LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të ‘El Chapos’, por shtyhet ekstradimi në SHBA! Karteli Sinaloa shkakton kaos e tmerr, 29 të vrarë, fatmirësisht asnjë civil

• Kaos në Meksikë. • Gjykata ka pezulluar ekstradimin e Ovidio Guzmán nga Meksikë në SHBA deri në një moment të dytë. • Hapja e zjarrit ndaj personave të sigurisë ka qenë revolta e anëtarëve të bandës së drogës ‘Sinaloa’ si formë hakmarrje ndaj arrestimit të djalit të ‘El Chapos’, Ovidio Guzmán në Meksikë. Aq sa u shkakuan 29 të vrarë, 35 të plagosur dhe dhjetra të arrestuar. • Arrestimi i djalit të ‘El Chapos’ u krye vetëm disa ditë përpara se Presidenti Biden planifikon të bëjë vizitën e tij të parë në Meksikë më 9 janar. • Ovidio u bë një figurë e rëndësishme në kartelin Sinaloa pas arrestimit të babait të tij, dhe vetë u arrestua dhe u ndalua përkohësisht nga forcat e sigurisë meksikane në tetor 2019. • Por me kapjen e të birit i gjithë vendi u fut në kaos. Aq sa u ndalua fluturimi tek aeroportet Ciudad Obregón dhe Los Mochis, që u hapën vetëm sot.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PAMJE të reja/ Momenti kur policia fut në helikopter djalin e “El Chapo”-s, Ovidio shfaqet me pranga në duar

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të
Ovidio Guzman

MEKSIKË- Mediat në Meksikë kanë publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit të kartelit “Sinaloa”, 32-vjeçarit Ovidio Guzman, djali i Joaquin “El Chapo” Guzman.

Arrestimi i djalit të “El Chapos” u realizua nga forcat e sigurisë meksikane të mërkurën mbrëma, gjë që shkaktoi një valë të madhe dhune në të gjithë shtetin e Sinaloas, duke përfshirë edhe një aeroport ku shokët e Ovidios goditën me plumba tre avionë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe stafit.

I veshur me një jelek portokalli me ngjyrë burgu, ai shikon me sy të trembur, ndërsa po merret në pyetje nga oficerët. Në video ai shihet duke u futur në një helikopter.

Ovidio, i quajtur me nofkën “El Ratón” ose “Miu”, aktualisht po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale në Mexico City. 

3 VITE ME PARE

ME PAMJE- Përplasja për djalin e El Chapos në Culiacán la pas 29 të vdekur, 35 policë të plagosur. Karteli merr goditjen e fortë

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të
Ovidio Guzmán

MEKSIKË- Kapja e Ovidio Guzmán, "El Ratón", një nga drejtuesit kryesorë të kartelit Sinaloa, la një bilanc prej 29 të vdekur, 35 të plagosur dhe 21 të arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (Sedena), Luis Cresencio Sandoval gjatë konferencës së mëngjesit të Presidentit Andrés Manuel López Obrador, ku ka rrëfyer ditën e djeshme në Culiacán, Sinaloa dhe vende të tjera pranë ka pasur përplsaje me armë zjarri pas kapjes së djalit të Joaquín El Chapo Guzmán.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka pasur viktima civile përkundër veprimeve që anëtarët e organizatës kriminale që bllokuan rrugët dhe u vunë flakën makinave. 

“Dhjetë ushtarë, duke theksuar vlerat e tyre si ushtarë të atdheut, fatkeqësisht humbën jetën në krye të detyrës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe popullit sinaloas. Shteti Meksikan do të ofrojë të gjithë mbështetjen për të vdekurit”.

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të

35 të plagosurit nga armët e zjarrit, shtoi ai, janë ushtarë, të cilët marrin kujdes mjekësor në spitale të ndryshme. Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, aktualisht është burgosur në SHBA ku po vuan dënim të përjetshëm pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Në dhjetor, SHBA vendosi një shpërblim deri në 5 milionë dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij që gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup. Operacioni, i cili filloi në agim në Culiacán, në shtetin Sinaloa, në veri-perëndim të Meksikës, shkaktoi një valë dhune nga anëtarët e armatosur të kartelit.

3 VITE ME PARE

'Duart lart...dil, dil, dil'/ Arrestimi i djalit të 'El Chapos', momenti kur policia i shkon në shtëpi, derën e hap nëna e tij

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të
Ovido Guzman

MEKSIKË- Momenti i arrestimit të djalit të bosit të drogës “El Chapo”, Ovido Guzman, është bërë publik në media. Në pamje shihet policia e mobilizuar dhe teksa pret pak para hyrjes, hapet dera nga nëna e Ovidos.

“Kujdes! Dil, dil, dil. Qetësohuni zonjë. Ngri duart lart... më trego duart. Kaloni ju lutem, kaloni, dilni”, dëgjohet që i thotë policia. Më pas ata e mbështesin pas murit për ta kontrolluar.

Që prej këtij momenti anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë nisur sulme të dhunshme në rajon, duke qëlluar policë dhe ushtarë, duke djegur automjete dhe duke bllokuar rrugët përgjatë bregut të Paqësorit. 19 anëtarë të kartelit të drogës dhe 10 ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me armë zjarr mes të dyja palëve.

3 VITE ME PARE

Terrori për hiçgjë! Gjykata pezullon ekstradimin e Ovidio Guzman në SHBA

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të
Ovidio Guzmán López

MEKSIKË- Ovidio Guzmán López, djali i Joaquín "El Chapo" Guzmán u rikthye në Culiacán, pasi për momentin ai nuk mund t'i dorëzohet qeverisë amerikane, e cila e kërkon për akuzën e trafikut të drogës. Sipas mediave meksikane, gjyqtari i dha atij një pezullim 'ex officio' kundër izolimit, ndaj dhe lideri i kartelit Sinaloa lejohet të komunikojë me të afërmit ose të takohet me mbrojtësit e caktuar.

Sa kohë nuk është i ekstraduar, siguria dhe kujdestaria e Ovidio Guzman do të jetë nën përgjegjësinë e autoriteteve të burgut, ndërsa situata e tij ligjore është zgjidhur. Avokatët e Guzmán López, i cili kaloi natën e tij të parë në burgun e sigurisë maksimale në Altiplano, përpunuan procedurat kundër ekstradimit të trafikantit të dyshuar të drogës. 

3 VITE ME PARE

Kush është Ovidio Guzman, djali i bosit famëkeq të drogës 'El Chapo' që u arrestua në Meksikë, pse njihet si 'El Raton'?

Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të
Ovidio Guzman

SPANJË- Ovidio Guzman, djali i zotit famëkeq të drogës Joaquin 'El Chapo' Guzman i cili u arrestua dje nga autoritetet meksikane në një operacion blic në Culiacan, njihet ndryshe si 'El Raton' (Miu). Mbështetësit dhe adhuruesit e tij ishin të pafund në numër, saqë krijuan edhe trazira në gjithë qytetin duke u vënë flakë kamionëve si dhe shtinë me armë në aeroport në shenjë revolte për arrestimin e tij. Adhuruesit e Guzman kanë kundërshtuar në mënyrë absolute ekstradimin e tij drejt SHBA-së, ku bosi i drogës ishte i shpallur në kërkim. Për këtë arsye linja e aeroportit ndërpreu aktivitetin, ndërsa qytetarëve iu bë apeli që të mbylleshin në shtëpitë e tyre. 

Por cila është e kaluara e tij kriminale? 

Guzman përshkruhet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa i kërkuar edhe në SHBA për akuzat e trafikut të drogës. Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur trazirat dhe protestat kundër arrestimit të tij. 

Sipas informacioneve nga Departamenti i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara, Ovidio dhe vëllai i tij Joaquín koordinuan veprimet dhe drejtuan një krah të grupit kriminal të quajtur Organizata Kriminale Transnacionale Guzmán López. Duke ndjekur hapat e babait të tyre, si Ovidio ashtu edhe Joaquín investuan në biznesin e trafikut të drogës me substanca të tilla si marihuana, kokaina, ephedrine dhe vitet e fundit, fentanil.

Këto aktivitete u verifikuan nga dokumentet e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, të cilat detajojnë se nga prilli 2008 deri në 2018 të dy vëllezërit komplotuan për të shpërndarë drogë nga Meksika dhe vende të tjera për t'u importuar në vendin e qeverisur nga Joe Biden.

Shteti i Sinaloas është shtëpia e kartelit Sinaloa, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të narkotikëve në botë. “El Chapo” ishte lideri i kartelit përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm në vitin 2020. Arrestimi vjen disa ditë përpara se presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau të vizitojnë Mexico City për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Amerikës së Veriut.

ovidio guzmán lópez arrestohet ovidio guzmán lópez

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët