Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare ditën e sotme për të miratuar përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. • Në nisje të seancës plenare ka pasur debate nga deputetët e Opozitës për shkak se nuk u lejua që të bëhej seanca e kaluar për programin qeverisës. • Deputetët demokratë duke folur një nga një kanë kërkuar që seanca e mëparshme të anulohet së bashku me dekretin e Begajt për 'Diellën', të cilën e kanë quajtur antukushtetuese. • Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar seancën e shkuar në Kuvend si rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, europian dhe botëror. • Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se deputetët demokratë që dhunuan javën e shkuar seancën plenare, sot nuk duhet tu jepet e drejta e fjalës. • Në fund të seancës, janë miratuar me 94 vota pro përbërja e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. • Ndërsa me 87 vota pro është miratuar lista për anëtarët zëvendësues të komisioneve parlamentare.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti Erald Kapri nga Partia Mundësia ka deklaruar se kryetari i Kuvendit Niko peleshi po iu mohon të drejtën e fjalës. Gjatë seancës së sotme plenare, Kapri është shprehur se nuk ka kuvend tjetër në botë që deputetët nuk kanë të drejtë të flasin.
"Kryetar, u bënë dy javë që është mbledhur ky parlament, seanca e 5-të dhe fatkeqësisht deputetët nuk kanë të drejtën minimale për të folur. Nuk di të ketë një parlament tjetër që deputetët nuk mund të flasin. Në vitin ‘91 kur u mblodh parlamenti i parë pluralist, kur njerëzit ishin burgjeve e familjet në internim, u bë 4 ditë debat për qeverinë. Te drejtën minimale ju na e mohoni. Respektoni Kuvendin, kërkojmë vetëm të flasin. Ky nuk është një parlament që mund të anëtarësojë Shqipërinë në BE”, tha Kapri.

TIRANË- Deputetët kanë votuar ditën e sotme për miratimin e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Anëtarët e Komisioneve u miratuan me 93 vota pro, tre abstenim dhe një kundër.

Deputeti i vetëm që votoi kundër në seancë ishte Erald Kapri. Me votimin e anëtarëve, ka përfunduar dhe seanca plenare ditën e sotme.
TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka marrë fjalën sot për herë të parë që nga rikthimi i saj në Kuvend. Gjatë fjalës, Topalli ka deklaruar se dekreti për 'Diellën' është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme. Në fund, Topalli i kërkoi Niko Peleshit që të marrë disa këshilla nga Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi.
"Neni i parë i kushtetues thotë që Shqipëria është republikë parlamentare. Para se të fillonin seancat, deputetët janë betuar mbi ketë kushtetutë dhe e kanë shkelur në mënyrë brutale. Futja në rend ditë e një dekreti antikushtetues që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Nuk e di sa deputetë ka prej vitesh, por pyesni Grmaoz Ruçi a ka ndodhur të përfshihet në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyetini a ka ndodhur në tre dekata që në parlamentin e Shqipërisë të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus. Pyeteni z.Gramoz Ruçi," tha Topalli.
TIRANË- Deputetja e Opozitës Erisa Xhixho ka deklaruar se seanca e kaluar plenare ishte një turp më vete. Gjatë fjalës në Kuvend, Xhoxho ka theksuar se maxhoranca me seancën e kaluar ishte për tu tallur me shqiptarët. Ndërkohë që ka ngritur një pyetje se çfarë statusi kishte 'Diella' në Kuvend.
“Ishte seancë për tu talluar me shqiptarët, ku kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment të fjalës së tij. Por u ndërpre një ministër antikushtetues dhe antiligjor si Diella. Zoti kryetar, nëse nuk e dini se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një ministër, për informacionin tuaj. Të hiqet fjala e Diellës në procesverbl, që është antikushtetuese. Votoni bazën ligjore me të cilën foli në Kuvend. Po iu them shqip, çfarë statusi kishte Diella në parlament, kush është baza ligjore e saj dhe të hiqet nga procesverbali. Nëse doni të talleni me veten tuaj, nuk do t’iu lejojmë të talleni me shqiptarët,“ tha Xhixho.
TIRANË – Deputeti i PD-së Luçiano Boçi deklaroi sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se mazhoranca po e nxjerr Kuvendin nga binarët. Sipas Boçit mazhoranca po e bën të pamundur fjalën e opozitës. Deputeti Boçi pohoi se gjatë seancës kanë folur vetëm Kryetari i Kuvendit, deputeti Balla, Kryeministri Rama dhe Diella. Ai shtoi edhe faktin se nuk ka ndodhur ndonjëherë që në një seancë plenare të flasin vetëm katër emra.
“Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend. Ju e bëni atë që është e mundur, të pamundur. Po bëni të pamundur fjalën e opozitës. Me krenari kreu i grupit parlamentar të PS tha; ju nuk keni folur! Po nuk kemi folur. Po si nuk keni turp! Po pse votëbesim është ngritja e kartonit? Ka folur Diella, kryeministri, Balla dhe ju. Nuk ka ndodhur që seanca e betimit të ketë vetëm 4 emra," tha Boçi.
TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso e ka quajtur kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin si vasal të Ramës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso thekson se seanca e sotme duhet që të niste me një ndjesë nga ana e Peleshit për mënyrën e përfundimit të seancës së kaluar plenare. Në fund, Kao ka kërkuar që seanca e kaluar për programin qeverisës të kthehet për diskutim.
“Ishte e udhës që seanca të niste me një ndjesë publike se si arritët të vrisnit që në seancën e dytë, debatin parlamentar dhe t’i mohonit qytetarëve të drejtën për tu njohur me ata që synon ti qeverisë në legjislaturën e ardhshme. Mbi të gjitha kush do ti qeverisë, se pjesën më të madhe të ministrave nuk i njohim as për emër, as figurë, apo kontribute politike ose shoqërore. Nuk e di nëse pati ndonjë fitimtar seanca e kaluar, por e sigurt që ka një të humbur, interesi qytetar që jeni betuar të mbroni dhe që me sjelljet e tua si vasal i kryeministrit, që iu urdhëroi ditën për diell. Ktheni për diskutim programin qeverisës, jepni fjalën opozitës të bëjë pyetjet e saj”, tha Kaso.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kritikoi me tone të ashpra seancën e fundit parlamentare, duke e cilësuar atë si rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, europian dhe botëror. Berisha e përshkroi procesverbalin e kësaj seance si më të turpshmin në historinë e shtetit, duke e quajtur një akt të paprecedentë dhe të pashembullt, i cili u zhvillua vetëm për të fshehur dhe maskuar veprimet e 18 personave të cilët ai i quajti “Erionë Veliaj”.
Berisha theksoi se kjo mënyrë e zhvillimit të seancës, pa transparencë, pa votim dhe pa diskutime të hapura, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe një tradhti ndaj vendit. Berisha kërkoi që kjo seancë të rikthehet nga Parlamenti për t’u zhvilluar me transparencë dhe demokraci, duke mos u kthyer nga Gjykata Kushtetuese, por nga vetë deputetët.
"Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në të gjithë historinë e tij. Dhe ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erionë Veliaj. Nuk mund t’ia bëje vendit tënd këtë kurrë. Po citoj Kushtetutën këtu. Por ti nuk mund t’ia bëje vendit tënd atë kurrë, pse një grup të papërgjegjshmish, që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, nga rrezja e dritës dhe transparencës, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim, pa asgjë. Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në historinë e Europës, në historinë e botës, të çdo regjimi. Ndaj dhe rikthe seancën, të zhvillohet seanca. Të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti dhe të bëhen zhvillimet. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, ata t’ia mbathin, le të ikin. Kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet e tyre, për vjedhjet që kanë bërë. Nuk është përgjegjësia jonë kjo, është e atyre," tha Berisha.
TIRANË – Deputeti i PD-së Tomor Alizoti i kërkoi sot gjatë seancës plenare , Kryetarit të Kuvendit Peleshi të rikthehet seanca e parë plenare. Sipas Alizotit, Peleshi nuk lejon opozitën të flasë dhe se kjo është hera e parë në 30 vite që ndërpritet seanca më e rëndësishmë e këtij mandati. Sipas deputetit demokrat, Peleshi mund të jetë Kryetar i Kuvendit ligjërisht por jo moralisht, pasi morali është një element që qëndron gjatë tek një person. Ai shtoi faktin se edhe në kohën kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend.
“Zoti Peleshi, ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit por moralisht nuk jeni. Morali është element që qëndron gjatë, parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit. Shikoj tendencë që kur flet shumica ju tentoni të gjeni arsye për të vazhduar. Kërkoj në procerverbal rikthimin e seancës. Precedenti politik edhe në drejtësi është akt i rrezikshëm, hera e parë në 30 vjet që ndërpritet seanca themelore, më e rëndësishme e këtij mandati. Opozita ka fjalën, lëri njerëzit të diskutojnë. Edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend. Keni kartën e BE-së. Do iu lutesha të rikthehet seanca e parë,. Ku të diskutoni dhe ilumuinoni njerëzit që do në BE, por mund ta çoni edhe në Kozmos. Bëhuni moralisht kryetar i kuvendit se iu përket shqiptarëve,” tha Alizoti.
TIRANË- Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaroi gjatë sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se mazhoranca po manipulon procesverbalin për të fshehur të vërtetën. Sipas Këlliçit procesverbali i cili po hidhet për votim, nuk ka të bëjë aspak me situatën e javës së shkuar. Ai shtoi se kjo është një njollë turpi pasi, seanca më e rëndësishme në këto katër vite nuk mund të kalojë vetëm më 25 minuta diskutim.
"Ju nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Këtu jemi në një seancë rutine ku do të hedhim procesverbalin për votim dhe qytetarëve t’u shfaqim një situatë sikur këtu ka një demokraci funksionale, opozita ka ardhur dhe të gjithë jemi dakord. Ndërkohë, procesverbali që doni të hidhni për votim dhe që po e përmendni, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në këtë seancë. Ju vetë personalisht mund t’i ktheheni dhe pamjeve nëse dëshironi.
Në momentin që anuluat 5 minuta pushim në seancën e kaluar, i njoftuam zyrtarisht kësaj salle se kreu i grupit parlamentar i PD do të merrte fjalën menjëherë sapo të riniste seanca. Në shkelje të vetë premtimit që dhatë 5 minuta para pushimit, ju, në vend që t’i jepnit fjalën opozitës dhe kreut të grupit parlamentar të PD, i dhatë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS.
Ajo që ndodhi javën e kaluar në këtë seancë është e paprecedentë. Që të kalojë seanca më e rëndësishme në katër vite në vetëm 25 minuta diskutim, pa dëgjuar asnjë nga qytetarët shqiptarë programin e qeverisë dhe fjalën e deputetëve të opozitës, të cilët ishin përgatitur me fjalën 10-minutëshe, kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju personalisht si kryetare e këtij Kuvendi. Ai procesverbal nuk reflekton aspak të vërtetën që kanë parë qytetarët, deputetët e opozitës, por edhe ju vetë. Kështu që ju lutem, korrigjoni procesverbalin dhe mos u sillni në këtë sallë sikur ka dy palë që janë dakord me atë çka ka ndodhur javën e shkuar," tha Këlliçi.
TIRANË- Deputeti i Lëvizjës Bashkë Redi Muçi ka deklaruar se seanca plenare e radhës së kaluar ishte e paprecedentë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi thekson se Peleshi ia mbylli mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut.
“Ajo që ndodhi në seancën e fundit është e paprecedentë. Mbyllja ishte në shkelje të rregullores por dhe akt i paprecedentë që zhbën parlamentarizmin në vendin tonë. Shqipëria nuk është autokraci që në seancën më të rëndësishme ku do të debatohej programi qeverisës jo të mbyllni mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut. Nëse një apo dy deputetë prishin seancën, rregullorja parashikon masat disiplinore. Ju Peleshi s’e keni kuptuar roli që mban ajo karrige ku jeni ulur. Detyra juaj është të siguroni mbarëvajtje në seancë plenare dhe jo t’i bindeni urdhërave të Ramës për të mbyllur mikrofonat,” tha Muçi.
TIRANË- Deputeti i PS-së Taulant Balla i ka bërë një kërkesë Kryetarit të Kuvendit, gjatë seancës plenare të mbajtur sot në Parlament. Balla tha se deputetët demokratë dhunuan javën e shkuar seancën plenare dhe se sot nuk duhet tu jepet e drejta e fjalës. Ai shtoi se rregullorja e Kuvendit nuk e lejon këtë dhe se fjalën duhet ta marrin vetëm ata që nuk kanë dhënë ende një mendim.
“Zoti kryetar i Kuvendit do të kërkoja nga ana juaj që deputetëve parafolës t’u kujtohet se janë në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit. Ky moment procedurial i seancës është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit. I hodha një sy me vëmendje procesverbalit nga seanca e kaluar dhe s’më rezulton se ndonjëri prej depyutetëve që kanë marrë fjalës të jenë folës në seancën e kaluar, dhe sipas nenit 44, fjalën mund ta marrin vetëm ata që kanë dhënë mendim seancën e kaluar dhe mendimi i të cilëve nuk është zbardhur si duhet. Për ata që nuk dinë të lexojnë rregulloren e Kuvendit, por lexoj nenin 44, fillimi i seancës plenare. Këta nuk kanë pasur mendim, nuk di unë të rezultojë ndonjë mendim. A mund të kenë pasur ndërmend të shprehin ndonjë mendim, por pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën“, tha Balla.
TIRANË – Deputeti i Opozitës Klevis Balliu, deklaroi sot gjatë seancës plenare në Kuvend se deputetëve të opozitës ju hoq e drejta e fjalës dhe iu dha Kryeministrit Rama. Ai tha se Rama përdori emra familjarësh gjatë seancës dhe se ndaj tij nuk u mor asnjë masë.
"Kjo opozitë nuk ka asnjë armë në dorë përveç diskutimeve, është në interes të opozitës dhe qeverisë që parlamenti të jetë arenë debati ku ju të nxirrni programin tuaj. Duke ju referuar kodit të sjelljes, në nenin 11 pika 2, kur deputeti i ri mban fjalën në respekt të tij, jo vetëm që nuk përshëndetet fjala e deputetit të ri por as nuk i jepet mundësia të mbajë fjalën. Keni bërë përjashtime për deputetët e opozitës, na garantuat se do merrnim fjalën pas pushimit të seancës dhe ja dhatë kryetarit te grupit socialist. Kryeministri këtu përdori emra familjarësh dhe nuk ku mor asnjë masë. Edhe unë mund të them se ai vjen nga një familje trafikantësh por nuk ma lejon etika," tha Balliu.

TIRANË – Partia Demokratike ka zbardhur sot emrat e anëtarëve të komisoneve të përhershme parlamentare. Kryetarët e Komisioneve të përhershme do të jenë deputetët si Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia.
Lista e plotë e emrave
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe SportetKryetar:
LUCIANO BOÇI
Anëtarë:
LUAN BAÇI
KASTRIOT PIROLI
BRUNILDA HAXHIU
Anëtarë Zëvendësues:
LEDINA ALOLLI
ERISA XHIXHO
Komisioni për Kulturën, Turizimin dhe Diasporën
Kryetar:
INA ZHUPA
Anëtarë:
AGRON GJEKMARKAJ
JOZEFINA TOPALLI
DENISA VATA
Anëtarë Zëvendësues:
KLODJANA ÇAPJA
BESART XHAFERRI
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Kryetar:
BARDH SPAHIA
Anëtarë:
ZIJA ISMAILI
MANJOLA LUKU
MESILA DODA
ERISA XHIXHO
Anëtarë Zëvendësues:
TRITAN SHEHU
KLIT HOTI
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kryetar:
JORIDA TABAKU
Anëtarë:
GAZMENT BARDHI
EDI PALOKA
GRETA BARDELI
Anëtarë Zëvendësues:
ELDA HOTI
ARJAN NDOJA
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Zv.kryetar:
ENNO BOZDO
Anëtarë:
BUJAR LESKAJ
LEDINA ALOLLI
IGLI CARA
BESART XHAFERRI
Anëtarë Zëvendësues:
FLAMUR HOXHA
LUAN BAÇI
EDMOND HAXHINASTO
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Zv.kryetar:
OERD BYLYKBASHI
Anëtarë:
GENT STRAZIMIRI
SAIMIR KORRESHI
ARJAN NDOJA
TEDI BLUSHI
Anëtarë Zëvendësues:
GRETA BARDELI
GJIN GJONI
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Zv.kryetar:
KLEVIS BALLIU
Anëtarë:
FLAMUR NOKA
ISUF ÇELAJ
FATMIR MEDIU
Anëtarë Zëvendësues:
KASTRIOT PIROLI
FIDEL KREKA
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Zv.kryetar:
BLEND HIMÇI
Anëtarë:
KLIT HOTI
FIDEL KREKA
KLODJANA ÇAPJA
Anëtarë Zëvendësues:
BELIND KËLLIÇI
ARTAN LUKU
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Zv.kryetar:
XHELAL MZIU
Anëtarë:
RAMADAN LIKAJ
FLAMUR HOXHA
BLEDION NALLBATI
ARTAN LUKU
Anëtarë Zëvendësues:
IGLI CARA
SAIMIR KORRESHI
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Zv.kryetar:
ALBANA VOKSHI
Anëtarë:
TRITAN SHEHU
TOMOR ALIZOTI
EDMOND HAXHINASTO
VANGJEL DULE
Anëtarë Zëvendësues:
MESILA DODA
IGLI CARA
BRUNILDA HAXHIU
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Zv.kryetar:
IVI KASO
Anëtarë:
BELIND KËLLIÇI
ELDA HOTI
GJIN GJONI
Anëtarë Zëvendësues:
FATMIR MEDIU
GENT STRAZIMIRI
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka sjell një pajisje ditën e sotme në Kuvend, si burrin e ministres virtuate të Ramës, 'Diella'. Duke folur para Kuvendit, Korreshi ka deklaruar se i ka sjell dhe pajë 'Diellës', që është një kastravec me një bateri të vendosur në të.
Pjesë nga deklarata me gazetarët:
Saimir Korreshi: Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do ti kërkojmë dorën
Mos ndoshta nuk do që të martohet me demokrat?
Saimir Korreshi: M.q.s ka 15 vite që nuk punon ky i shkreti, thashë hajt ta provojë njëherë me Diellën.
Si e ka emrin?
Saimir Korreshi: Delli! M.q.s shoku kryeministër do që të tallet me shqiptarët, ne i gjejmë dhe burrin, do shtohet dhe me kalamaj. Kam marrë edhe pajë me vete.
Çfarë dhurate ke marrë?
Saimir Korreshi: Është dhurata për t’i kërkuar dorën Diellës. Mos u mërzisni një sekondë, kjo është dhuratë specifike për ‘Diellën’, bllok baterie kur ti ikin dritat. Ta ketë, mos te vijë vërdallë rrotullamja”.
TIRANË – Deputeti i PD-së Arjan Ndoja tha sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se opozita kërkon të këtë një kopje të rregullores së Kuvendit e cila është ndryshuar pa prezencën e saj. Ndoja tha se që seancën e shkuar e ka kërkuar këtë gjë, pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet e tyre si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. Ai shtoi se Kuvendi është organi më i rëndësishëm dhe se që pas zgjedhjes së Kryetarit të tij janë miratuar disa ndryshime.
“Kuvendi është organi më i rëndësishëm ne në seancë e parë na keni sjellë disa akte ndërmjet tyre rregullorja. Pas zgjedhjes tuaj si kryetar janë miratuar edhe disa ndryshime. Që në seancën e mëparshme kam pasur kërkesë procedurale që të njihemi me tekstin e ri të rregullores pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet tona si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. E ndjej detyrim edhe bazuar në nenin 40, i cili më detyron që të informoj zgjedhësit e mi çdo të premte në lidhje me veprimtarinë parlamentare gjatë javës. Së pari të kemi kodin e rregullores, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë. Së dyti, tekstet e të gjitha akteve që na sillen përpara do t’i kishim në dispozicion që të japim një vendim. Kërkesa ime e parë një kopje e rregullores së ndryshuar që keni votuar ju me shumicë votash," tha Ndoja.
TIRANË – Deputetja e PD-së Ina Zhupa kërkoi sot gjatë seancës plenare në Kuvend të përsëritet seanca e shkuar. Zhupa tha se duhet të zhvillohet procedura siç e kërkon Kushtetuta, duke përfshirë të drejtën për t'i bërë pyetje Kryeministrit dhe për të zhvilluar debate parlamentare. Deputetja akuzoi mazhorancën se ka zbardhur një procesverbal i cili nuk tregon realitetin dhe se janë detyruar për të mbyllur seancën. Në fund Zhupa bëri thirrje mos të miratohet procesverbali.
“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar përsëritjen e seancës së kaluar plenare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku deklaroi se kjo është hera e parë që në 30 vite qeveria kalon dhe miraton pa diskutuar programin qeverisës.
"Është hera e parë që në 30 vite që qeveria kalon dhe miraton pa diskutuar programin e qeverisë. Ne kemi bërë një kërkesë për tu përsëritur ajo seancë. Duhet të diskutojmë prioritetet tuaja, por edhe prioritet tona. Unë e kuptoj qeveria nuk ka vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës që të kenë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës ju nuk na i hiqni dot," tha Tabaku.
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opozita kërkon që seanca e shkuar për programin e qeverisë të mbahet sërish.
Por kjo kërkesë nuk është marrë për bazë nga ana e kryetarit të Kuvendit.
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme për të miratuar listat ë anëtarëve të komisioneve parlamentare. Mësohet se përveç këtyre, janë miratuar dhe anëtarët zëvendësues në përbërjen e komisioneve parlamentare.
Postimi i Plotë:
Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare ditën e sotme. Mësohet se në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Tashmë janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa mungesa e përfaqësuesve të opozitës ka bllokuar plotësimin e komisioneve të tjera. Partia Demokratike ka dorëzuar një ditë më parë emrat për katër komisionet parlamentare që i takojnë për t’i drejtuar, duke i hapur rrugë zhbllokimit të situatës.