Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Komisionit të Sigurisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. • Në këtë mbledhje nuk kanë munguar ironitë dhe debatet konkretisht mes kryetarit, Nasip Naço dhe deputetit Ervin Salianji. • Ky i fundit ka kërkuar paraqitjen në Komision të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për të raportuar mbi situatën në vend. • Nga ana tjetër Naço tha se ë në fund opozita është zgjuar dhe është pajisur që Komisioni të vijojë normalisht. • Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po raporton sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. • Gjatë fjalës së tij, Qose ka folur edhe në lidhje me ngjarje në burgun e Peqinit ku me anë të një droni u futën celularë dhe drogë. Nga ana tjetër, deputeti Ferdinand Xhaferri, ka deklaruar se situata është shumë rëndë në burgje. • Ai ka shtuar se këto institucione janë kthyer në hotel me 5 yje për të burgosurit. Gjithashtu Xhaferri shtroi pyetjen nëse ka patur tender për bllokimin e valëve në burgje duke thënë se përgjigjet janë brenda burgut. • Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose foli në Komision edhe për një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. • Drejtori i Përgjithshëm tha se arma ishte futur në burg në mënyrë kontrabandë, ndërsa shtoi se hetimet ende nuk kanë përfunduar. • Qose foli në Komision edhe për arsyet se pse të dënuarit nuk preferojnë ushqimet e burgut, por ua sjellin familjarët e të afërmit nga jashtë. • Qose tha se kjo nuk ndodh për shkak të cilësisë së ushqimit duke shtuar se ka qenë vetë në IEVP dhe ka ngrënë vetë ushqim sikurse dhe ministri e bashkëpunëtorët të tij. • Sipas Qoses ky është një trend nëpër burgje, ku të dënuarit duan të tregojnë kapadaillëkun e vet. • Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paralajmëruar mazhorancën në Komisionin e Sigurisë që të mos përfshirë në fushatë aktive të burgosurit. • Salianji tha se meraku është se mos ndryshon qeveria dhe ikën mbështetja politika për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. • Ai iu drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose duke i thënë se duhet të mbajnë të dënuarit që mos tu ikin. • Ai shtoi se duhet të kontrollohet e të mos futen pistoleta e drogë nëpër IEVP.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paralajmëruar mazhorancën në Komisionin e Sigurisë që të mos përfshirë në fushatë aktive të burgosurit. Salianji tha se meraku është se mos ndryshon qeveria dhe ikën mbështetja politika për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ai iu drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose duke i thënë se duhet të mbajnë të dënuarit që mos tu ikin. Ai shtoi se duhet të kontrollohet e të mos futen pistoleta e drogë nëpër IEVP.
"Unë vetëm një pyetje kam, a keni kapacitet që mos t’ju ikin të burgosurit, keni njerëz? Sepse në të kaluarën ka ardhur drejtori dhe ministri dhe kanë thënë që nuk kemi aplikonte për punonjës në policinë e burgjeve, e dyta të krijoni kushtet mos t’ju ikin njerëz. Ç’i duhet drejtorisë së Burgjeve se mos ndërron qeveria? Meraku është se mos ndryshon qeveria dhe ikën mbështetja politika për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ç’punë ka drejtoria e burgjeve me këtë?
Mbani njerëzit mos ju ikin, kontrolloni mos futin përveç pistoletave edhe mitraloz aty brenda, mos shesin drogë nëpër burgje. Meqë edhe te ky raport merakun e keni si t’i fusni hundët në zgjedhje, se mos ndryshon qeveria, po qe se përfshihen në zgjedhje të burgosurit, në fushatë aktive, tek kërcënimi brenda burgut, kini kujdes sepse nuk do ti shpëtoni dot këtë herë. Mos e joshni këtë kontingjent për vota", tha Salianji.
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Qose foli në Komision edhe për arsyet se pse të dënuarit nuk preferojnë ushqimet e burgut, por ua sjellin familjarët e të afërmit nga jashtë. Qose tha se kjo nuk ndodh për shkak të cilësisë së ushqimit duke shtuar se ka qenë vetë në IEVP dhe ka ngrënë vetë ushqim sikurse dhe ministri e bashkëpunëtorët të tij. Sipas Qoses ky është një trend nëpër burgje, ku të dënuarit duan të tregojnë kapadaillëkun e vet.
Pyetja e deputetit Asllan Dogjani: Shko para burgut familjarët e çanta në shpinë njëherë në javë për të dërguar ushqime? A ju dërgoni ushqim ju? Pse të burgosurit nuk e hanë ushqimit? Qytetarët paguajnë taksat, asnjë nuk e ha sepse thonë që nuk është ushqimi i duhur?
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose: Sa i përket pyetjes për ushqimin, në fakt nuk është e vërtetë. Kam qenë vetë në IEVP dhe kemi ngrënë vetë ushqim, unë ministri e bashkëpunëtorët e mi. Por është një trend në burgje për të treguar kapadaillëkun e vet çdo i dënuar, do ta marrë ushqimin nga jashtë. Pavarësisht masave tona në uljen e sasisë, por e kemi futur si një nga pikat e procesit të rehabilitimit për lejimin e futjes së ushqimit nga familjarët duke sjellë ushqim, dikush sjell pak mjaltë, dikujt ia bën bashkëshortja, dikujt vajza se ka me burgim të përjetshëm, se i kanë lënë fëmijët 2 vjeç dhe janë bërë vajzat nga 30 vjeçe, janë martuar dhe i sjell një ushqim. Është toleruar, si indikator në procesin e rehabilitimit.
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Qose foli në Komision edhe për një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. Drejtori i Përgjithshëm tha se arma ishte futur në burg në mënyrë kontrabandë, ndërsa shtoi se hetimet ende nuk kanë përfunduar.
“Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria.
Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal”, tha Qose.
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po raporton sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Qose ka folur edhe në lidhje me ngjarje në burgun e Peqinit ku me anë të një droni u futën celularë dhe drogë. Nga ana tjetër, deputeti Ferdinand Xhaferri, ka deklaruar se situata është shumë rëndë në burgje.
Ai ka shtuar se këto institucione janë kthyer në hotel me 5 yjë për të burgosurit. Gjithashtu Xhaferri shtroi pyetjen nëse ka patur tender për bllokimin e valëve në burgje duke thënë se përgjigjet janë brenda burgut.
“Ditët më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve. Futen armë në burg, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa zyrtare që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje. Aty ku ishin bosët e krimit. Burgu i Durrësit, hotel me 5 yje për të burgosurit e korrupsionit të politikës. Degradim që nuk ka shpatulla ta mbajë as drejtoi i burgjeve as ministri, porosia është nga kryeministri.
Ndaj guxojnë titullarët e burgjeve të degradojnë institucionin aq sa kthehet në një hotel me 5 yje, Ndaj thoni sot ka një hetim dhe jo një përgjigje. Droni në burgun e Peqinit. Ka pasur një tender për bllokimin e valëve në burgje. Pse nuk ka funksionuar? Pse nuk vendoset një “Perde” në atë burg të sigurisë së lartë? Përgjigjet janë brenda burgut”, tha ai.
TIRANA- Komisionit të Sigurisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar ironitë dhe debatet konkretisht mes kryetarit, Nasip Naço dhe deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit ka kërkuar paraqitjen në Komision të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për të raportuar mbi situatën në vend. Nga ana tjetër Naço tha se ë në fund opozita është zgjuar dhe është pajisur që Komisioni të vijojë normalisht.
Pjesë nga debati në Komision:
Ervin Salianji: Ke që në datën 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në vend, për të thirrur Ministrin e Brendshëm. Është kërkuar brenda datës 15 për të ardhur e dhënë informacione e shpjegime. Thirre të vijë, nëse nuk dinë të flasin e nuk kanë argument për çfarë i vendosni ministra. E keni lajmëruar apo jo? Nëse nuk ke fuqi na thuaj të merremi të gjithë. Është mbyllur në bunker, se nuk ka faj ore me gjithë këto ngjarje kriminale që ka Shqipëria, vetëm fati mund të të shpëtojë. Bën mirë ai që rri mbyllur. S’vijmë kot të dëgjojmë çfarë të doni ju.
Nasip Naço: Lajmi i mirë është që më në fund pjesa e opozitës arriti të firmosë 8 deputetë.
Ervin Salianji: Do të bëhemi 75 mandatin tjetër në rritje jemi, do të bëhemi minimalisht 75.
Nasip Naço: Nuk tremben unë, lajmi i mirë që më në fund u bëtë 8. Më pyetët pse s’vjen drejtori i përgjithshëm
Ervin Salianji: Mos u bën si këta që kanë marrë analfabetë, sepse ju nuk jeni, jeni prefesionistë. Mos u bëj analfabetë. Ne kemi të gjithë të zezat, a e ke zbatuar ligjin? Çfarë lidhje ka kjo me rritjen e sheqerit. S’po e pyes për ndeshjet e futbollit.
Nasip Naço: Sot është drejtori i përgjithshëm i burgjeve, nesër drejtori i emergjencave, e me radhë se më në fund opozita është zgjuar, është pajisur që Komisioni të vijojë normalisht.
Ervin Salianji: Me qënë se të vjen shumë mirë hajde ktej nga ne, se do të fitojmë ne.
Nasip Naço: Ju do të rrini në opozitë, me humbësit të bëhem unë.
Ervin Salianji: E keni vënë re edhe ju që po rritemi, bujrum kush nuk ka probleme të kalojë këtej.
Nasip Naço: Tek humbësit?