Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Seaca e sotme plenare ka nisur përsëri me kaos dhe zhurmuese nga deputetët e opozitës. •Teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi fjalën, deputetët e PD-së bllokuan foltoren me pankarta në duar ku lexohej “Vrasës i demokracisë”,. •Gjithashtu disa prej tyre ndezën zhurmueset. • Teksa PD e vulës kërkoi interpelancë urgjente me Ramën, Nikolla njoftoi se këtë detyrë kryeministri ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali. • Ajo tha se Rama nuk mund të jetëprezent sepse ndodhet në Bruksel dhe se mbadite do të jetë vizita e sekretarit amerikan Antony Blinken. • Pas këtij lajmërimit Lulzim Basha bashkë me deputetët e tij u larguan nga salla e Kuvendit. • Ai deklaroi për mediat se do të depozitojë në SPAK, padi për kryeministrin,ku do të përfshihen edhe akuzat e Ahmetajt për të. • Ndërkohë kryetarja e Kuvendit mes zhurmuesesh dhe kaosit, ka miratuar me 72 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin për lojërat e fatit. •Po ashtu mes kaosit, Nikolla kaloi edhe shtesën për ligjin në festat zyrtare. • Pas miratimit të ligjeve të rendit të ditës, u lajmërua mbyllja e seancës plenare e cila zgjati 15 minuta.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në seancën e sotme plenare mes kaosit, zhurmueseve dhe protestës së opozitës u miratua vetëm me mazhorancën, ligji për lojërat e fatit. Ligji u kalua me 72 vota pro dhe vetëm 2 abstenim. Deputetët Erion Braçe dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk dhanë "jeshile" gjatë procesit të votimit.
Votimi i Braçes ishte i paralajmëruar, pasi ai kërkoi shtimin e disa amendamendeve në ligj, të cilat nuk u morën parasysh. Ndërsa votimi i Xhafaj u vendos sot në sallën e seancës plenare.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, ishte planifikuar që të votohej gjatë seancës së 8 shkurtit, por për arsye që nuk u qartësuan kurrë, u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste.
TIRANË- Mazhoranca socialiste miratoi të enjten projektligjin për rikthimin e basteve sportive online, duke bërë një amendim të minutës së fundit që i heq të drejtën Kuvendit për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare. Me 72 vota pro dhe 2 abstenime, ligji do të rikthejë bastet sportive pas më shumë se 5 vitesh që u mbyllën nga qeveria.
Deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe abstenuan, por pa e argumentuar qëndrimin e tyre. Braçe si anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku nisma e qeverisë u shqyrtua për 4 muaj rresht, ka shprehur rezervat e tij për efektet e ligjit.
Projekligji pësoi disa ndryshime nga versioni i miratuar nga ky komision, pasi disa deputetë depozituan amendamente në seancë. Sipas këtyre amendamenteve, licensa për Lotarinë Kombëtare nuk do të miratohet më nga Kuvendi, por nga Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur me këtë ligj për licencimin e kompanive që do të futen në tregun e basteve online.
“Licenca për të drejtën e organizimit të lojërave të Lotarisë Kombëtare është një e vetme dhe i jepet për një periudhë 10-vjeçare subjektit aplikues, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nëligjore të dala në zbatim të tij. Licenca miratohet me vendim të Komisionit të Licencave dhe bëhet efektive pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet të licensuarit, Drejtorit të Përgjithshëm të AMLF-së dhe kryetarit të Komisionit të Licencave,” thuhet në amendament.
Po ashtu sipas propozuesve, në anëtarësinë e Komisionit të Licencave hiqet ministri i Sporteve dhe zëvendësohet me ministrin e Brendshëm, me arsyetimin se është i rëndësishëm për verifikimin e dokumentacionit të kompanive që do të garojnë për këto licenca.
Opozita e ka kundërshtuar rikthimin e basteve online duke kërkuar që para se të bëhet kjo të ketë një analizë për lulëzimin e këtij sektori në mënyrë informale dhe që kriteret të jenë më të forta për kompanitë që do të futen në treg. Deputetja Jorida Tabaku i tha BIRN se ligjin e Lojërave të Fatit e shoqëroi një proces jotransparent vendimmarrës, ku një pjesë e madhe e diskutimeve kanë ndodhur jashtë dyerve të komisionit.
“Askush nuk e kuptoi pse u tërhoq disa herë nga votimi dhe si përfundim në një amendament të fundit i hoqi parlamentit mundësinë e dhënies së licensës së Lotarisë Kombëtare dhe ia kaloi atë Komisionit të Licencave,” tha Tabaku pas votimit.
Sipas Tabakut, ligji ka shumë mangësi në kontrollin e flukseve të parasë, në vërtetimin e dhënies së licencave dhe ka kritere shumë të lehta për të hyrë në treg.
“I vendos vulën gjithë dështimit të gjithë operacionit për informalitetin dhe që ka qenë një nga tre mënyrat se si janë pastruar deri më sot paratë,” shtoi Tabaku.
Duke bërë krahasimin me operacionin e qeverisë për mbylljen e tyre, Tabaku theksoi “mund t'i vendos vetëm një emër asaj që ndodhi: Marrëzia s'ka fund”.
Edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi e ka kundërshtuar këtë projekligj si klientelist. “Duhej të bëhej një analizë e qeverisë për sektorin ilegal dhe për dështimin për t'a ndaluar këtë aktivitet,” tha Çupi për BIRN.
“Dështuan të japin shpjegime bindëse për situatën faktike të subjekteve që e ushtrojnë aktualisht këtë veprimtari konform ligjit dhe licencave përkatëse,” shtoi ajo.
Varianti i ardhur nga qeveria pësoi shumë ndryshime gjatë shqyrtimit në komisionin parlamentar të Financave dhe Ekonomisë. Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzuese për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkuruese, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhur fituesit.
Po ashtu vendos përjashtimin e organizatorëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizimi i skuadrave sportive, ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i Komitetit Olimpik u hoqën nga anëtarësia e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve. Këshilli i Mbështetjes së Projekteve menaxhon të ardhurat që vijnë nga bastet.
Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtarinë e kompanisë koncensionare që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qëndror të monitorimit online. Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni i Licencave nëpërmjet auditimit. Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”./BIRN
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së Vulës, Lulzim Basha, u largua nga seanca plenare, pasi kryetarja e Kuvendit lajmëroi se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm për interpelancën e kërkuar.
Basha tha për mediat se Rama ka përdorur vizitën e Blinken që t’i fshihet kushtetutës. Ai gjithashtu tha se javën e ardhshme do të bëjnë padi në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe Blerim Hoxhën, ku do të përfshijnë edhe akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës.
"Inteperpalncë të bëra para 2 javësh. Numri 2 e akuzoi se është de Facto pronar i incerentaiorëve. është e qartë që sot Edi Rama ka përdorur nga njëra ana vizitën e Blinken për tu fshehur nga një detyrim kushtetues. I leverdis Edi Ramës që mos të ketë parlament që mos të përgjigjet para opozitës.
Keqardhje që ky skenar bëhet nga deputetë të opozitës. PD nuk dorëzohet para këtij realiteti para këtij teatri të qartë që luajnë me njëri tjetrin. PD padi penale bazuar mbi fakte, duke përfshirë pohimet e Ahmetajt, që përfitues si vërtetë është Edi Rama dhe për Blerim Hoxhën që ka vjedhur para nga incenerotërt.
Nuk është sensi i parlamentarizmit dhe demokracisë. siç e dini kushtetua e Shqipërisë kryeministrin e mban përgjegjës për çdo akt. Ka thënë përfitues i aferës së inceneratorëve është Edi Rama dhe e ka thënë numri 2 i tij. Ne javën e ardhshme depozitojmë padi për shtyp."- tha Basha.
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua sërish që në nisje me tension dhe kaos.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit mes zhurmuesesh ka miratuar me 72 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin për lojërat e fatit. Po ashtu mes kaosit, Nikolla kaloi edhe shtesën për ligjin në festat zyrtare.
Pas miratimit me të ligjeve të rendit të ditës, Nikolla lajmëroi mbylljen e seancës plenare e cila nuk zgjati më shumëse 15 minuta.
TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka kërkuar që të zhvillojë në seancën e sotme interpelancë urgjente me Ramën për deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.
Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit njoftoi se këtë detyrë kryeministri ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali. Nikolla tha se Rama nuk mund të jetë prezent pasi momentalisht ndodhet në Bruksel dhe gjithashtu përmendi si arsye edhe vizitë sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë.
PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit. Pasi u kalua në votim, Basha me grupin e tij të deputetëve u larguan nga salla.
Arbi Agalliu: Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken.
Lindita Nikolla: Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull.
Nikolla pas mbylljes së senacës: Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken.
TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Me nisjen e seancës deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, me pankarta në duar që lexojnë “Vrasësi demokracisë”; “Vrasës i pluralizmit”. Gjithashtu kanë ndezuar zhurmuese.
Protesta e tyre në Kuvend vijon në kuadër të aksionit opozitar. Kujtojmëse 7 deputetë demokratë janë sot të përjashtuar për shkak të tensioneve në seancën e fundit.
Të përjashtuar janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Petrit Doda dhe Edi Paloka.
TIRANA- Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë disa pika, mes tyre një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike dhe projektligji për lojërat e fatit. Po ashtu në rend janë dhe miratimet e dy projektvendimeve.
Prej disa muajsh seancat parlamentare në Kuvend nuk zhvillohen të qeta pas aksionit që ka ndërmarrë opozita me deputetët e saj.
Rendi i ditës:
Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.
Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.