LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret, temperatura rekord në Evropën Jugore, Ballkani goditet nga STUHIA

•Bota është prekur nga moti ekstrem. Vala e të nxehtit që ka goditur Europën dhe Shqipërinë do të vijojë përgjatë gjithë javës me temperatura që kërcënojnë të thyejnë rekorde. •Temperaturat e larta në Shqipëri, shtojnë rrezikun për zjarre. IGJEO ka ngritur alarmin për dy qarqe, Berat dhe Fier, ku temperaturat do të jenë përvëluese. •Greqia për të tretën ditë radhazi ka parë zjarre shkatërruese të përhapura nëpër pyjet me pisha që janë tharë për shkak të të nxehtit. •Flakët janë ndezur nga era në verilindje të Atikës, Lutraki, Devenochoria dhe Boetia. 220 zjarrfikës nga vende të tjera të BE-së janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar. •Ndërkohë Italia po përjeton valën e tretë e të nxehtit të verës, ku në Sardenjë termometri pritet të shënojë 48 gradë Celcius. •Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të vdekjeve pasi moti ekstrem përfshin kontinentin, Azinë dhe Shtetet e Bashkuara. •Nga ana tjetër Ballkani pas valës së të nxehtit është goditur nga një stuhi e fuqishme, ku 6 persona kanë humbur jetën.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Në Greqi pritet vala e tretë e të nxehtit, meteorologu jep alarmin: Temperaturat do shkojnë deri në 48 gradë Celsius

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
foto ilustruese

GREQI- Greqia po përjeton një valë të re të nxehti. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë udhëzime emergjente. Termometri sot ka kaluar 40 gradë në disa qarqe të vendit. Megjithatë, ajo që shkakton shqetësim të madh janë parashikimet për temperatura deri në 48 gradë, shkruan 'Protothema'.

Sipas meteorologut të Action24, Dimitris Papaioannou, dita më e keqe nga tre valët radhazi të të nxehtit do të jetë e enjtja e ardhshme, në valën e tretë të të nxehtit, pasi, siç theksoi ai, në nivel lokal mund të arrijë deri në 48 gradë Celsius. 

Për sa i përket rrezikut të zjarreve, ai dha alarmin, pasi në fundjavë pritet kulmi i valës së dytë të të nxehtit, me temperatura mbi 45 gradë Celsius. 

Vapa do të jetë intensive edhe gjatë natës, ku termometri do të shënojë afër 30 gradë. Të dielën do të fryjë erëra perëndimore-veriperëndimore, të cilat janë erëra të thata dhe për rrjedhojë shumë të rrezikshme për zjarre.

3 VITE ME PARE

S'përballojnë dot vapën/ Qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë, radhë të gjata trafiku në kufi

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
Trafik

KOSOVË-  Për shkak të temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë si destinacion për t'i kaluar pushimet verore. Kjo ka bërë që këtë të enjte të krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufijve, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë qytetarët po presin deri në 20 minuta.

Në hyrje kolona është një kilometër, ndërsa në dalje 300 metra. Sipas të dhënave të QKMK-së, e ngarkuar aktualisht është vetëm kjo pikë kufitare, ndërsa në pikat tjera pritjet janë deri në 15 minuta maksimumi. 

3 VITE ME PARE

Mot ekstrem në Itali/ Pas temperaturave përvëluese, stuhi dhe breshër sa një top tenisi, shtrohen në spital 110 të plagosur

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
Breshëri në Itali

ITALI- Pas temperaturave përvëluese të verës, në Itali ka nisur stuhi dhe reshje shiu. Sipas mediave vendase, në verilindje të vendit në Veneto 110 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e goditjes nga breshëri të cilat ishin në përmasa të pazakonta. Sakaq raportohen dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemishtet. 

“Shkon në 110 numri i të lënduarve nga traumat e shkaktuara nga breshri, rënia dhe thyerja e xhamave. Falenderoj edhe një herë shpëtimtarët dhe teknikët që kanë ndërhyrë menjëherë pas ngjarjeve dhe që vijojnë në këto orë me punimet e restaurimit dhe regjistrimin e dëmeve”, tha kryetari i Rajonit të Venetos, Luca Zaia, në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile, Suem dhe të gjithë vullnetarët. 

Në Padova, Venecia, Vicenza dhe Verona, zjarrfikësit kryen një sërë operacionesh për të lëvizur trungjet e mëdha të pemëve nga rrugët.

3 VITE ME PARE

Tornado në Karolinën e Veriut/ Shkatërrohet fabrika e Pfizer, plagosen 16 persona

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
Tornado

SHBA-  Prodhuesi i barnave Pfizer Inc. njofton se fabrika në Rocky Mount, Karolina e Veriut, e cila është një nga objektet më të mëdha të produkteve të injektueshme sterile në botë, ka pësuar dëme të rënda nga një tornado.

Rreth 16 persona në dy qarqe, Nash dhe Edgecombe, pranë uzinës, u plagosën nga tornado, shkruajnë mediat e huaja. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhia ishte e para EF3 e njohur që goditi atë pjesë të shtetit në muajin korrik.

Një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë të dërguar me email konfirmoi se objekti Rocky Mount ishte dëmtuar dhe prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim. 

Objekti, i cili prodhon gati 30% të të gjitha injektimeve sterile të përdorura në spitalet amerikane, fokusohet gjithashtu në prodhimin e një sërë produktesh si anti-infektivë, bllokues neuromuskular, si dhe flakone dhe shiringa. Objekti i Rocky Mount punëson më shumë se 4,500 njerëz. 

3 VITE ME PARE

Fundjava shënon një tjetër rekord temperaturash të larta, meteorologia Porja: Deri në datën 27 korrik do kemi ditë përvëluese, shtatori do jetë si vera

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
foto ilustruese

TIRANË- Fundjava do të shënojë tjetër rekord temperatush të larta. Meteorologia Lajda Porja, ka deklaruar se kjo valë, që mund të konsiderohet ndër valët më të egra dhe më të gjatë të shënuara në histori, do të qëndrojë deri në fund të korrikut. 

“Do të thoja që kjo valë, që mund të konsiderohet ndër valët më të egra dhe më të gjatë të shënuara në histori, do të qëndrojë deri në fundin e korrikut. Pra deri nga data 27 korrik, mbetemi nën ndikimin e kësaj vale, e cila është mirë-stacionuar tashmë prej shumë kohësh në të gjithë Evropën Jugore. Java tjetër do të jetë sërish me temperatura të larta. Pra, parashikohet që i nxehti të mbetet prezente deri në mesin e javës tjetër, ku do të kemi akoma ditë më të nxehta. Do të thoja që e shtuna do të jetë një ditë shumë e nxehtë, sepse në këtë fundjavë ne presim kulmin e këtyre temperaturave dhe të shtunën do të regjistrohet vlera më e lartë e kësaj vale, e cila do të jetë afërsisht 43 gradë celsius, kryesisht do ndihet jo më shumë se 43.2 gradë në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, që do të jenë zonat më të nxehta”, tha ajo për "Ora News". 

Në bregdet do kemi temperaturat 36 deri në 38 gradë celsius. “Përsa i përket bregdetit, do të jetë në kushte shumë ideale. E shtuna do të jetë më e nxehtë, ndërsa e diela pak më e freskët me rreth 2 gradë më pak. Mëgjithatë bregdeti është në temperaturat 36 deri në 38 gradë celsius”.

Porja shton se gushti pritet të jetë disi më i freskët se muaji korrik. Por edhe shtatori e tetori do të jetë stinë vere, pra frekuentimi i plazhit do të vijojë më gjatë nga më parë.

“Do të kemi një spostim të verës këtë vit drejt shtatorit. Mungesa e temperaturave të larta dhe situata e freskët gjatë qershorit do të zëvendësohet në shtator, pasi edhe vera do të marrë disa ditë nga shtatori, pasi parashikohet që të ketë temperatura të ngjashme me ato të verës. Madje parashikohet që deri nga fundi i këtij viti të regjistrojmë temperatura më të larta se ç’jemi mësuar më parë”.

3 VITE ME PARE

I nxehti ekstrem në Shqipëri/ Temperaturat e larta gjatë javës! IGJEO: Rrezik për zjarre në Berat dhe Fier

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
foto ilustruese

TIRANË- Vala e të nxehtit që ka goditur Europën dhe Shqipërinë do të vijojë përgjatë gjithë javës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, dita e Enjte do të jetë më e nxehta e kësaj jave pasi termometri do të ngjitet deri në 42 gradë Celsius, por edhe ditën e Premte temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në 40 gradë.

Gjithashtu Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një paralajmërim edhe zjarret në pyje.

“Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”,-thuhet në njoftim.

3 VITE ME PARE

Moti ekstrem/ Termometri në Kinë shënon 80 gradë Celsius

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
termometri

KINË- Ditët e fundit temperaturat në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë, si dhe në Evropë dhe SHBA, kanë thyer të gjitha rekordet, shkruajnë mediat e huaja. Së fundmi një termometër gjigant në një provincë kineze mati temperaturën e tokës dh eshënoi 80 gradë Celsius.

Turistët me çadra thuhet se u mblodhën dhe bënin selfie pranë termometrit 12 metra i gjatë, që shfaqte një temperaturë të sipërfaqes në kohë reale prej 80 Celsius (176 Fahrenheit).

Numri i të vdekurve nga shirat e dendur në Korenë e Jugut ka arritur në 44 dhe zjarret në pyje po digjen për të tretën ditë në perëndim të kryeqytetit grek Athinë.

3 VITE ME PARE

Temperatura rekorde në botë: Si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
foto ilustruese

EVROPË- Që në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave. Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dyoksidit të karbonit në atmosferë. Në këtë sasi kontribuojnë edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor më së shumti Serbia. Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”.

“Duke shtuar më shumë dyoksid të karbonit në atmosferë, njerëzit janë bërë katalizatorë të efektit serrë”, thuhet në ueb-faqen e kësaj agjencie.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e SHBA-së pohon se efekti serrë është “proces që ndodh kur gazrat në atmosferën e Tokës e mbajnë brenda nxehtësinë e Diellit”, dhe shkaktohet nga “djegia e lëndëve djegëse fosile, si thëngjilli dhe nafta”. Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit me dyoksid të karbonit, edhe ato kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ndër vite.

Trendi i emetimit të dyoksidit të karbonit në Ballkanin Perëndimor

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,

Serbia është vendi që emeton ndjeshëm më shumë dyoksid të karbonit nga të gjitha vendet e rajonit brenda një viti, e ndjekur nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,

Sipas të dhënave të Administratës Ndërkombëtare për Tregti (ITA) të SHBA-së, rreth 70 për qind e energjisë në Serbi prodhohet nga thëngjilli. Problem thelbësor, sipas Kornizës së Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), mbetet sistemi i ngrohjes në Serbi.

UNFCCC-ja parashikon që përditësimi i sistemit të ngrohjes të Serbisë do të “eliminonte rreth 252.270 tonë dyoksid karboni, të emetuar gjatë tridhjetë vjetëve”. Por, rreth 31 milionë tonët e dyoksidit të karbonit që emetohen nga Serbia nuk janë shumë, në krahasim me ndotësit më të mëdhenj në botë: Kina, SHBA-ja, India dhe Rusia.

Emetimi i dyoksidit të karbonit në botë

Kina është vendi që ndot ambientin me dyoksid të karbonit më së shumti – më shumë se SHBA-ja, Rusia, India, Japonia dhe Irani së bashku.

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,

Kush ka qenë historikisht ndotësi më i madh i ambientit me dyoksid të karbonit?

SHBA-ja kryeson listën si vendi që ka emetuar më së shumti dyoksid të karbonit, rreth 24 për qind të gjithsej dyoksidit të karbonit të emetuar, që nga viti 1750. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia radhitet më së larti në listë.

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,

Këto shifra paraqesin vetëm emetimin e dyoksidit të karbonit, por jo të të gjithë gazrave serrë, si metani, oksidi nitrik, hidrofluorokarbonet, e të tjera. Pamja, po ashtu, ndryshon ndjeshëm, kur merret parasysh madhësia e popullsive të vendeve të ndryshme.

Edhe pse Serbia mbetet sërish vendi që liron më së shumti dyoksid të karbonit në atmosferë, nga vendet e rajonit, dallimi mes saj dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është dukshëm më i vogël. Emetimi vjetor i dyoksidit të karbonit për kokë banori në Ballkanin Perëndimor.

Serbia kryeson listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor me më së shumti dyoksid të karbonit të emetuar për kokë banori, ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosova.

Trendi i emetimit të dyoksidit të karbonit për kokë banori në Ballkanin Perëndimor
Që nga viti 2009, Kosova mbetet vendi i tretë me më së shumti emetime të dyoksidit të karbonit për kokë banori në Ballkanin Perëndimor. Fillimi i pandemisë COVID-19 në vitin 2020 shkaktoi rënie të këtyre emetimeve në të gjitha vendet e rajonit, përveç në Maqedoninë e Veriut.

Përderisa në rajon radhitet e treta, Kosova është e 92-ta, nga gjithsej 197 shtete të botës, në listën e vendeve që emetojnë më së shumti dyoksid të karbonit për kokë banori.

Emetimi i dyoksidit të karbonit për kokë banori në botë

Katari është emetuesi më i madh i dyoksidit të karbonit (CO2) për kokë banori në botë, ndjekur nga Bahreini dhe Kuvajti. Nga gjithsej 197 shtetet e listuara, Kosova radhitet e 92-ta.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), lëndët djegëse, si thëngjilli, nafta dhe gazi, janë kontribuuesit më të mëdhenj në ndryshimet klimatike, duke qenë “përgjegjëse për mbi 75 për qind të emetimit global të gazrave serrë, dhe pothuajse 90 për qind të emetimit total të dyoksidit të karbonit”.

Në Kosovë, rreth 95 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga thëngjilli. Kjo varësi mbetet problematike, pasi që Kosova synon të jetë e dekarbonizuar deri në vitin 2050, ndërsa mëton që deri më 2031 ta rrisë kapacitetin e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtërishme në 35 për qind.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

STUHI në Ballkan! 6 të vdekur nga stuhia shkatërruese në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje (VIDEO)

MOTI ekstrem! Bota në alarm: Shqipëria rrezikohet nga zjarret,
foto ilustruese

SLLOVENI- Një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Ballkanin, duke vrarë të paktën gjashtë persona në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni. Protothema raporton se si pasojë e stuhisë dhjetëra persona kanë ngelur të plagosur.

Dy burra vdiqën në kryeqytetin kroat, Zagreb , pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve, tha policia kroate. Gjithashtu një 50-vjeçar është goditur ndërsa ishte jashtë në rrugë dhe një 48-vjeçar humbi jetën teksa ishte në makinën e tij.

Moti i keq tashmë po prek edhe Serbinë, e cila javën e kaluar u përball me një valë të nxehtë. Stuhia ishte e dyta në dy ditë që përfshiu rajonin pas një varg ditësh jashtëzakonisht të nxehta dhe të thata. Kryesisht në Evropën Jugore vazhdon vapa që shkaktoi zjarre në Greqi, Itali dhe Spanjë.

i nxehti ekstrem

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës