LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende të mbyllura, dëbora shkon 2 metra në Korçë, paralizohet 'Rruga e Arbrit'

• Shkodra mbetet qarku që ka pësuar dëmet më të mëdha nga moti i keq, me shira të dendur e dëborë që ka bllokuar akset rrugore. Në 13 shkolla në Shkodër nuk do të zhvillohet mësim as nesër, për shkak të rrugëve të mbyllura dhe pumndësisë së nxënësve për të udhëtuar drejt institucioneve. • Bashkia Shkodër tregon se sipërfaqja e zonave të përmbytura është shumë më e madhe se ajo që pasqyron Ministria e Mbrojtjs. Bashkia thotë se janë përmbytur 1340 ha, ndërsa MM flet për 1220 ha tokë të përmbytur. • Aksi Qafë Thorë- Theth është i pakalueshëm. Ujësjellësi Oblika 1 është totalisht jashtë funksionit. Rënia e ortekëve ka sjellë vështirësi për mjetet. Në këtë zonë dendësia e dëborës arrin mbi 1 metra. • Në Korçë, në zona të caktuara niveli i dëborës arrin deri në 2 metra. Ndërsa në Dibër, është mbyllur Rruga e Arbrit. • Në Lezhë, 530 hektarë tokë janë të përmbytura. Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Si pasojë e rënies së inerteve janë dëmtuar disa ura në Shkodër dhe në Lezhë. • Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa pas datës 24 janar parashikohen kthjellime.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përmirësim i situatës? Bashkia Shkodër rrëzon Ministrinë e Mbrojtjes: Ujësjellësi jashtë funskionit, sipërfaqja e përmbytur është rritur

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Shkodër

SHKODËR- Situata në Bashkinë e Shkodrës është përkjeqësua. Ndryshe nga Ministria e Mbrojtjes e cila fliste për një përmirësim të situatës në vend, Bashkia Skodër njofton se sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1340 Ha. Sipas njoftimit, ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit ndërsa ka prezence uji në oborre në 30 banesa të fshatit Obot. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji duke shkuar në 70 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete.

Njoftimi:

Pershendetje!
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 18.00 te datës 22.01.2023 paraqitet si me poshte:
Krahasuar me oret e para te mengjesit, situata ka njohur perkeqesim.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.30 e rritur me 20 cm me oren 08.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.50 m me nje rritje prej 5 cm me oren 08.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1340 Ha, e rritur me 120 Ha me oren 08.00 te dates 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 80 cm, e rritur me 15cm me oren 08.00 e dates 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa te fshatit Obot
Ne rrugen e Obotit ka operuar nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 40 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 70 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka nje rritje te nivelit prej 40 cm
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Shqipëria vijon të jetë ende nën sundimin e motit të keq. Rruga e Arbrit është e bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Në Korçë, niveli i dëborës arrin në 2 metra. Në 13 shkolla në qarkun e Shkodrës vazhdon të mos zhvillohet procesi i mësimit. Në Shkodër janë dëmtuar 4 ura, përktësisht ura në fshatin Bardhaj, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki. 530 hektarë tokë janë të përmbytura. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër.

3 VITE ME PARE

Shkodra përmbytet 3 herë në 3 muaj/ VOA: Kërkohet dëmshpërblim nga qeveria dhe KESH

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Shkodër

SHKODËR- Në Shqipëri, brenda tre muajve të fundit zona e Nënshkodrës është përmbytur tre herë duke shkaktuar dëme të shumta për ekonominë e mijëra familjeve, por edhe infrastrukturën publike dhe mjedisin. Bashkia e Shkodrës kërkon që dëmet të kompensohen nga korporata elektroenergjitike, si shkaktare e përmbytjeve,ndërsa përfaqësuesit e qeverise thonë se dëmet kompensohen nga fondet që bashkitë planifikojnë çdo fillimviti për rastet e emergjencave civile.

Ndërsa situata e përmbytjes në zonën e Nënshkodrës po shkon drejt normalizimit pas ndërprerjes së përkohshme të reshjeve intensive të shiut, dalëngadalë po dalin në pah dëmet që përmbytjet shkaktuan, kryesisht në tokat bujqësore dhe sera. Drejtuesit vendor të Shkodrës janë të bindur se, ashtu si edhe në vitet e kaluara, përmbytjet në zonën e Nënshkodrës janë shkaktuar nga shkarkimet e hidrocentralit Vau Dejës, që është edhe i fundit në kaskadën e lumit Drin, ndaj edhe dëmet duhet të kompensohen nga korporata elektroenergjetike.

“Që në muajin dhjetor kemi kërkuar të mirëmenaxhohet Fierza, sepse ajo është edhe rregullatori i gjithë kaskadës, por tani ka shkuar në kuotat maksimale dhe, fatkeqësisht, njësia jonë ndodhet nën pushtetin e ujit”, thotë administratori Arben Cemi.

Administratori Cemi thotë se, brenda tre muajve të fundit kjo zonë u përmbyt tre herë. Më 21 nëntor përmbytja arriti në 2583 hektarë, ndërsa sot janë ende nën ujë 1200 hektarë tokë bujqësore. Në përmbytjen e javëve të fundit, nga tuneli i hidrocentralit Vau Dejës, sipas KESH, u shkarkuan deri në 900 metër kub ujë në sekondë.

Nëse KESH shkakton dëme, për shkak të shkarkimeve nga portat, tashmë duhet t’i jepet fund kësaj historie dhe duhet të hartohet një ligj, që po KESH-i të dëmshpërblejë banorët që preken nga përmbytjet, sepse këto banorë nuk mund të riskojnë dhe të jenë objekt përmbytjesh të vazhdueshme që thuajse ndodhin çdo vit”, thotë nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Tonin Deda.

Për Minstrin e Mbrotjes Niko Peleshi, qeveria u ka shpërndarë bashkive 10 milion euro për të përballuar rastet e emergjencave civile, fonde të cilat bashkitë duhet t’i përdorin menjëherë për rastet e emergjencave apo fatkeqësive natyrore.

“10 milion dollarë po ndajmë tani me buxhetin e ri që është pikërisht ky momenti që ai fond duhet të aktivizohet. Pikërisht për këto lloj situatash është menduar që të përdoret fondi. Ky është rasti, kjo është mundësia, pa procedura burokratike. Të gjitha janë të thjeshtuara dhe bashkitë duhet të asistojnë. Ne jemi në dispozicion edhe me rezervat e shtetit nëse do të ketë nevojë për më shumë mbështetje nëse shterojnë mundësitë e pushtetit vendor”.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, pranon problematikat në lëvrimin e këtyre fondeve, gjë që ka krijuar vështirësi që bashkitë t’u vinë me shpejtësi në ndihmë banorëve të zonave të rrezikuara nga përmbytjet.

“Përsa i përket fondeve për çështjen e emergjencave qeveria ka qenë dhe është shumë e vëmendshme. Ka pasur një problem teknik në etiketimin e kompensimit në raport me nevojat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 414 që përcakton qartësisht edhe nevojën e investimit, edhe nevojën e blerjes së shërbimeve . Është një lapsus mbase ne mes të Ministrisë së Financave dhe vetë operimin”.

Por, Sipas nënkryetarit të bashkisë së Shkodrës, Tonin Deda, përvoja e muajve të fundit tregon se është e nevojshme të ketë ndryshime të reja ligjore në ligjin për emergjencat civile për të vepruar më me shpejtësi në zonat e rrezikura.

Dhe ndërkohë që institucionet qendrore dhe vendore ende nuk janë marrë vesh se e kujt është përgjegjësia për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, banorët e Nënshkodrës vazhdojnë, që nga viti 2010-2011, të përballen me pasojat e përmbytjeve thuajse të përvitshme, të cilat po rrënojnë ekonominë e zonës dhe familjeve të tyre.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Situata nga moti i keq në vend, Kushi: Në 13 shkolla s'do zhvillohet mësim të hënën

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Evis Kushi

TIRANË- Situata nga moti i keq në vend do të vijojë të lërë qindra nxënës pa proces mësimor. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e arsimit Evis Kushi bën me dije se në 13 shkolla të qarkut të Shkoidrës, nuk do të zhvillohet mësimi as nesër, që është e hënë. Shkak, sipas Kushit janë reshjet e dëborës që kanë bllokuar rrugët. 

Postimi: 

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,
Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.
Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare "Giman", Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Shqipëria vijon të jetë ende nën sundimin e motit të keq. Rruga e Arbrit është e bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Në Korçë, niveli i dëborës arrin në 2 metra. Në 13 shkolla në qarkun e Shkodrës vazhdon të mos zhvillohet procesi i mësimit. Në Shkodër janë dëmtuar 4 ura, përktësisht ura në fshatin Bardhaj, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki. 530 hektarë tokë janë të përmbytura. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër, bën me dije ministria.

3 VITE ME PARE

Dëbora shkon në 2 metra, bllokohet aksi rrugor Panarit- Shtyllë në Korçë

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Korçë

KORÇË- Reshje të dendura bëbore kanë bllokuar sot aksin rrugor Panarit - Shtyllë në Bashkinë Korçë. Bora arrin deri në 2 metra në pjesë të caktuara, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës me disa mjete. Më herët Ministria e Mbrojtjes pak minuta me parë ka bërë thirrje që qytetarët të evitojnë lëvizjet për qëllime turistike në vende malore. Ndërkaq sinoptikanët kanë parashikuar që ditët në vazhdim të kenë shtim të rreshjeve te dëborës dhe ulje të temperaturave.

Sipas njoftimit, pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në shkodër janë dëmtuar 4 ura, përktësisht ura në fshatin Bardhaj, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki. 

3 VITE ME PARE

Bilanci i fundit/ Ministria e Mbrojtjes: Nga nesër, veriu e jugu me reshje shiu e dëbore, dëmtohen 4 ura në Shkodër, orteqet bllokojnë aksin Bogë-Theth

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
MOTI

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Sipas njoftimit, pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në shkodër janë dëmtuar 4 ura, përktësisht ura në fshatin Bardhaj, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki.  Ministria bën me dije se nivelet e lumenjeve janë nën nivelin kritik duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër, bën me dije ministria.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Situata si pasoje e kushteve të motit ne vend Date 22 .01.2023

Diten e sotme dhe te neserme do te vijojme me reshje shiu ne te gjithe vendin. Ne qarqet Kukes, Shkoder, Diber, Korce dhe Gjirokaster do te kemi reshje bore me intesitet te ulet dhe mesatar. Temperaturat minimale do te shkojne ne -3 grade. Pas dates 24 moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranesirash.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata diten e sotme paraqitet më e qetë ne krahasim me ditet qe lame pas.

-Nivelet e lumenjve edhe sot jane nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmeri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

-Kuotat e lumit Drin ne pikematjen ne Lezhe eshte ne nivelin 0.7 m nga 2 m qe eshte niveli kritik.
-Ne Shkoder ne hidrometrin ura e bahcallekut shenon kuoten 6.1 m nga 7.5 m niveli kritik
-Niveli I Liqenit ne hidrometrin ura e bunes shenon kuoten 8.25 m nga 8.7 m niveli kritik.
-Shifrat krahasuar me diten e djeshme jane ne ulje.
-Shkarkimet nga Kaskada e Drinit sot jane 300M3/S.
-Në Hidrocentralin Digën Ura e Fanit, vazhdojnë shkarkimet me 80 m3/s, ndersa hidrocentralin e Shkopetit vazhdojnë shkarkimet 220 m3/s
-Vijon pa nderpreje funksionaliteti i hidrovorëve te cilet po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.
-Per sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetem ne disa zona rurale te qarqeve Elbasan, Berat, Kukes dhe Shkoder.
-Strukturat e OSHEE jane duke punuar ne terren pa nderpreje per te rikthyer energjine elektrike ne kohe.
-Furnizimi me uje ti pijshem vijon normalisht ne te gjithe vendin.

-Problematikat ne qarqe si pasoje e kushteve te motit jane:
-Në qarkun e Shkodrës siperfaqja e permbytur eshte 1220 ha, ku 1200 ha jane ne njesine administrative Ana e Malit dhe 20 ha ne njesine administrative Dajc.
-Ne qarkun e Lezhes uji ka filluar terheqjen nga zonat e permbytur duke e cuar Siperfaqen e permbytur ne 530 ha nga 770 ha qe ishte diten e djeshme, ne ish keneten Gjonem 200 ha, ne njesine administrative Balldren 180 ha dhe ne njesine Zejmen 150 ha.
-Per sa i perket infrastruktures rrugore, vijon qarkullimi normalisht ne te gjitha rruget nacionale. Ka presence debore ne pjesen me te madhe te tyre, per te cilat firmat kontraktore po punojne per pastrimin e tyre dhe kriposjen me qellim vijimin normal te qarkullimit rrugor.
-Vijon te mbetet i bllokuar nga orteqet e debores aksi Boge-Theth ky nderhyrja eshte e pamundur.
-Rruga e Obotit vijon me presence uji edhe diten e sotme me nje nivel 60 cm, per te cilen jane ne gatishmeri nje mjet i kalueshmerise se larte i FA te cilet mundesojne transportin ne ate rruge.
Gjithashtu rruga e Arbrit diten e djeshme ka qene e bllokuar si pasoje e reshjeve te bores pa nderprerje, diten e sotme vijon qarkullimi normalisht.
-Nuk kane munguar edhe reniet e inerteve dhe gureve ne rruget nacionale dhe rurale per te cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kane nderhyre ne kohe per pastrimin e tyre.
Jane te demtuara ura ne fshatin Bardhaj te bashkise Shkoder, ura e Gjinajve ne njesine administrative Vig-Mnele te bashkise -Vau-Dejes, ura qe lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malesia ne bashkine Lezhe dhe ura ne vendin e quajtur Koder Mulliri po ne kete bashki.

-Per menaxhimin e cdo lloj situate vijon angazhimi dhe gatishmeria e te gjitha strukturave operacionale dhe te drejtorive vendore. Jane angazhuar deri me tani ne nivel qendror 50 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmerise se larte dhe mjete te tjera. Eshte siguruar mbeshtetja humanitare me 700 pako ushqimore, 900 batanije dhe 10 cadra per te gjitha bashkite e qarkut Diber.

-Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile do të vijojë monitorimin, koordinimin dhe angazhimin per te siguruar reagimin ne kohe dhe mbeshtetjen e nevojshme per pushtetin vendor. Duke marre shkas dhe nga nje ngjarje e dites se djeshme ku mbeten te bllokuar 5 mjete me turiste vendas ne Tomorr per te cilet u kujdesen ne kohe policia e shtetit dhe forcat zjarrfikese , te shmangen udhetimet me qellime turistike ne zonat ku ka prezence debore, të shmangen kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, te levizet me goma dimerore dhe zinxhire sipas rekomandimeve te strukturave te qqarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

3 VITE ME PARE

Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës, 530 hektarë tokë ende nën ujë

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Lezhë

LEZHË- Situata e motit në Lezhë është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530 hektarë tokë janë të përmbytura, 160 hektarë më pak krahasuar me mbrëmjen e djeshme. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë paraqitur problematika. Ndërkohë pavarësisht reshjeve të shiut dhe të dëborës, nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve.

Si paraqitet situata deir tani?

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin tonë prej dy ditësh. Policia e Shtetit ka shtuar masat në vendin e quajtur Qafë-Murrizë në Rrugën e Arbrit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrygore. Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës edhe përgjatë orëve të natës. Në dy akse në zonën e Dardhës, trashësia e dëborës të shkojë nga 7 deri në 10 cm. Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, kriposje, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -7 gradë. 1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Dëbora paralizon 'Rrugën e Arbrit'/ Rruga mbulohet nga akulli, policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë dhe respektoni sinjalistikat

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Rruga e Arbrit

DIBËR- Reshje të dendura dëbore kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër. Problematike shfaqet situata në Bypassin e Murrizit në 'Rrugën e Arbrit' pasi temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica dhe shtresa akulli në rrugë duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Në zonë, janë vendosur patrullat e policisë, që kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.

3 VITE ME PARE

Moti në Kukës/ Dëbora bllokon aksin Dushaj-Lekbibaj, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Debore

KUKËS- Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit. Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm dhe në Valbonë 50 cm. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht përveç aksit Dushaj-Lekbibaj që është bllokuar përsëri gjatë natës.

Aktualisht po punohet për hapjen e saj nga subjekti kontraktor. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Malzi dhe Arrën, bashkia Kukës dhe Njësia Administrative Fierz, Lekbibaj dhe Tropojë e vjetër bashkia bashkia Tropojë. OSHEE po punon për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar. 

3 VITE ME PARE

Reshjet e dëborës, ARRSH: Në aksin Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve, ka vështirësi kalimi për mjetet

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Rruga me debore

TIRANË- Aksi Qafë Thore-Theth është i vetmi ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit në kohë me reshje si dhe kërkon që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtohet për në zonat malore.

POSTIMI:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

3 VITE ME PARE

Situata në Shkodër: 1220 hektarë tokë të përmbytura, ujësjellësi Oblika 1 jashtë fuksionit

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Permbytje

SHKODËR- 1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër, e rritur me 100 Ha. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme.

Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm. Rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të situatës.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 22.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 e pandryshuar me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.45 m me nje rritje prej 20 cm me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1220 Ha, e rritur me 100 Ha me oren 18.00 te dates 21.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me oren 18.00 e dates 21.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pike ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjetet e ulta.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

3 VITE ME PARE

Temperaturat deri në -7 gradë! Korça përfshihet nga reshjet e dëborës, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore

Reshjet nuk ndalen! Shkodra, zona më e përmbytur, 13 shkolla ende
Rruget

KORÇË- Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës edhe përgjatë orëve të natës. Kjo ka bërë që në dy akse në zonën e Dardhës, trashësia e dëborës të shkojë nga 7 deri në 10 cm. Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, kriposje, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -7 gradë.

Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugës. Ne Qarkun Korçë gjate natës ka patur rreshje shiu/debore me intesitet te ulet. Reshjet kane qëne në forme debore ne kuoten +1250 m, rruga e Dardhes km 9-km 12, trashesia 7cm – 10 cm. 

Ne akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Aktualisht moti është pa reshje, pjesërisht i kthjellet, ndërsa kontraktoret do jenë në gadishmëri për mirëmbajtje dimërore nisur edhe nga parashikimet e motit me reshje shiu/dëbore, në periudhën e mbrëmjes.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë