LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën ngjarjen, arrestohet 40-vjeçarja, DËSHMIA: Ishte e alkoolizuar, na kërcënoi

•Vritet me thikë Amanda Pushani në Tiranë. •37-vjeçarja u qëllua brenda banesës nga motra e saj e madhe, 40-vjeçarja Marsela Pushani.  •Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (2 shtator) në orën 11:40, por nuk u raportua nga policia. •Në një reagim zyrtar në mëngjesin e sotëm, poliica thotë se familajrët e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale. •Pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë. •Pas disa orësh u vu në pranga Marsela Pushani, si autore e dyshuar. •Në dëshminë e saj, Marsela ka treguar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. •40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

E TRISHTË/ U vra nga motra e saj, Amanda nesër do festonte ditëlindjen

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Amanda Pushani

TIRANË- Amanda Pushani, e cila u vra nga motra e saj, pas një konflikti që nisi në banesë, për të lënë alkoolin, nesër do të festonte ditëlindjen. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Ku ndodhi ngjarja?

Amanda Pushani u gjet e pajetë ditën e djeshme (2 shtator) në shtëpinë e saj në rrugën “Hajdar Hidri”.

Çfarë thanë familjarët?

Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë. Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.

Motivi i mundshëm i ngjarjes

Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.

Çfarë dëshmoi Marsela Pushani në polici

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”

2 VITE ME PARE

Vrau motrën, dëshmia e AUTORES: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Marsela Pushani

TIRANË- Motra e Amanda Pushanit, ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

"Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë"

2 VITE ME PARE

FOTOT- Këto janë dy motrat Pushani, Marsela goditi disa herë me thikë Amandën, shkak dyshohet përdorimi i alkoolit

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Amanda (viktima) dhe Marsela (autorja)

FOTOT- Dosja.al ju sjell me foto viktimën dhe autoren e ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, por që u mbajt e fshehur nga familja Pushani. 

Kjo është Amanda Pushani, 37-vjeçarja e cila u qëllua disa herë me thikë nga motra e saj. 

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Amanda Pushani

Ndërsa vajza në foton e mëposhtme, është autorja, Marsela Pushani, 40-vjeçe. Kjo e fundit u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë. 

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Marsela Pushani

Ajo që ka njoftuar ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë. Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive banale, ku motrat kanë pasur një përleshje mes tyre pasi viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë bëhej agresive./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Ngjarja u fsheh"/ Vrasja e 37-vjeçares nga e motra, reagon Policia: Familjarët e raportuan si vdekje natyrale

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Policia

TIRANË- Policia ka reaguar pas vdekjes së 37-vjeçares, Amanda Pushanit. Forcat blu, bëjnë të ditur se familjarët e saj fshehën ngjarjen, duke raportuar se viktima kishte ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se Pushani, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan 40 vjeçaren Marsela Pushanin, motrën e saj, e cila do të hetohet për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 VITE ME PARE

Sherri mes motrave përfundoi në tragjedi! Identifikohet viktima dhe autorja e vrasjes në Tiranë

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Policia

TIRANË- Amanda Pushani, 37 vjeçe u vra nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeçe. Kjo e fundit u vu në pranga disa orë pas ngjarjes. 

Viktima u gjet e pajetë në banesë pasditen e djeshme, ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit. Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe paraprakisht, dyshohet që vrasja të ketë ndodhur pas një debati mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë. Uniformat blu kanë arritur të arrestojnë autoren e dyshuar, Marsela Pushani 40 vjeç, disa orë pas ngjarjes./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vritet me thikë brenda banesës një grua në Tiranë, autore dyshohet motra e saj

Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën
Ambulance

TIRANË- Vritet me thikë një grua në kryeqytet. Raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës së viktimës në rrugën e Kavajës. Në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vratë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje./Dosja.al

vritet amanda pushani marsela pushani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet