All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Ndërtimet në Theth "mollë sherri" mes kryeministrit dhe Prokurorisë së Shkodrës/ Rama: Skandali "Gjeli" do të shkojë në KLP! Prokuroria: Çdo vendim është marrë sipas ligjit

• Ndërtimet në fshatin Theth janë kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. • Këto ndërtime, Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do ti heqë nga territori. Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. • Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. • Në postimin e tij në Facebook për rastin pak orë më parë, kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. • Rama theksoi se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë. • Më pas ai postoi video nga aksioni i IKMT-së dhe tha se banorët e Thethit nuk i kanë asnjë borxh prokurores që të paguajnë pagat dhe karburantin, për pastrimin e asaj që Rama e quajti "katrahurë". • Pas dy postimeve të kryeministrit, erdhi një reagim edhe nga Prokuroria e Shkodrës, ku thuhet se vendimi i prokurores Gjeli është marrë në përputhje të plotë me ligjin. • Më tej sqarohet se në rastin konkret, nga administrimi i fakteve dhe provave u konstatua se faktet e referuara nga Policia e Shtetit nuk përbënin ndërtim të paligjshëm për shkak se strukturat në fjalë kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele. • Gjithashtu një tjetër arsye që përmendet në reagim është se vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera. • Prokuroria thekson se si institucion i pavarur, çdo vendim i tyre merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike. • Më tej shtohet se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione. • Ndërkohë në reagimin e Ramës pak minuta pas atij të Prokurorisë Shkodër, Rama shprehet se kabinat e "fshatit turistik" do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër. • Ai njofton se ky rast të cilin e quajti 'skandali “Gjeli”' do të denoncohet nga Ministria e Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama tjetër reagim për ndërtimet pa leje në Theth: Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit "Gjeli" në KLP

Ndërtimet në Theth "mollë sherri" mes kryeministrit dhe
foto e postuar nga rama
All - Paragraf - 1

THETH- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ndërtimet pa leje në Theth, për ta cilat ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. 

Rama shprehet në postimin e mëposhtëm se kabinat e "fshatit turistik" do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër. Ai njofton se ky rast të cilin e quajti 'skandali “Gjeli”' do të denoncohet nga Ministria e Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

POSTIMI I PLOTË: 

LIVE nga Thethi

Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Ndërtimet në Theth "mollë sherri" mes kryeministrit dhe
prokuroria e shkodres/ edi rama

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dalë me një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet pa leje dhe sulmet e tij ndaj prokurores Elsa Gjeli.

Në reagimin e prokurorisë thuhet se vendimin i prokurores Gjeli është marrë në përputhje të plotë me ligjin. Më tej sqarohet se në rastin konkret, nga administrimi i fakteve dhe provave u konstatua se faktet e referuara nga Policia e Shtetit nuk përbënin ndërtim të paligjshëm për shkak se strukturat në fjalë kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele.

Gjithashtu një tjetër arsye që përmendet në reagim është se vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

"Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.", thuhet në reagim. 

Gjithashtu Prokuroria thekson se si institucion i pavarur, çdo vendim i tyre merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike. Më tej shtohet se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

REAGIMI I PROKURORISË SHKODËR

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:

Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.
Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.

1 VITE ME PARE

"Fusha e mrekullueshme e Thethit", Rama: Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë aty për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa leje

Ndërtimet në Theth "mollë sherri" mes kryeministrit dhe
foto e aksionit

THETH- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij social një aksion të IKMT-së në Theth. Rama shkruan se një person së cilit  iu referua si "kriminel" ka ndërtuar pa asnjë leje "fshatin e tij turistik".

Sipas kryeministrit ky është një krimi i shumëfishtë për të cilin prokurorja Elsa Gjeli, ka refuzuar të hapë çëështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit.

Ai shprehet më tej se banorët e Thethit nuk i kanë asnjë borxh prokurores që të paguajnë pagat dhe karburantin, për pastrimin e asaj që Rama e quajti "katrahurë".

POSTIMI I PLOTË:

Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi

Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel - që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin - ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit

Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama sulmon prokuroren në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

Ndërtimet në Theth "mollë sherri" mes kryeministrit dhe
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën e tij, për lirimin e zonave publike. Pas takimit në Vlorë, Rama në një video-live ka komentuar vendimin e një prokuroreje për një ndërtim në Theth. Rama u shpreh se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale.

Rama theksoi se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë. 

 

"Prokurore zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndave vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot unë të kuptoja, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po lexoj si arsyeton zonja Gjeli, prokurore e Republikës së Shqipërisë, e paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet të mbrojë qytetarët nga individë si ai që ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme bashkëjetese dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty është një zonë e mbrojtur.

Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes. Një prokurore para një krimi mjedisor, të një krimi ndaj zone ligjërisht të mbrojtur, të zgjatet në një jerm, një përrua psikik i pashtershëm, të mos fillimit të një çështje penale. Ndërkohë, të gjithë ata banorë ndihen të përdhunuar nga një individ, i cili në mes të Thethit ka ngritur fshatin e vogël Turistik në mes të Thethit, ndërkohë kjo nuk përbën vepër penale për zonjën Gjeli.

Ka vendime skandaloze të prokurorëve. Tani po kthehem nga Vlora ku vazhdojmë punën po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin Vlora Sport në Pyllin e Sodës sepse një prokuror ka vendosur në sekuestro pronat dhe ato zgjasin me vite të tëra. Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës, e cila është e padenjë për t’u paguar si prokurore, kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha Rama.

edi rama prokuroria e shkodres elsa gjeli ndertimet pa leje ne theth

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet