LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "- YJET në tapetin e kuq, 'boom' surprizash, veshjet ikonike në nderim të stilistit

•Met Gala, eventi i përvitshëm i modës u mbajt mbrëmjen e kaluar Muzeun Metropolitan të Artit në Neë York City. •Tema e këtij viti ishte "Në nder të Karlit", kujtim për jetën dhe karrierën e Karl Lagerfeld, i cili transformoi disa nga shtëpitë më të famshme të modës. •Lagerfeld u bë sinonim i Chanel në dekadat kur ai shërbeu si drejtor kreativ, dhe kur vdiq në vitin 2019, në moshën 85-vjeçare, ai ende po drejtonte Chanel dhe Fendi, ku ai drejtoi dizajnin për më shumë se gjysmë shekulli, si dhe emrin e tij etiketë. •Bashkë-kryesuese e ngjarjes së këtij viti së bashku me drejtoreshën globale të editorialeve të Vogue, Anna ëintour ishin Dua Lipa, Michaela Coel, Roger Federer dhe Penélope Cruz. •Shumë yje parakaluan në tapetin e kuq, duke përfshirë Rita Orën, Dua Lipën, motrat Jenner, Kim Kardashian, Rihanna e shumë të tjerë. •Met Gala (ose Met Ball) është një event bamirësie i mbushur me yjet e skenës që ndodh çdo vit, të hënën e parë të çdo Maji. •Nga kjo gala u mblodhën shuma të mëdha parash për Institutin e Kostumeve në Met – përmes shitjes së biletave. Biletat kushtuan rreth 35,000 dollarë secila, me tavolina që variojnë nga 200,000 deri në 300,000 dollarë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Met Gala 2023"/ Ja disa nga veshjet më të këqija në tapetin e kuq, pothuajse e zhveshur Janelle Monae kryeson listën

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Met Gala

SHBA- Meta Gala një event i rëndësishëm, ku një sërë personazhesh të njohur dalin në tapetin e kuq me pamjet e tyre më elegante dhe magjepsëse të hënën e parë të majit të çdo viti, jo gjithmonë do të thotë se zgjedhjet janë të gjitha të bukura.

Njihuni me veshjet më të këqija të Met Gala 2023, nga Dailymail ku listën e kryeson aktorja dhe këngëtarja Janelle Monae duke zgjedhur një pamje të çuditshme, pothuajse të zhveshur.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Ariana DeBose, veshja e saj është një set me dy pjesë ngjyrë të verdhë, por detaji i panevojshëm i gëzofit është i tepërt.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Lil Nas X, reperi 24-vjeçar  u shfaq në event tërësisht i mbuluar nga argjendi, duke veshur vetëm një palë çizme, të brendshme dhe bojë trupi.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Florence Pugh, e shfaqur me një fustan të bardhë, por aksesori i saj me pendë në kokë ishte zgjedhje e shëmtuar.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Alexa Chung e veshur si një foshnjë gjigande.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Doja Cat zgjodhi një fustan argjendi me pupla në fund dhe me grimin e saj në mënyrë që të ngjante me një mace të vërtetë. Pamja e maces përfshinte një eyeliner të rëndë dhe proteza në gojë.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Cara Delevingne kishte veshur një fustan jashtëzakonisht të shkurtër me mëngë të çuditshme dhe çorape të gjata të zeza në pjesën e këmbëve.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Modelja Amanda Seyfried zgjodhi një fustan shumë zbulues  që ishte bërë nga një tufë telash.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

3 VITE ME PARE

Met Gala 2023/ Yjet shtatzënë që parakaluan në tapetin e kuq (FOTO)

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Serena Williams, Rihanna dhe Karlie Kloss

SHBA- Përveç tematikës dhe veshjeve në Met Gala 2023, këtë vit në tapetin e kuq kanë parakaluar dhe yje shtatzënë. Nga këngëtarja e njohur Rihanna tek modelja Karlie Kloss, me barkun e rrumbullakosur tërhoqën vëmendjen në eventin e vitit, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, shkruajnë mediat e huaja.

Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë fillimisht u pa e veshur me një pallto oversize Fendi teksa po dilte nga hoteli The Carlyle në NYC, këngëtarja mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit me një fustan të bardhë nga Valentino të mbuluar me lulen ikonike Camellia të Chanel dhe me një bisht epik.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Karlie Kloss modelja e njohur është gjithashtu shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Në kalimin e saj në tapetin e kuq Kloss mosrri vëmendjen e të pranishmëve me fustanin e ngushtë të zi, i cili i nxirrte barkun e rrumbullakosur në pah, kombinuar me një aksesor.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Ndërkohë edhe tenistja e njohur amerikane Serena Williams është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Alexis Ohanian. Sportistja ka zgjedhur po ashtu një fustan të zi të ngushtë elegant me paraqitjen e saj në Met Gala.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

3 VITE ME PARE

Ylli i tenisit botëror, Serena Williams jep lajmin e gëzueshëm në 'Galanë' e Nju Jorkut

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

SHBA - Serena Williams, e cila e sapo i ka dhënë lamtumirën tenisit, nuk la vend për dyshime, të hënën në mbrëmje në tapetin e kuq të galas ekstravagante në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. 

“Isha shumë e emocionuar kur Anna Wintour na ftoi të treve në Met Gala”,- shkroi ylli i tenisit botëror amerikan në llogarinë e saj në Instagram përpara se të mbërrinte dukshëm shtatzënë, e veshur me një fustan bardh e zi, në një nga mbrëmjet më selektive të këtij viti në planet me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian. Çifti tashmë ka një fëmijë të parë, Olympia, e lindur në shtator 2017.

Shtatorin e kaluar, Serena Williams, e cila fitoi 23 turne Grand Slam dhe një numër medaljesh të arta në Lojërat Olimpike, i tha lamtumirë tenisit në US Open në Nju Jork. “Jam gati të bëhem nënë, të eksploroj një version ndryshe të Serenës”, tha ajo në atë kohë, duke përshkruar në revistën Elle vështirësitë e lindjes së Olimpias.

Më pas, tetorin e ardhshëm, ajo kishte bërë shaka për një rikthim të mundshëm në fushë. “Unë nuk jam në pension. Gjasat për të më parë duke luajtur janë shumë të mëdha, mund të vini tek unë”, kishte rrëshqitur ajo në hapësirat e promovimit të kompanisë së saj të investimeve. 

Më tej, ajo shtoi: “Unë shkova në fushë një ditë tjetër dhe kuptova, për herë të parë në jetën time, që nuk po luaja për një kompeticion dhe ishte shumë e çuditshme. Më dukej si dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime dhe deri më tani po e shijoj”.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Met Gala/ Me 80 mijë euro bizhuteri krah bashkëshorti të saj Taika Waititi, Rita Ora tërheq vëmendjen me thonjtë e saj(FOTOT)

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Rita Ora

SHBA- Këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila njihet për pamjet e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung. Jo vetëm fustani, por detaji tjetë i cili mori gjithë vëmendjen ishin thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte me zgjatime të gjata diamanti që vareshin, shkruajnë mediat e huaja.

Fustani e saj kishte një dantellë me lule, një kombinim me tejdukshmërinë në disa pjesë të trupit. Ndërsa bishti prej dantellë shtrihej me kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan. Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji.

Këngëtarja shoqërohej në evenimentin e vitit nga bashkëshorti i saj Taika Waititi.

3 VITE ME PARE

FOTOT/E veshur me fustanin ikonik të ‘Chanel’ dhe varësen prej diamanti 100 karatësh, Dua Lipa shkëlqen në Met Gala

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa edhe këtë herë u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo kur hyri në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Lipa është bashkë-kryesuese e ngjarjes së këtij viti me temë "Karl Lagerfeld: A Line of Beauty", shkruajnë mediat e huaja.

Dua u shfaq me një fustan të bardhë me një korse në pjesën e sipërme, e cila theksonte linjat e këngëtares. Fundi i fryrë theksonte belin e saj të imët dhe ia shtonte pamjen elegante. Për të kombinuar fustanin e veçantë Dua zgjodhi të shtojë si bizhu, një gjerdan diamanti 100 karatësh të markës “Tiffany & Co”.

Fustani i veshur nga Dua fillimisht ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër të Chanel në vitin 1992, i dizajnuar nga i ndjeri Karl Lagerfeld.

3 VITE ME PARE

'PA FAT'- Regjisorja kineze dhe aktorja e njohur shkojnë në 'Met Gala' me të njëjtin fustan, NGJYRA bëri diferencën

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Olivia Wilde dhe Margaret Zhang

SHBA- Met Gala, iu kushtua këtë vit Karl Lagerfeld. Si çdo vit, sytë e të gjithëve ishin tek krijimet e zgjedhura nga emra të mëdhenj të Hollivudit, për t'u shfaqur në një nga eventet më të mëdha të modës në botë.

Edhe pse shumica e njerëzve përpiqen shumë të dallohen nga të tjerët, fati nuk është gjithmonë në anën e tyre.

“E pafat” e mbrëmjes së këtij viti ishte Olivia Wilde , pasi një regjisore kineze zgjodhi të njëjtin fustan si ajo.

Si Wilde ashtu edhe 29-vjeçarja Margaret Zhang kishin veshur një krijim të shtëpisë franceze Chloé, bazuar në një dizajn të Lagerfeld. Ky është një fustan vintage që daton në vitin 1983.

Aktorja e njohur kishte veshur versionin e bardhë, ndërsa Zhang në të zezë.

3 VITE ME PARE

Organizatorja e "Met Gala" shfaqet në tapetin e kuq me partnerin e ri, Wintour konfirmon romancën me aktorin (FOTOT)

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Ana Wintour me Bill Nighy ne tapetin e kuq

SHBA- Redaktorja e Vogue, Ana Wintour ka konfirmuar romancën e saj me Bill Nighy, teksa mbërriti krah për krah me aktorin britanik në Met Gala të hënën në mbrëmje.

Anna dhe Bill, të dy 73 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në vitin 2021, kur shijuan disa darka romantike së bashku në Itali. Ata u panë të qetë në një shfaqje speciale të filmit të tij Living in New York dhjetorin e kaluar. 

Anna, e cila ka qenë mikëpritëse e ngjarjes për gati 30 vite, veshi një fustan Chanel në tapet, ndërsa Bill zgjodhi një kostum të thjeshtë dhe të errët.

Fustani që ajo mbante veshur përfshinte zbukurime verbuese argjendi dhe dizajne të ngjashme me ar dhe vjollcë. Ajo e kombinoi look-un me taka argjendi me rripa. Anna u mbajt fort në krahun e të dashurit të saj, teksa po bënin foto së bashku.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Duket se Anna dhe Bill e kanë njohur njëri-tjetrin vite më parë, pasi dyshja janë parë së bashku në shfaqje të shumta të modës, teatro dhe restorante që nga viti 2015. 

Ata u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në verën e vitit 2021, kur u panë në një seri takimesh së bashku në Romë.

Çifti thuhet se u bë i ngushtë pas ndarjes së Anna nga partneri i saj Shelby Bryan, në tetor 2020.

Ndërkohë, lidhja e fundit e njohur e Bill ishte me aktoren angleze Diana Quick. Çifti lidhi një romancë në vitin 1980 dhe solli në jetë një vajzë Mary Nighy në 1984. Ata ishin së bashku për 28 vjet para se të ndaheshin në 2008.

Disa orë para fillimit të Met Gala, redaktorja e famshme u kap duke ndarë një moment të përzemërt me nipin e saj një vjeçar gjatë takimit të fundit përgatitor. Vajza e Anna-s, Bee Carrozzini, ndau foton prekëse në Instagram të hënën në mëngjes. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Serena Williams është sërish shtatzënë! Ylli i tenisit shkëlqen në Met Gala

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Serena ne tapetin e kuq

SHBA- Serena Williams është në pritje të fëmijës së saj të dytë, pasi zbuloi shtatzëninë e saj teksa mbërriti të hënën në ceremoninë e Met Gala 2023.

Superylli i tenisit, 41-vjeç, shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur teksa ecte në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit në New York me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian.

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Alexis Olympia Jr., në 2017. Serena gjithashtu konfirmoi shtatzëninë me një postim në Instagram, ku tregonte fustanin e saj elegant Gucci.

“Isha shumë e emocionuar kur Anna Wintour na ftoi të treve në Met Gala”, shkroi ajo me humor në postimin e saj. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Met Gala 2023! Kim Kardashian e mbuluar me 50 mijë perla, Rihanna mahnit me pamjen e saj, motrat Jenner 'rrëmbejnë' shfaqjen

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-
Yjet

SHBA- Yjet më të mëdhenj (dhe më me stil) u ngjitën në shkallët e famshme në Muzeun Metropolitan në New York City për Met Gala 2023. Kodi i veshjes së modës ekstravaganze për vitin 2023 ishte Karl Lagerfeld: A Line of Beauty, duke i bërë homazhe stilistit kontrovers të modës. 

Kim Kardashian mbërriti e mbushur me perla, duke u dukur absolutisht qiellore. 42 vjeçarje, kishte veshur Schiaparelli, të mbuluar me 50,000 perla që ishin të lidhura me dorë dhe të mbështjellë në trupin e saj. Fansat nuk mund të mos bënin krahasime me një moment nga e kaluara e saj: kopertinën e saj të Playboy të vitit 2007.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Gisele Bündchen mbërriti e veshur e një fustan të bardhë elegant që i përshtatej në mënyrë të përkryer pamjes së saj. 

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Rihanna mbërriti me partnerin A$AP Rocky. Rihanna mahniti me një fustan të bardhë tredimensionale me lule që kishte një kapuç. 

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Kendall Jenner kishte veshur një body me temina të zezë Marc Jacobs; me mëngë të gjata. Kylie Jenner binte në sy me fustanin e saj të kuq asimetrik që kishte një pjesë të brendshëm blu; look-u i përshtatur kishte një pallto të përshtatshme që ajo e mbante nga supet e saj.

"Met Gala"/ "Në nder të Karl Lagerfeld "-

Jennifer Lopez, veshi një fustan Ralph Lauren, duke zgjedhur të shfaqte trupin e saj perfekt. Cardi B veshi një fustan Chenpeng Studio. Margot Robbie veshi Chanel në një look të veshur nga Cindy Crawford në 1993, i dizajnuar nga Karl.

Met Gala (ose Met Ball) është një event bamirësie i mbushur me yjet e skenës që ndodh çdo vit, të hënën e parë të çdo Maji. Nga kjo gala u mblodhën shuma të mëdha parash për Institutin e Kostumeve në Met – përmes shitjes së biletave. Biletat kushtuan rreth 35,000 dollarë secila, me tavolina që variojnë nga 200,000 deri në 300,000 dollarë./Dosja.al

met gala 2023

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes