LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministrja sllovene në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Gëvallën, Tanja Fajon: Të ulen tensionet dhe të nisë dialogu

• Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka zhvilluar sot takime në Kosovë. • Fajon ka arritur mbrëmë në Prishtinë, ndërkaq sot është takuar me krerët e shtetit. • Fillimisht është takuar me homologen e saj Donika Gërvalla, ku kanë diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. • Pas takimit me Gërvallën, Fajon është takuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Presidenten Vjosa Osmani. • Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi mes Kosovës si dhe Sllovenisë. • Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, javë më parë ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës. • Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Presidentja Osmani takohet me kryediplomaten sllovene Tanja Fajon: Serbia po pengon dialogun

Ministrja sllovene në Kosovë, takohet me Osmanin dhe
Tanja Fajon dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Siç njofton Zyra e Presidentes së Kosovës, marrëdhëniet me Slloveninë janë vlerësuar si tejet miqësore, teksa presidentja Osmani ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin e saj ndërkombëtar, derisa falënderoi Slloveninë për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, të cilën gjë e ka treguar edhe me emërimin e një emisari special.

Sipas Presidencës në takim u diskutua edhe përkushtimi i përbashkët i thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme. Presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Fajon diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit. Sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, "por Serbia me pengesat e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun".

Tutje, presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës, derisa kërkoi mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare. Ministrja sllovene Fajon është pritur më herët edhe nga homologia e saj Donika Gërvalla, ndërsa po ashtu do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

3 VITE ME PARE

Gërvalla: Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion që shkel Kushtetutën

Ministrja sllovene në Kosovë, takohet me Osmanin dhe
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të hënën se Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion, "i cili shkel Kushtetutën e vendit".

“Cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, cilat do të jenë konsesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut”, ka thënë Gërvalla në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kur është pyetur për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por për të cilin palët janë marrë vesh që të zbatohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nuk mund të zbatohet sepse e shkel kushtetutën dhe një Qeveri, një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, është që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”, ka shtuar Gërvalla.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Javën e kaluar, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se pret nga "Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë". SHBA-ja, madje, ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e Asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë.

Gërvalla ka thënë se Kosova është e përgatitur për finalizim të procesit të dialogut dhe se dialogu duhet të nisë këtë vit me intensitet dhe jo me takime në gjashtë muaj. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Gërvalla me homologen sllovene: Kërcënimet e Serbisë kërkojnë përgjigje të përbashkët

Ministrja sllovene në Kosovë, takohet me Osmanin dhe
Donika Gërvalla

KOSOVË- Pas pritjes së ministres së Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka thënë se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të problemeve të pazgjidhura mes vendeve të rajonit. Ajo ka thënë se Sllovenia ka qenë përkrahëse për realizimin e interesave legjitim të Kosovës. Gërvalla po ashtu ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, tha Gërvalla.

3 VITE ME PARE

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon vjen në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Konjufca

Ministrja sllovene në Kosovë, takohet me Osmanin dhe
Tanja Fajon

KOSOVË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, do nis sot vizitën e saj zyrtare në Kosovë. Fajon ka arritur mbrëmë në Prishtinë, ndërkaq sot do të nis takimet me krerët e shtetit. Ajo fillimisht do të ketë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”, ka njoftuar zyra e Presidentes.

Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja sllovene do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mbahet në orën 13:40”, thuhej në njoftim.

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, javë më parë ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.

tanja fajon vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet