Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Sarandës është zhvilluar këtë të hënë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje. • Bëhet me dije, se Prokuroria e Sarandës ka firmosur 11 masa sigurie, për tre efektivë të policisë, biznesmenë e zyrtarë. • Operacioni po zbatohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe po shtrihet në disa zona njëkohësisht. • Deri më tani në pranga kanë rënë dy persona, Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel ‘Oasis’. • Sipas raportimeve të deritanishme, në këtë hotel, një kat mbi tarracën e objektit 6-katësh në rrugën “Butrinti” në lagjen nr.1 ishte i ngritur pa leje. • Mësohet, se masë sigurie është lëshuar dhe Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit ‘Copacabana’ në Ksamil që u shemb së fundmi nga IKMT pasi nuk dispononte lejen përkatëse. • Ishte pikërisht ky beach-bar që çoi në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se objekti ishte ngritur pa leje në këmbim të ryshfeteve. • Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
2 artikuj për këtë temë.

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje. Bëhet me dije, se Prokuroria e Sarandës ka firmosur 11 masa sigurie, për tre efektivë të policisë, biznesmenë e zyrtarë.
Deri më tani në pranga kanë rënë dy persona, Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel ‘Oasis’. Sipas raportimeve të deritanishme, në këtë hotel, një kat mbi tarracën e objektit 6-katësh në rrugën “Butrinti” në lagjen nr.1 ishte i ngritur pa leje.
Mësohet, se masë sigurie është lëshuar dhe Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit ‘Copacabana’ në Ksamil që u shemb së fundmi nga IKMT pasi nuk dispononte lejen përkatëse. Ishte pikërisht ky beach-bar që çoi në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se objekti ishte ngritur pa leje në këmbim të ryshfeteve./Dosja.al
SARANDË- Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit në Sarandë dhe Ksamil, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Sarandës për ndërtimet pa leje. Bëhet me dije se Prokuroria ka lëshuar mbi dhjetëra urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë lokalë, si edhe biznesmenë e ndërtues që dyshohet se kanë pasur lidhje me aktivitetin e paligjshëm në zonat bregdetare.
Kontrollet janë shtrirë edhe në disa banesa dhe ambiente biznesi, ndërkohë që dy urdhër-arreste janë ekzekutuar. Mësohet se në pranga mësohet se kanë rënë një efektiv i Komisariatit të Sarandës dhe një biznesmen, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike nga autoritetet. Ndërkohë, kontrollet po vijojnë për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni./Dosja.al