LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg!” Plagosja te Komuna e Parisit/ Efektivi vetëdorëzohet në Polici, bashkëshortja: Tradhtia ka ndodhur vetëm një herë!

• Efektivi Erion Goxhara që plagosi me disa plumba Lorenc Kostën pasi dyshohet se ky i fundit kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e policit, është vetëdorëzuar pasditen e sotme në Polici. • Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se pas ngjarjes autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ja ka dërguar kunatit të tij. • Po pas ngjarjes Goxhara ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut. • Rrugës në taksi Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se "më mirë vras vetën se të kalbem në burg". • Në zonën e Freskut ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap, por ka arritur të largohet. • Gjithashtu mësohet se Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë. • Nga materialet hetimore bëhet me dije se para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij në një qendër tregtare në periferi të Tiranës mes debateve e tensioneve të shumta. • Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit pak orë para plagosjes. • Gjatë këtij takimi, bëhet me dije se gruaja e ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara duke shtuar se tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. • Sipas prokurorisë, efektivi e ka mbajtur nën vëzhgim shënjestrën e tij. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e Lorenc Kostës në Tiranë dy ditë më parë, vetëdorëzohet në polici Erjon Goxhara

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg!”
Erjon Goxhara

TIRANË- Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici pas 2 ditësh në kërkim. Mësohet se Goxhara është autorii plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. Goxhara është vetëdorëzuar në Polici rreth orës 17:00 ku ka dorëzuar gjithashtu dhe armën e shërbimit, me të cilën kreu plagosjen.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

1 VITE ME PARE

Plagosja te Komuna e Parisit/ Efektivi Erjon Goxhara ende në arrati, ja zonat po kërkohet

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg!”
Erjon Goxhara

TIRANA- Autoritetet vijonë kërkimet për kapjen e efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit 45-vjeçarin Lorenc Kosta pasi dyshohet se ky i fundit kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e policit. Bëhet me dihe se Policia pas kërkimeve në zonën e Dajtit, i ka shtrirë kërkimet edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit Goxhara teksa vijojnë edhe jashtë Tiranës apo edhe në vendin e tij të origjinës, Memaliaj.

Paralelisht policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet. Po pas ngjarjes Goxhara ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut. Rrugës në taksi Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se "më mirë vras vetën se të kalbem në burg". Në zonën e Freskut ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap, por ka arritur të largohet.

 

 

1 VITE ME PARE

"Tradhtia ka ndodhur vetëm një herë!" Plagosja te Komuna e Parisit, efektivi zhvilloi takim me gruan dhe nipin para ngjarjes, bashkëshortja nuk pranoi t'i kërkonte falje

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg!”
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANA- Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku efektivi Erion Goxhara plagosi me disa plumba Lorenc Kostën pasi dyshohet se ky i fundit kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e policit.

Nga materialet hetimore bëhet me dije se para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij në një qendër tregtare në periferi të Tiranës mes debateve e tensioneve të shumta. Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit pak orë para plagosjes.

Gjatë këtij takimi, bëhet me dije se gruaja e ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara duke shtuar se tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Sipas prokurorisë, efektivi e ka mbajtur nën vëzhgim shënjestrën e tij.

1 VITE ME PARE

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg!” Plagosja për motive xhelozie në Tiranë, pas ngjarjes efektivi u largua me djalin e tij, ja çfarë i tha kunatit 

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg!”
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANA- Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku efektivi Erion Goxhara plagosi me disa plumba Lorenc Kostën pasi dyshohet se ky i fundit kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e policit. Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se pas ngjarjes autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ja ka dërguar kunatit të tij.

Po pas ngjarjes Goxhara ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut. Rrugës në taksi Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se "më mirë vras vetën se të kalbem në burg".

Në zonën e Freskut ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap, por ka arritur të largohet. Gjithashtu mësohet se Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë.

Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe o municionit” teksa vijon puna për kapjen e tij.

erjon goxhara lorenc kosta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet