Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 37-vjeçari shqiptar, Beni Arshiaj është vrarë rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. • Mediat italiane bëjnë me dije se Arshiaj u qëllua për vdekje me plumb në kokë. • Po ashtu mësohet se 37-vjeçari u qëllua në sy të të birit, në oborrin e shtëpisë së tij.• Sipas mediave italiane, në prag të festës së Madonna del Rosario, në fshat u dëgjuan disa të shtëna armësh, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve. • Duket se pas zhurmës së të shtënave disa fqinjë kanë vënë re dy persona që po largoheshin me një mjet. • Ndërkohë autoritetet mbërritën në vendngjarje, ndërsa policia bashkiake mbylli aksesin në rrugë. • Gjithashtu bëhet me dije se 37-vjecari shqiptar sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra.• Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin.• Banorërt e zonës kanë thënë se ka patur një breshëri e shtënash diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. • Kjo për shkak se kishte edhe një festë dhe qyteti ishte i zbukuruar. Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet.
2 artikuj për këtë temë.
ITALIA- Kanë dalë të tjera detaje nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar Beni Arshiaj mbrëmjen e djeshme në Piza të Italisë. Banorërt e zonës kanë thënë se ka patur një breshëri e shtënash diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. Kjo për shkak se kishte edhe një festë dhe qyteti ishte i zbukuruar.
Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës.
“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.
Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.
ITALIA- 37-vjeçari shqiptar, Beni Arshiaj është vrarë rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Arshiaj u qëllua për vdekje me plumb në kokë. Po ashtu mësohet se 37-vjeçari u qëllua në sy të të birit, në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas mediave italiane, në prag të festës së Madonna del Rosario, në fshat u dëgjuan disa të shtëna armësh, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve. Duket se pas zhurmës së të shtënave disa fqinjë kanë vënë re dy persona që po largoheshin me një mjet. Ndërkohë autoritetet mbërritën në vendngjarje, ndërsa policia bashkiake mbylli aksesin në rrugë.
Gjithashtu bëhet me dije se 37-vjecari shqiptar sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin, një e shtënë fatale në tëmth.