LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Meta premtoi qeveri teknike në shtator, Berisha: S'e kemi diskutuar. Non Grata-t? S'kam impresion

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sërish sot në daljen e tij të përjavshme me gazetarët. • Në konferencën e sotme, Berisha foli në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ku theksoi se Edi Rama hoqi ligjin e lustracionit, madje e ankimoi në vitin 2008. • Megjithatë shtoi se në vitin 2015 Rama mori përsipër të hartojë ligjin por duke hequr lustracionin. • Ndërsa lidhur me nismën që pritet të merret për "non gratat", Berisha thaa se nuk kishte asnjë impresion pasi Rama, sipas tij ishte i pashpresë. • Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. • I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës. • Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash. • Gjithashtu nuk i kurseu akuzat edhe ndaj qeverisë, më konkresisht për aksin rrugor ‘Qukë Qafë-Pllocë’.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Meta premtoi qeveri teknike në shtator, Berisha: S'e kemi diskutuar.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike,”- tha Berisha. Ndërkohë që lidhur me çështjen e vendosjes së referendumit, Berisha ra dakord.

"Siç mund ta verifikoni, jemi shprehur për referendum pre kohësh, vlerësoj qëndrimin e PL për referendumet. Pse? Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e pushteteve nga Edi Rama. De facto ajo ka rënë, misionin më kryesor ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një shtyllat bazë të demokracisë, për ndarjen e balancave mes pushteteve, ky funksion ka humbur. Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojta të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësi. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të falsin me votën e tyre. U bë një referendum në 94’, ai ishte një zhvillimin pozitiv. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve,"-shtoi Berisha.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Ardit Hoxha-EuroNews: Partia e Lirisë e Ilir Metës ngulmon në çështjen e referendumeve, PD a do ti bashkohet kësaj kërkese? Cila do të jetë çështja e parë që do kërkoni ta hidhni në referendum?

Sali Berisha: Prej kohësh ne jemi shprehur për referendumet, në disa takime dhe unë vlerës edhe qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, ajo defakto ka rënë. Misioni më kryesor i Kushtetutës ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një nga shtyllat bazë të demokracisë, është futur për balancat e pushteteve. Ky funksion këtu ka humbur. Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojtja të cilat i kanë privuar asaj, zhdërvjelltësinë e parimeve të saj. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre. U bë një referendum në 1994 dhe qeveria humbi dhe ajo ishte një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve. Mendoj se janë një seri problemesh të cilat duhet të marrin përgjigje me referendum.

Ardit Hoxha-EuroNews: Për një qeveri teknike në shtator, keni diskutuar?

Sali Berisha: Ne nuk kemi diskutuar, por teza jonë është kjo; që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. A do të ngarkohet një qeveri teknike, apo ad-hoc për të përgatitur zgjedhjet, kjo është në dorën e forcave politike, por largimi i Ramës është një imperativë absolut.

3 VITE ME PARE

VD-Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Meta premtoi qeveri teknike në shtator, Berisha: S'e kemi diskutuar.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se në zgjedhjet e ardhshme lokale, Partia Demokratike do hyjë me siglën e saj. Në konferencën e përjavëshme për mediat, Berisha tha se edhe pse Rama do përpiqet që ta ndalojë sërish nuk do t'ja dalë. 

"PD do shkojë në zgjedhje me siglën e saj. Rama do bëjë çdo gjë që ta ndalojë, por është armik. Kjo nuk ndryshon. është armik për shkak të votës së lirë. Për shkak të qëndrimit që përpiqet të mbajë për pluralizmit. Do të trajtohet si armik, e di ai, e ka humbur pak...,"-tha Berisha.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Ermal Rizai-SYRI TV: Përsa i përket zgjedhjeve të vitit 2023, ju thatë se jeni pro koalicionit. Ai druheni ju një zvarritje të çështjes së PD-së në gjykatë dhe të shkoni në zgjedhjet vendore si në 6 mars, jo me logon e PD.

Sali Berisha: PD do të shkojë në zgjedhje me siglën e saj, pavarësisht se Edi Rama do të bëjë gjithçka, por në këtë betejë kundër pluralizmit do të paguajë një çmim të tmerrshëm. Edi Rama po lufton pluralizmin. Pasi ka marrë të gjitha pushtetet, kërkon të shuajë opozitën, por ai do ta shikojë mirë që opozita është e pamposhtur dhe do të marrë atë që i takon. Është armik. I kategorizuar si armik, do të trajtohet si armik, do të marrë përgjigjen si armik. Kjo nuk ndryshon. Është armik për shkak të votës së lirë, vendosjes së monizmit duke dhunuar votën e lirë dhe për shkak të qëndrimit që përpiqet të mbajë, për të asgjësuar pluralizmin. Ai do të trajtohet si armik dhe ai e di këtë.

3 VITE ME PARE

VD-"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Meta premtoi qeveri teknike në shtator, Berisha: S'e kemi diskutuar.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët sa i përket nismës së PS-së për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, me argumentin se në 1996 ka patur një ligj lustracioni që sipas tij u anulua nga PS. Më pas, Berisha tha se edhe në vitin 2008 ishte kryeministri Edi Rama ai që e ankimoi vendimin. Ndërsa lidhur me çështjen e "nongratave", kufizimet ligjore që mund të ketë nuk e impresionojnë fare për aq kohë sa Rama nuk do i shpëtojë revolucionit.

Rugova Dunisha-FaxNews: Si i shikoni dy iniciativat e PS në sesionin e ri parlamentar për rishikimin e figurës së gjithë politikanëve në lidhje me ish-sigurimin e shtetit. Po ashtu edhe adresimin e ‘non gratës’ dhe përfaqësimin në parlament, nisur nga rasti juaj

Sali Berisha: PD-ja siç e dini ju, në vitin 1996 dhe në vitin 2008, ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur apo në sistemin e drejtësisë, apo funksione të rëndësishme, pa përjashtim të gjithë ata të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit. Ky ligj u zbatua në vitin 1996, plotësisht. U amendua në vitin 1997 nga PS, nuk u anulua, por u hoq lustracioni që e zhvlerësoi ligjin ai moment. Në vitin 2008 ne rikthyem të njëjtin ligj. Sepse këtë ligj e kishte njohur Gjykata Kushtetuese ku e kishte dërguar PS. Ai ligj kishte një miratim edhe ndërkombëtar. Ne e morëm ligjin nga Çekosllovakia (ishte Çekosllovaki në atë kohë) dhe e adaptuam. Edhe në 2008 e sollëm, por në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë atë e anuloi Gjykata Kushtetuese, duke pasur 5 anëtarë të saj në konflikt të plotë interesi. Shqyrtimin e ligjit nga kjo gjykatë e autorizoi edhe Komisioni i Venecias. Ishte Edi Rama, që paditi ligjin në vitin 2008. Neni 26 i këtij ligji, i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij. Në këtë aspekt ligji ishte një transparencë e plotë. Para tij nuk kishte asnjë dokument të paklasifikueshëm. Ligji u anulua dhe në vitin 2015, Rama mori përsipër të hartojë ligjin po pa lustracionin. Pak a shumë, nuk mund të mohohet, zgjodhi modelin gjerman. Ata nuk kanë lustracionin, por unë kam takuar drejtuesen e institutit që është marrë me këtë çështje dhe kur unë e pyeta se; kur del aty që filan prokuror ka bërë këto e këto shkelje ligjore të rënda, ju nuk e hiqni. Ne nuk e heqim, por ikën vetë. Këtu nuk ikën njeri vetë, i thashë unë. Prandaj PD do të mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni për bashkëpunëtorët e sigurimit. Ne jemi që çdo qytetar të ketë të drejtë të njihet me dosjen e tij, dhe askush tjetër përveç atij. Përsa i përket atyre non gratave, Europa ka ligjet e veta, Parlamenti Europian ka të vetat, i ka të përcaktuara dhe unë nuk kam asnjë lloj impresioni nga ajo. Edi Rama është i pashpresë. Mund të marrë çdo hap vendim politik, por nuk do të shpëtojë dot nga ky revolucion që po zien.

3 VITE ME PARE

VD-Në zgjedhjet lokale me 61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Meta premtoi qeveri teknike në shtator, Berisha: S'e kemi diskutuar.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije planet e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se për kandidatët do të vendosin primarët edhe nëse do të jenë në koalicion me Partinë e Lirisë.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Osman Stafa-News24: Meqë jemi 2 javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Cila është situata në grupin parlamentar të PD, meqenëse një pjesë e grupit nuk është në mbështetjen tuaj. A keni komunikuar me ta?

Sali Berisha: Grupi parlamentar i PD-së është grup parlamentar i saj. Ka diversitet në qëndrime, por në tërësi mendoj se çdo deputet do ti qëndrojë luajal shumicës që e kanë votuar dhe do të jetë i përkushtuar në bejetën kundër këtij regjimi, i cili dëshmon mungesë të plotë ndjeshmërie ndaj qytetarëve. Nëse do e karakterizoja me dy fjalë me këtë regjim, do të thota, gënjen e vjedh, vjedh e gënjen. Ky është ekuacioni në të cilin lëviz Rama.

Mariglen Kume-Panorama: Ju thatë se është imperativ largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike në shtator. Si do ta largoni në shtator dhe po në shtator presidenti i ri do të nxjerrë dekretin për zgjedhjet lokale. Si do të kandidoni në 61 bashkitë, apo meqë jeni në aleancë edhe me Partinë e Lirisë do ti ndani kandidaturat bashkë?

Sali Berisha: Ne e mirëpresim caktimin e datës së zgjedhjeve dhe nuk kishte asnjë arsye që dekreti të mos dilte që ditën e parë të presidentit të ri, ligji e lejonte. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi; sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë në rrafshin e demokracisë, janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Janë fundi i kryetarokracisë, garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë dhe presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. Ne e mirëpresim datën. Sigurisht që do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon; jemi për primaret. Një gjë është e sigurtë, kandidatët nuk do ti caktojë Sali Berisha dhe kryesia e PD, ata do i votojë anëtarësia e kësaj partie.

3 VITE ME PARE

VD-Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

Meta premtoi qeveri teknike në shtator, Berisha: S'e kemi diskutuar.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përhershme me gazetarët ka folur rreth aksit rrugor Qukës-Qafë Pllocë, e cila sipas tij ka kaluar ­çdo afat kohor. Me ardhjen në pushtet të Ramës, sqaron Berisha, është trefishuar çmimi i rrugës, e shkak për këtë është bërë zgjedhja e terrenit të vështirë, siç edhe është fshati Trebinjë i krahinës së Mokrës. Po ashtu, Berisha shtoi gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duhet të mbanin përgjegjësi për paratë e qytetarëve. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Së pari u falënderoj që jeni këtu sot dhe mbani gjallë informacionin për qytetarët. Unë këtu jam për të deklaruar se, është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën në rrugët e vendit. Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë kakaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja. Por ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do ndëshkonin vendin. Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 dhe nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit.

Çfarë ka ndodhur? Nga 73 milionë që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro. Një rrugë që kalon në një territor jo shumë të vështirë, të jemi realistë. Të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata apo akuadukte të gjata. Është mbi trefishuar shpenzimi.

Zhvillimi më i fundit është ky: në Trebinjë, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit, na dalin në një disnivel prej 17 metrash. Tani ju duhet të dini se në rrugë që ndërtohen mbi sipërfaqen e tokës, kjo ndodh vetëm me qëllim. Nuk mund të ndodhë kurrë pa dashje. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por nga kompanitë e projektimit. Projekti i rrugës shqyrtohet në çdo detaj nga Ministria e Punëve Publike. Kur kompania ndërtuese fillon zbatimin e projektit, ky zbatim mbikëqyret nga supervizori që përzgjidhet nga kompania dhe ministria.

sali berisha berisha me gazetaret 12 gusht 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje