LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i dëmshpërblimit të jetë i drejtë. Balluku: Akset kombëtare janë funksionale

• Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është mbledhur ditën e sotme për shkak të motit të keq në vend. • Gjatë fjalës së tij në mbledhje, kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e dy ditëve të fundit, duke thënë se lumenjtë nuk ulen me protesta dhe se njerëzit nuk kanë nevojë për britma por për solidaritet dhe bashkim forcash. • Rama ka bërë një krahasim me vendet fqinje, duke thënë se shiu ka krijuar të njëjtën përmbytje e bllokime për njerëzit. • Zëvëndeskryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj gjatë mbledhjes tha se situata e energjisë elektrike është përmirësuar në disa nga zonat e prekura. •Gjithashtu Balluku tha se autoritetet janë angazhuar për të menaxhuar situatën, ndërsa nënvizoi se aeroporti i Rinasit ka qenë funksional, po ashtu edhe Porti i Durrësit. • Ministri i Bujqësisë Andis Salla deklaroi se institucionet përkatëse janë në terren dhe po ofrojnë asistencë për të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. • Sipas tij, janë kryer evakuime të disa fermave që ndodheshin në rrezik, ndërsa është siguruar edhe ushqim për fermat që kanë pasur nevojë emergjente. • Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se qeveria ka në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga emergjencat civile dhe dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. • Sipas Malajt, në kuadër të programit të emergjencave civile janë parashikuar 30 milionë euro si shpenzime kapitale, të dedikuara për financimin e objekteve dhe projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. • Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se mbi 500 forca të FA vijojnë të jenë në terren, duke thënë se në këtë emergjencë u operua kryesisht në tre aspekte me fokus prioritar jetët e njerëzve. 

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Rama: Deputetët të jenë të pranishëm në zonat e tyre, pranë njerëzve dhe jo zgjedhësve!

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për situatën e përmbytjeve duke renditur të gjitha masat e marra për këtë situatë dha edhe një mesazh për deputetët. Në mbledhjen e emergjencave civile, Rama tha se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm në zonat e tyre në mbështetje të qytetarëve. Ndërsa theksoi se do bëhet e mundur që gjithë procesi i zhdëmtimit të jetë sa më i plotë , i drejtë dhe sa më efikas.

“Në bashkëpunimi me mbrojtjen, infrastrukturën apo ministrinë e Bujqësisë do të bëjmë që çfarë është programuar për vitin 2026 të riprogramohet edhe për të adresuar këto pika ku kanë ndodhur ndërtimet. Do të çojmë deri në fund të gjithë procesin e kësaj infrastrukture. Mjafton të shikosh të gjithë hektarët e mbuluar nga uji sot dhe në të kaluar për të kuptuar ndryshimin e pakrahasueshëm. Një cikël i dytë ndërveprimi do bëhet përmes autoriteteve të pranishëm dhe kryetarëve të bashkive. Deputetët të jenë të pranishëm në të gjithë zonat e tyre ndaj përkujdesjes ndaj njerëzve, jo zgjedhëseve. Të bëjmë të mundur që gjithë procesi i zhdëmtimit të jetë sa më i plotë , i drejtë dhe sa më efikas”, tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave!"/ Ministri i Financave: Kemi në dispozicion mbi 50 milionë euro për situatën e krijuar

 
Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në vend, nga të cilat rreth 30 milionë euro janë të parashikuara në programin e Emergjencave Civile.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, Ministri Malaj sqaroi se këto fonde përfshijnë shpenzime kapitale dhe financime për objekte apo projekte që lidhen drejtpërdrejt me parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Sipas Malajt, rreth 15 milionë euro janë alokuar për projekte parandaluese. Ai gjithashtu shtoi se, është planifikuar edhe një fond i kushtëzuar prej rreth 10 milionë eurosh, i cili do të menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në hartën e riskut.

“Në programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionë euro, që janë shpenzime kapitale për programin e emergjencave civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve dhe projekte, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është 15 milionë euro. Kemi planifikuar fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që  është rreth 10 milionë euro, menaxhohet nga Mbrojtja.

Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, e cila do vendoset në dispozicion në varësi të vlerësimeve që do të bëhen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Kemi fondin për digat dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Në total, nëse do të bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht”, tha ai/Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq ndikoi në procesin mësimor/ Ministrja e Arsimit:Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.

Në fjalën e saj në mbledhjen e Emergjencave Civil, ajo tha se, bëhet fjalë për shkolla të prekura në disa qarqe të vendit si, në Vlorë, Lushnjë, Durrës dhe disa zona të tjera. Ajo theksoi se situata shfaqet më problematike kryesisht zona të thella. 

“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.", tha Kumbaro./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

"Hidrovorët të gjithë në punë, 29 ekskavatorë në gatishmëri!“/ Ministri Salla: Kemi dhënë asistencë në ferma

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se gjatë këyre ditëve të vështira, hidrovoret janë në gatishmëri dhe kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë që na ka ndihmuar në të gjithë procesin.

“Kemi ngritur grupet e verifikimit në të gjithë zonat e prekura në evidentimin e saktë të dëmeve. Veterinerët zyrtarë duke ofruar asistencë të vazhdueshme për zonat e prekura dhe ato në nevojë për të bërë evakuimet e nevojshme, kemi bërë evakuimin e disa fermave të rrezikuara, por edhe ato për të cilat ka pasur ndërhyrje me ushqim në kafshë. Hidrovoret janë në gatishmëri ku kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë që na ka ndihmuar në të gjithë procesin.

Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese, kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, i kemi pasur në zona kryesisht të prekura nga përmbytja ku të gjithë kanë qenë në gatishmëri 24 orë për të monitoruar dhe për të ndërhyrë edhe në zona ku kemi bërë, edhe në argjinatura, në dy çarje në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë të cilat vazhdojnë akoma sepse kemi pasur një përmbytje të konsiderueshme. Jemi në punë e sipër në verifikim në terren që të bëjmë saktësimin e dëmeve në bujqësi dhe të prekurve që do t’i evidentojmë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme në të gjithë Shqipërinë dhe territorin e prekur.” tha Salla./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

"502 forca në terren!"/ Ministri Vengu: 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i

Pirro Vengu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes ,Pirro Vengu u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civil ai tha se, se 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.

Sipas Vengut, rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës.

“Forcat e armatosura u angazhuan qe ditën e hënë. Kemi patur angazhimin 502 forca në terren dhe gjendjen ende ne terren. 80 mjete, fadroma, varka, 22 motopoma sidomos në zonat e banuara për të ndihmuar në evokimin e ujit, zjarrfikës dhe autoambulanca.

Forcat  armatosua janë të angazhuar në Shkodër, Lezhë, Kurvin, Durrës, Fier, Vlore, Delvinë dhe Gjirokastër për të mundësuar tre aspekte, përparësia siguria e jetës dhe ndihmesa e për evakuimin e ujërave dhe rikthimin e qytetareve në banesat e tyre.

Nga ana tjetër për sa i përket elementeve mbështetës për banorët e evakuuar, 460 gjendet te akomoduar në struktura shtetërore te tjerët janë në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës”, tha Vengu./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Përmbytjet nga moti i keq/ Balluku: Akset kombëtare janë të gjitha funksionale

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile pas situatës me motin e keq ditën e djeshme.Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se akset rrugore kombëtare janë të gjitha funksionale.

Sipas saj, mungesa e bimësisë në jug, e ka bërë më sfiduese situatën lidhur me zjarret. Ndër të tjera, zëvendëskryeministrja theksoi se, Aeroporti i Rinasit është funksional, vetëm ka pasur disa devijime për shkak të stuhisë, ndërsa situata është e menaxhuar, Porti i Durrësit është funksional.

“Akset rrugore janë të gjitha funksionale, i referohem akseve kombëtare. Ndërsa ka pasur problematika në akset rurale që mirëmbahen nga bashkitë. Ka pasur inerte që kanë zbritur nga skarpatet e maleve edhe rrugët që janë të konsoliduara ndër vite si Shkalla e Zezë nga Gjirokastra në Tepelenë. Fakti që kemi patur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie në jug e ka bërë sfiduese situatën për mirëmbajtjen e rrugëve.Kemi prurje të kontrolluara. Janë në punë të gjitha agregatet. FA, Aviacioni Civil kanë njoftuar se do ketë reshje edhe sot.

Dhe gjatë mesnatës sot presim agravim të reshjeve por kuoatat na lejojnë që të menaxhojmë të gjithë situatën. Angazhim edhe nga bashkitë për të ndihmuar. Fakti që kemi pasur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie që gjithë zonën e jugut ka qenë më e vështirë, por gjithsesi puna ka vazhduar. Theksojmë  se në zonat ku ka prezencë ngrice dhe bore drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Aeroporti i Rinasit është funksional, kemi pasur vetëm disa devijime për shkak të stuhisë, ndërsa me reshje e shiut situata është e menaxhuar. Porti i Durrësit funksional, sot në Ultësirën perëndimore presim rritje të shpejtësisë së erës çka do ta bëjë të vështire lundrimin”, tha Balluku./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Situata e përmbytjeve në vend/ Rama me Emergjencat Civile: Lumenjtë nuk ulen me protesta

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Edi RAMA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të dhënë drejtim situatës së krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në vend.

Rama tha se, lumenjtë nuk ulen me protesta duke shtuar se, njerëzit nuk kanë nevojë për britma, shpifje, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Sipas tij, edhe në vendet fqinj si, Italia, Greqi, Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, ku i njëjti i ftohtë i njëjti shi dhe të njëjta përmbytje e bllokime, kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar për njerëzit.

"E di që fjala durim mund të tingëllojnë si e tepërt. Por është e nevojshme ku ajo që po përjetojmë nuk është thjeshtë moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët, lumenjtë nuk ulen me protesta, si ato që nuk kanë lidhje me arsyen pse përmbyten shtëpitë në territore vurnerabël, retë nuk shpërndahen.

Janë reagime që ushqejnë ndarje, jo ndihmë. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë, por ndihmohen njerëz. Është një gjendje atmosferike e zgjatur që nuk prekur vendin për ndonjë arsye që lidhet me vendin tonë, ndonjë arsyet që zjenë në ato 700 tenxheret politike mediatike në vend, por ka prekur një hartë të tërë. Nga Italia, në Greqi, në Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, ku i njëjti i ftohtë i njëjti shi, dëborë dhe të njëjta përmbytje e bllokime kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar për njerëzit.

Një masë ajri i ftohtë nga veriu është përplasur më një masë ajri të ngrohtë në Mesdhe dhe ka krijuar një vorbull atmosferike duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta, prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien, prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë, prandaj edhe reshjet e shiut dhe dëborës marrin një përmasë krejt anormale. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë më të nxehtë, por stinë të çrregullta, sisteme më të ngadalta atmosferike dhe më të papritura dhe më ekstrem.

Njerëzit nuk kanë nevojë për britma, shpifje, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 40 milimetra shi. Janë në rang vendi 1587 banesa me prani uji, 339 persona janë evakuuar dhe 51 familje, mbi 13 mijë hektarë tokë janë përmbytur. Sasi e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme", tha Rama./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile/ Ja çfarë do të diskutohet

Moti i keq në vend, Rama mbledh Emergjencat Civile: Procesi i
Edi Rama

TIRANË-  Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve ditëve të fundit në Shqipëri.

Mësohet se në diskutim do të jenë ministritë përgjegjëse për të menaxhuar situatën, Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Pritet të diskutohet edhe paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.

Më parë Kryeministri Rama u ka bërë një thirrje në rrjetet sociale, qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për çdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë. Kryeministri Rama u bëri gjithashtu një apel banorëve të zonës së Novoselës, për të cilët është bërë një thirrje evakuimi për shkak të rrezikut që vjen nga dalja e shtratit të lumit Vjosa./Dosja.al.

edi rama emergjencat civile

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet