All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti në erë me telekomandë, Ndreca: Akt politik. Berisha: Rama po e çel fushatën me shpërthime

•Atentat me tritol në Vaun e Dejës. •Objektiv ishte kreu i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. •Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. • Policia bën të ditur se sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’. •Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. •Dyshohet se autorët mund ta kenë kryer këtë akt për shkak të postit politik të Ndrecës. •Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. •Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zef Hila ka deklaruar se tritoli i vendosur në makinën e kreut të PD-së Benard Ndreca, është një akt kriminal. • Ndreca u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej ai tha se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për vendosjen tritolit ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi në makinën e Ndrecës, Gaz Bardhi: Akt kriminal, të zbardhet sa më shpejtë

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Gazment Bardhi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin që iu bë sot kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se akti kriminal që iu bë Ndrecës ka goditur zgjedhjet lokale të 14 majit. Po ashtu ai, iu bëri thirrje autoriteteve që të zbardhnin ngjarjen.  

"Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë. Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm. Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi intimidim me metoda kriminale”, shkruan Bardhi.

Çfarë ndodhi sot?

Makinës së kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Nga shpërthimi, Ndreca dhe nëna e tij e cila ishte në oborr, nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik, duke shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij si kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë fiksuan dy persona, të cilët gjatë natës montuan sasinë e tritolit në mjetin 'Audi'. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Ndrecës, Meta: U provokua së bashku me familjen e tij! Asgjë nuk e ndal opozitën e bashkuar të fitojë

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit me tritol që i ndodhi mëngjesin e sotëm kreut të degës së PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Meta e quan sulmin një akt terrorist, i cili provokoi Ndrecën dhe familjen e tij. Po ashtu, Meta thekson se asnjë sulm i tillë nuk do frikësojë opozitën, e cila sipas tij do dalë e fituar në zgjedhje. 

REAGIMI:

Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij. Një regjim i pashpresë për t'u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.

Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës! #BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmim.

Çfarë ndodhi sot?

Makinës së kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Nga shpërthimi, Ndreca dhe nëna e tij e cila ishte në oborr, nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik, duke shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij si kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë fiksuan dy persona, të cilët gjatë natës montuan sasinë e tritolit në mjetin 'Audi'. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Atentati me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Begaj: Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit me tritol ndaj kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës. Begaj e dënon me forcë këtë akt dhune duke theksuar se dënon çdo veprim të tillë ndaj individëve dhe aktivistëve politikë. Ai kërkon që të vihet sa më shpejt para ligjit personat përkatës. 

Reagim i Presidentit:

Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.

Çfarë ndodhi sot?

Makinës së kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Nga shpërthimi, Ndreca dhe nëna e tij e cila ishte në oborr, nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik, duke shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij si kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë fiksuan dy persona, të cilët gjatë natës montuan sasinë e tritolit në mjetin 'Audi'. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Berisha i akuzoi për atentatin me tritol në Vaun e Dejës! Vjen reagimi i parë nga PS, Spiropali: Të zbardhet akti kriminal

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Elisa Spiropali

TIRANË-Reagon Partia Socialiste në lidhje me atentatin ndaj kreut të PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Ishte drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste Elisa Spiropali, ajo e cila përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kërkon që të organet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë këtë akt kriminal.

Spiropali nuk la pa përmendur edhe reagimin e Berishës dhe Zef Hilës, duke shtuar se ato nuk pritën rezultatet por lëshuan akuza kriminale ndaj kundërshtarëve. 

REAGIMI:

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat. Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.
Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll. E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.

Sali Berisha bëri përgjegjës për këtë atentat kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Bledi Çuçi.

Atentati me tritol ndodhi mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Objektiv ishte kreu i degës së PD-së Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël./Dosja.al

3 VITE ME PARE

I biri i shpëtoi nga shpërthimi, babai i Ndrecës: S’kemi frikë! Policia nuk na tha asgjë

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Babai

VAU I DEJËS- I ati i Bernard Ndrecës, ka dhënë deklaratën e tij për mediat pas shpërthimit me tritol që ndodhi mëngjesin e sotëm. Duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë, ai shton se nuk kanë frikë pasi nuk kanë konflikte.

"Nuk ka pasur konflikte me asnjë. Nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kemi frikë. Janë gjëra që ndodhin. Policia nuk na tha asgjë. Nuk dyshojmë te asnjeri. S’kemi fol më asgjë me djalin"- u shpreh ai.

Atentati me tritol ndodhi mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Objektiv ishte kreu i degës së PD-së Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur shpërthen makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, shpëton Ndreca, nëna e tij: Ahh, e mjera unë

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Makina

SHKODËR- Ky është momenti i shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në automjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, një incident i rëndë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, sapo Ndreca futet në makinë, makina hidhet në erë. Ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime. Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës.

Menjëherë sapo makina ka shpërthyer, nëna e tij iu është afruar pranë makinës, ndërsa dëgjohet duke i thirrur Benard Ndrecës: Nard mor..Nard mor…”. “Ah e mjera unë”.

Ja momenti me video kur shpërthen mjeti:


Ndreca është angazhuar në fitoren e koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe të kandidatit Zef Hila për kryebashkiak të Vaut të Dejës. Ai është shprehur se nuk ka konflikte mirëpo nuk mohon që sulmi të jetë bërë për shkaqe politike./Dosja.al

 

 

3 VITE ME PARE

"Atentat i mirëfilltë"/ Tritoli në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Berisha: Rama inaguroi çeljen e fushatës elektorale!

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër shpërthimin me tritol që ndodhi ditën e sotme ndaj kryetarit të degës së PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndrecës. Berisha akuzon Ramën se ka urdhëruar këtë sulm, që sipas tij ka inaguruar çeljen e fushatës elektorale.

FJALA E BERISHËS:

Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria, janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve.
Unë kam biseduar në telefon me Bernardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.

Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së.
Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti. Unë u bëj thirrje demokratëve të Vaut të Dejës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojmë këtë betejë, se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitje të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që ka humbur çdo shpresë dhe nuk ngurron as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetë njerëzish. Koha e monizmit merr fund më 14 maj. Qytetarët e Vaut të Dejës do votojnë Zef Hilën dhe Bernard Ndreca do udhëheqë një nga fushatat më të suksesshme në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm, u hodh në erë automjeti i kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Ai ka mundur të shpëtojë pa lëndime, por e cilëson këtë krim si akt politik./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tritoli në makinën e Ndrecës, Hila: Akt është kriminal, të zbardhet sa më shpejt

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti

VAU I DEJËS- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zef Hila ka deklaruar se tritoli i vendosur në makinën e kreut të PD-së Benard Ndreca, është një akt kriminal. Me anë të një deklarate për mediat, Hila ka theksuar se ata nuk i druhen këtyre akteve dhe as nuk intimidohen. Po ashtu Hila shtoi se ky akt kriminal duhet të zbardhet sa më shpejt. 

"Ky rast duhet të zbardhet sa më parë. Ne nuk i druhemi këtyre akteve. Ky akt është kriminal dhe duhet të zbardhet sa më parë," tha Hila.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Një pistë për autorët, mund të jetë posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DËSHMIA- I bënë atentat, Ndreca: Akt politik! Nga kamerat duken 2 persona të maskuar që vunë tritolin, e kryen për 7 minuta

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Benard Ndreca

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca mohon të ketë konflikte me njeri. Për gazetarët, të cilët ishin të pranishëm pranë banesës së tij, Ndreca deklaron se nuk ka asnjë dyshim. 

Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. 

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar. Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.”- tha Ndreca.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani, dyshohet se dy persona janë autorë të ngjarjes, mirëpo hetimet ende vazhdojnë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- I vendosën tritol në mjet, Ndreca i shqetësuar, flet me të afërmit e tij

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Bernard Ndreca

SHKODËR- Dita e martë mund të kishte përfunduar në tragjedi për familjen Ndreca në fshatin Paçam. Në orët e para të mëngjesit, kreu i PD-së në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca u përball me një ngjarje të rëndë. Sapo ai u fut brenda mjetit 'Audi', mjeti shpërtheu pasi iu ishte vendosur një sasi tritoli. 

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti

Dyshohet se shpërthimi është kryer me telekomandë. Kamerat në banesën e Ndrecës do mund të zbardhin dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, Ndreca shihet i shqetësuar për atë që ndodhi. Ai shihet teksa komunikon me të afërmit, gazetarët dhe pjestarët e grupit hetimor që po punojnë për ngjarjen./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, kjo është makina e shkatërruar

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Makina

SHKODËR- Kjo është makina, e tipit ‘Audi’ e kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme. Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Një pistë për autorët, mund të jetë posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Lënda plasëse në pjesën e përparme të “Audi”! Tritoli në Vaun e Dejës, mjeti shpërtheu sapo Ndreca u fut në mjet

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Policia

SHKODËR-Policia ka dhënë më shumë detaje rreth shpërthimit me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit në mjetin në pronësi të Bernard Ndrecës, kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Sipas forcave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës.

Autorët kishin vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet. Fatmirësisht Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet. Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

3 VITE ME PARE

Tritol makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës, vetëm dëme materiale

Atentat me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti
Bernard Ndreca

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës. Një sasi shpërthyese, tritol, iu është vendosur makinës së kryetarit të Partisë Demokratike, të grupit të Berishës, Benard Ndreca. 

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Ndrecës, aty ku mjeti ishte i parkuar. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë rrjedhojë politike mirëpo nuk përjashtohen as konfliktet që mund të ketë familja Ndreca.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rethanat e saj./Dosja.al

atentat bernard ndreces bernard ndreca

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje