Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Moti i keq ka paralizuar prej 24 orësh disa nga zonat e vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. • Në qarkun e Dibrës, shumë njësi administrative janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalanë e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm. • Nga ana tjetër në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë. • Për shkak të dëborë, bypass-i i Murrizit vijon të jetë i bllokuar për qarkullim. • Në qarkun e Lezhës gjithashtu raportohen po ashtu probleme nga erërat e forta dhe moti i keq. • Gjatë natës era ka rrëzuar dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës. • Pemët kanë rënë sipër një dyqani që ndodhet aty pranë dhe gjithashtu janë dëmtuar disa automjete të parkuara. • Në fshatrat e Lezhës ka probleme edhe me energjinë elektrike. • Në zonat e thella të Kukës janë bllokuar qindra banorë, ndërsa gjithashtu raportohet se disa zona kanë edhe probleme me energjinë elektrike. • Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona. • Sot vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen. • Lëvizja e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë vijon të jetë i bllokuar për shkak të motit të keq. • Mësohet se shërbimi për largimin e dëborës dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës dhe se do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Sipas njoftimit, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me disa përjashtime. Mësohet se në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has. Ndërsa në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
Akset e tjera:
1. Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugën nga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.
2. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.
3. Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.
4. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.
* Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.
* Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.
* Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.
Ministria informon se ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel.
Njoftimi:
Situata nga moti në vend
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:
Akset rrugore
Sipas ARRSH, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të.
* Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.
* Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
1. Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugënnga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.
2. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.
3. Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.
4. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.
* Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.
* Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.
* Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.
Furnizimi me energji elektrike:
Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel
Lumenjtë dhe rezervuarët
1. Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.
2. Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.
Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.
Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.
Parashikimi motit në vijim
Nesër (e martë dt. 14) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat Veri-Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore të territorit në lartësitë mbi 500 m.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
VLORË- Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin që nga dita e shtunë ndërsa janë raportuar problemet e para. Disa qytete të vendit janë bllokuar nga dëbora ndërsa qytete të tjera po përballen me reshjet e dendura të shiut. Reshjet e shiut në qarkun e Vlorës gjatë ditës së djeshme shkaktuan përmbytje të disa rrugëve.
Nga reshjet e shiut mësohet se në lagjen "Kushtrimi" disa oborre të disa banesash janë përmbytur. Ndërkohë ka rënie gurësh dhe dherash në aksin Himarë-Kuç, rruga e lumit të Vlorës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në territorin e bashkive Lushnje e Divjakë.
Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë. Gjatë natës gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike përkatësisht në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem.
BULQIZË- Situata nga moti i keq paraqitet problematike në Bulqizë, ku disa rrugë dhe fshatra janë të bllokuar ende nga dëbora. Si pasojë është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura për të transportuar një fëmijë të sëmura nga fshati Ostren në spitalin e Bulqizës.
Sipas ministrisë së Mbrotjes, fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.
Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.
Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën në vend pas motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë. ARRSH rapoton se grupet e punës me mjetet borëpastruar kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Në njoftim theksohet se të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.
ARRSH shton se në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve. Më tej në njoftim thuhet se në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. Në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.
Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë. Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.
Postimi i plotë:
Gjatë natës kanë vijuar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe juglindore, shoqëruar me rënie të temperaturës dhe erë. Grupet e punës me mjetet borëpastruar kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.
Në akset: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë. Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.
Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.
TIRANË- Moti i keq ka sjellë pezullimin e procesit mësimor në disa shkolla të vendit, kryesisht në qarqet ku situata paraqitet më problematike.
Ministria e Arsimit bëri me dije se përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla do të pezullohet, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe kushteve të vështira të motit. Më tej thuhet se më problematike situata paraqitet në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.
Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme.
Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun.
Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm. Falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:
1. Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat
2. Shkolla “26 Korriku” Mat
3. Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat
4. SHMB Zall- Dardhë, Dibër
5. Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
6. Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
7. Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
8. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
9. SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
10. Shkolla “Arberia”, Bulqizë
11. Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
12. Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
13. Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
14. Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
15. Shkolla Demokracia, Bulqizë
16. Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
17. Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
18. Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
19. Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
20. Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
21. Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
22. Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
23. Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
24. Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
25. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
26. Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
27. Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
28. Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
29. Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
30. Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
31. Shkolla Shën Mëri Kukës
32. Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
33. Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
34. Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
35. Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
36. Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
37. Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
38. Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
39. Shkolla Metaliaj, Has
40. Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
41. Shkolla Sejdi Dida, Has
42. Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
43. Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
44. Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
45. 69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
46. Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
47. Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
48. Shkolla Iballë, Pukë
49. Shkolla Perlat Qender, Mirditë
50. Shkolla 9- Vjeçare " Mark Trokthi", Kurbin
51. Shkolla 9- Vjeçare " Gjin Pjetri", Kurbin
52. Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
53. Shkolla 9- Vjeçare "Gjoke Elezi", Kurbin
54. Shkolla 9- Vjeçare, "Gjon Gjonaj", Kurbin
55. Shkolla 9- Vjeçare "Migjeni", Kurbin
56. Shkolla 9- Vjeçare "Besnik Syla", Kurbin
57. Shkolla 9- Vjeçare "Demokracia" , Kurbin
58. Shkolla 9- Vjeçare "Ismail Dema", Kurbin
59. Shkolla 9- Vjeçare "Dan Bajrami", Kurbin
60. Shkolla 9- Vjeçare "Fran Pal Piroli", Kurbin
61. Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
62. Shkolla 9- Vjeçare "28 Nentori", Kurbin
63. Shkolla 9- Vjeçare "Cub Çapani", Kurbin
64. Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
65. Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
66. Shkolla 9- Vjeçare "Nike Tom Prela", Kurbin
67. Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
68. Shkolla 9- Vjeçare "Nikoll Miri", Kurbin
69. Gjimnazi "At Shtjefen Gjeçovi" Kurbin
70. Gjimnazi "Arif Halil Sulaj" Mamuras,
71. Gjimnazi "At Shtjefen Kurti" Gorre,
72. Gjimnazi Milot
73. Shkolla "Hamdi Mansaku” Tiranë
74. Shkolla “Bahri Nela” Tiranë
75. Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë
76. Shkolla “Vilëz” Tiranë
77. Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë
BULQIZË- Dëbora dhe ngricat kanë sjellë probleme në të gjithë rrethin e Bulqizës. Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Tiranë, Bulqizë-Peshkopi, Qafë e Buallit-Krastë kalohet me zinxhir.
Ndërkohë shumë fshatra të njësive administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqizë, Shupenz janë të bllokuar, ku dëbora i ka kaluar 50 centimetër.
Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe bllokimit të rrugëve është pezulluar mësimi në të gjithë rrethin e Bulqizës, ndërsa edhe shumë biznese janë mbyllur.
Lista e shkollave që kanë pezulluar mësimin:
Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
Shkolla Demokracia, Bulqizë
Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
Bypassi i Murrizit vijon të jetë i bllokuar dhe janë 3 mjete borëpastruese që po punojnë për hapjen dhe kriposjen, që qarkullimi të bëhet i mundur në orët e mesditës. Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm nga Klosi drejt Burrelit dhe Milotit.
KAPSHTICË- Lëvizja e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë vijon të jetë i bllokuar për shkak të motit të keq. Mësohet se shërbimi për largimin e dëborës dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës dhe se do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës.
Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. Autoritetet kanë apeluar që drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore ose zinxhirë.
ELBASAN- Reshjet e dëborës janë sjellë probleme në tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen. Mësohet se në këto tre njësi trashësia e dëborës ka arritut nga 10 deri 20 cm. Në disa segmente të aksit rrugor Griqan trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.
Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona. Sot vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të tre njësive dhe hedhjen e kripës.
KUKËS- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa në disa qytete janë regjistruar problematika nga reshjet e shiut dhe të borës. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë prej ditësh edhe qytetin e Kukësit.
Falë punës së borëpastrueseve dhe kriposjes, rrugët nacionale janë të kalueshme. Në disa rrugë ka vështirësi pasi ka grumbullim të borës e akullit. Në zonat e thella të Kukës janë bllokuar qindra banorë. Gjithashtu raportohet se disa zonae kanë edhe probleme me energjinë elektrike.
TIRANË- Moti i keq ka paralizuar prej 24 orësh disa nga zonat e vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Situata mbetet problematike në Rrugën e Arbrit, ku bypassi i Murrizit vijon të jetë i bllokuar.
Ndërkohë në qarkun e Dibrës, shumë njësi administrative janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalanë e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.
Nga ana tjetër në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë. Siç u bë dje me dije në disa zona të thella nuk do të vazhdojë procesi mësimor.
LEZHË- Erërat e forta me moti i keq në qytetin e Lezhës ka sjellë problemet e para. Mësohet se gjatë natës era e fortë ka rrëzuar dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës. Pemët siç shihet edhe nga pamjet kanë rënë sipër një dyqani që ndodhet aty pranë. Gjithashtu janë dëmtuar disa automjete të parkuara.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit. Në fshatrat e Lezhës ka probleme edhe me energjinë elektrike. Reshjet janë ndërprerë që prej mbrëmjes së kaluar por temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme duke sjell ngrica kryesisht në zonën e Mirditës.