LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk merret parasysh, listë e zezë për ndërtuesit

• Kryeministri Edi Rama prezantoi të gjitha masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin dhe mbrojtjen e hapësirave publike. • I shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Rama theksoi se ankimimi administrativ dhe gjyqësor për ndërtimet nuk do të merret parasysh, duke i hequr kështu kompetencat gjykatës. • Sipas tij për çdo ndërtim që tejkalon lejen në masën 2%-10%, shtesa e bërë pa leje do të konfiskohet për interes publik, për tu përdorur për zyra, apo për strehim special. • Ndërsa në rastet kur leja tejkalohet mbi masën 10% konfiskohet i gjithë ndërtimi për interes publik. • Kryeministrit nënvizoi më tej se të gjitha hapësirat publike do të regjistrohen në një regjistër, ndërsa një tjetër do të jetë edhe për lejet e ndërtimit. • Ai tregoi gjithashtu se do të ketë monitorime në kohë reale përmes teknologjisë, me dronë, apo GPS e kamera në kantieret e ndërtimit, me qëllim që mos të devijohet nga lejet e ndërtimit. • Rama u rikujtoi të gjithë ndërtuesve se nëse do shkelin lejet, emrin e tyre do ta gjejnë në një listë të zezë, e cila do të jetë publike dhe për 5 vite nuk do të marrin më leje. • Sipas Kryeministrit në listën e zezë nuk do të jenë vetëm ndërtuesit, por edhe administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. • Rama teksa mbaroi fjalimin e vetë u kërkoi gazetarëve që të bënin pyetje vetëm me çështjet që foli vetë ai. • Në të kundërt, sipas Ramës, pyetjet e gazetarëve nuk do të merrnin përgjigje.

19 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"Ndërtuesi u kishte bërë të fortin inspektorëve"/ Rama tregon rastin: Një grua bëri denoncim se dera e ballkonit e nxirrte në rrugë

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për shtyp tregoi edhe një rast të një gruaje që kishte denoncuar se shtëpia që kishte blerë rezultonte ndryshe. Sipas kryeministrit godian jo vetmën që nuk ngjante me pamjet në fotografi, por ishte edhe e shëmtuar. Rama gjithashtu tha se ndërtuesi iu kishte bërë të fortin edhe inspektorëve. 


 “Dhe kur shkojnë paguajnë ndërtuesi, se kisha një rast konkret para dy ditësh me një karagjoz. Ndërtuesi i tregon projektin dhe shikon njeriu mblidhet gjitha familja e sheh projektin gjithë gëzim, projekti shkëlqen me pemë e ndriçim dhe paguan. Kur shkon atje, ajo godina nuk ngjan me atë që ka parë në fotografi. Është e shëmtuar, e dyta, futet brenda dhe nuk merr dot hipotekën sepse ai ndërtuesi ka shkelur të gjitha kushtet e lejes. Se do t’i marrë me vete në varr ato metrat katror që ka bërë.

Kjo është kostoja që më intereson, jo se do t’i rritet x e y se do të bëjë shtesa. Se nuk i dalin 100 vila, do të bëjë dhe 20 pa leje. Para dy ditësh fola me njërin, e mora vetë se kishte bërë edhe të fortin inspektorëve, ia kishte shitur apartamentin një zonje me ballkon. Nuk kishte ballkon. Ajo me të drejtë thoshte ja ku është, kishte bërë denoncimin. Ma çoi edhe mua, ja ku është çfarë kam blerë, një godinë me tre kate dhe në të parin me ballkonin dhe ja cfarë kam marrë, një godinë me bubuxhela se kështu iu them atyre kondicionerëve që i vënë nëper fasada.

Do t’ia heqim të tërë kondicionerët në fasada, ata që janë akoma në proces. Dhe ia kishte nxjerrë apartamentin në rrugë. Derën e ballkonit, ia kishte  bërë derë për të dalë nga shtëpia në rrugë. Këto janë kostot që kam merak unë. Jo të atij tipit që o do të bëj ballkonin ose do të hyjë në listën e zezë,”, u shpreh Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Rama flet për ndërhyrjet në Drejtësi: Do merrem prap me gjyqtarët për çështje të interesit publik

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë me gazertarët u shpreh se është marrë me gjyqtarë të caktuar, pasi ka marrë denoncime nga qytetarë dhe theksoi se do të merret prap me to për çështje të interesit publik. Duke folur për ndërtimet pa leje Rama tregoi edhe rastin e një familje që ishin të detyruar të kalonin nëpër lokale, pasi rruga midis dy pallateve për të dalë në rrugën kryesore ishte zënë. Ndër të tjera Kryeministri theksoi se nuk ka asgjë që justifikon ndërtimin pa leje. 

“E para, unë jam marrë me ta dhe do merrem prapë me ta për një çështje të interesit publik. Është edhe çështje personale, sepse ata të unionit, janë ata që kërkojnë rritje pagash. U bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema enatyrale e çdo shteti, e piramidës së pagave, për t’i dhënë fuqi gjkyatësve dhe prokurorëve. janë më të mirëpaguarit në rajon. Por ato nuk nuk mund të jenë mbi presidentin.

Ata nuk duhet të jenë gjithnjë më lart, jo. Këta janë ata të unuionit. U shqetësuan ata. Në momentin kur qytetarët denoncojnë, kemi këtë këtu, na kanë zënë rrugën. Ishte zëna rruga midis dy pallateve, për të dalë në rrugën kryesore, ata duhet të dilnin nëpër lokale. Ata me të drejtë thonin, ja, shiko, u korruptuat. Kalonin mes lokaleve. Tani, mos të flas fare? Ata ma dhanë mua votën 83 mandate, që të rrijë zaptuesi akoma atje? Si merret masë sigurie për ndërtim pa leje? Është interes publik, por edhe personal, në raport me qytetarët.

Është e vetmja mënyrë që unë kam gjetur. E di shumë mirë, nuk është normale, por çfarë të bëj? Të pres inspektorin e drejtësisë? Po kur shkelin në këmbë populli, i paguan populli ata, si frëngu pulën. I kemi dhënë pavar1%sinë që nuk e kanë pasur që nga 1912. Nuk duhet të ketë masë sigurie për ndërtim pa leje. Nuk ka asgjë që justifikon ndërtimin pa leje”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Është një pyetje frigoriferi"/ Rama kapet me pyetjen e gazetarit: Berisha e bëri Bathorën mrekullinë e 8 të botës

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministriit Edi Rama nuk i ka pëlqyer pyetja që gazetari Klajdi Bodlli i ka bërë, se cila është bashkia që ka dështuar për menaxhimin e hapësirave publike. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama e ka quajtur këtë pyetje frigoriferike, duke theksuar se menaxhimi i hapësirave publike është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga Partia Demokratike. Rama vijoi më tej, duke thënë se Berisha ishte ai që e ka quajtur Bathoren si mrekullinë e tetë e botës, pasi është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje.

“Është një pyetje prapë frigoriferi se nuk bëhet fjalë se ka dështuar një bashki apo disa. Ky është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga PD e Shqipërisë, që të jemi të qartë. Edhe udhëheqësi legjendar që thoshte se Bathorja është mrekullia e tetë e botës se është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje. Është fjalim historik elektoral. Nuk është një, dhe që thoshte se në Lanë po ndërtojmë Zvicrën shqiptare. Ky kancer është luftuar në vijimësi dhe është fiksimi im ky kancer që kam filluar ta luftoj që ditën e parë, por çfarë ka ndodhur është tkurrur por nuk është shëruar. Pra, nuk jemi sot në kushtet që të jemi të qartë se shumë kush është kjo histori akoma. Kjo është pjesë e një procesi se nuk jemi në kushtet kur vetëm, nga Lana kemi hequr 132 mijë ton mbetje inerte vetëm nga dy rripat e Lanës. Sot nuk jemi në këto kushte, sot janë struktura të çmontueshme. Ka edhe pa leje por janë bërë kate pa leje por janë të gjitha të sekuestruara dhe në bazë të ligjit, janë detyruar t’u blejnë me çmimin e tregut vetëm për një arsye. Edhe këtë parablerjen e hoqëm tani. Kush bën të re nuk do të jenë në gjendje të marrë njerëzit e tij si Hamasi. Tani konfiskohen. 4 mijë e kusur metra te syri i Tiranës është bërë kontrata do t’i marrë shteti”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Po përgatisim krijimin e një agjencie për planifikimin urban"/ Rama: Do marrim banesa me çmime të arsyeshme për njerëzit

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në konferencë për gazetarët njoftoi se po përgatitet krimi i një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit. Rama gjithashtu u shpreh se do të shikohet edhe krijimi i mundësive për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme.

“Jemi duke përgatitur krijimin e një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit dhe do ti qasemi në një mënyrë të re çështjes së strehimit, si atij social, ashtu edhe incentivave për të krijuar mundësi për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme,” tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

"Nuk është konferenca e fundvitit"/ Rama u 'dikton' gazetarëve se çfarë pyetje t'i bëjnë: Nuk do merrni përgjigje për pyetje kot

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme në lidhje me ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike. Teksa mbaroi fjalimin e vetë, Rama u kërkoi gazetarëve që të bënin pyetje vetëm me çështjet që foli vetë ai. Në të kundërt, sipas Ramës, pyetjet e gazetarëve nuk do të merrnin përgjigje.  

“Mos më bëni pyetje kot se nuk do merrni përgjigje. “Kjo nuk është konferenca e fundvitit dhe as konferencë për zgjedhjet. Pyetjet që nuk kanë lidhje me këtë çështje nuk do të marrin përgjigje”, shtoi Rama.

8 MUAJ ME PARE

"Masat e reja do ua çojmë të gjithë gjykatësve"/ Rama: Do ua bëjmë edhe me shpjegime

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama tha gjatë konferencës për shtyp se masat e reja do tu shpjegohen me detaje gjykatësve. Kryeministri theksoi gjithashtu se e drejta e komunitetit duhet të triumfojë njëherë e mirë dhe asnjë forcë s’mund të marrë peng një familje duke i ndezur furrën poshtë krevatit apo duke vënë traun. Ndër të tjera Rama tha se rregullorja e re e shfrytëzimit të hapësirave publike do të hapë rrugën që edhe ata që kanë aktivitete tregtare të bëjnë aktivitetin e tyre.

“Do t’i çojmë të gjitha ndryshimet në një paketë informimi për të gjitha autoritetet. Do t’ja u çojmë të gjithëve me emër dhe mbiemër në zarf që të mos thonë nesër nuk e kisha blezuar. Do t’ja çojmë të gjithë gjykatësve se edhe ata janë shumë të zënë dhe mbase nuk kanë kohë t’i lexojnë, madje atyre do t’ja bëjmë edhe me shpjegime. Me emër mbiemër çdo gjykatësi, të gjitha ndryshimet dhe do t’u vëmë ekspertë në rast se kanë nevojë për shpjegime.

Ka raste që marrin masa që bien ndesh me një komunitet atë. Dhe me të drejtë komuniteti thotë korrupsion. Ndërsa korrupsionin e bën dikush tjetër. Duhet të marrin fund. Të gjitha këto do t’i publikojmë edhe për dijeninë e publikut. Do t’ja u dërgojmë të gjithë arkitektëve, ndërtuesve, atyre që nuk dinë shkrim e këndim do t’u vëmë dispozicion lexues në rast e duan me licensë.

E drejta e komunitetit duhet të triumfojë njëherë e mirë dhe asnjë forcë s’mund të marrë peng një familje duke i ndezur furrën poshtë krevatit apo duke vënë traun apo duke vënë vazot atje. E kam thënë që kjo është Tiranë, rregullorja e re e shfrytëzimit të hapësirave publike do të hapë rrugën që edhe ata që kanë aktivitete tregtare të bëjnë aktivitetin e tyre”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Rama: Kur shkeljet bëhen në zona të mbrojtura apo parqet natyrore, burgimi do jetë goxha i gjatë

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur për ndërtimet pa leje dhe hapësira publike theksoi çfarëdo zënie toke, publiken apo private pa pasur një leje do dënohet me burg. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se kur këto sulme bëhen në zonët e mbrojtura, parqe natyrore, cenojnë objekte të trashëgimisë kulturore.

"Hyjnë për konsultim ndryshmet në Kodin Penal, ku fillon nga zënia e tokës, çfarëdo zënie toke, publiken apo private pa pasur një leje për çfarëdo leje, do dënohet me burg. Edhe për parking, ku e zë tokën, parkim i paligjshëm, do shkosh në burg.

Kur këto sulme bëhen në zonët e mbrojtura, parqe natyrore, cenojnë objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulte, monumente të kulture apo infrastrukturën kritike atëherë burgimi është goxha më i gjatë, Kur një veprën e kësaj natyre kryhet nga perona që paguhen nga shtetit në çfarëdo pozicioni qofshin, dhe sidomos kur konstatohet symbyllja dhe bashkëpunim nga ata që duhet ti ruajnë këto territori, dënimi është më i gjatë dhe ka një sërë nenesh, që lidhen me peronat që punojnë për shtetin," tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

"Inspektorët që bëjnë një sy qorr do ndiqen penalisht"/ Rama: Largim nga puna për këdo që nuk merr masa

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se do të ketë persona përgjegjës në lidhje me lejet e ndërtimit dhe nëse këto leje do të shkelen, faji nuk do të mbetet më anonim. Duke folur në konferencë nga Kryeministria, Rama paralajmëroi gjithashtu se inspektorët që bëjnë një sy qorr dhe nuk kryejnë detyrën do ndiqen penalisht. 

“Në këto raste, do të ketë sanksione dhe do jenë direkt për kryetarin e bashkisë, apo sekretariatin. Që ti të presësh dhe të mos thonë, hajde paguaj taksa, ose t’i shmangesh kësaj, duke lujatur me sy me autoritetin përkatës, është e patolerueshme. Janë ashpërsuar masat administrative që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e punimeve, punime pa leje në zonat bregdetare, etij, ky ishte blloku i dytë. Te blloku i tretë, hyjnë monitorimi i lejeve, do sjellë ndryshim të qenësishëm të strukturës së monitorimit në tërësi. Surprizat që i kemi parë në forma më të ndryshme, të minimizohen maksimalisht. Çdo leje ndërtimi do lidhet me persona përkatës.

Nuk do jetë më faji anonim. U ndërtuan 4-5 kate në mes të Tiranës, faji ishte anonim. Nuk do të jetë më kështu, Personat do përgjigjen për çdo certifikim të rremë në çdo fazë. Ka një sërë gjobash, në rast konstatimi të shkeljeve të ndërtimit. Pastaj është përcaktimi i një inspektori përgjegjës, që kontrollon ndërtimin gjatë gjithë procesin. Më tutje, është largimi i menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal i inspektorëve, që nuk venë në dukje shkeljet. Nga denoncimet e qytetarëve, ka rezultuar që ndërkohë që në territor leja është shkelur, në bashki, akti i konstatuar i inspektorëve bashkiakë, çdo gjë ishte e rregullut. Kur provohet mosveprim, apo mbyllje syve, masa është largim nga puna dhe kallëzim penal. Në rast se një denoncim është lënë sikur nuk ndodhi, direkt shkohet te përgjegjësia,” tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Ndërtimet pa leje janë sport kombëtar"/ Rama: Punonjësit e shtetit me ndërtime pa leje pezullohen 7 vite

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
edi rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp i cilësoi ndërtimet pa leje si sport kombëtar. Rama gjithashtu paralajmëroi se çdo punonjës i shtetit që ka kryer ndërtime pa leje do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vite, nga momenti që do konstatohet dhe t’i njoftohet masa përveç pasojave tjera si çdokush tjetër.

Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje dhe këtu ka një pikë që në rast se konstatohet që punonjësi i shtetit, mjafton të marrë 1 euro, me kohë të plotë apo të pjesshme, ka kryer punime pa leje, do të ndalohet të punojë në shtet, për 7 vite nga momenti që do konstatohet dhe t’i njoftohet masa përveç pasojave tjera si çdokush tjetër

“Është e drejtë e çdokujt që jeton në këtë qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura jo shëmtira., Nuk është shpikje e jona, por edhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet e tjetër, mund të shkohet edhe në konfiskim total. Deri sot njerëzit kanë përdorur si puna e Hamasit për të mbajtur veten. I kanë futur pa certifikatë, pa mbaruar punimet dhe e kanë bërë të pamundur që të merren masa e ekstreme.

Sepse si do ta konfiskosh kur njerëzit janë brenda? Ndryshim që bëjmë me këtë ndërhyrje nuk ka më ujë e drita pa marrë certifikatën e përdorimin, nuk ka më që tjetër leje merr dhe tjetër leje zbaton. Deri për fasadën dhe janë të përcaktuara si e qysh, do të shkohet deri në konfiskim. Një tjetër element është edhe fakti se çfarë ndodh me ata që duhet të kontrollojnë? Në fund të ditës, diçka dikush duhet ta paguajë, ka një sërë masash të reja. Sepse sporti ndërtim pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, e kemi ulur çdo vit kurbën, por nuk e kemi sheshuar.

Dhe ky sport është nxitur edhe nga lart sepse ka qenë dikush para meje, është incentivuar ndërtimi pa leje në mënyrë të fuqishme. Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje dhe këtu ka një pikë që në rast se konstatohet që punonjësi i shtetit, mjafton të marrë 1 euro, me kohë të plotë apo të pjesshme, ka kryer punime pa leje, do të ndalohet të punojë në shtet, për 7 vite nga momenti që do konstatohet dhe t’i njoftohet masa përveç pasojave tjera si çdokush tjetër. Ndërkohë kemi dhe ndryshimet në Kodin Penal që nuk kanë hyrë akoma në fuqi," tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Policia me kompetenca të reja"/ Rama: Ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk merret parasysh

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë për shtyp paralajmëroi se Policia e Shtetit do të ketë kompetenca të reja sa i takon kontrollit të territorit. Kreyministri theksoi se do ketë bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të zhvillimit të territorit. Ndër të tjera Rama theksoi se ankimimi administrativ dhe gjyqësor për ndërtimet nuk do të merret parasysh, duke i hequr kështu kompetencat gjykatës.

"Një tjetër masë e marrë është që ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritete përgjegjës të zhvillimit të territorit. Ko është një masë e rëndësishme, sepse këtu ka pasur spekulime dhe abuzime, siç ka pasur dhe shumë akte pranimi në heshtje, një sport shumë i shëmtuar i mosparaqitjes fare në gjyq të palës pushtet lokal, apo palës një agjenci qendrore në territor.

Kështu që nuk do të ketë asnjë pezullim të ekzekutimi të autoriteteve për zhvillimin e territorit. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të territorit forcohet me instrument ligjor dhe u jepet mundësia autoriteteve përgjegjëse dhe pushteti vendor, që të ketë një ndërveprim të menjëhershëm me policinë e shtetit lidhur me këtë problematikë”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Fasadat të zbatohen sipas planit"/ Rama paralajmëron konfiskime të pallateve: Mos i përdorni njerëzit si Hamasi

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama 

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në konferencë për mediat theksoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit. Duke folur në konferencë nga Kryeministria Rama tha se është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira. Ndër të tjera kryeministri paralajmëroi se edhe për fasadën mund të shkohet deri në konfiskim total.

"Parashikime të reja për moszbatimin e fasadave sipas planit. Janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë të përfshirë në Shqipëri dhe një pjesë janë emra më të mëdhenj në botë. Është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira.

Nuk është shpikje e jona, por dhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet, mund të shkohet deri në konfiskim total. Deri sot na i kanë bërë gjërat e vështira se kanë përdor njerëz si puna e Hamasit për të mbrojtur veten, i kanë fut pa certifikatë nëpër shpia, pa mbaruar punimet, i dinë mirë shqiptarët, dhe e kanë bërë të pamundur për ndërmarrje masash ekstreme, se si do e konfiskosh kur njerëzit janë brenda”, tha Rama.

 

8 MUAJ ME PARE

Ndërtimet pa leje/ Rama: Kush kalon masën 10 %, konfiskohet i gjithë objekti

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur për ndërtimet pa leje theksoi se do të ketë masa për ndërtuesit. Duke folur në konferencë për mediat, Rama u shpreh se kush kalon lejen në masën 10 përqind të ndërtimit, do t’i konfiskohet i gjithë objekti. Sipas kryeministrit këto objekte do të përdoren për zyra shteti, apo për interes social.

“Ka një parashikim detyrues për lejen e ndërtimit për objektet redizenciale që duhet të përfshihen hapësirat për fëmijët. Kam parasysh hapësira të brendshme për fëmijët. Kemi parashikuar rrregulla të qarta për konfiskim. Çdo ndërtim që do shkelë lejen në masën mbi 2 përqind, do të konfiskohet për interes publik, apo për interes social. Nga ana tjetër, kemi bërë edhe një dallim. Deri në masën 10 përqind, konfiskohet ajo shtesë, edhe përdoret ajo sipërfaqe. Mbi masën 10 përqind, konfiskohet totalisht ndërtimi.

Ky ishte një tjetër bllok i risive. Dhe ky bllok pastaj vazhdon me disa problematika të tjera që janë punime të filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati i lejes prej 5 vitesh. Këto do prishemn, dio kondisekoen, apo dio përfundohen në rast se do shfaqet dikushi që i la në atë gjendje dhe do ketë garanci se do i përfundojë," tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Muret rrethuese janë problem me vete"/ Rama: Do rregullohen në banesa, në pallate dhe resorte do prishen 

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur për hapësirat publike përmendi edhe muret rrethuese, ku sipas tij janë problem më vete. Duke folur në konferencë, Rama theksoi se nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Ndër të tjera Kryeministri u shpreh se ashtu siç merret leje për ndërtimin duhet të merret edhe për murin rrethues. Më tej ai theksoi se çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. 

"Muret rrethuese janë një problematikë më vete, dhe akti që kemi kaluar, përcakton se muret rrethuese do të duhet t’i nënshtrohen rregullave tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Padiskutim që siç merret leje për ndërtimin, merret edhe për murin rrethues.

Muret pa leje do t’i nënshtrohen korrigjimit, të adaptohen sipas modeleve tip që do t’i vënë në dizpozicion bashkitë dhe patjetër që kudo ku janë ndërtuar në godina për qëllim fitimi se ka mure rrethuese shtëpish që procedura do të jetë mirëkuptuese dhe do jepet kohë që t’i adaptojënë si duhet. Kurse çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. Për çdo mur duhet marrë leje, sepse muret, e keni parë vetë, edhe kur keni shkuar në jug, që ato muret kanë tendencë të gllabërojnë treçerekun e trotuarit në të cilën nuk ecën dot çift por të ecësh anash që të mos biesh në rrugë “, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Rama tregon masat: Do të nisë regjistrimi i hapësirës publike!

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë regjistrimi i hapësirës publike. Duke folur në konferencë për gazetarët, Rama shpjegoi se kur kemi të bëjmë një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës është publike. Kryeministri tha gjithashtu se nuk mund të ketë gardhe e zhvillime të tjera për privatin.

"Nuk do te lejohet që të futen njerëzit në apartament pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipoteka. Futen në apartament që janë në shtëpinë që e kanë paguar me kursimet por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme.

E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë. Që nga arkitektët deri tek Agjencia e Zhvllimit të Territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinim e ndërtimit. Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ku janë rregullim , inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.

Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mund të ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve," tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Krijimi i Regjistrit kombëtar Elektronik të lejeve të ndërtimit"/ Rama: Shkeljet futen në listë të zezë, arkitektit i hiqet licenca

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencë për shtyp njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Duke folur nga Kryeministria, Rama theksoi se një tjetër masë është krijimi i listës së zezë, ku do të përfshihen të gjithë ata që shkelin ligjin për ndërtimet nga administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. Sipas tij kjo listë do të përditësohet nga sekretariati teknik i këshillit kombëtar të territorit dhe ujit dhe do të aksesohet nga të gjithë regjistri në faqen elektronike.

“Më tutje është krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të zhvillimit të ndërtimit, databazë digitale kombëtare ku do të regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit të ndërtimit të lëshuara nga të gjitha autoritetet e zhvillimi të territorit çka do të jetë një pikë referimi për të gjithë. Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejevde të ndërtimit. Lista e zezë do të përfshijë individët që kanë shkelur ligjin, administratorët, ortakët, pronarët përfitues që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për 5 vite. Kjo listë do të përditësohet nga sekretariati teknik i këshillit kombëtar të territorit dhe ujit. Do të aksesohet nga të gjithë regjistri në faqen elektronike.

Gjithë ky proces ndalimi do të thotë se nëse një subjekt ka kryer punime në kundërshtim të lejes së miratuar, dhe ka shtuar ose ndryshuar qoftë edhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba e ndëshkimet e tjera, por e bëjnë menjëherë subjektin një subjekt të listës së zezë. Janë të gjithë ata që përfshihen në këtë process ku hyn edhe arkitekti të cilit i hiqet licenca pët 5 vjet dhe s’mund të ushtrojë profesioni,“, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Për pak vite anëtarësohemi në BE"/ Rama: Në pallat nuk mund të vësh gardh e të rrisësh bagëti

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama 

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në konferencë për shtyp ka prezantuar një sërë masash të reja për të adresuar ndërtimet e paligjshme dhe për të mbrojtur hapësirat publike në të gjithë vendin. Kryeministri theksoi gjithashtu se në pallat nuk mund të vësh gardh e të rrisësh bagëti. Ndër të tjera Rama tha se masat synojnë jo vetëm ndërtime pa leje, por edhe ndërtime me leje që shpesh krijojnë pengesa për pronarët e shtëpive

"Për pak vite anëtarësohemi në BE. Nuk mund të kemi diskutime mbi disa principe themelore demokratike për princimin e pronave. Nuk mund të vësh një gardh sipër pronës e të rrisësh bagëti", tha Berisha.

 

8 MUAJ ME PARE

Rama paralajmëron gjykatësit: Të jenë të qartë, nuk mund të bëjnë një sy qorr nga injoranca apo paraja

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kreyeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjykatësit në lidhje me vendimet që japin për ndërtimet pa leje. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se gjykatësit nuk mund të bëjnë një sy qorr nga injoranca apo paraja. Rama nënvizoi gjithashtu se deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike, por sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjo.

 

"Ky bllok hynë te ligji për kontrollin e punimeve të ndërtimit. Ndërkohë kemi një tjetër bllok, që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikim dhe zhvillimin e territorit, ku janë rregullimi dhe regjistrimi i hapësirave publike. Deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike, sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor.

Kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private, për një godinë e cila u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull nuk është më pronë private, por publike. Të jenë të qartë ata që sot janë zaptues, por dhe ata gjykatës që në rastin më të mirë nga injoranca dhe më të keq nga para, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije, apo dhe të drejtë”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Problemet me ndërtimet, Rama: Masat lidhen me Kodin Penal, do të japin rezultate

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për problemet me ndërtimet, ku paraqiti edhe masat për mbrojtjen e hapësirave publike. Duke folur në konferencë për shtyp Rama tha se këto masa lidhen me Kodin Penal dhe do të japin rezultate. Kryeministri theksoi gjithashtu se masat e marra nga qeveria synojnë, forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit dhe zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit.

“Tërësia e masave që lidhen me Kodin Penal lidhet me atë që e kam paralajmëruar për domosdoshmërine ngritjes dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme të të gjitha natyrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një qasje 360 Gradë që shtrihet në të gjitha çështjet e konstatuara.

Kam bindjen se do të japë rezultate të konsiderueshme dhe krijon kushte për të gjithë procesin. Jo vetëm për ndërtime pa leje por edhe ndërtime me leje që rëndom bëhen shkak për situata të vështira për njerëz që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe më pas hasin pengesa apo pamundësinë për të regjistruar shtëpinë e tyre si pronë e patundshme apo pamundësinë për të hyrë në shtëpi siç ka ndodhur në disa raste”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Nuk do lidhen as dritat as uji"/ Rama tregon masat: Arkitekti mban përgjegjësi për projektin, 4 faza të detyrueshme kontrolli

Ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike/ Rama tregon masat: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për masat e marra nga qeveria për kontrollin e ndërtimit theksoi se arkitekti mban përgjegjësi për projektin. Duke folur në konferencë nga Kryeministria, Rama tha se një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla për institucione para fillimit të projektit, që procesi të jetë i gjurmueshëm.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se nuk do lejohet më që në godinat pa certifikatë të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë.

"Duke nisur nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve përmes përfshirjes me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi deformime të projektit. Duke e ngarkuar me përgjegjësi, bëhet e pamundur që cfarëdo lloj presioni të funksionojë mbi arkitektin. Një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla për institucione para fillimit të projektit, që procesi të jetë i gjurmueshëm.

Përcaktimi i fazave të kontrollit, kotroll në kohë të projekteve të miratuara. Është një aspekt që ka caluar shumë deri sot. Forcim i mekanizmave të kontrollit, duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli. Detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit nga autoriteti përgjegjës, vetëm pas konfirmimit të aktit të kontrollit nga njësia vendore. Kemi shtuar edhe detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Arsyeja pse mbeten njerëzit pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit. Mbikëqyrja nga ana e bashkive është provuar të jetë e dobët gjë që kthen në viktimë atë që është i zoti i investimit, qytetarin

Nuk do lejohet më që në godinat pa certifikatë të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar sic duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë. E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, nga arkitekti te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe ujë. Ky bllok hyn për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimit," tha Rama./Dosja.al

edi rama konference per mediat

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta