LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis Martinajt, gjenden municione brenda koshereve të bletëve

•Rrethohet dhe kontrollohet nga Policia shtëpia e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe, Kurbin. •Forcat e Policisë, RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë. •Banesa e 41-vjeçarit të zhdukur prej 9 gushtit, u rrethua me urdhër të Gjykatës së Kurbinit, e cila ka vendosur të kontrollohet banesa në kuadër të hetimeve për operacionin 'Plumbi i Artë'. • Nga operacioni i policisë, janë sekuestruar një arsenal armësh, që përfshinin 2 armë, rreth 7 mijë fishekë, 85 predha eksplozive si dhe 11 uniforma policie. Kontrollet nuk u vendosën vetëm në banesën e Martinajt, por edhe të dy xhaxhallarëve të tij, ku dhe u gjet arsenali i armëve. •Ende nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister. •Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. •Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. •Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë Prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gazetari zbulon detaje nga aksioni për Ervis Martinajn: Më herët iu arrestua kunati, një tjetër i afërm i tij u shoqërua me ‘blind’

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Gazetari Eni Ferhati

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati tha se ditët e fundit ka një rritje të vëmendjes nga strukturat ligjzbatuese ndaj familjarëve dhe të afërmve të të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj. I ftuar në “EuroNews”, Ferhati u shpreh se pak kohë më parë është vënë në pranga kunati i Martinajt për armëmbajtje pa leje. Ai shtoi më tej se një tjetër person i afërt i Martinajt është shoqëruar, pasi po lëvizte me makinë të blinduar. Aksionin e sotëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë si një operacion të vonuar, të ndërmarrë 5 muaj pas zhdukjes së Martinaj.

“T’ju jap dhe një informacion tjetër, ditët e fundit duket sikur ka një vëmendje të shtuar ndaj njerëzve të Ervis Martinaj. Pak ditë më parë është arrestuar kunati i tij për armëmbajtje pa leje, një person tjetër i afërt është shoqëruar në polici pasi lëvizte me një automjet të blinduar. Sot ajo që mund të themi është fakti se hetimi është i shtrirë ne kohë dhe në hapësirë. Në këtë rast unë shtroj pyetjen pse prokuroria ka urdhëruar me kaq vonesë një kontroll të banesës së Ervis Martinaj, ku jemi në kushtet që që prej 8 gushtit ai rezulton i zhdukur dhe për të ka një çështje penale. Është e vërtetë që është një veprim procudorial, por është një vepri i vonuar, nëse policia mendon se në funksion të hetimit. Unë jam përpjekur të kuptoj me urdhër të kujt janë bërë këtë kontrolle, pasi Ervis Martinaj është çështje e SPAK, por zhdukja e tij po hetohet nga prokuroria e Kurbinit,”- tha Ferhati.

Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

3 VITE ME PARE

Klodiana Lala: Njerëzit e Ervis Martinajt janë vënë në shënjestër nga Policia e Shtetit

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familjarët e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj janë vënë në shënjestër kohët e fundit nga Policia e Shtetit. E ftuar në Neës24, Lala tha se një i njohuri i tij është shoqëruar për armëmbajtje pa leje, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe në shtëpitë e xhaxhallarëve të Martinajt, Faik dhe Rakip Martinaj. Ajo shtoi më tej se Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, si operacionin “Plumbi i artë” ashtu edhe atë të “Rrëmbimit të personit”, referuar zhdukjes së Martinajt.

 “Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinaj. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqëruar dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje,”- u shpreh Klodiana Lala.

Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

3 VITE ME PARE

Kontrollet për Ervis Martinajn, Klodiana Lala: Një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë! U përgjua i dënuari për vrasje

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Policia e Shtetit është ‘ngriutr në këmbë’ për kontrolle të shumta pasi është përgjuar një telefonatë në një burg të sigurisë së lartë. E ftuar në “News24”, Lala tha se personi që është përgjuar është i dënuar për vrasje dhe numri i celularit rezulton i regjistruar në emëtr të familjarëve të Martinajt.

“Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinjat. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqëruar dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit është ngritur në alarm për pas një telefonate të përgjuar në burg të sigurisë së Lartë në këtë burg është një person i dënuar për vrasje. Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate ka dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente. Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara,”- tha Lala.

Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

3 VITE ME PARE

Në kërkim të Ervis Martinajt, Policia e Shtetit ‘blindoi’ dhe Vlorën e Shijakun, asnjë gjurmë prej tij

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Ervis Martinaj

TIRANË- Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Vlorë dhe në Shijak, paralelisht me ato që u zhvilluan në Fushë Kuqe. Mësohet se edhe në Vlorë e Shijak janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

Në burg pas zhdukjes së Martinajt ndodhet ish-efektivi Jeton Lami, i cili kohët e fundit është raportuar se ka folur para tre prokurorëve që kanë dosjen në dorë. Ai u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Kontrollet u shtrinë dhe te të afërmit, çfarë gjeti RENEA te xhaxhallarët e Ervis Martinajt

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Municione

KURBIN- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksionin e RENEA-së dhe FNSH-së në banesën e të shumëkërkuarit të policisë Ervis Martinajt. Mësohet se operacioni i nisur mëngjesin e sotëm në Kurbin nuk qëndroi vetëm te banesa e Martinajt, por edhe te dy xhaxhallarët e tij.

Në kontrollet e banesave dhe ambienteve të Faik Martinajt dhe R.Martinajt u gjetën dy armë, rreth 7 mijë fishekë si dhe 85 predha eksplozive. Po ashtu u gjetën edhe 11 uniforma policie, radio si dhe fenelina. 

3 VITE ME PARE

Brenda KOSHEREVE të bletëve/ FOTO- Municionet që u gjetën në shtëpinë e Martinajt dhe 2 të tjerëve

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Armet

KURBIN- Municionet në foto janë ato ç'ka policia e shtetit, FNSH dhe forcat RENEA zbuluan në 3 ambiente në zonën e Fushë-Kuqes. Kontrollet e nisura në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”, zbuluan një seri municionesh të fshehura në koshere bletësh. 

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis

Në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt dhe dy personave të tjerë, banues në Fushë Kuqe, F. M. dhe R. M policia gjeti dhe sekuestroi:2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

3 VITE ME PARE

Kontrollet për Ervis Martinajn, Policia: Gjenden dy armë, 7 mijë fishekë e 9 uniforma policie

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis

KURBIN- Kontrollet në banesën e të shumë kërkuarit të policisë Ervis Martinaj kanë përfunduar pasditen e sotme. Me anë të një reagimi, policia ka bërë bilancin e operacionit në 3 banesa e disa ambiente në Fushë Kuqe. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dy armë, 7 mijë fishkë, 85 predha eksplozive, 9 unirofma policia si dhe 11 jelekë multifunksionalë.  Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe forca të shumta të policisë, FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar banesën e 41-vjeçarit të kërkuar deri në përfundim të aksionit. 

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit  Kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe. Kontrollet, në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”. Kontrollet, të mbështetura nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme. 
Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

3 VITE ME PARE

Shoqëroi Martinaj pak ditë para zhdukjes, Prokuroria zgjat hetimi për efektivin e policisë Jeton Lami

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Policia

TIRANË- Prokuroria e Kurbinit është detyruar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për Jeton Lamin, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore.

Ky i fundit, oficeri i Forcave Operacionale është vënë në pranga për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej, ka refuzuar të japë shpjegime. Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, por Lami ka vendosur të mos japë shpjegime. 

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Prej gjashtë muajsh fati i njeriut të cilësuar si “mbreti i lojërave të fatit”, vijon të mbetet i mbuluar nga misteri.

3 VITE ME PARE

FNSH dhe RENEA 'zbarkojnë' në Kurbin, “reagon” Prokuroria, LIDHET me disa ngjarje të Fushë-Kuqes e zhdukjen e 'Vis Martinajt'

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Pamje nga Kurbini

KURBIN- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA kanë zhvilluar gjatë orëve të fundit kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë-Kuqe janë me vendim gjykate, e gjitha në kuadër të hetimeve që kanë lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit, i cili kontaktin e fundit me familjen e kishte më 8 gusht. 

Por banesa e Martinajt, nuk është e vetmja e kontrolluar, pasi Policia e Shtetit ka hyrë dhe në ambiente të tjera të familjarëve të tij, por nuk dihet nëse kanë zbuluar ndonjë detaj që mund të zbulojë më shumë detaje lidhur me fatin e të shumëkërkuarit. 

3 VITE ME PARE

ME VD+FOTO/ Që prej mëngjesit, kontrolle në çdo cep, Policia, RENEA dhe FNSH rrethojnë banesën e Ervis Martinajt

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Pamje nga Kurbini

KURBIN- Aksioni i nisur që në orët e para të mëngjesit, duket se ende nuk ka përfunduar. Edhe pse po mbërrin mesdita, sërish zona e Fushë Kuqes dhe e banesës të të zhdukurit është e blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuk dihet çfarë apo kë kërkojnë në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Por kur kanë kaluar disa orë, kontrollet vijojnë në banesën e Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të këtij viti. Dosja.al ka sjellë edhe disa pamje nga disa zona të ndryshme të Kurbinit.  

3 VITE ME PARE

DETAJE/ FNSH dhe RENEA në shtëpinë e Martinajt, urdhëri u dha nga Gjykata e Kurbinit, pjesë e hetimeve për 'Plumbin e Artë'

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Gjykata Kurbin

KURBIN- Gjykata e Kurbinit ka marrë vendimin dhe ka dhënë urdhërin për të kontrolluar banesën e Ervis Martinajt dhe të familjarëve në kuadër të hetimeve për operacionin 'Plumbi i Artë'. Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit. Forca të shumta të policisë, FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar banesën e 41-vjeçarit të kërkuar. 

Banesa e cila ndodhet në Fushë-Kuqe, është rrethuar nga forca të shumta policie. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë aksion policor.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Po ruajnë apo kërkojnë? RENEA dhe FNSH rrethojnë vilën e Martinajt, asnjë s'kalon pranë

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Kontrolli

KURBIN- Dosja.al ju sjell pamjet nga rrethimi i vilës së të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt. Në orët e para të mëngjesit, forca të RENEA-s dhe FNSH-së kanë hyrë në banesën e 41-vjeçarit që ndodhet në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Martinaj që prej muajit Gusht rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ende nuk dihet se çfarë po kërkon policia, por dyshohet se RENEA dhe FNSH mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.

Siç shihet në video, makinat e policisë kanë rrethuar të gjithë zonën, duke bërë që asnjë të mos kalojë pranë vilës së Martinajt. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion pas këtyre kontrolleve të befasishme.

3 VITE ME PARE

FNSH dhe RENEA kontrollojnë shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe

FNSH dhe RENEA aksion në Fushë Kuqe, rrethohet shtëpia e Ervis
Policia dhe Ervis Martinaj

KURBIN-RENEA, FNSH dhe policia e shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm tek banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit. Dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt. Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Dyshohet se kontrolli i RENEA dhe FNSH ka nisur pasi mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

policia ne shtepine e vis martinajt

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë