LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk ndryshon rezultati, Maliqi 'përplaset' me përfaqësuesin e KQZ-së

• Nuk ndryshon rezultati zgjedhor në Bashkinë e Kuçovës. • Kolegji Zgjedhor ka rinumëruar sot 18 kutitë e votimit në Kuçovë, nga zgjedhjet e 14 majit • Nga rezultatet e rinumërimit, del që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nuk ka ndryshuar dhe në krye të bashkisë mbetet Kreshnik Hajdari me 6901 vota, ndërsa Lefter Maliqi nga 'Bashkë Fitojmë' ka marrë 6224 vota. • Që në nisje të seancës së rinumërimit të kutive të Kuçovës ka patur incidente. • Lefter Maliqi ka ofenduar përfaqësuesin e KQZ-së, Ylli Merkajn, duke i thënë rrugaç, hajdut. • Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike. • Zgjedhjet u fituan nga kandidati Kreshnik Hajdari i PS-së. • Rinumërimi vjen si pasojë e një padie nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi. • Sipas tij, procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar. • Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon rinumërimi i votave për Bashkinë e Kuçovës, nuk ndryshon rezultati

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk
Foto nga numerimi

TIRANË- Rinumërimi i kutive të votimit për bashkinë e Kuçovës ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor. Gjatë ditës së sotme janë rinumëruar 18 kuti në Kuçovë, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Kryebashkiak vazhdon të mbetet kandidati fitues i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari. Ndërkohë që kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Lefter Maliqi është në vend të dytë. Hajdari , pas rinumërimit të kutive të votimit rezulton me 6901 vota nga 6910 që kishte, ndërsa Maliqi rezulton të ketë 6224 vota nga 6228 që kishte marrë. Hajdari nga rinumërimi ka humbur 9 vota, ndërkohë që Maliqi ka humbur 4 vota. 

Rinumërimi vjen si pasojë e një padie nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi. Ai i ka mëshuar faktit se procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar.

3 VITE ME PARE

Kolegji Zgjedhor rinumëron 11 kuti të votimit për kryetar të bashkisë Kuçovë, rezultatet paraprake

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk
foto ilustruese

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rinumëruar deri tani 11 nga 18 kuti të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Janë rinumëruar 11 kuti votimi dhe janë bërë vlerësimet në kutitë e votave dhe të materialeve zgjedhore. Aktualisht ka një pushim, teksa mbeten dhe 7 kuti të tjera për t’u rinumëruar. 

Nga rezultatet paprake nga këto kuti del se 5 vota më pak ka PS dhe 3 vota më pak BF. Rinumërimi vjen si pasojë e një padie nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi. Ai i ka mëshuar faktit se procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar.

3 VITE ME PARE

Rinumërimi i 18 qendrave të Kuçovës/ Hapen 4 kutitë e para, dalin 71 vota më shumë se sa ishin shënuar në procesverbal

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk
numerimi i kutive

TIRANË- Prej orës 09:00 po mbahet seanca për rinumërim e 18 kutive të Bashkisë së Kuçovës. Deri më tani ka shkuar në 4 numri i kutive të votimit në Bashkinë e Kuçovës të numëruara në sallën e gjyqit në Kolegjin Zgjedhor. Si rezultat është konstatuar se në 3 kuti votimi, nuk ka pasur procesverbal të mbylljes.

Kolegji ka dhënë urdhrin për hapjen e kutisë së materialeve. Ndërkohë është konstatuar se në 1 kuti votimi edhe pse kanë rezultuar 629 fletë votimi në procesverbal, në numërim kanë dalë 700 fletë votimi.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” pretendon se ato janë vota të vjedhura. Ndërkohë po verifikohen dhe fletët e papërdorura, si dhe ato te pavlefshme.

Kandidati Lefter Maliqi pretendon se 30 fletë votimi në kutinë e parë janë të favor të tij, ndersa Kolegji Zgjedhor po verifikon provat materiale.

Kolegji Zgjedhor nisi sot rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Rinumërimi është në vijim të procesit ankimor nga një padi e dorëzuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi.

Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.

3 VITE ME PARE

'Unë tregoj muskujt e trurit kundër krimit'/ Incidenti brenda Kolegjit Zgjedhor, Maliqi: Filmova me telefon që t'i kisha si provë

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk
Lefter Maliqi

TIRANË- Numërimi i 18 kutive të Kuçovës është shoqëruar me incidente. Në Kolegjin Zgjedhor ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës, Lefter Maliqi ofendoi përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkajn, duke i thënë: Rrugaç, hajdut.

Pas daljes nga salla ku po kryhet numërimi, Maliqi tha për mediat se nuk kanë informacion sesa fletë votimi janë, si dhe shtoi se brenda sallës ngriti zërin pasi pa parregullsi. Ai pranoi se filmoi me telefon, por tha se i duhej për provë. 

'Është krim shtetëror, elektoral. Se ca ka në këto 18 kuti nuk e di, sot filloi seanca. Ata marrin dokumentacionin por e kanë bosh për këto 18 kuti. Sekretari ka pasur probleme me avokatët e mi.

Ne nuk e dimë sesa fletë votimi janë. Unë tregoj muskujt e trurit dhe kundër krimit që është bërë. Unë kam qenë gjithmonë i pastër, nuk kam pasur asnjë biznes. Një gjë ta dini Kuçova është e majtë, unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Unë e ngrita zërin, unë filmova që nesër ta kisha si provë. Këtu kanë ardhur vëzhgues të tjerë, ai nuk është vëzhgues'- tha Maliqi.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, incident mes Lefter Maliqit dhe përfaqësuesit të KQZ

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk
Lefter Maliqi

TIRANE- Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka krijuar momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik Hajdarit dhe Lefter Maliqit.

“Hajdutër!”,  dëgjohet t’i drejtohet Maliqi atyre. Procesi i rinumërimit të 18 kutive të votimit është ndërprerë për disa minuta.

Shkak u bë ky moment tensioni mes kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së Ylli Merkaj.

Maliqi: Ti je hajdut, kë provokon ti, hajdutër. Mua më mëson ti, që kam qenë oficer policie 25-vjeç, 7 vite anëtar i Komisionit të Sigurisë, unë jam për të mbrojtur demokracinë këtu.

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi, për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.

Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.

3 VITE ME PARE

KQZ i 'bindet' Kolegjit Zgjedhor, nis numërimi i votave në bashkinë Kuçovë, Maliqi: Besoj në transparencë

Përfundon rinumërimi i kutive në Kuçovë, nuk
rinumerimi i votave

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka nisur rinumërimin e votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Hapja e 18 kutive të Kuçovës ka nisur në orën 9:00, dhe sipas vendimit të gjykatës, ajo do të bëhet në ambientet e KQZ. Ky vendim erdhi pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rezultatin e kësaj bashkie, në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Besoj në një transparencë në hapjen e këtyre 18 kutive”, tha kandidati i "Bashkë Fitojmë", Lefter Maliqi. 

Në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi. Në seancën e kaluar, kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ-së në KZAZ-në e Kuçovës.

lefter maliqi kolegji zgjedhor 30 qershor 2023 kqz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet