Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Temperaturat e larta kanë nxezur Shqipërinë. • Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier; ndërsa një tjetër vatër është aktivizuar edhe në Tragjas të Vlorës. • Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e zjarrit po bëhet tepër e vështirë. • Në Fier, duket se situata është më e vështirë, ndaj dhe në vatën e zjarrit kanë shkuar 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit. • Po ashtu, ka ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter Cougar. • Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.
4 artikuj për këtë temë.
FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Për të vënën nën kontroll flakët janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit në një terren të vështirë, por zjarri është përhapur në një territor të gjerë.
Por ajo që lë për të dëshiruar janë mjetet e punës. Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga ReportTv, në duart e efektivëve janë vetëm disa degë dhe lopata për të shuar zjarrin.
Mjete të tjera, mesa duket nuk kanë...
TIRANË- Sinoptikana Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe për javën tjetër. Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, ajo shprehet se në fundjavë do ketë një rënie të lehtë të temperaturave me 1 ose 2 gradë celsius, ndërsa të martën tjetër do jetë kulmi i tretë i të nxehtit, ku temperaturat do shkojnë deri në 43 gradë. Pas të enjtes sipas Pores do të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit.
“Sot është një ditë tjetër e nxehtë. Në fakt ka një rënie dhe një freskim të lehtë në zonat veriore dhe veriperëndimore, Shkodra, Kukësi, Kopliku, Hasi të cilat gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar temperatura 41-42 gradë, sot janë rreth 1 gradë ose një gradë e gjysmë më pak. Mbetet kulmi në qarkun e Elbasanit, mbetet sërish problematik Berati, në Lazarat, Gjirokastër temperaturat do të ngjiten 42-43 gradë.
Fundjava do të sjellë një tërheqje të lehtë, nuk është se ka ndonjë ndryshim kolosal. Kemi 1 gradë rënie të shtunën dhe 1 gradë të dielën, duke bërë që nga 42 ne zbresim në 40 gradë. Parashikohet të kemi riaktivizim të masave ajrore javën tjetër. Jo më kot e kemi theksuar që kjo valë ka tre kreshta, tre kokë, tre kulme, ku parashikohet një kulm tjetër që është i fundit, të jetë ditën e martë javës tjetër, ku termometri në Shqipëri do të ngjitet sërish në 42 gradë.
Pritet një lehtësim i motit pas ditës së enjte javës tjetër, ku do të ketë tërheqje të valës. Është një valë e nxehtë që ka qëndruar dhe do qëndrojë deri në 21 apo 22 ditë me temperatura të larta. Është quajtur me tre koka apo kulme sepse zakonisht valët e të nxehtit kanë një kulm dhe më pas ka një tërheqje. Kjo ka patur tre herë radhazi temperatura ekstremisht të larta, duke sjellë probleme siç e kemi parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën jugore.
Nuk është e nevojshme paniku për stuhinë të cilën e ka përfshirë Bosnjën dhe Kroacinë. Për momentin Shqipëria nuk është në kushte të favorshme që të presim reshje apo stuhi. Do jetë një fundjavë e nxehtë, një fundjavë e kthjellët dhe të paktën deri në mesin e javës tjetër mbetemi me mot të kthjellët dhe të nxehtë”, është shprehur Lajda Porja./TopChannel
FIER- Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan. Lajmin e ka bërë me dije, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, Ministria u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha.
PAMJE NGA AKSIONI:
FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar nga era e fortë, por edhe nga temperaturat e larta në vendin tonë.
Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit, të cilët kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.