LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet, përmbytet Durrësi, Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit kritik në Unazën e qytetit! Përmbyten disa sipërfaqe bujqësore në Sukth

• Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë territorin dhe qytetet e vendit. • Sipas përditësimit nga Emergjencat Civile situata nuk paraqitet problematike. • ARRSH bën me dije se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve. • Bëhet me dije se të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. • Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Durrësin dhe si pasojë janë përmbytur disa lagje në Durrës si Stacioni i Trenit, Stadiumi dhe lagjia nr.17.  • Ministria e Mbrojtjes në një informacion shtesë bën me dije se si pasojë e reshjeve të dendura është vështirësuar qarkullim për automjetet dhe këmbësorët në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”. • Gjithashtu bëhet me dije se uji ka depërtuar në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.• Po ashtu raportohet se janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth, ndërsa uji në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. • Sakaq bëhet me dije se strukturat e bashkisë së qytetit vijojnë punën për normalizimin e situatës.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në Durrës/ Katër fëmijë bllokohen në furgonin e shkollës, përmbyten 40 banesa në Shkozet, si paraqitet situata në zonat e tjera

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,

DURRËS - Ministria e Mbrojtjes ka dhënë të tjera detaje nga situata e përmbytjeve në Durrës. Raportohet se si pasojë e rëshjeve masive katër fëmijë dhe një familje kanë mbetur të bllokuar brenda një furgoni shkolle, ndërsa kanë arritur të nxirren nga aty pak më vonë me ndihmën e emergjencave civile. Gjithashtu bëhet me dije se situata paraqitet më problematike në Shkozet ku janë përmbytur rreth 40 banesa, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori” dhe në zonën e Kënetës ku ka prani të lartë uji.

Ministria e Mbrojtjes më tej bën me dije se në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në terren për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit. Jemi të fokusuar kryesisht në Bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën.

Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.

Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji. Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake.

Pjesa kritike tashmë është tejkaluar. Prefekti i Durrësit në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit. Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenjë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.

Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik. Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

1 VITE ME PARE

Përmbytet Durrësi/ Makina dhe rrugë të zhytura në ujë, problematika në qarkullimin e qytetarëve (VIDEO)

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
pamje nga permbytjet

DURRËS- Qyteti i Durrësit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara. Edhe pas pushimit të reshjeve akset rrugore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që qarkullimi në rrugë për këmbësorēt dhe automjetet është thuajse i pamundur.

Siç shihet edhe në pamje niveli i ujit ka kaluar trotuaret, duke vështirësuar tej mase qarkullimin jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të automjeteve. Ndërkohë uji ka hyrë edhe në disa banesa.

1 VITE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit kritik në Unazën e qytetit! Përmbyten disa sipërfaqe bujqësore në Sukth

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
Foto ilustruese

DURRËS - Përkeqësohet situata në Durrës si pasojë e motit të keq. Ministria e Mbrojtjes në një informacion shtesë bën me dije se si pasojë e reshjeve të dendura është vështirësuar qarkullim për automjetet dhe këmbësorët në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Gjithashtu bëhet me dije se uji ka depërtuar në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.  Po ashtu raportohet se janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth, ndërsa uji në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Sakaq bëhet me dije se strukturat e bashkisë së qytetit vijojnë punën për normalizimin e situatës.

Njoftimi:

Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve. Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth. Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.

1 VITE ME PARE

Përmbytjet nga moti i keq/ Rëndohet situata në Durrës, uji futet brenda disa banesave private

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
Pamje nga përmbytjet

DURRËS - Moti i keq me reshje intensive shiu që pushtoi vendin këtë të mërkurë ka shkaktuar problematika në disa zona. Deri më tani situata më problematike raportohet në Durrës, aty ku janë përmbytur rrugët dhe është vështirësuar qarkullimi.

Mësohet se situata është rënduar, pasi uji ka vërshuar edhe brenda disa banesave private në Shkozet, Sukth dhe Katund i Ri. Ndërkohë në një njofitm zyrtar pak më herët Bashkia Durrës njoftoi edhe cilat janë akset më problematike momentalisht si pasojë e reshjeve ndërsa shtoi se strukturat e kësaj bashkie po punojnë për rehabilitimin e situatës. 

1 VITE ME PARE

Moti i keq në Durrës, reagon Bashkia: Jemi në terren për tu përballur me situatën, ja rrugët më problematike

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
foto ilustruese

DURRËS- Bashkia e Durrësit ka reaguar përmes një lajmërimi për situatën e reshjeve në qytet. Në njoftimin e Bashkisë Durrës, thuhet se punonjësit e bashkisë janë në terren për tu përballur me situatën. Gjithashtu në njftimin e Bashkisë përmenden edhe emrat e rrugëve, ku situata është me problematike.

Njoftimi:

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit.Gjatë gjithë kohës jemi në terren për tu përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje. Situata në Hidrovor është normale dhe të gjitha ekipet tona janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë. Strukturat e bashkisë së Durrësit janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve dhe mjetet e rënda, zjarrfikësit, policia bashkiake janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Aktualisht problematika ka në rrugët

???? “Mbreti Gert”,

???? “Hysen Kertusha”,

???? “Abaz Çelkupa”,

???? “Neki Libohova”,

???? “Dalip Peza”,

???? “Hysen Myshketa”,

???? “Jahja Ballhysa”,

???? “Vollga”

???? “Asti Gogoli”,

???? “Mbreti i Arbërit”

???? “Jusuf Myzyri”

???? zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit,

???? tek Ura e Dajlanit,

???? nënstacioni elektrik në Rrashbull

???? rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.

Më problematike paraqitet situata në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Po kështu në njësinë 6 dhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet uji ka hyrë edhe në disa prej banesave. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale. Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat.  Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme. I bëjmë thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numri telefoni:

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Durrësi përmbytet nga reshjet, qytetarët dalin 'peshkojnë' në rrugë

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
Qytetaret

DURRËS- Moti i keq ka bërë që qyteti i Durrësit të përmbytet ditën e sotme. Ndërkohë që rrugët janë bërë të pakalueshme, disa qytetarë kanë nxjerr kallamat e peshkimit dhe kanë dalë në rrugë për të ironizuar situatën. Dy qytetarë shihen teksa janë fotografuar duke bërë peshkim në rrugët e përmbytura të Durrësit. 

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,

Si pasojë janë përmbytur disa lagje në Durrës si Stacioni i Trenit, Stadiumi dhe lagjia nr.17. Rrugët janë mbushur me uji ndërsa shkojnë afër me nivelin e trotuarit. Teksa mjetet kalojnë uji vërshon edhe në trotuar duke vështirësuar kalimin për këmbësorët që në ditë me shi janë të deyruar të vijojnë rutinën e tyre.

1 VITE ME PARE

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet, përmbytet Durrësi, Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit kritik në Unazën e qytetit! Përmbyten disa sipërfaqe bujqësore në Sukth

1 VITE ME PARE

Reshjet e shiut në Durrës/ Përmbyten disa rrugë te Stacioni i Trenit, Stadiumi dhe në Lagjen nr.17, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
pamje nga durresi

DURRËS- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Durrësin dhe disa qytete të vendit. Si pasojë janë përmbytur disa lagje në Durrës si Stacioni i Trenit, Stadiumi dhe lagjia nr.17. 

Rrugët janë mbushur me uji ndërsa shkojnë afër me nivelin e trotuarit. Teksa mjetet kalojnë uji vërshon edhe në trotuar duke vështirësuar kalimin për këmbësorët që në ditë me shi janë të deyruar të vijojnë rutinën e tyre.

Ndërkohë po ashtu hyrja dhe dalja e Durrësit nga Ura e Dajlanit deri tek stacioni i Trenit gjithashtu e përmbytur.

1 VITE ME PARE

Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje të shumta në çdo qytet,
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje të herapsherëshme shiu prej orëve të para të 24-orëshit e gjatë gjithë ditës (me ndëprerje). Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të kemi rikthim të reshjeve të dëborës, me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-13m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 18°C

në zonat bregdetare 10 deri 18°C

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet