LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Megaoperacioni ndërkombëtar "Muratori"/ Ekzekutohen 83 masa sigurie, mes të arrestuarve edhe shqiptarë, sekuestrohen 200 llogari bankare

 • Një megaoperacion është zhvilluar ditën e sotme nga Interpol, Europol, Eurojust me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.  • Nga ky operacion janë ekzekutuar 83 masa arresti.  • Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë ndërsa operacioni është regjistruar në shtete të ndryshme përkatësisht në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë. Urdhër-arrestet mësohet se janë lëshuar nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences. • Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje megaoperacionin ku ka sqaruar se si pasojë janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit. • Mes të arrestuarve mësohet se ka edhe femra. • Lidhur me këtë operacion në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.  • Ky hetim pati nisur që në vitin 2021, duke sjellë më pas arrestimin e 21 personave në Shqipëri në qershor të vitit 2023.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni ndërkombëtar "Muratori"/ Zbardhen EMRAT e shqiptarëve të arrestuar, mes tyre dhe femra

Megaoperacioni ndërkombëtar "Muratori"/ Ekzekutohen 83 masa
spak

TIRANË- Janë zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar "Muratori". Mes emrave të arrestuar ka edhe femra. 

Shqiptarët e arrestuar nga megaoperacioni: Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Eljon Laci, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Gabriela Avduli, Francesko Doda, Altin Ymeraj, Erando Mara, Antonio Hoxha, Elsit Vera, Dritan Begaj, Mark Lisi, Ergys Leka, Fatmir Gjeci, Astri Dedaj, Syrja Kapaj, Mark Malocaj, Alket Muca, Xhulio Kastrati, Elvis Kuci, Klisman Cepele, Elton Kullolli, Pajtim Kullolli, Ergi Tomorri, Manuel Mone, Alban Ramadani, Gjon Ndreu, Simon Myftari, Blerim Myftari, Lorenco Malaj, Bajram Malaj, Ani Kuci, Spiro Petro, Emiljano Balla, Armand Meco, Fael Xhelili, Renato Qevani, Emirjan Hoxha, Fabjan Drini, Daniel Elezi, Ferdi Ndrejaj, Gjergj Ndrejaj, Amarildo Alla, Emilajno Alla, Eneo Abedini, Qamil Abedini,Endrit Coku, Ervin Myftaraj, Indrit Kolgjokaj, Eraldo Kolgjokaj, Marcelo Gjaci, Riniol Tasi, Prele Kolnikaj, Arbri Xherahu, Lazer Pervataj, Vahit Luca, Amarildo Mustafai, Kristjana Kolnikaj dhe Endri Sercani.

Sipas informacioneve të SPAK falë bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe Eurojust, ditën e sotme janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese.

Lidhur me këtë operacion, në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

2 VITE ME PARE

Operacioni ndërkombëtar, SPAK: U sekuestruan 5 mln euro pasuri nga krimi, 67 të arrestuar në Shqipëri dhe 4 shtete të tjera

Megaoperacioni ndërkombëtar "Muratori"/ Ekzekutohen 83 masa
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e koduar “Muratori”. Ky hetim pati nisur që në vitin 2021, duke sjellë më pas arrestimin e 21 personave në Shqipëri në qershor të vitit 2023. Ndërsa në njoftimin e SPAK bëhet me dije se falë bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe Eurojust, ditën e sotme janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese.

Lidhur me këtë operacion, së Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

 

Njoftimi i plotë i SPAK:

Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST. Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro. Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme. Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore. Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme: Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor; Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit; Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni/ SPAK jep detaje çfarë u sekuestrua: Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në Europë

Megaoperacioni ndërkombëtar "Muratori"/ Ekzekutohen 83 masa
spak

TIRANË- Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer në bashkëpunim me EUROJUST dhe Interpol për goditjen e një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian.

Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën. Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, tha ai.

Operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin e 83 masave sigurie në disa shtete. Konkretisht masat e sigurisë u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë. Mësohet se urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.

2 VITE ME PARE

Interpol, Europol dhe Eurojust në aksion, ekzekutohen 83 masa sigurie, mes tyre dhe për trafikantë shqiptarë

Megaoperacioni ndërkombëtar "Muratori"/ Ekzekutohen 83 masa
Foto ilustruese

EUROPA- Operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin e 83 masave sigurie në disa shtete. Konkretisht masat e sigurisë u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë. Mësohet se urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.

Operacioni është në zhvillim e sipër për goditjen e një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian.

megaoperacion arrestim shqiptar llogari bankare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet