LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çmontohet "Ndragheta"! Trafikuan kokainë me vlerë 27 mln €: Italia lëshon masë arrest me burg për 6 shqiptarë, mes tyre Marjus Aliu dhe Artur Hoxhosmani (DETAJE)

• Autoritetet italiane kanë dhënë detaje të reja për operacionin e madh kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, që drejtohej nga Lombardia dhe kishte lidhje të forta me organizatën kriminale ‘Ndrangheta’ të Lokridës. • Gjatë këtij operacioni janë lëshuar masa sigurie për 28 persona, prej të cilëve 25 u dërguan në burg, ndërsa për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie. • Ndër shqiptarët e përfshirë në këtë operacion janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, të gjithë me banim në Shqipëri dhe për të cilët autoritetet italiane kanë vendosur arrest në burg. • Hetimet italiane tregojnë se grupi i përfshirë në këtë rrjet kishte degë në disa vende të Europës, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe lidhje të forta me trafikantë në Kolumbi dhe Brazil. • Droga importohej kryesisht me anije nga portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur metoda të sofistikuara si fshehja e ngarkesave brenda kontejnerëve të ligjshëm tregtarë, dhe gjatë dy viteve të fundit ky rrjet ka transportuar mbi 3.5 ton kokainë, nga të cilat më shumë se 400 kilogramë janë sekuestruar në Itali dhe jashtë saj.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Çmontimi i "Ndraghetës", Italia jep masë sigurie për Artur Hoxhosmanin, u arrestua në Palasë me bosin e Cincos! Trafikuan 6 tonë kokainë me Plaurent Dervishajn dhe Erion Alibejn

Çmontohet "Ndragheta"! Trafikuan kokainë me vlerë 27
Artur Hoxhosmani

ITALI- Zbardhen detaje nga operacioni në Itali, në pranga edhe shqiptari Artur Hoxhosmani për trafik droge. Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja nga një operacion ndërkombëtar që çoi në goditjen e një grupi të madh që dyshohet se trafikoi 27 milionë euro kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Mes 6 shqiptarëve për të cilët janë lëshuar masa sigurie nga autoritetet italiane, është edhe Artur Hoxhosmani, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i arrestuar më herët me urdhër të SPAK pas operacioneve kundër grupeve të Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cincos, Ermir Ndreaj.

Operacioni i SPAK që çoi në prangat e Hoxhosmanit u zhvillua në korrik të këtij viti, pas analizimit të komunikimeve nga aplikacioni SkyECC. Ky grup dyshohet se ka trafikuar rreth 6 ton kokainë, me vlerë tregu mbi 411 milionë euro. Artur Hoxhosmani u arrestua në Palasë, së bashku me bosin Ermir Ndreaj dhe vëllain e tij, Klevis Hoxhosmani, ndërsa po relaksoheshin në një skaf.

Për pjesëtarët e tjerë të grupit, Dervishaj dhe Alibej, autoritetet italiane vendosën arrest në burg, duke i bashkuar dosjes së re me atë të “Plumbit të Artë”.

Sipas mediave britanike, emri i Hoxhosmanëve është përmendur edhe në trafikun e drogës në Angli. Klevis Hoxhosmani, vëllai i Arturit, është bërë i njohur aty me nofkën “Ali Baba”, për shkak të rrjetit të madh të bashkëpunëtorëve që duket se kishte në trafikun e drogës, rreth 40 persona./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

U arrestua si rezultat i çmontimit të grupit kriminal "Ndragheta"! Në prangat e policisë edhe Marjus Aliu, u përplas me armë me rivalët në 2019 dhe vrau këmbësorin...

Çmontohet "Ndragheta"! Trafikuan kokainë me vlerë 27
Marjus Aliu

ITALI- Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil është çmontuar. Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. 

Por KUSH është Marjus Aliu, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare:

Marjus Aliu, një nga pesë personat e arrestuar pas shkëmbimit të zjarrit në Kavajë  më 4 korrik 2019, ishte në qendër të hetimeve për ngjarjen që shkaktoi vdekjen e kalimtarit të rastësishëm, Ramazan Hasalliu, 55 vjeç. Ai, së bashku me vëllain e tij Denis Aliu, shkaktuan një ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë një kalimtar 52-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë, si pasojë e përplasjes së dy grupeve rivale.

Sipas hetimeve, ngjarja nisi si një grindje mes Marjus dhe Denis Aliut nga njëra anë dhe vëllezërve Eraldo dhe Ardian Hyka dhe Qazim Merkaj nga ana tjetër, jashtë një marketi në qendër të qytetit. Përplasja e parë ishte verbale dhe fizike, por vetëm një ditë më pas situata eskaloi në dhunë me armë, kur Marjus dhe Denis shkuan të “sqaroheshin” tek lokali i Dedejve. Në shkëmbimin e zjarrit, përveç Marjus Alit dhe Eraldo Hykës, u përfshinë edhe disa të tjerë, duke sjellë plagosjen e shtatë personave dhe vdekjen e një të pafajshmi.

Marjus Aliu u arrestua nga policia dhe u la në burg së bashku me Ardian Dedej, Eraldo Hyka dhe Qazim Merkaj, ndërsa një tjetër i përfshirë, Agron Kollçaku, u vendos nën arrest shtëpie për moskallëzim krimi. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar saktësisht se cili armë shkaktoi vdekjen e kalimtarit.

Marjus Aliu, siç ka deklaruar vetë pas arrestimit, thotë se ai dhe vëllai i tij shkuan për t’u sqaruar, por u sulmuan dhe u provokuan sërish, duke e çuar situatën drejt eskalimit me armë. Ngjarja ka tronditur Kavajën, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit të arrestuar./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Çmontohet grupi kriminal italo-shqiptar "Ndragheta"! Trafikuan kokainë me vlerë 27 mln €, KUSH janë 6 të arrestuarit shqiptar që u lanë në burg

Çmontohet "Ndragheta"! Trafikuan kokainë me vlerë 27
Shkembimi i drogës

ITALI- Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil është çmontuar. Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. 

Tre nga shqiptarët, Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu, vijnë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani është nga Burreli. Investigimet zbuluan se ata lëviznin në Milano me makina luksi, përfshirë edhe Lamborghini, dhe qëndronin në hotele të njohura, si Armani Hotel, duke treguar stilin e jetesës luksoze që shoqëronte aktivitetet e tyre kriminale.

Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ‘Ndranghetan e Lokrisë dhe grupe të tjera shqiptare. Hetimet, të mbështetura në analizën e komunikimeve në platformën SkyEcc, zbuluan një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për tregun e drogës në Lombardi.

Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Përveç shqiptarëve, hetimet zbuluan pjesëmarrjen e disa italianëve dhe një shtetasi kinez, i cili dyshohet të ketë ndihmuar në pastrimin e parave përmes rrjetit informal të transfertave financiare “fei ch’ien”. Komunikimi mes anëtarëve të rrjetit kryhej kryesisht përmes mesazheve të koduara në aplikacionin SkyECC, duke krijuar një “trekëndësh” të ndërlikuar bashkëpunimi mes kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania.

Operacioni po vijon në provinca të ndryshme të Italisë, duke përfshirë Milano, Pavia, Bergamo, Parma, Imperia, Como, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive të Guardia di Finanza, për të sekuestruar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal dhe për të mbledhur prova shtesë për grupin.

Lista e të arrestuarve në burg:
Marjus Aliu (shqiptar)
Fatjon Aliu (shqiptar)
Elvis Aliu (shqiptar)
Ervin Bashmeta (shqiptar)
Kujtim Daiu (shqiptar)
Artur Hoxhosmani (shqiptar)
Franco Barbaro, Platì, 1976
Antonio Barbaro, Locri, 1984
Giuseppe Trimboli, Locri, 1977
Bruno Trimboli, Platì, 1976
Rocco Violi, Milano, 1989
Michele Portolesi, Platì, 1975
Antonino Chindamo, Polistena, 1988
Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983
Luciano Scarinci, Locri, 1984
Giuseppe Barbaro, Locri, 1986
Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984
Davide Cannone, Milano, 1977
Francesco Costa, Locri, 1979
Giuseppe Grillo, Locri, 1974
Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990
Giancarlo Tasca, Milano, 1984
Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982
Stefano Virgilio, Milano, 1991
Yubo Xe
Arrest shtëpiak:
Francesco Biondo, Palermo, 1951
Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977

Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak.

Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga individë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit Barbaro dhe të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e “individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare”, “nxorën, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge”, në bashkëpunim edhe me “Kamorrën” napolitane.

Midis atyre që i nënshtrohen masës paraprake për krimin e pastrimit të parave është edhe një burrë kinez i cili, siç shpjegoi prokurori i Milanos, Marcello Viola, “në cilësinë e tij si ndërrues parash, i lejoi organizatës kriminale të bënte pagesa për dërgesat e drogës nëpërmjet sistemit informal të transferimit të parave të njohur si ‘Fei Ch’ien’, fjalë për fjalë ‘para fluturuese'”

Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Kokainë nga Amerika e Jugut në Itali, goditet Ndragheta! 28 masa arrest në burg, mes tyre 5 shqiptarë

Çmontohet "Ndragheta"! Trafikuan kokainë me vlerë 27
Foto ilustruese

ITALI- Janë zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë një operacioni të madh kundër trafikut të drogës dhe organizatave kriminale. Në kuadër të këtij operacioni, në pranga ranë gjithsej 28 persona. Prej tyre, 25 u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë u vendosën nën arrest shtëpie.

Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani.

Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ‘Ndranghetan e Lokrisë dhe grupe të tjera shqiptare. Hetimet, të mbështetura në analizën e komunikimeve në platformën SkyEcc, zbuluan një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për tregun e drogës në Lombardi.

Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak.

Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga individë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit Barbaro dhe të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e “individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare”, “nxorën, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge”, në bashkëpunim edhe me “Kamorrën” napolitane.

Midis atyre që i nënshtrohen masës paraprake për krimin e pastrimit të parave është edhe një burrë kinez i cili, siç shpjegoi prokurori i Milanos, Marcello Viola, “në cilësinë e tij si ndërrues parash, i lejoi organizatës kriminale të bënte pagesa për dërgesat e drogës nëpërmjet sistemit informal të transferimit të parave të njohur si ‘Fei Ch’ien’, fjalë për fjalë ‘para fluturuese'”

Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”./ Dosja.al

grupi kriminal italo-shqiptar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet