfyese “Shteti i së drejtës” dhe udhërrëfyesi “Reforma në administratën publike”. Paralelisht me këtë, është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren. Këto masa janë marrë për tu siguruar që Shqipëria të jetë gati teknikisht për hapjen e negociatave.
TIRANA- Ka përfunduar pas disa minutash nisjeje, mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, mbledhje e cila u bojkotua nga opozita. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, duke shtuar se roli i saj është shumë i rëndësishëm.
Xhafaj shtoi se përgjegjësia e tyre është të adresojnë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. Ai tha se ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi, sipas tij, i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit.
Pjesë nga fjala e Xhafajt:
Si mbledhje e parë për konstituimin e Komisionit, çka është një detyrim që rrjedh nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Ky Komision ka për qëllim thellimin e reformave shtet formuese, për mirëqeverisjen e vendimit, luftën ndaj korrupsionit, kjo është përcaktua qartë në rezolutë.
Objektivi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, përgjegjësia jonë është të adresojmë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. Kam bindjen se do të jetë proces gjithëpërfshirës, në rrafshin politik, institucional e social. Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja e saj në këtë proces është me rëndësi për qëllimet që do të adresojë kjo reformë.
Jam i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrim të përbashkët për pjesëmarrje dhe angazhim në këtë Komision që buron nga Kushtetuta, pjesë e së cilës jemi bashkarisht. Ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit tonë.
Për fat të keq, kjo situatë e sotme më sjell në kujtesë një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 Komisioni i Oosaçme për Reformën në Drejtësi. Opozita edhe atëherë në 2014. megjithëse e votoi ngritjen e Komisionit, nuk mori pjesën në mbledhjen e parë të konstituimit të atij komisioni dhe në disa mbledhje në vazhdim. Reflektuan me vonesë dhe u përfshinë më pas.
Koha tregoi që kolegët tanë gabuan atëherë, kjo i kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo histori të mos përsëritet dhe ta kemi midis nesh opozitën. Procesi do të duhet të ecë përpara duhet zhvilluar një proces sa më gjithëpërfshirës, transparent, duke përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm, të shoqërisë civile, botës akademike, grupeve të interesit. Kjo mbledhje është hapi i parë i natyrës formale përgatitore, si mbledhje edhe detyruese për ne.
TIRANA- Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin, por janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar. Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Parlament më 30 maj me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.
Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.
Parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës.
Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.
TIRANA- Komisioni Antikorrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn do të zhvillojë sot mbledhjen e parë të konstituimit. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 09:30 dhe do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në mbledhje janë të ftuar edhe deputetët e opozitës, por këta të fundit nuk e kanë votuar dhe kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtij komisioni. Një pjesë e saj ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.
I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca. Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.