LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve tanë nga veriu i Greqisë", Rama në Athinë: Shqipëria krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar që vjen të protestojë

• Kryeministri Edi Rama ka nisur sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë, kryeqytetin grek, Athina. • Takimi ka nisur rreth orës 11:00 në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. • Rama është pritur në aeroport nga ambasadorja shqiptare në Greqi. • Kryeministri u shoqëruar nga rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. • Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion. • Këngëtarët Era Rusi dhe Noizy kanë nisur shfaqjen me këngët e tyre. • Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga hapi takimin me fjalën e saj. • Hajdaraga e konsideroi ditë historike vizitën e Ramës në Greqi. • Ajo tha se e sheh këtë vizitë si një tjetër mundësi për rienergjezimin e marrëdhënieve unike mes shqiptarëve. • Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri me anë të një mesazhi nga burgu e konsideron këtë si një provokim. • Beleri thotë se Rama nuk do t'ia dalë me këtë provokim. • Kryenegociatoria Majlinda Dhuka fjalën e saj në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë foli për prejardhjen e saj. • Ajo tha se është vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. • Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj para emigrantëve në Athinë kujtoi kohën kur shqiptarët shkuan në Greqi në fillimet e demokracisë dhe u pritën nga greket. • Ajo tha se koha për shqiptarët dhe Shqipërinë ka ndryshuar. • Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë se ka patur probleme në realizmin. • Klosi tha se u krijuan pengesa artificiale me poltikën që nuk donet që të mbahej ky takim. • Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se shumë u çuditën dhe shumë u mërzitën për organizimin e këtij takimi duke pohuar se ka patur pengesa.• Ai shtoi se ka shkuar të flasë me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë pasi shqiptarët nuk janë më siç mbërritën pas rënies së komunizmit. • Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët në Athinë, bëri me dije se do të ngrihet një dhomë tregtie shqiptaro-greke. • Rama tha se grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në Shqipëri, për vizitë, jetuar apo edhe punuar. • Ai shtoi se eksportet në Greqi janë rritur me ¼ më shumë. • Ai tha se Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. • Rama shtoi se Shqipëria i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje. • Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok apo kujdesit reciprok për bashkëkombësit. • Rama tha se shqiptarët bashkë me grekët janë evropianë. • Ai tha se kufijtë politik nuk kanë qenë kufij shpirtëror. • Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë kujtoi dhe vitet kur shqiptarët shkuan në Greqi dhe operacionet kundër tyre teksa nënkuptoi shpërnguljet me përdhunë të çamëve. • Ai bëri një një paralelizëm duke i krahasuar me depërtimet e fund shek. XX, kur shqiptarët emigruan për t'u larguar nga vendi i sapo dalë nga regjimi komunist. Ai tha se shqiptarët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX. • Rama shtoi se në gjithë këto vite, ka qëne më e lehtë shtoheshin konfliktet në vend që të punohej dhe bashkëpunohej për një shembull sa më të mirë në të gjithë rajonin. • Ai tha se kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. • Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, në përfundim të fjalës së tij i dha edhe një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. • Rama u shpreh se tashmë është shumë e rëndsishme që vendet të ecin bashkë drejt rrugës europainë, dhe se është po aq me rëndësi që të jetohet në paqe dhe harmoni me fqinjët. • Rama ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. • Rama tha se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.• Ai shtoi se dy vendet janë pjesë e NATO-s.

23 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ligji i luftës, Rama nga Athina: Jemi pjesë e NATO-s, duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Rama tha se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se dy vendet janë pjesë e NATO-s.

“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë", tha Rama.

2 VITE ME PARE

I mbuluar nga djersa, Rama mesazh homologut Mitsotakis nga Athina: Të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë!

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, në përfundim të fjalës së tij i dha edhe një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Rama u shpreh se tashmë është shumë e rëndsishme që vendet të ecin bashkë drejt rrugës europainë, dhe se është po aq me rëndësi që të jetohet në paqe dhe harmoni me fqinjët.

"Gabime unë mund të kem bërë plot dhe ju kërkoj ndjesë për çdo gabim. Por kurrë nuk i kam tradhtuar ata që na kanë besuar qoftë dhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij.

Nuk ka fuqi politike, ekonomike, finnciare, individ apo shtet që më josh apo detyron të përkulem apo për të përfituar për veten pas shpinës tuaj, për të cënuar interesat e shqiptarëve apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë.

Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj se do të kem një më të bukur se kjo. Përpara se të largohem dëshiroj t’i lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, Mitsotakis.

I dashur Kyriakos, Naim Fashëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, "Dëshira e vërtet e shqiparëve". Duam me të gjithë fqinjët te jetojmë në harmoni. Mjaftojnë vuajtjet dhe tiranitë që kemi kalur.

Shumë të fala nga unë shqiptarët e Greqisë! Rroftë Shqipëria dhe Europa demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët", tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Me Mitsotakis, bashkëpunim i hapur", Rama në Athinë: Opozita i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë falës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se opozita po i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit. Rama tha se mosmarrëveshjet do të zgjidhen si qytetarë largpamës evropianë e jo si ballkanik. Ai shtoi se me kryeministrin e Greqisë ka gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve.

“Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga ne. Jemi munduar që të largohet me dialog, me mirëkuptim.

Te kryeministri i Greqisë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve. Ne Shqipëri ne kemi një opozitë ekzakt që bën të njëjtën gjë si ajo në Greqi. Kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë do i ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë. 

Duhet t’i i zgjidhim mosmarrëveshjet si evropianë largpamës  e jo si ballkanas sylesh. Më vjen vërtet keq që këto ngrica ciklike janë penguar të mos duket progresi në disa drejtime më rendësi”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

"30 vite në këtë baltë, të ndjekim rrugën e demokracisë", Rama në Athinë: Të mos humbasim kohë për orekset e disa pseudopatriotëve fodullë

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se se rruga e vetme që duhet ndjekur është rruga e demokracisë. Rama shtoi se në gjithë këto vite, ka qëne më e lehtë shtoheshin konfliktet në vend që të punohej dhe bashkëpunohej për një shembull sa më të mirë në të gjithë rajonin. Ai tha se kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. 

"A nuk është më e ndershme që ta ndajmë atë që u përket popujve nga ajo që u përket shteteve. Atë që u përket shteteve nga ajo që u përket partive dhe atë që u përket partive për zgjedhjet e ardhshme dhe atë që u përket brezave të ardhshëm për cilësinë e paqes.

A nuk është më me rëndësi që Shqipëria dhe Greqia të bashkëndajë rrugën e prosperitetit në vend që të konsumojë kohë dhe energji për orekset e ca pseudopatriotëve fodullë dha llafazanë që i kemi me shumicë edhe këtej dhe andej?

Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne shqiptarët dhe greket që ta mësojmë dhe pranojmë një të vërtetë të thjeshtë se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufi. Të vërteten e thjeshtë duhet ta bëjmë shtratin e përbashkët. Fqinjësinë dhe baltën e mërisë e kanë llangosur shumë thellë.

Kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë shumë më tepër fryte suksesi dhe të bëheshim një shembull rrezatues për të gjithë rajonin", tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë", Rama në Athinë: Ju depërtonin në Shqipëri me rrobat e trupit

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë kujtoi dhe vitet kur shqiptarët shkuan në Greqi dhe operacionet kundër tyre teksa nënkuptoi shpërnguljet me përdhunë të çamëve. Ai bëri një një paralelizëm duke i krahasuar me depërtimet e fund shek. XX, kur shqiptarët emigruan për t'u larguar nga vendi i sapo dalë nga regjimi komunist. Ai tha se shqiptarët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX.

"U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy valketeve të pangrëna.

Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t'ju depërtuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë", tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Bashkë me grekët ju jeni evropianë", Rama në Athinë drejtuar emigrantëve shqiptarë: Greqia sot edhe e juaja po aq sa e grekëve!

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se ata nuk janë më të huaj në Greqi. Rama tha se shqiptarët bashkë me grekët janë evropianë. Ai tha se kufijtë politik nuk kanë qenë kufij shpirtëror.

“Ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe asnjë padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot. Hap pas hapi dolët nga errësira e mbijetesës në dritën e jetës si qytetar i barabartë i këtij shteti. Arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju erdhët, luftuat dhe fituat. Greqia është edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju jeni evropianë.

Gjithnjë e më shpesh ktheheni te shtëpia juaj në Shqipëri, ku keni mbajtur prindërit tuaj të moshuar, keni investuar kursimet tuaja po ashtu. Jo të gjitha dallimet janë sheshuar për të gjithë, gjithnjë. Edhe politika greke, vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë dijen se Greqia ka nevojë për ju , ashtu siç ju keni nevojë për Greqinë.

Asnjëherë…duke llogaritur dëmet dhe shanset e dy popujve si dy fëmijë në të njëjtin oborr. Kufijtë politike nuk kanë qenë kufij shpirtëror, por se asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe historike e cila është e shënjuar në kujtesën tonë. Kultura jonë e përbashkët është plazmuar shumë kohë më parë se krijimi i shteteve”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok", pronat e minoriteteve, Rama: Është një problem i gjithë Shqipërisë!

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë iu përgjigj indirekt edhe kritikave nga Athina për titujt e pronësisë për minoritetin grek në Shqipëri. Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok apo kujdesit reciprok për bashkëkombësit.

“Ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë, nuk mund të thotë se është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Të kërkosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste, ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe miteve, fakteve dhe paragjykimeve, dokumenteve zyrtarë dhe artikujve të porositur.

Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik qoftë për çështje për t’u zgjidhur mes nesh qoftë për sfidat e kësaj epoke të re për Ballkanin.

Ne i shohim si arsye madhore për t’u afruar më shumë, për të gjetur zgjidhjet midis palëve dhe duke forcuar lidhjet. E mbi të gjitha, ne besojmë se kompleksitetit i marrëdhënieve tona nuk mund të jetë një shtysë për t’u mbytur në çdo lugë ujë. Ky kompleksitet është që grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama në Athinë: Shqipëria përherë mikpritëse, i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA-  Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë iu ka bërë një ftesë grekëve që të vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime por dhe për mundësi investimi. Ai tha se Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Rama shtoi se Shqipëria i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje.

“Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se në Greqi.

Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu! Bujrum! Si në shtëpinë tuaj”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Grekët do jenë të mirëseardhur në Shqipëri", Rama nga Athina: Do ngremë dhomë tregtie shqiptaro-greke

 

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët në Athinë, bëri me dije se do të ngrihet një dhomë tregtie shqiptaro-greke. Rama tha se grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në Shqipëri, për vizitë, jetuar apo edhe punuar. Ai shtoi se eksportet në Greqi janë rritur me ¼  më shumë.

“Ndërhyrja edhe ndërlidhja e rrugës së së ardhmes për grekët dhe shqiptarët. Në sipërfaqen e kulturës ku kanalet e informacionit dhe rrjetet sociale japin fytyrën e marrëdhënieve të ditës duke u ofruar njerëzve sufllaqe dhe raki duke përgjumur trurin qytetar, duke sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur probleme të përditshme.

Jashtë kafeneve, përtej mediave, marrëdhënia vazhdon produktive, eksportet në Greqi u rritën me ¼  më shumë. Jemi drejt përfundimit të Dhomë së Tregtisë me Greqinë. Pritet miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare.

Falë kërkesës në rritje të popujve që jetojnë jashtë gotës së furtunës mediatike, numri i turistëve është rritur. Grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar dhe punuar”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

“Shqiptarët nuk janë më të leckosur”, Rama në Athina: Disa u çuditën, të tjerë thanë se nuk duhet të vija

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se shumë u çuditën dhe shumë u mërzitën për organizimin e këtij takimi duke pohuar se ka patur pengesa. Ai shtoi se ka shkuar të flasë me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë pasi shqiptarët nuk janë më siç mbërritën pas rënies së komunizmit.

“Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës.

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.

Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshëm të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë", tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Disa na nxorën pengesa për takimin", Klosi nga Athina: Të zgjidhim me negociata problemet që krijon politika

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Blendi Klosi

ATHINA- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë se ka patur probleme në realizmin e këtij takimi. Klosi tha se u krijuan pengesa artificiale me poltikën që nuk donet që të mbahej ky takim. Ai shtoi se me negociata do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon.

“Mirënjohje dhe falënderime pafund. Në këtë tubim duhej të ishte një gjë fare e thjeshtë, se sa thjeshtë duhej të ishte organizuar ky takim. Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në realizmin e këtij takimi. Jemi sot me Ramën, sot në turin ‘Krenar për Shqipërinë’ që nis këtu në Athinë, pastaj në Milano, Londër, kudo ku ka shqiptar, për të folur me ta.

Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e takimit, pengesa artificiale, njësoj si politika kërkon të krijojë konflikte, në kundërshtim total me frymën dhe pjesëmarrjen e këtyre njerëzve. Politika përpiqej ta pengonte takimin. Nga kjo sallë e mbushur me europianë, jam i bindur se njësoj siç kapërcyem, duke folur dhe duke negociuar, ja dolëm t’ia zgjidhim. Me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë”, tha Klosi.

2 VITE ME PARE

"Fërkime dhe keqkuptime me Greqinë", Spiropali nga Athina: Koha për Shqipërinë dhe shqiptarët ka ndryshuar

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Elisa Spiropali

ATHINA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj para emigrantëve në Athinë kujtoi kohën kur shqiptarët shkuan në Greqi në fillimet e demokracisë dhe u pritën nga greket. Ajo tha se koha për shqiptarët dhe Shqipërinë ka ndryshuar. Spiropali iu drejtua emigrantëve duke u thënë se ata e bënë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.

"Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën  të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta. Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës. Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë", tha Spiropali.

2 VITE ME PARE

"Me fat që u rrita me gjuhën shqipe e greke", takimi në Athinë, kryenegociatoria Dhuka: Jam vajza e një babai minoritar

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Majlinda Dhuka

ATHINA- Kryenegociatoria Majlinda Dhuka fjalën e saj në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë foli për prejardhjen e saj. Ajo tha se është vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. Ajo shtoi se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për integrimin në BE dhe se Greqia është një partner i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit europian.

"Jam e emocionuar të jem sot këtu me ju. Jam vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. Kam patur fatin të rritem me të dyja gjuhë, edhe me gjuhën e bukur shqipe dhe greke. Studimet i kam kryer në Shqipëri dhe Greqi, kam studiuar ligjin publik europian. Greqia është një partner i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit europian. E privilegjuar të përfaqësoj Shqipërinë në krye të skuadrës për negociatat e anëtarësimit, skuadra jonë ka fituar konsideratën më të lartë në tryezën e negociatave të anëtarësimit në BE. Shqipëria është më pranë më se kurrë në realizimin e ëndrrës shekullore", tha ajo.

2 VITE ME PARE

Takimi në Athinë, Ambasadorja e shqipërisë në Greqi: Ardhja e Ramës, ditë historike!

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Ambasadorja

ATHINA- Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, hapi takimin e planifikuar të kryeministrit Edi Rama me emigrantët me fjalimin e saj. Hajdaraga e konsideroi ditë historike vizitën e Ramës në Greqi. Ajo tha se e sheh këtë vizitë si një tjetër mundësi për rienergjezimin e marrëdhënieve unike mes shqiptarëve.

“Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe ditë historike. Ndaj le ta shfrytëzojmë ditën e sotme si një tjetër mundësi për rienergjezimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieve unike mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Një marrëdhënie që ushqehet nga qëllimi i pastër për të lartësuar Shqipërinë deri në fund duke besuar se ëndrrat marrin jetë kur jemi të gjithë së bashku”, tha Hajdaraga.

2 VITE ME PARE

“Zgjedhja e ditës së sotme nuk është e rastësishme", Rama në Athinë, Beleri mesazh nga burgu: Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama dhe Fredi Beleri

ATHINA- Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri me anë të një mesazhi nga burgu e konsideron këtë si një provokim. Beleri thotë se Rama nuk do t'ia dalë me këtë provokim. 

“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, thotë Fredi Beleri teksa i referohet ditës së arrestimit të tij. Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij për postin e eurodeputetit.

“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Belerit.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Rama "koncert" në Athinë, këngëtarët Era Rusi dhe Noizy hapin shfaqjen

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater” në Athinë ku do të mbahet takimi me emigrantët. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian. Këngëtarët Era Rusi dhe Noizy kanë nisur shfaqjen me këngët e tyre para audiencës në stadium.

Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e zyrtarëve që do të mbajnë fjalime në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë. Bëhet me dije se fjalimet i hap ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Zyrtarët që do të mbajnë fjalën:

-Kryetari i bashkisë Sarandës  Oltion Çaçi,

-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi,

-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha,

-Majlinda Dhuka Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,

-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS,

-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin,

-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS,

-Kryeministri Edi Rama.

2 VITE ME PARE

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama mbërri në stadiumin "Galatsi" i shoqëruar nga bashkëshortja, ekzekutohet himni kombëtar dhe ai i BE-së

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater” në Athinë ku do të mbahet takimi me emigrantët. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian. 

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve

Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e zyrtarëve që do të mbajnë fjalime në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë. Bëhet me dije se fjalimet i hap ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Zyrtarët që do të mbajnë fjalën:

-Kryetari i bashkisë Sarandës  Oltion Çaçi,

-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi,

-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha,

-Majlinda Dhuka Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,

-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS,

-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin,

-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS,

-Kryeministri Edi Rama.

 

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Rama në Athinë për takimin me emigrantët, ja zyrtarët që do të mbajnë fjalën në ngjarje

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Foto nga vendi i ngjarjes

ATHINA-  Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë në Athinë. Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e zyrtarëve që do të mbajnë fjalime në sallën  “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë. Bëhet me dije se fjalimet i hap ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Zyrtarët që do të mbajnë fjalën:

-Kryetari i bashkisë Sarandës  Oltion Çaçi,

-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi,

-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha,

-Majlinda Dhuka Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,

-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS,

-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin,

-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS,

-Kryeministri Edi Rama.

2 VITE ME PARE

Rama takim me diasporën në Athinë, pritet në aeroport nga ambasadorja shqiptare në Greqi

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë në Athinë. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.

Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë teksa u pritën nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga. Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të kryeministrit me emigrantët shqiptarë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Unë jam kuqezi", Rama "karikon" me këngë patrotike audiencën në stadium para fillimit të takimit në Athinë

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Foto nga vendi i ngjarjes

ATHINA- Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë në Athinë.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.

Teksa pritet që Rama të mbërrijë në takim, në stadiumin 'Galatsi' në Athinë emigrantët shqiptarë kanë nisur të mblidhen.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Me flamuj nëpër duar", Rama nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën, emigrantët shqiptarë mbërrijnë në stadium

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë në Athinë. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.

Teksa pritet që Rama të mbërrijë në Athinë, në stadiumin 'Galatsi' në Athinë emigrantët shqiptarë kanë nisur të mblidhen për takimin. Ata shihen të kenë marrë me vete flamuj apo dhe të kenë kombinuar veshjet e tyre me elemente të traditës shqiptare. 

2 VITE ME PARE

“Një mik që e respektoj shumë”, Rama para mbërritjes në Athinë për mediat greke: Mitsotakis i interesuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë në Athinë. Ai ka thënë për mediat greke se kryeministri i shtetit helen, Kyriakos Mitsotakis është një mik që e respektoj shumë.

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, mësohet të ketë thënë Rama pak para mbërritjes në Greqi.

Ai pohon gjithashtu se Mitsotakis kryeministri grek që më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg, Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thotë Rama.

Kryeministri do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.

Veç fjalimeve, në ngjarje do ketë edhe pjesë spektakli, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Pas Athinës Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në mërgim në Milano, Londër dhe Duseldorf.

2 VITE ME PARE

"Krenar për Shqipërinë" / Rama nis sot turin e takimeve me diasporën, ndalesa e parë në Athinë, çfarë pritet?

"Shpërnguljet me përdhunë të paraardhësve
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" me ndalesën e parë, kryeqytetin grek, Athina. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.

Kryeministri do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.

Veç fjalimeve, në ngjarje do ketë edhe pjesë spektakli, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Pas Athinës Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në mërgim në Milano, Londër dhe Duseldorf.

edi rama në athine

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje