LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet projektligji për mediat audiozive/ Balla: Të ndalohet 'Tik-Tok' në institucionet publike. Açka: S'ka organizata për fëmijët

•Miratohet në Komisionin e Integrimit projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën Shqipërisë", të ndryshuar". Ndryshimi në ligjin për AMA-n kaloi vetëm votat e mazhorancës tek komisioni integrimit. •Ligji i ri parashikon transparencë për pronarët e mediave audivoizive, kontrolle dhe për prodhuesit e informacionit digjital, portale. • Po ashtu, ligji i ri parashikon dhe rregullime sa u takon transmetimeve të materialeve të cilat mund të prekin ndjeshmëri të caktuara. •Deputeti i PS, Taulant Balla propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, pasi e konsideron si të rrezikshëm për sigurinë.  •Nga ana tjetër, deputetja Flutura Açka, u shpreh se ligji duhet të zbatohet dhe se duhet një adresim më i mirë i mbrojtjes së fëmijëve. •Ajo bëri të ditur se në fundjavë, televizionet japin emisione dhe transmetojnë pamje jo të përshtatshme për fëmijët.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Komisioni/ "S'ka organizatë për fëmijët", Açka: Të dielën flet në TV një zonjë për vibratorët, jepen telenovela me përdhunime

Miratohet projektligji për mediat audiozive/ Balla: Të ndalohet
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, u shpreh ditën e sotme, në Komisionin e Integrimit projektligji për disa ndryshime dhe shtesa, se ligji për mediat audiovizive, duhet të zbatohet dhe se duhet një adresim më i mirë i mbrojtjes së fëmijëve. Ajo dha shembullin e asaj që jepet në ekrane në ditët e pushimit, duke thënë se ditën e dielë dalin në ekrane persona që flasin për çështje erotike si dhe tha se jepen telenovela me përdhunime.

"Në konsultat e bëra, s’ka asnjë organizatë fëmijësh! Ditën e dielë, kur fëmijët janë para ekranit, në TV kombëtarë, flet një zonjë që merret me çështjet erotike, flet për vibratorët… Por të flasësh për ditën e  dielë, a kontrollohet ky treg. Jepen telenovela me përdhunime, si është e mundur? E shtuna e diela të jenë të shenjta për fëmijët…", tha Açka.

Gjatë komisionit, u shqyrtua projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën Shqipërisë””, të ndryshuar". Ndryshimi në ligjin për AMA-n kaloi me votat e mazhorancës tek komisioni integrimit. 

Ligji i ri parashikon transparencë për pronarët e mediave audivoizive, kontrolle dhe për prodhuesit e informacionit digjital, portale. Ligji parashikon dhe rregullime sa u takon transmetimeve të materialeve të cilat mund të prekin ndjeshmëri të caktuara./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Rrezik për sigurinë"/ Kërkesa e Ballës: Të ndalohet "Tik-Tok" në institucionet publike, të mos përdoret në pajisjet zyrtare

Miratohet projektligji për mediat audiozive/ Balla: Të ndalohet
Taulant Balla

TIRANË- Aplikacioni i njohur 'Tik Tok' mund të ndalohet për përdorim nga punonjësit e administratës dhe zyrtarët. Këtë e dha si kërkesë kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë mbledhjes së komisionit të Integrimit. Ai propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, duke u shprehur se aplikacioni mund të jetë rrezik për sigurinë. 

‘Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. 

AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale.

Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

I bashkohem vendimeve për ndalimin të përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze.’- tha Balla.

Çfarë po ndodh me Tik Tok, cilat shtete kanë ndalur përdorimin e aplikacionit?

TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit. Aplikacioni është përballur me akuza për shkelje të intimitetit dhe ka pasur shqetësime për lidhjet e tij të pretenduara me qeverinë kineze. Si rezultat, disa vende të botës e kanë ndaluar ose kufizuar.

India ishte vendi i parë që ndaloi TikTok-un në qershor të vitit 2020. Në korrik të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara gjithashtu konsideruan ndalimin e TikTok, duke përmendur shqetësime të ngjashme për sigurinë kombëtare dhe intimitetin e të dhënave. Por SHBA ende nuk e ka ndaluar përfundimisht. 

Kanadaja u bashkua me SHBA-në dhe BE-në në miratimin e ndalimit gjithëpërfshirës, duke parandaluar që TikTok të instalohej në të gjitha pajisjet mobile të lëshuara nga qeveria. Në janar 2021, Pakistani ndaloi TikTok për përmbajtje “imorale dhe të pahijshme”, ndërsa në shkurt të vitit 2021, Myanmar ndaloi aplikacionin si pjesë e një goditjeje më të gjerë në mediat sociale pas një grushti ushtarak.

Edhe në qershor të vitit 2021, Nigeria ndaloi aplikacionin. Edhe udhëheqja e talebanëve të Afganistanit ndaloi TikTok dhe lojën PUBG në shtator të vitit 2022 për shkak të mbrojtjes së të rinjve nga “mashtrimi”.

Në dhjetor të vitit 2022, Tajvani vendosi një ndalim të sektorit publik për TikTok pasi FBI paralajmëroi se TikTok paraqiste një rrezik të sigurisë kombëtare./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Projektligji i ri/ Tabaku ngre shqetësimin: Nuk e kuptoj çfarë nënkuptohet me “Edukim Mediatik” dhe si mund ta kryejë AMA?

Miratohet projektligji për mediat audiozive/ Balla: Të ndalohet
Jorida Tabaku

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i ri për AMA, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ngriti shqetësime dhe disa pyetje në lidhje me projektligjin që po prezantohet në komision.

'Sot jemi përpjekur për të gjetur në direktivë temrin e Edukimit Mediatik. Në direktivë është shkruar për “shkrimin mediatik” që nuk është e ngjashme me atë që ju konsideroni si “edukim mediatik”.

Një shqetësim që gjeti dhe mbështetjen e deputetes socialiste Kodheli në Komisionin e Integrimit. Deputetja Tabaku dhe Açka u shprehën me shqetësim në lidhje me këtë term të shtuar për një funksion që nuk ka asnjë arsye ta zbatojë AMA.

Tabaku ngriti dhe disa shqetësime që bazoheshin dhe në një kërkesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me këtë projektligj.

'Kush janë platformat që mund të konsiderohen shpërdanrës së videove që juve do të kontrolloni?"-pyeti Tabaku ndërsa po rreshtonte shqetësimet në lidhje me projektligjin dhe përafrimin e tij me dispozitat e Bashkimit Europian.

komisioni i integrimit ligji per mediat audiovizive

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet