LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MISTERET e vrasjes së Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë larguar ilegalisht në Greqi! Babai i Velos në hetim, kush ishte i treti që ndihmoi shokët? (ROLI)

• Vrasja e Edmond Papës duket se po zbardhet. • Albano Velo është vendosur në pranga, ndërsa 44-vjeçari nga Berati Andrew (Edvin) Bode dyshohet se po fshihet në Greqi. • Ndryshe nga Velo që fshihej në Francë dhe u kap më 31 dhjetor në aeroportin e Rinasit, Bode nuk ka lënë asnjë shenjë në TIMS, ndaj hetuesit dyshojnë që Bode të jetë larguar drejt Greqisë të paktën 2 ditë pas ekzekutimit për hakmarrje të 49-vjeçarit nga Saranda. • Pikërisht nga Greqia dyshohet se ka ardhur porosia e vrasjes së Papës. • Sot është zbuluar dhe një detaj i ri, pervç Bodes dhe Velos në vrasje ka ndihmuar dhe një person i tretë, ndërsa mjeti Audi i përdorur nuk ka qenë i vjedhur, por targat po. • Makina kishte të vendosura këto targa të huaja belge është futur brenda territorit të vendit tonë nga një shtetas, i cili më pas e ka shitur makinën që është targuar me targa shqiptare. • Policia po heton mënyrën se si targat e huaja përfunduan në duart e dy autorëve të vrasjes, të cilët më pas i montuan tek “Audi”, që shërbeu për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së 49-vjeçarit. • Nën hetim është edhe babai i të arrestuarit, ish-polici Dilaver Velo, i cili dyshohet se mund të ketë pasur dijeni lidhur me aktivitetin e të birit e se mund ta ketë ndihmuar që të ikë jashtë vendit. • Dyshohet se Velo dhe Bode janë paguar për vrasje, por arsyeja ende nuk dihet.  • Dyshohet se është bërë për hakmarrje, duke e lidhur me vrasjen me tritol të Aleksandër Sadikajt. Por kjo pistë nuk është e vetmja, por kjo nuk do të thotë nuk ka lidhje dhe me versionin e dytë. • Një tjetër pistë e dyshuar për vrasjen e Papës është raportuar larja e hesapeve për një sasi prej 700 kg kanabis që solli edhe ekzekutimin e 2 shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Urdhri dyshohet se u dha nga Klodian Lekocaj, i burgosur në Greqi. • Megjithatë nuk do të thotë që një version përjashton tjetrin, pasi si Papa, ashtu edhe Sadikaj, kanë qenë të dënuar në Greqi pikërisht për narkotikë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Papës/ ‘Audi’ i autorëve nuk është i vjedhur, iu mbivendosën targa belge

MISTERET e vrasjes së Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë
Edmond Papa

TIRANË- Mjeti tip “Audi” që u përdor nga dy autorët Albano Velo dhe Andrew alias Edvin Bode për vrasjes e Edmond Papës, nuk rezulton të jetë i vjedhur. Rezulton se targat e huaja të këtij mjeti janë të mbivendosura dhe nuk kanë qenë të “Audi-t”, por të një mjeti tjetër. Makina që kishte të vendosura këto targa të huaja belge është futur brenda territorit të vendit tonë nga një person, i cili më pas e ka shitur makinën që është targuar me targa shqiptare.

Policia po heton mënyrën se si targat e huaja përfunduan në duart e dy autorëve të vrasjes, të cilët më pas i montuan tek “Audi”, që shërbeu për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së 49-vjeçarit.

Albano Velo dhe Andreë (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë. Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua. 

3 VITE ME PARE

Një i tretë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, “syri” ruante biznesmenin, pikaste çdo lëvizje të shënjestrës

MISTERET e vrasjes së Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë
Edmond Papa, Albano Velo dhe Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Nuk ishin dy, por tre persona të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Përveç Albano Velos dhe Andreë Bodes, një tjetër person dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Edmond Papës. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, personi i tretë i paidentifikuar ka qenë aktiv ditën e vrasjes. Jo në tërheqjen e këmbëzës, por ka informuar dy të tjerët se ku ishte dhe ku po lëvizte shënjestra e tyre. Burime për "Ora Neës" bëjnë me dije se ndër të tjera, ai ka shërbyer për të kordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krah të ndryshëm të rrugës.

Ndërkohë që vetë mbante në vëzhgim banesën dhe familjarët e biznesmenit nga Saranda. Nga analizimi i imazheve të kamerave është dalluar Andrea Bode me xhinse blu, xhup të zi, dhe atlete me gomë të bardhë, në momentin që kryen vrasjen e ndërsa rrëth 3 orë më vonë një kamera e ka fiksuar atë më një kostum të kuq në zonën e Astirit.

Ndërkohë që Albano Velo është arrestuar, përveçse është përjashtuar nga Policia e Shtetit, nën hetim është edhe i ati, Dilaver Velo për të mësuar nëse ka pasur dijeni lidhur me aktivitetin e të birit. Po ashtu, do i hetohet edhe pasuria dhe të ardhurat. Po ashtu, do të hetohet nëse ish-polici ka pasur gisht në largimin e të birit jashtë vendit. Kjo pasi referuar sistemit TIMS Albano Velo ka dalë nga territori në datë 10 dhjetor, ku ka shkuar në Firence. Në vendin fqinj ai ka ndenjur vetëm 4 ditë, pasi më datë 14 dhjetor ka hyrë në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit. Më pas, Albano Velo është larguar 4 ditë pas ngjarjes me drejtim Francën, ku dhe më pas u arrestua, me datën 31 dhjetor sapo mbërrit në Rinas. Ndryshe nga Velo, Bode nuk ka lënë asnjë shenjë në TIMS dhe dyshohet se është larguar nga vendi në rrugë ilegale.

Deri më tani për vrasjen e biznesmenit Papa, pista kryesorë është prishja e pazareve të drogës, por Prokuroria po mundohet të sigurojë prova që mund ta lidhin vrasjen e Papës me atë të Alekasandër Sadikajt. Të dy, kanë pasur precedentë penale për drogë në Greqi, vend nga ky dyshohet se është porositur vrasja.

3 VITE ME PARE

Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, Andrew Bode dyshohet se është larguar drejt Greqisë

MISTERET e vrasjes së Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë
Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode

TIRANË- Andrew (Edvin) Bode, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës dyshohet të jetë larguar ilegalisht nga Shqipëria. Kjo, pasi zyrtarisht me sistemin TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar. Por, nga të dhënat e marra, 44-vjeçari mendohet të ketë shkuar në Greqi fillimisht dhe më pas drejt vendeve të tjera. Ai është person me precedent penalë për drogë, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate.

Albano Velo dhe Andreë (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë.

Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua. 

3 VITE ME PARE

Djali i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, Prokuroria nis hetimet për ish-policin Dilaver Velo, verifikon dhe burimin e të ardhurave

MISTERET e vrasjes së Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë
Albano Velo, Dilaver Velo dhe Edmond Papa

TIRANË- Dilaver Velo, babai i Alban Velos i cili është arrestuar si organizator për vrasjen e Edmond Papës, ngjarje e ndodhur më 16 dhjetor, është vënë nën hetim. Mësohet se Prokuroria e Tiranës do kryejë verifikime për ish-efektivin e komisariatit nr.4, më konkretisht për të dalë në përfundimin nëse ka pasur dijeni për planet e të birit lidhur me vrasjen e Papës. Gjithashtu, hetime do të kryhen edhe në lidhje me burimin e të ardhurave të familjes Velo.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë.

ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet