LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë/ Vendet Perëndimore të zhgënjyera, KFOR-i rrit praninë në urën e Ibrit, hidhet lëndë plasëse në Leposaviç

Autoritetet kosovare kanë mbyllur të premten (30 gusht) pesë komuna paralele serbe në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, njoftoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi. • Ai tha se komunat paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës” • Komunat e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovë, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit. • Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç tha ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”. • Ky reagim i zyrtarit të lartë amerikan vjen pasi më 30 gusht, institucionet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të vendit. • O’Brien tha se deklarata e Ambasadës amerikane në Kosovë e bëri të qartë se SHBA-ja është e shqetësuar “nga veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës". • Lidhur me aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. • Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe. • Bashkimi Evropian tha se është “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë. • Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se aksioni i 30 gushtit, i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri të Kosovës, “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”. • Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht. • Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it. • Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë. • Policia e Kosovës tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyes tip shok-bombë në afërsi të objektit ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Situatë kritike në veri të Kosovës, hidhet lëndë plasëse afër ish-komunës paralele në Leposaviç

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë/ Vendet Perëndimore
Policia

KOSOVË- Policia e Kosovës tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyen në afërsi të objektit ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë. Në njoftimin e policisë tha se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë shok-bombë.

“Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, tha Policia e Kosovës.

Njoftimi për këtë incident në veri vjen një ditë pasi Policia e Kosovës kreu një aksion në katër komunat në veri për mbylljen e pesë komunave serbe, që vepronin sipas sistemit të Serbisë. Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Ky aksion është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar. Më herët gjatë vitit, autoritetet kosovare i mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe. Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë prej majit të vitit të kaluar, kur ata morën mandatin nga zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga popullata shumicë serbe.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./REL

1 VITE ME PARE

Tensionet e vazhdueshme, KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë/ Vendet Perëndimore
KFOR

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht. Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur KFOR-in pse ka rritur praninë mbi urë, por nga ky mision nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së REL-it në terren se, gjatë ditës së sotme, "nuk pritet ndonjë gjë e veçantë" dhe se ato gjenden aty "për shkak të operacioneve rutinore".

Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës. Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Ekzekutivi kosovar po ashtu është përballur me kritika kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare sepse ka shprehur synimin që ta hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës tani. KFOR-i dhe BE-ja kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë. KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër./REL

1 VITE ME PARE

Mbyllja e 5 institucioneve paralele serbe në Kosovë/ BE: Aksioni në veri vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë/ Vendet Perëndimore
BE

KOSOVË- Bashkimi Evropian tha se është “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni i 30 gushtit, i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri të Kosovës, “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Sipas tij, ky aksion “mund të çojë në përshkallëzim të mëtejmë të situatës veçse të paqëndrueshme”.

“BE-ja dëshiron të përsërisë se Kosova është e përkushtuar për ulje të tensioneve. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht, thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, tha Stano për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Stanos, mbështetja e Serbisë ndaj institucioneve paralele në veriun e Kosovës, parashihet “të adresohet dhe zgjidhet në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja”, tha Stano.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht. Serbia, në buxhetin për vitin 2024, ka rritur financimin për punën e institucioneve paralele në Kosovë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, informimin, por edhe për mbështje për klerikët dhe murgjit në Kosovë.

Më herët gjatë këtij viti, Kosova mbylli shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Ndryshe, aksioni i 30 gushtit është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë shprehur shqetësimet për veprimet “e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës. Uashingtoni ka thënë se këto veprime pasqyrojnë përkeqësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës./REL

1 VITE ME PARE

Mbyllja e 5 institucioneve paralele serbe në Kosovë, ambasadat perëndimore: Të ndalen veprimet e pakoordinuara

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë/ Vendet Perëndimore
James O’Brien

KOSOVË- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç tha ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Ky reagim i zyrtarit të lartë amerikan vjen pasi më 30 gusht, institucionet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të vendit. Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.

Lidhur me këtë veprim ka reaguar ashpër Ambasada amerikane në Kosovë, duke thënë se veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Kosovës pasqyrojnë përkeqësimin e partneritetit mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

“Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Ambasada amerikane më 30 gusht.

O’Brien tha se deklarata e Ambasadës amerikane në Kosovë e bëri të qartë se SHBA-ja është e shqetësuar “nga veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës".

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij të konsultohen dhe koordinohen me partnerët ndërkombëtarë dhe të ndalë veprimet që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, shkroi O’Brien në rrjetin social X.

Lidhur me aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se i bashkohen Ambasadës amerikane në shprehjen e “shqetësimit dhe zhgënjimit me veprimet e pakoordinuara”.

“Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam heqjen e masave dhe të lëvizim përpara sa i përket integrimit rajonal dhe evropian të Kosovës”, shkroi ai në X.

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, duke shpërndarë në X deklaratën e Ambasadës amerikane, tha se veprimet që kanë ndikim të dëmshëm ndaj anëtarëve të një komuniteti, “në këtë rast ë komunitetit serb, nuk janë të mirëpritura. Veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme”.

Veprimet që ndikojnë te serbët e Kosovës, sipas ambasadorit britanik në Kosovë, Johanthan Hargreaves, kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e Kosovës dhe "partnerët e sigurisë, në kontekstin e një dialogu më të gjerë".

Hargreaves tha se veprimet në veriun e Kosovës “u kryen pa këtë konsultim dhe rrezikojnë të rrisin tensionet dhe të prekin shtresën më të cenueshme”.

Aksioni në veriun e Kosovës u ndërmor në kohën kur Qeveria në Kosovë veçse po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për veprimet e saj “të njëanshme dhe të pakoordinuara”, pasi në korrik mbylli disa degë të Postës së Kosovës. Ekzekutivi kosovar po ashtu po synon që të hapë për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi lumin Ibër.

Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Po këtë vit, më herët, autoritetet kosovare i mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë prej majit të vitit të kaluar, kur ata morën mandatin nga zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga popullata shumicë serbe.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

Serbia, në buxhetin për vitin 2024, ka rritur financimin për punën e institucioneve paralele në Kosovë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, informimin, por edhe për mbështje për klerikët dhe murgjit në Kosovë. /REL

mbyllja e komunave serbe ne kosove kosove serbi trupat e kfor-it në kosovë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet