Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një 'fshat ferme' është zbuluar në Berat. • Mbi 105 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, por ajo që bie në sy është fakti që janë të marra nga disa zona të vendit dhe jo vetëm nga Berati. Shumica nga Fushë Kruja dhe Lezha. • Serat ku mbillej kanabisi janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira. • Policia ka shoqëruar kryeplakun, Sokol Kallmi, ndërkohë janë arrestuar 9 persona të armatosur që ruanin kanabisin. • Deri më tani mendohet se deri më tani janë sekuestruar 800 kg kanabis. • Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar, por nëser është lajmëruar një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp në orën 10.00.
5 artikuj për këtë temë.
BERAT- 800 kilogramë rezulton të jetë deri më tani droga e kapur këtë të enjte në fshatin Drenovicë të Beratit, ndërsa numri i të shoqëruar është 105, prej të cilëve 95 janë gra ndërsa 10 të tjerët burra. Mendohet se janë nga veriu i Shqipërisë, nga Shkodra, Lezha, Burreli, Mati etj, ndërsa Report TV zbardh disa nga emrat e grave të shoqëruara nga Policia.
Disa nga të shoqëruat janë: Fatmira Zaja; Dëshire Hoxha; Honke Farruku; Besnike Tartari; Hajrie Dika; Flora Kodheli; Lumturie Toshi; Diana Meta; Mimoza Doku; Sadie Gjana; Fatmire Tota; Mihane Marku; Afërdita Cani; Behije Hasa; Rrushie Cuku; Fatmire Marku; Valentina Disha; Elida Disha; Lule Luka; Rudije Halili; Mirushe Bardholi; Enkeleda Bardholi; Bukurie Bardholi; Vera Sala; Nurie Hysenaj; Shyrete Hysenaj; Laureta Stafa; Blerina Likmetaj; Dashurie Sinaj dhe Afërdita Hasa.
Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe dhe gjatë kohësh që punonin në fermë, paguheshin deri në 50 mijë lekë dita.
Policia shqiptare zbuloi të enjten në një zonë bujqësore të Beratit sasi të mëdha marijuane të kultivuar në mjedise të mbyllura, një mënyrë e re që grupet kriminale po e përdorin gjithnjë e më tepër në disa zona të vendit. Sipas burimeve policore në zonën e njohur për kultivimin e perimeve të Dronovicës, Kutalli policia ndaloi disa dhjetëra gra, që punonin në sera të mbyllura plastmasi për përpunimin dhe paketimin e marijuanës dhe i dërgoi ato me autobuz në policinë e Beratit.
Sipas burimeve policore disa prej grave, në moshë mbi 50 vjeçare, kanë paraqitur nevojën e trajtimit shëndetësor dhe janë shoqëruar në spitalin civil për shkak të efektit të marijuanës në mjediset e mbyllura të serave.
Serat ishin në pronësi të shtetasit Hamit Dyli, i cili është arrestuar nga policia ndërsa hetimet paraprake kanë dëshmuar se ai i kishte lëshuar serat me qera në disa hekatrë tek persona të tjerë që janë shpallur në kërkim policor. Sipas burimeve policore hetimet paraprake kanë provuar se gratë silleshin nga zona të tjera të Shqipërisë për t`u marrë me përpunimin e marijuanës.
Dëshmitarë i thanë Zërit të Amerikës se janë gjetur rroba dhe sende jetike të punëtorëve që mund të jenë strehuar me ditë të tëra në kushtet tejet të vështira në serat e plasmasit. Mund të kenë qenë 60 – 80 vajza dhe gra që punonin, tha një banor i zonës që kërkoi të mos identifikohej. Policia asgjësoi me djegie një pjesë të marijuanës, ndërsa ende nuk ka deklaruar zyrtarisht numrin e personave të ndaluar dhe sasinë e marijuanës së gjetur.
Gati një muaj më parë një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar në Bardhaj të Shkodrës ku 10 gra që udhëtonin nga disa zona periferike të Tiranës u gjetën në një fermë bujqësore tek merreshin me përpunimin e sasive të mëdha të marijuanës.
Po të enjten policia shqiptare tha se zbuloi në Derven të Krujës bimë narkotike, të kultivuara në mjedise të përshtatura me llamba për rritjen e tyre duke shpallur në kërkim tre persona të dyshuar që e organizonin këtë aktivitet. Gjatë këtij viti dhjetëra operacione policore kanë provuar një tendencë të re të kultivimit dhe përpunimit të marijuanës në mjedise të mbyllura, kryesisht objekte të braktisura, shtëpi ku pronarët janë në emigrim, apo sera bujqësore. /VOA
BERAT- Ditën e sotme u zbulua një fermë kanabisi në fshatin Drenovicë, në Kutalli, në Bashkinë Dimal. Policia e shtetit arrestoi më shumë se 80 persona, mes tyre burra dhe gra. Personat e arrestuar, numri i saktë i të cileve nuk bëhet i ditur nga policia janë nga qytete të ndryshme të vendit.
Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe ka mbërritur brenda ambjenteve të policisë ambulanca.
Pronarët e fermës së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Pritet që të ndaluarit të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.
TIRANË- Policia e Shtetit do të dalë nesër me një deklaratë urgjente për shtyp. Fillimisht zyra e shtypit ka njoftuar se në orën 17.00 do të japin një njoftim të rëndësishëm për megaoperacionin e Beratit. Por më pas u vendos që konferenca të anulohej deri nesër. Policia Kriminale do të dalë nesër në një njoftim për shtyp paradite në orë 10.00, për të dhënë detaje lidhur me aksionin.
"Në orën 17:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale do të japë një deklaratë për shtyp. Përshëndetje kolegë. Ju lutem konferenca e planifikuar për në orën 17.00, do anullohet dhe do zhvillohet neser në orën 10.00 paradite. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Konferenca është për megaoperacionin e beratit por do zhvillohet neser në orën 10.00,"-është bërë me dije nga Policia e Shtetit.
Sot është bërë me dije se të paktën 100 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Në njësinë administative në Kutalli ishte ngritur një fermë kanabisi. Kaq janë informacionet e mbledhura nga mediat, ndërsa Policia do të reagojë nesër për të dhënë më shumë detaje.
BERAT- 105 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Mësohet se personat në fjalë janë kapur në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, në njësinë administrative Kutalli. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.
Ndërsa pronarët e fermët së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Të ndaluarit janë dërguar me autobus në komisariat për shkak të numrit të madh. Pritet që ata të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.