LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nga një hap më afër te një hap më larg”, devijon rrugëtimi i Kosovës drejt KiE-së, Escobar: Duhej të insistonim më shumë në zbatimin e Asociacionit

• Devijon rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës. • Kur më 16 prill Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, ndërsa një muaj më vonë, Komiteti i Ministrave të saj meri vendimin përfundimtar për Kosovën duke mos e futur në rend dite. • Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që Kosova ta pranojë fillimisht draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. • Qeveria e Kosovës, fillimisht, e refuzoi këtë kusht, por në një përpjekje të minutave të fundit për ta ndryshuar situatën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ka njoftuar Këshillin e Evropës përmes një letre, se Kosova po e përgatit draft-statutin, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit. • I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk u fut në axhendë/ Osmani: Është thjesht çështje kohe. Do punojmë për ta bërë realitet këtë fitore

"Nga një hap më afër te një hap më larg”,
Vjosa Osmani

KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Në një reagim në rrjete sociale, Osmani shkruan se kjo është thjesht çështje kohe.  Ajo shton se Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit. Presidentja Osmani ka falënderuar vendet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani dhe ka thënë se së bashku me to do të punohet për ta bërë realtet anëtarësimin e Kosovës në kiE.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike. I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”.

2 VITE ME PARE

Nuk u fut fare në axhendë, KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

"Nga një hap më afër te një hap më larg”,
Flamuj të shteteve anëtare të vendosura para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Fotografi nga arkivi.

KOSOVË - Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Hasler, që është ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”, tha ajo.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut. Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Ministrave.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg. Ndërkaq, kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, tha se kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës, çështja nuk ka të bëjë me atë nëse duhet të pranohet, por kur.

Pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se anëtarësimi i shtetit në këtë organizatë nuk mund të ndalet "edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë".

"Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën", tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut. Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung. Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti./REL

2 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

"Nga një hap më afër te një hap më larg”,
Gabriel Escobar

KOSOVË - I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë.

“Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se të lehtësonim afrimin e të dyja palëve sepse në disa raste ne kemi vërejtur se ka pasur vullnet në të dyja palët”, tha Escobar në një intervistë për Qendrën e Evropës në Këshillin e Atlantikut. I pyetur nëse prioritizimi i Asociacionit ka qenë strategjia më efektive, Escobar tha se kjo çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira.

“Prandaj, ishte e rëndësishme që Kosova të sinjalizonte vullnetin e saj për të adresuar çështjen e minoriteteve, minoritetit serb brenda kufijve të saj. Kjo është e rëndësishme”, tha ai. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, vitin e kaluar palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, që parasheh sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetit serb në Kosovë. Brukseli ka thënë se vetëmenaxhimi nënkupton Asociacion. SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht kanë insistuar që Kosova të themelojë Asociacionin. Escobar tha se zbatimi i Asociacionit është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe për sigurimin e njohjeve të reja.

“Nga perspektiva amerikane, për shkak se rruga evropiane ka përfshirë pjesë të këtij Asociacioni në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar propozimin evropian, përmes procesit evropian që është dialogu, dhe marrëveshja që është e garantuar nga BE-ja, do t’i jepte palës amerikane një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane, për të thënë se Kosova ka bërë gjithçka që ka kërkuar Evropa, prandaj ka arsye për njohje të reja. Pa këtë, le të themi, ne nuk kemi pasur material për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut.

Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin. Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar. Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung. Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti./REL

2 VITE ME PARE

"Nga një hap më afër te një hap më larg”, Kosova nga pragu i KiE-së, në pasiguri, si devijoi rrugëtimi?

"Nga një hap më afër te një hap më larg”,
Foto ilustruese

KOSOVA- Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”! Kështu devijoi rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës në një periudhë prej vetëm tridhjetë ditësh. Kur më 16 prill Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut. Një muaj më vonë, kur Komiteti i Ministrave të saj do të merrte vendimin përfundimtar për Kosovën, ajo nuk u fut fare në rend dite.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që Kosova ta pranojë fillimisht draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Qeveria e Kosovës, fillimisht, e refuzoi këtë kusht, por në një përpjekje të minutave të fundit për ta ndryshuar situatën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ka njoftuar Këshillin e Evropës përmes një letre, se Kosova po e përgatit draft-statutin, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit.

“Ne e kemi shprehur me shumë seriozitet vullnetin tonë për të kontribuuar në mënyrë konstruktive. Ky hap nuk ishte i lehtë për Qeverinë e Kosovës. Ne e kemi shprehur vullnetin tonë dhe presim se cili do të jetë reagimi”, u tha Gërvalla gazetarëve.

Dhe, reagimi nuk ishte aq pozitiv. Ambasada gjermane në Prishtinë, duke u thirrur edhe në vendet e tjera të Quint-it - SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Italinë - tha se kërkesë e tyre ishte dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Jashtëm.

“Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë. Kjo nuk ka ndodhur ende”, tha Ambasada e shtetit gjerman për Radion Evropa e Lirë, më 16 maj.

Në të njëjtën ditë, Gjermania, Franca dhe Italia bënë të ditur se, më 15 maj, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën kanë shprehur mbështetje për një draft-statut të diplomatëve perëndimorë. Qeveria e Kosovës tha se është duke hartuar një draft-statut të vetin, të frymëzuar nga një version i një organizate gjermane. Asociacioni që përmendet, do të koordinonte mes tjerash punën në arsim, kujdes shëndetësor dhe ekonomi në komunat me shumicë serbe të Kosovës.

Për themelimin e tij, Kosova dhe Serbia ranë dakord qysh në vitin 2013. Marrëveshja u miratua edhe në Kuvendin e Kosovës, por Gjykata Kushtetuese konstatoi më pas se ajo ishte jokushtetuese, meqë nuk përfshinte edhe etni të tjera. Pavarësisht garancive nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Kosova ka frikë tani se një asociacion i tillë do të ndikonte në funksionimin e shtetit.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 19 mars kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk e ka pranuar draft-statutin e këtij asociacioni, të hartuar dhe të dorëzuar nga diplomatët perëndimorë në tetor të vitit 2023. Kurti e përsëriti të njëjtin qëndrim edhe këtë javë, duke thënë se “nuk ka asgjë të re”. Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se nisma e fundit e Qeverisë së Kosovës rreth draft-statutit është shumë e vonuar.

“Ky hap i sekondës së fundit - me shpresën se mund t’i ndikojë disa vota është befasues për mua, nëse nuk ka pasur ndonjë koordinim. Njerëzit me të cilët kam biseduar, thonë se nuk ka pasur koordinim të tillë me Bashkimin Evropian apo Quint-in. Nëse ky informacion nuk është i gabuar, unë nuk e kuptoj qëllimin prapa letrës”, thotë Vogel.

Ai nuk mund të gjykojë nëse Kosova ka gabuar që nuk ka vepruar me kohë për të përfituar ulësen në Këshillin e Evropës, por thotë se, qartazi, veprimet e Qeverisë nuk janë serioze.

“Dhe, ato do ta përforcojnë përshtypjen e Quint-it dhe të BE-së se Kurti jo gjithmonë vepron me mirëbesim. Pavarësisht nëse kjo përshtypje është e justifikueshme ose jo, të luash teatër politik si ky, për një çështje shumë serioze, vetëm se do ta përforcojë atë përshtypje”, thotë Vogel.

Për Augustin Palokajn, gazetar që prej vitesh përcjell politikën evropiane, Kosova e ka humbur një “rast shumë të mirë” për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, i cili nuk dihet se kur do të vijë sërish.

“Kemi raportuar shpesh për dobitë që i kanë qytetarët e Kosovës nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe tani, për shkak të mosanëtarësimit, ata kanë pasoja. Për shembull, nuk do të mund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjasat tani janë shumë të vogla që të ketë lëvizje edhe për integrimin e Kosovës në ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare, përfshirë këtu nisjen e procedurave për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”, thotë Palokaj.

Me rregullore, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që përbëhet prej 46 vendesh anëtare, mblidhet një herë në vit, që do të thotë se takimi i radhës do të jetë në maj të vitit 2025. Por, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, që përcolli nga afër rrugëtimin e Kosovës, pret një takim të jashtëzakonshëm - ndoshta edhe brenda javësh.

“Nëse Kosova e dorëzon këtë draft në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç ka thënë tani, atëherë duhet të ketë së shpejti një samit dhe Kosova duhet të pranohet këtë verë. Kjo duket reale tani. Merr kohë, sepse nuk është e lehtë për qeveritë në Evropë dhe në Prishtinë të gjejnë konsensus. Është vonë, por nuk është shumë vonë”, thotë Knaus për Radion Evropa e Lirë. Palokaj, megjithatë, nuk është optimist për këtë.

“Premtimet se mund të ketë takime të jashtëzakonshme, janë vetëm tentime për ta ulur dëmin që është bërë me mosvendosjen e Kosovës në rend dite dhe moskalimin e aplikimit të saj për anëtarësim. Pra, nuk dihet se kur do të vijë rasti tjetër. Kemi shembullin e UNESCO-s [Agjencisë për Kulturë të OKB-së], ku Kosova vetëm për dy-tri vota nuk është pranuar. Pastaj, kanë kaluar 9 vjet dhe nuk është shfaqur ndonjë rast tjetër për anëtarësim në UNESCO”, thotë Palokaj.

Palokaj shton se, ndërkohë, mund të ndryshojnë edhe qëndrimet e vendeve që, deri më tash, e kanë mbështetur Kosovën. Ai e merr si shembull të mundshëm Maqedoninë e Veriut, ku, javën e kaluar partia nacionaliste VMRO-DPMNE i fitoi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, duke i rritur shqetësimet për marrëdhëniet e ardhshme të këtij vendi me fqinjët, por edhe me BE-në.

Për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, në favor të vendit aplikues duhet të jenë së paku dy të tretat e votave në Komitetin e Ministrave. Nga 46 vende anëtare sa ka organizata, Kosovën e kanë njohur 34. Për të siguruar anëtarësinë, në favor të saj do të duhej të votonin ministrat e së paku 31 vendeve. Tash për tash, Kosova mbetet në vendndalim, derisa vendi kryesues i Këshillit të Evropës ta nxjerrë në agjendën e Komitetit të Ministrave - qoftë në mbledhje të jashtëzakonshme, qoftë në cilëndo mbledhje të rregullt në vitet e ardhshme. Në parim, procedura në Asamblenë Parlamentare nuk përsëritet.

Kosova ka vite që nuk ka arritur të bëhet pjesë e ndonjë organizate të madhe ndërkombëtare dhe këtu ka luajtur rol edhe lobimi kundër i Serbisë. Një nga dështimet e fundit ndodhi në vitin 2018, kur agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, e refuzoi pranimin e Kosovës për herë të tretë. Duke reaguar ndaj nismës së fundit të Qeverisë së Kosovës për draft-statutin e Asociacionit, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se ajo është “një tentativë e madhe mashtrimi”.

“Bëhet fjalë për një falsifikim të pastër, përmes të cilit Kurti dëshiron t’i shmangë obligimet e tij nga dialogu [për normalizimin e marrëdhënieve] me Serbinë”, tha Petkoviç.

Por, Vogel thotë se ajo që duhet të ndryshojë tani, është qasja e Perëndimit ndaj Serbisë.

“Për Asociacionin është rënë dakord në rrethana krejt ndryshe prej tash. Marrëveshja është arritur në kohën kur dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë i fokusuar në mënyrë eksplicite në krijimin e kushteve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, që do të nënkuptonte së paku njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Tani jemi në një situatë kur Qeveria e Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht BE-në se nuk do të pranojë asgjë që do të ishte njohje de facto e Kosovës”, thotë Vogel.

Asociacioni dhe njohja de facto e Kosovës janë pjesë të Marrëveshjes së Ohrit mes dy vendeve, e arritur vitin e kaluar. Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo duhet të zbatohet, edhe pse nuk është nënshkruar. Muajin e kaluar, BE-ja e kushtëzoi zyrtarisht integrimin e Serbisë në këtë bllok me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa ndaj Kosovës mban në fuqi masa ndëshkuese, të cilat u ndërmorën qysh vitin e kaluar, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri./ REL

kosova ne kie

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje