LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Burri mbyti gruan në sy të fëmijëve/ 24-vjeçarja kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali, babai i Eleonora Tocit: E kam vrarë unë me dorën time! Arsyeja e krimit mister

• Një ditë më parë një lajm i hidhur ka tronditur familjen Gjura pasi morën vesh se vajza e tyre 24-vjeçare u mbyt nga bashkëshorti i saj në Itali. • Babai i Eleonora Tocit, Met Gjura nuk arrin dot të flasë ndërsa dhimbjen e ka edhe më të madhe pasi ndihet fajtor se lejoj vajzën e tij të rikthehet edhe një herë me burrin e saj i cili tashmë është vrasësi i saj. • Babai i 24-vjeçares u shpreh se ajo ishte divorcuar para disa muajsh me autorin, por ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin kërkuar pajtim. • Ai shprehet se e vrau vajzën me duart e tij ndërsa shton se nuk duhet ta kishte lejuar të bashkohet me Tocin pas divorcit. • Mësohet se 24-vjeçarja shqiptare kishte shkuar në Itali së bashku ne dy fëmijët e tyre rreth 2 muaj më parë. • Viktima iu ishte bashkuar të shoqit, i cili jetonte në San Felice a Cancello, provincën e Caserta. • Banorët në fshatin Grezhdan në Peshkopi u shprehën se vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi. • Një nga banorët u shpreh se familja e vajzës është shumë e mirë dhe janë të habitur se si ka ndodhur ngjarja. • Ai gjithashtu shtoi se lajmin e kanë marrë vesh nga lajmet. • Një banore tjetër u shpreh se vajza ishte martuar dhe kishin dy djem ndërsa s'kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali. • Banorët shprehen të keqardhur për ngjarjen dhe nuk e dinë cilat kanë qenë arsyet që sollën deri në krimin makabër.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U mbyt nga bashkëshorti në Itali/ Flet babai i Eleonora Tocit: E kam vrarë unë me dorën time! E dërgova për së dyti tek ai burrë

Burri mbyti gruan në sy të fëmijëve/ 24-vjeçarja
Babai i 24-vjeçares

DIBËR- Një ditë më parë një lajm i hidhur ka tronditur fshatin Grezhdan në Peshkopi. Por lajmin më të hidhur e kishte familja e Gjura pasi morën vesh se vajza e tyre 24-vjeçare u mbyt nga bashkëshorti i saj në Itali.

Babai i Eleonora Tocit, Met Gjura nuk arrin dot të flasë ndërsa dhimbjen e ka edhe më të madhe pasi ndihet fajtor se lejoj vajzën e tij të rikthehet edhe një herë me burrin e saj i cili tashmë është vrasësi i saj.

Babai i 24-vjeçares u shpreh se ajo ishte divorcuar para disa muajsh me autorin, por ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin kërkuar pajtim. Ai shprehet se e vrau vajzën me duart e tij ndërsa shton se nuk duhet ta kishte lejuar të bashkohet me Tocin pas divorcit.


“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha ai.



 

1 VITE ME PARE

U mbyt nga bashkëshorti dy muaj pasi mbërriti në Itali, flasin banorët e fshatit ku jeton familja e 24-vjeçares: Ishte vajzë shumë e mirë

Burri mbyti gruan në sy të fëmijëve/ 24-vjeçarja
Banorët

PESHKOPI- Banorët në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e 24-vjeçares shqiptare Eleonora Toci që u vra nga bashkëshorti i saj flasin fjalët më të mira për familjen e saj dhe për të renë. Banorët u shprehën se vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi.

Një nga banorët u shpreh se familja e vajzës është shumë e mirë dhe janë të habitur se si ka ndodhur ngjarja. Ai gjithashtu shtoi se lajmin e kanë marrë vesh nga lajmet.


“Është familja e Met Gjurës, ajo ishte vajza e Metit, vajzë shumë e mirë. Jazëk i qoftë! Familje e keqe paskan qenë ata. Kanë pasur dy çuna. Sot në mëngjes e mora vesh, televizori e kishte dhënë. Jam habitur. Vajza shumë e respektueshme, shumë e mirë. Unë të jem e var autorin.  S’kam lidhje gjaku se babai i saj është i ardhur. Janë familje e thjeshtë, familje e mirë shumë. Habitem se si ka bërë vaki”, tha një banor.

Një banore tjetër u shpreh se vajza ishte martuar dhe kishin dy djem ndërsa skishte dy muaj që kishte shkuar në Itali.

“Për vajzë, për familje, s’kemi komente. Është shumë familje e shtruar. Se si u ka ardhur nuk e di. Kur e mora vesh më ka ikur truri. Unë di të flas për familjen, e shkëlqyer, në punë të vetë, në hall të vetë. Mos i bëftë kujt vaki. Na ka ra keq, fëmijë kemi të gjithë. Në Itali tani shpejt kanë ikur se këtu është e martuar. S’ka dy muaj. Dy çuna kishin”, tha një grua.

Banorët shprehen të keqardhur për ngjarjen dhe nuk e dinë cilat kanë qenë arsyet që sollën deri në krimin makabër.

“Vajzë më e mirë nuk ka në botë. Mjerë baba i vetë!”, tha një tjetër banore.

1 VITE ME PARE

Mbyti gruan në sy të fëmijëve, 24-vjeçarja shqiptare kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali, arsyeja e vrasjes ende mister

Burri mbyti gruan në sy të fëmijëve/ 24-vjeçarja
Eleonor Toci

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares shqiptare, Eleonor Toci nga bashkëshorti i saj. Mësohet se 24-vjeçarja shqiptare kishte shkuar në Itali së bashku ne dy fëmijët e tyre rreth 2 muaj më parë. Viktima iu ishte bashkuar të shoqit, i cili jetonte në San Felice a Cancello, provincën e Caserta. Më tej bëhet me dije se autori i vrasjes punonte në buqësi. Krimi ndodhi në shtëpinë ku çifti banonte së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët ishin dëshmitarë të tragjedisë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës Lulzin Toci mbyti me duar 24-vjeçaren ndërsa ajo ishte në shtrat. Ende nuk dihet shkaku i cili solli aktin e rëndë. Pasi vrau Eleonorën, vrasësi u largua për të shkuar në shtëpinë e kunatës së tij e cila jetonte disa qindra metra më tutje, duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital pasi nuk ndihej mirë. Megjithatë, sjellja e tij, veçanërisht mungesa e Eleonorit, e bëri gruan të dyshonte dhe vendosi të merrte me videocall në telefon viktimën.

Por ishte një nga fëmijët që u përgjigj dhe i tronditur i tregoi atë që kishte ndodhur: “Babi vrau mamin”, duke inkuadruar në kamera trupin e nënës së shtrirë në krevat. Në atë moment ka qenë kunata e çiftit që ka lajmëruar policinë, që ka shkuar në vendngjarje. 30-vjeçar Lulzim Toci është gjetur duke lëvizur në gjendje konfuze pranë shtëpisë së kunatës së tij. Pas arrestimit, ai nuk mundi t’i shpjegonte arsyen e krimit.

Hipoteza e parë, ajo e një mosmarrëveshjeje në familje por kjo nuk është vërtetuar. Burri dyshohet se ka sulmuar 24-vjeçaren pa asnjë arsye të dukshme. Ai akuzohet për vrasje të rëndë dhe fëmijët do t’i besohen ndonjë të afërmi.

 

vrasja e 24-vjeçares shqiptare ne itali eleonora troci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet