LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në interes të partive politike"/ Celibashi: Nëse palët politike bien dakord për propozimin e PD-së, ne e zbatojmë

• Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është në interes të partive politike. • Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me gazetarët, Celibashi theksoi se i kanë kërkuar gjithashtu Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin për partitë politike në vend që do të marrin pjesë në zgjedhje. • Në lidhje me votën e diasporës Celibashi u shpreh se Italia, Greqia dhe Gjermania janë shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve respektivisht me 37%, 27% dhe 11.9%. • Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët u ndal edhe te propozimi i opozitës për  të votuar emigrantët pa dokument identifikimi shqiptar. • Lidhur me këtë Celibashi u shpreh se sistemi aktual nuk e mundëson këtë gjë, por nëse palët politike bien dakord KQZ ka për detyrim ti zbatojë. • Celibashi tha se nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Propozimi i PD për të votuar emigrantët pa dokument identifikimi shqiptar, Celibashi: Nëse palët bien dakord, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar...

"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në interes të partive
Ilirjan Celibashi

TIRANË - Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët u ndal edhe te propozimi i opozitës për  të votuar emigrantët pa dokument identifikimi shqiptar. Lidhur me këtë Celibashi u shpreh se sistemi aktual nuk e mundëson këtë gjë, por nëse palët politike bien dakord KQZ ka për detyrim ti zbatojë.

Celibashi tha se nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem.

Celibashi: PER është ndërtuar për të identifikuar dokumentet e identifikimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem. Nuk do më takon të komentoj propozimet që partitë kanë në lidhje me ndryshime të mundshme të kodit. Nëse bien dakord ato, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar”, theksoi Komisioneri.

1 VITE ME PARE

"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në interes të partive politike"/ Celibashi: I kemi kërkuar Kuvendit të miratojë buxhetin për fushatën

"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në interes të partive
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është në interes të partive politike. Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me gazetarët, Celibashi theksoi se i kanë kërkuar gjithashtu Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin për partitë politike në vend që do të marrin pjesë në zgjedhje. Celibashi shton se ky buxhet duhet tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës. 

“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Italia, Greqia dhe Gjermania shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve

"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në interes të partive
Celibashi

TIRANË - Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dhënë mesditën e sotme detaje në lidhje me votën e diasporës. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Celibashi u shpreh se Italia, Greqia dhe Gjermania janë shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve respektivisht me 37%, 27% dhe 11.9%.

Celibashi u shpreh se data 2 shkurt ka qënë data me numrin më të lartë të aplikimeve me 9774 aplikime dhe data 14 janar data me numrin më të ulët të aplikimeve në 3588. Kreu i KQZ sqaron se në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars del lista e zgjedhësve të votuesve nga jashtë.

Celibashi: Data dy shkurt data me numrin më të lartë të aplikimevë me 9774 aplikime në ditë.  Përgjithësisht në ditën e dielë është numri më i madh i aplikimeve, ndërsa dita me më pak aplikime është 14 janari, me 3588 aplikime. Dhe përgjithësisht dita e martë është dita më nr më të vogël të aplikimeve. Shtete me numrin më të lartë të aplikimeve janë Italia, Greqia, Gjermani, respektivisht me 37 %, 27% dhe 11.9%.

Po kështu këto janë 3 shtetet me numrin më të madh të miratimeve. 33.4% e totalit të zgjedhësve të cilëve u është miratuar kërkesa nga Italia, 22% nga Greqia, dhe 12.6% nga Gjermani. Në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars kemi listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë. 24 Mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe ne mendojmë që menjëherë pas muajit Mars të fillojmë të përgatisim, do bëhet printimi i fletës së votimit që do vijë me kutinë e votimit dhe informacionin tjetër zgjedhor për votuesit jashtë.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës