LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, arrestohet pas disa orësh autori (EMRAT)

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. • Një 32-vjeçar është goditur me thikë në një lokal ku për pasojë ka ndërruar jetë. • Viktima është identifikuar si Besmir Kumria. • Raportohet se autori Xhesion Toromeni është futur në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe pastaj me thikë në dorë ka shkuar drejt tavolinës ku ndodhej Kumria. • Viktima ndodhej së bashku me persona të tjerë kur autori menjëherë e ka goditur me thikë. • Fatkeqësisht viktima nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve. • Autori mësohet se pas ngjarjes është arratisur dhe është kapur nga policia pas disa orësh. • Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. •  Sipas policisë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

10 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Ngjarje e rëndë, familjet kanë qenë të mira dhe të rregullta! Kanë pasur konflikte për punë toke

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIVJAKË- Një banor i fshatit Kryekuq ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike që i mori jetën 32-vjeçarit, Besmir Kumria. Banori u shpreh se kjo vrasje ka tronditur fshatin dhe se viktima ka qenë person i rregullt.

Ai theksoi se shkak i kësaj ngjarjeje është një konflikt mes familjeve për tokë. Sipas tij të dy familjet janë të rregullta dhe se nuk ka asnjë arsye tjetër që të ketë ndodhur kjo vrasje. Banori i shpreh se prindërit duhet të ishin ata që të diskutoinin dhe zgjidhnin problemet mes tyre me kujdes.

"Ngjarje e rëndë dhe fshati është shumë i tronditur. Kanë pasur konflikte për punë toke dhe nuk është zgjidhur. Familjet kanë qenë të mira dhe të rregullta, por shkaku i konfliktit është vetëm kjo, nuk ka asgjë tjetër.

Janë të ardhur nga Gramshi, kanë vite në fshatin tonë. Djemtë kanë qenë të rregullt, bënin çdo gjë që u thonin baballarët, i dëgjonin prindërit. Konfliktet duhen hequr prindërit duhet të kenë më shumë kujdes, duhen shuar konfliktet," tha ai.

11 MUAJ ME PARE

"Janë bërë njerëzit si bagëti", flet e afërmja e 32-vjeçarit të vrarë në Divjakë: Nuk e di a kishte ndonjë sherr, ai për 10 ditë do ikte në Gjermani! Ishte djalë i mirë e punëtor

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
E afërmja e 32-vjeçarit

DIVJAKË- Një e moshuar nga fshati Kryekuq ka folur në lidhje me ngjarje që tronditi mbrëmjen e djeshme vendin me vrasjen e 32-vjeçarit, Besmir Kumria. Ajo shprehet se viktimën e ka të afër dhe se nuk ka dijeni se i riu kishte konflikte.

Sa i përket dyshimeve se familjet e viktimës dhe autorit kishin konflikte në lidhje me një kanal vaditës, ajo u shpreh se vetëm një herë ka ndodhur një debat por nuk ka qenë i madh. E moshuara shtoi se viktima do të largohej në Gjermani për 10 ditë por fati i tij i keq ndodhi që kjo të mos realizohej pasi humbi jetën tragjikisht.

"E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente.

Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor," tha ajo.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, vijojnë kërkimet për gjetjen e thikës së përdorur në krimin e rëndë (VIDEO)

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Fshati ku ndodhi vrasja

DIVJAKË- Policia ende nuk e ka gjetur thikën e përdorur gjatë vrasjes së 32-vjeçari Besmir Kumria në Divjakë. Efektivët po vijojnë kërkimet pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja por deri më tani nuk është gjetur asgjë. Dyshohet se autori e ka hedhur në një kanal prandaj policia është përqëndruar duke kërkuar pranë kësaj zone. 

Policia po përdor edhe pajisje të cilat ndihmojnë në gjetjen e metaleve. Vrasja e 32-vjeçarit u regjistrua mbrëmjen e djeshme në një lokal  në fshatin Kryekuq. Kumria ndodhej në lokal kur 25-vjeçari Xhesion Toromeni shkoi dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij.

Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë. Sipas policisë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

 

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, dalin pamjet nga lokali ku ndodhi ngjarja (FOTO)

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIVJAKË- Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja e Besmir Kumrisë janë publikuar. Vrasja e 32-vjeçarit ndodhi në një lokal  në fshatin Kryekuq. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket lokali i mbyllur ku ndodhi vrasja e të riut.

25-vjeçari Xhesion Toromeni u fut brenda lokalit mbrëmjen e djeshme dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij viktimën. Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Toromeni arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë. Hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

11 MUAJ ME PARE

U godit për vdekje me thikë në sy të miqve, ky është 32-vjeçari i vrarë në Divjakë

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Viktima

DIVJAKË- I riu që shihni në foto është 32-vjeçari, Besmir Kumria i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Divjakë. Kumria ndodhej në një lokal në fshatin Kryekuq kur 25-vjeçari Xhesion Toromeni shkoi dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij.

Fatkeqësisht Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë. Sipas policisë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

 

11 MUAJ ME PARE

Vrasja në Divjakë, reagon policia: Autori u arratis, u kap pas disa orësh! Shkak dyshohet një konflikt i vazhdueshëm për një kanal vaditës

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Foto

DIVJAKË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Divjakë. Në njoftim bëhet me dije se gjatë mesnatës Besmir Kumria u godit me thikë në lokal nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni.

Autori mësohet se pas ngjarjes është arratisur dhe është kapur nga policia pas disa orësh. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas policisë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/ Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë. U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

11 MUAJ ME PARE

Vrau të riun në Divjakë, identifikohet autori, shkak dyshohet një sherr për kanalin vaditës

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Foto

DIVJAKË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Divjakë ku humbi jetën Besmir Kumria. Autori i arrestuar në lidhje me ngjarjen është identifikuar si Xhesion Toromeni.

25-vjeçari mësohet se është futur në lokalin ku ndodhej viktima me disa persona të tjerë dhe ka goditur me thikë. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë një sherr për kanalin vaditës. Fatkeqësisht viktima nuk ka arritur tiu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

11 MUAJ ME PARE

U godit me thikë në lokal, identifikohet viktima në Divjakë, vihet në pranga autori

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Foto

DIVJAKË- I riu që mbeti i vdekur nga plagosja me thikë në Divjakë është identifikuar si Besmir Kumria. Kumria u plagos me thikë në një lokal në fshatin Kryekuq. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa autori është vënë në pranga.

Autori është identifikuar si Xhesion Toromeni. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas raportimeve viktima ishte i punësuar sezonal në Himarë.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja në Divjakë/ Autori me thikë në dorë shkoi drejt tavolinës ku ishte ulur 30-vjeçari, e goditi për vdekje

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Foto

DIVJAKË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Divjakë. Mësohet se autori i ngjarjes para se të kryente vrasjen fillimisht ka parkuar mjetin jashtë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe pastaj me thikë në dorë ka shkuar drejt tavolinës ku ndodhej Besmir Kumria.

Viktima ndodhej së bashku me persona të tjerë kur autori menjëherë e ka goditur me thikë. Fatkeqësisht viktima rreth të 30-ave nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve. Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

11 MUAJ ME PARE

E rëndë në Divjakë, vritet me thikë një person (EMRI)

Molla e sherrit një kanal vaditës, vritet me thikë
Foto

DIVJAKË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. Mësohet se një person rreth moshës 30 vjeç është plagosur me thikë.

Fatkeqësisht i riu nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ai është identifikuar si Besmir Kumria. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje tragjike ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për të zbardhur detaje të mëtjeshme.

vrasje ne divjake besmir kumria

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet