LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3 të shpallur në kërkim, 24 kg kanabis të sekuestruar (DETAJET)

• Një megaoperacion i ndarë në 5 qytete është zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri. • Operacioni 'Flakë në det' është zhvilluar në Tiranë, Kurbin, Krujë, Durrës dhe Vlorë. • Nga megaoperacioni kanë rënë në pranga 7 persona gjithsej, mes të cilëve dhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta. • Ndërkohë që të arrestuarit e tjerë janë 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, të cilët u kapën në flagrancë, duke transportuar 24 kg kanabis drejt Italisë. • SPAK ka lëshuar dhe 3 urdhër arreste për Gëzim Çelaj, Roland Muza dhe Arben Dalipaj, të cilët akuzohen për drogë dhe prostitucion. • Po ashtu po punohet për për sekuestrimin e pasurisë së Gëzim Çelajt, Nderim Çelajt, Arlind Ismailukajt dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Policia i rrethoi banesën dhe lokalin, kush është Gëzim Çela, baroni i drogës në Fushë-Kuqe

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Gëzim Cela

KURBIN- Policia ka zhvilluar një megaoperacion ditën e sotme për të arrestuar Gëzim Çelën, i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion. Policia ditën e sotme ka zhvilluar kërkime dhe ka rrethuar banesën dhe lokalin e tij në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin, por nuk arritën që ta gjenin.

Kush është Gëzim Çela?

Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’. Ai është shpallur në kërkim ndërkomnëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili po sillte 7 kilogramë kokainë për llogari të Çelës. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa, e cila u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës dhe u arrestua Veim Berisha, pronari i ambientit. Në të njëtën kohë, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e Gëzim Çelës.

U bënë kontrolle në banesën e tij 3 katëshe në Fushë–Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij. Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

2 VITE ME PARE

FOTO/ U arrestua ditën e sotme, kush është shefi i komisariatit të Laçit, lidhjet me drogën që kishte

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Dritan Meta

LAÇ- Personi që shihni në foto është shefi i komisariatit të Laçit Dritan Meta, i cili u arrestua ditën e sotme nga operacioni 'Flakë në det'. Meta është vënë në pranga për shpërdorim detyre dhe përfshirje në aktivitet kriminal.

Ai dyshohet se kishte lidhje me grupe kriminale për trafikun e drogës dhe përmes postit që kishte, lejonte kriminelët që të vazhdonin aktivitetin e tyre kriminal në këtë zonë.

2 VITE ME PARE

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rrumbullaku: Po punohet për sekuestrimin e pasurive të 3 personave

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se për 3 personat shpallur në kërkim, po punohet për sekuestrimin e pasurive. Rrumbullaku theksoi se Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për sekuestrimin e pasurive që ata kanë. 

"Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera," tha Rrumbullaku.

2 VITE ME PARE

4 shqiptarë dhe 2 ukrainas/ Megaoperacioni 'Flakë në det': Sekuetrohen 23 kg drogë

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni 'Flakë në det'. Mësohet se në bashkëpunim me policinë italiane, është bërë i mundur ndalimi i një trafiku të drogës nga brigjet shqiptare drejt italianeve. Nga operacioni kanë rënë në pranga 4 shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërkohë që janë sekuestruar 23 kg drogë.

“Fillimisht, dua t’ju sjell në vëmëndje dinamikën e megaoperacionit “Flakë në det”, i cili u organizua në bazë të inteligjencës policore dhe u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, GDF-në, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in. Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit që në fillim të këtij viti, ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore që ka në dispozicion. Në përmbushje të këtij prioriteti dhe në zbatim të motos “Kufij të pakalueshëm për krimin e organizuar”, u zhvillua dhe u finalizua dhe megaoperacioni policor “Flakë në det”. Megaoperacioni filloi menjëherë pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë, nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje një tjetër mjet lundrues tip Velierë, dhe dyshohet se shtetasit në këto 2 mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në megaoperacion u përfshinë avionët e FRONTEX-it, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjete të GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e velierës. Shtetasit që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi, kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë. Në të njëjtën kohë kur u nderhy nga deti, Forcat Speciale “RENEA” ndërhynë nga toka, në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. Në vijim, u shoqëruan në Polici dhe u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin. Në cilësinë e provës materiale, gjatë megaoperacionit “Flakë në det” u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera. Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS”, tha Rrumbullaku.

2 VITE ME PARE

Tre të shpallur në kërkim, Rrumbullaku nxjerr emrat, arrestohet shefi i komisariatit Laç

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka nxjerr emrat që janë shpallur në kërkim dhe që janë arrestuar nga megaoperacioni 'Flakë në det', Rrumbullaku ka theksuar se në pranga ka rënë shoefi i komisariatit të policisë së Laçit Dritan Meta. Ndërkohë që të shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Muza, të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Urdhër-arrestet:

Gëzim Çela- i shpallur në kërkim

Arben Dalipaj- i shpallur në kërkim

Roland Muza- i shpallur në kërkim

Dritan Meta- i arrestuar

2 VITE ME PARE

DETAJE/ SPAK lëshon 15-urdhër-arreste, ekzekutohen disa prej tyre, policia aksion në 5 qytete

Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3

TIRANË- SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste ditën e sotme. Mësohet se disa prej urdhër-arresteve po ekzekutohen nga policia, e cila po kryen një megaoperacion në disa qytete në vend.

Ekzaktësisht aksioni po zhvillohet në Tiranë, Vlorë, Kurbin, Krujë dhe Durrës. Për këtë, megaoperacion do të dalë në konferencë për mediat dhe drejtpori i Policisë Muhamet Rrumbullaku.

2 VITE ME PARE

Aksioni në Kurbin, mes të arrestuarve dhe shefi i një komisarieti policie

 
Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Policia

KURBIN- Nga megaoperacioni i sotëm i zhvilluar në Kurbin, një prej të arrestuarve është edhe një shef komsariati. Ende nuk dihet se kush është, kryepolici që është vënë në pranga, ndërkohë që SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste.

Për këtë, megaoperacion do të dalë në konferencë për mediat dhe drejtpori i Policisë Muhamet Rrumbullaku.

2 VITE ME PARE

SPAK aksion në Fushë Kuqe, policia rrethon banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, disa të arrestuar

 
Megaoperacion 'Flakë në det'/ Arrestohen 7 persona, 3
Gezim Cela

KURBIN- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zhvilluar një aksion në Fushë Kuqe pasditen e sotme. Mësohet se policia me mbështetjen nga SPAK, po kryen kontrolle në banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, ish-oficerit të Forcave Speciale. Çela, njihet si baronii Fushë Kuqes dhe është dënuar me 20 vite burg, për drogë dhe prostitucion.

SPAK ka lëshuar ditën e sotme disa urdhër-arreste, të cilët policia po i zbaton. Deri më tani bëhet me dije se ka disa persona të arrestuar, mes tyre dhe punonjës policie. Për këtë, megaoperacion do të dalë në konferencë për mediat dhe drejtpori i Policisë Muhamet Rrumbullaku.

operacioni flake ne det gëzim Çelaj roland muza arben dalipaj nderim Çelaj arlind ismailukaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet