LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Porti i Durrësit është aferë", Bardhi: Mirëpresim çdo investitor, por me garë. Amnistinë penale do e diskutojmë në Kuvend

• Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp në bashkëbisedim me gazetarët. • Gjatë kësaj konference Bardhi foli në lidhje me çështjen e "Portit të Durrësit" që sipas tij është një aferë e cila është dhënë pa garë. • Nga ana tjetër Bardhi ka folur për disa sektorë që sipas tij po u mbyllet aktiviteti ekonomik. • Bardhi gjithashtu gjatë këtij takimi ka bërë publike se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.  • Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe. • Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike gjithashtu ka folur në lidhje me projektin në ishullin e Sazanit nga dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump.  • Bardhi theksoi se PD nuk është kundër investimeve, por se ata duhet të jenë transparente dhe të bëhen me garë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Amnistinë Penale, diskutim në Parlament”, Bardhi: Pro votës së diasporës dhe listave të hapura, por duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme

"Porti i Durrësit është aferë", Bardhi:
Gazmend Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së grupit, foli para gazetarëve edhe për amnistinë penale, listat e hapura dhe votën e emigrantëve. Në lidhje me çështjen e amnistisë penale, Bardhi se do tani që parlamenti i është kthyer normalitet, kjo do të diskutohet, duke theksuar se ata nuk heqin dorë nga kushti që nga amnistia të përjashtohen të dënuarit nga GJKKO.

Ndërsa në lidhje me votën e diasporës dhe listat e hapura, Bardhi tha se ai i mbështet ato, por në fillim diskutimi duhet të nisë tek garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse, sipas tij, çdo lloj sistemi të përdoret në zgjedhje, nëse paratë e krimit, korrupsion dhe përdorimin i burimeve shtetërore, ndërhyjnë, ato deformojë rezultatin.

“Në parim ne mbështesim ligjin për amnistinë, si një akt human që parlamenti ndërmerr. Tani që veprimtaria e Kuvendit është kthyer në normalitet, çdo projektligj do të diskutohet. Në atë ligj ne kemi pasur një shqetësim që nuk heqim dot dorë, që ka të bëjë për vendimet e dhëna nga SPAK dhe GJKKO. Sa i takon votës së emigrantëve jam ndër të vetmit deputetë që kam mbështetur me nënshkrim dhe km propozuar në kuvend ligjin e propozuar nga “Diaspora e Lirë për Shqipërinë” së bashku me 5-6 kolegë e kemi futur në procedurë. E mbështes, sikundër mbështet listat e hapura. PD do duhet të nisë diskutimin për Reformën Zgjedhore  më së pari tek garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse çfarë dolloj sistemi të përdorim ne në zgjedhje, nëse paratë e krimit, korrupsion dhe përdorimin i burimeve shtetërore, deformojë rezultatin e zgjedhjeve, cdo gjë do të ishte e pavlefshme”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja për normalizimin e jetës parlamentare, Bardhi: Basha propozoi në verë krijimin e 2 komisioneve dhe kundërshton, ne e realizuam

"Porti i Durrësit është aferë", Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se PD e vulës dhe kreu i saj, Lulzim Basha po sulmojnë marrëveshjen me mazhorancën për krijimin e dy komisioneve hetimore, ndërkohë që, sipas tij, ka qenë vetë Basha që në verë ka propozuar diçka të tillë. Bardhi tha se dallimi mes dy grupeve në PD është se njëri i shkon deri në fund gjërave, ndërkohë që të tjerët i harrojnë. 

Bardhi tha po ashtu se për aksionin opozitar, është dashur që kolegët e tyre opozitar mendonin ndryshe dhe ta respektonin protestën. Ai shtoi se betejën nuk e kanë bërë për vete, por edhe për kolegët e tyre opozitar. 

“Kemi pasur një aksion në parlament dhe është dashur që kolegët opozitar që mendonin ndryshe të respektonin protestën tonë. Nëse në momente të caktuar kanë dashur të dalin krah mazhorancës dhe jo opozitës është koha të kërkojnë ndjesë. Betejën nuk e kemi bërë për vete por edhe për kolegët tanë opozitar. Në verë Basha propozoi dy komisione, që nuk u konkretizuan kurrë dhe nuk u kërkua kurrë mbështetja e grupit. Dallimi mes nesh është që ne i bëjnë gjërat realitet dhe nëse nuk bëhen i shkojmë deri në fund. Ndërsa ata i thonë sa për të kaluar ditët e verës dhe më pas i harrojnë. Kjo ka qenë një e shkuar por nuk është as e tashmja as e ardhmja e PD”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Investimet në ishullin e Sazanit, Bardhi: Mirëpresim çdo investitor të huaj këtu, por me garë dhe projekt transparent

"Porti i Durrësit është aferë", Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është pyetur në lidhje me projektin në ishullin e Sazanit nga dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump. Bardhi gjatë deklaratës për mediat theksoi se PD nuk është kundër investimeve, por se ata duhet të jenë transparente dhe të bëhen me garë.

“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirfilltë, për të vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Zbardhen emrat e grupit të dialogut tek ligjet, Bardhi i lë një vend dhe grupit të Bashës

"Porti i Durrësit është aferë", Bardhi:
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka bërë publike se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.

“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët. Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

"Qeveria fal pa garë ato që janë publike"/ Bardhi: Duhet lehtësuar taksat në disa sektorë

"Porti i Durrësit është aferë", Bardhi:

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka dhënë ditën e sotme një konferencë për shtyp në bashkëbisedim me gazetarët.

Bardhi fillimisht ka folur në lidhje me çështjen e "Portit të Durrësit" që sipas tij është një aferë e cila është dhënë pa garë. Nga ana tjetër Bardhi ka folur për disa sektorë që sipas tij po u mbyllet aktiviteti ekonomik. 

Prej muajsh biznesi fason ka qenë në vështirësi. Një pjesë e tyre janë detyruar që të mbyllin aktivitetin ekonomik. Në vend që me ndërhyrjen në buxhetin e shtetit qeveria të merrte masa konkrete për t’i lehtësuar barrën këtij sektori që mban me bukën e gojës mijëra familje në vend, ka vendosur që të bëjë atë që ka rezultuar dështim. Një skemë garancie sovrane, siç u aplikua në kohën e pandemisë. Në vend që të kishte një mbështetje për këtë kategori për mijëra familjarë të këtij vendi, kryesisht zonja që kanë të ardhura mesatare apo minimale, por qeveria fal portin aktual të Durrësit dhe më paratë e taksapaguesve, të ndërtojë një port të ri. Qeveria e ka portin, por ia fal pa garë një biznesi të përzgjedhur prej tij dhe me paratë e taksapagueseve në vend që t’ia vinte në nevojë shtresës pensioniste, vendos të bëjë një port të ri. Shqetësimet tona ishin ngritja e dy komisioneve hetimore”, tha Bardhi.

bardhi ishulli i sazanit komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën