LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët: Trishtim

• Media në Shqipëri ndodhet në zi. • Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë nga jeta pasditën e sotme. • Gazetari 63-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. • Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë. • Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. • I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

11 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Edi Rama dhe Artur Zheji

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i thotë Zhejit lamtumirë. Ndërkohë që uron që të gjejë paqen për shpirtin. 

Postimi i Plotë:

Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji/ Veliaj: Lajm fort i hidhur

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Artur Zheji

TIRANË- Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj e cilësoi Zhejin si gazetar kalibri dhe intelektual të spikatur që ka dhënë shumë për median shqiptare që nga vitet ’90.

Postimi i Veliaj:

Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot. Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Berisha: Ngushëllime familjes

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit të ndjerë Artur Zheji. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se lutet që shpirti i Arturit të gjejë paqen e merituar. 

Postimi i Berishës:

Homazh për Artur Zhejin! Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Ervin Salianji: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Artur Zheji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se largimi i tij nga jeta la pas një boshllëk të pamatë. Sipas Salianjit, Shqipëria humbi një intelektual të madh e të rrallë, ndërkohë që vdekjen e tij e cilësoi si një tronditje e madhe.

Postimi i Plotë:

Artur Zheji u nda sot nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të pamatë. Ai ishte një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë, thellësi dhe guxim intelektual. Kam ndarë biseda persona të thella e vërteta me Zhejin, shpesh kemi ecur me kilometra e kemi ndarë  mendime e perjetime mbi shumçka njerëzore duke hyrë në skutat më të errëta të mendimeve e përjetimeve për ndodhi e ngarje të jetës.

Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij. Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti! Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë.

Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes.

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti dhe analisti Agron Gjekmarkaj i ka shprehur ngushëllimet familjes së Artur Zhejit, për humbjen nga jeta të këtij të fundit. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj e cilëson ndarjen nga jeta të Zhejit si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Në fund Gjekmarkaj thekson se kontributin e tij është i vyer në jetën publike dhe mediatike të vendit.

Postimi i Gjekmarkajt:

Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik.

Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe.

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Ilir Meta: Një humbje e madhe, gazetar profesionist dhe analistit brilant

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka vlerësuar figurën e Zhejit si një profesionist brilant dhe intelektual të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës. Meta, më tej në postimin e tij, ka vlerësuar kontributin e Zhejt, jo vetëm në fushën e medias, por edhe në jetën publike dhe politike të vendit.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji. Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale. Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta! I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar!


10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Blendi Fevziu: Iku një zë i rëndësishëm i mediave

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Artur Zheji dhe Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu ka theksuar se e ka trishtuar ky lajm, pasi ka bashkëpunuar për 25 vite me Zhejin. Më tej, Fevziu shkruan se me ikjen e Zhejit iku dhe një zë i rëndësishëm i mediave dhe një intelektual.

Postimi i Plotë:

Artur Zheji u nda nga kjo bote sot krejt papritur. Ne moshe ende te re dhe ne kulm te energjive dhe te angazhimit publik. Bashke me te iku edhe nje ze i rendesishem dhe autoritar i mediave e mbi te gjitja nje intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 - te dhe duke bashkepunuar per thuaj 25 vjet me te mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh ne paqe Tur!

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Tritan Shehu dhe Artur Zheji

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit Artur Zheji, i cili humbi jetën pasditen e sotme. Shehu me anë të një postimi në Facebook, e cilësoi Zhejin si një gazetar korrekt, dhe një qytetar njerëzor. Sipas Shehut ZhejI do të kujtohet nga të gjithë si një model.

Postimi i Plotë:

Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit!
Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij.
Miqesor e tolerant!
Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve!
Do ta kujtojme si nje model!

10 MUAJ ME PARE

Sot u nda nga jeta/ Çfarë i shkruante vdekjes gazetari Artur Zheji: Kjo Zonjë Madhështore

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Artur Zheji

TIRANË- Gazetari Artur Zheji është ndarë nga jeta ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Publicisti, i cili humbi jetën para kohe, vetëm një vit më parë ka bërë një shkrim të vetin drejtuar vdekjes. Në shkrimin e tij, Zheji e quan vdekjen si një Zonjë Madhështore, që sipas tij vendos Drejtësi Hyjnore mbi tokë. 

Shkrimi i plotë:

Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!

Sepse Vdekja shfaqet!

Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme. Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.

Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…

Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.

Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.

Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.

Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.

Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!

Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…

Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.

Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.

Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.

Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.

Kush kupton, kupton.

Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!

10 MUAJ ME PARE

Ndërroi jetë para kohe/ Kush është Artur Zheji, gazetari dhe drejtuesi i emisionit '365 Gradë'

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Artur Zheji

TIRANË- Media në Shqipëri ndodhet në zi për shkak të humbjes para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Burime bëjnë me dije se Zheji ndodhej me familjarët në Sarandë, kur ka pësuar komplikime me shëndetin. Edhe pse ka marrë ndihmën e shpejtë, Zheji nuk ka mundur që të jetojë, duke ndërruar jetë në ambulancë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Kush është Artur Zheji?

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishteë gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Zheji është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji, kolegët:
Artur Zheji

SARANDË- Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë nga jeta pasditën e sotme. Mësohet se Zheji është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës.

Gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Ndërkohë që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë./Dosja.al

artur zheji

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet