LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në fokus legalizimet", Rama me kritika për kryebashkiakët: Keni fonde në dispozicion dhe nuk keni sjellë asnjë projekt! Reagimet ndaj zjarreve dhe përmbytjeve kanë shfaqur dobësi

• Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në orën 10:00 një takim me kryetarët e Bashkive të vendit në kryeministri. • Në këtë takim përveç kryebashkiakëve morën pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministi i Shtetit për Pushtetin vendor, Arbjan Mazniku. • Në fillim të fjalës së tij, Rama falenderoi kryebashkiakët që ishin pjesmarrës në takim, duke përfshirë edhe ata që nuk i përkasin Partisë Socialiste. • Më tej, kreu i qeverisë ka folur lidhur me situatën e zjarreve masive gjatë verës dhe përmbytjeve kolosale me të cilat u përball Vlora 4 ditë më parë. • Ai tha se janë 4 pika me rëndësi të veçantë duke filluar nga emergjencat. • Sipas tij gjatë verës u përballem me zjarre dhe gjatë vjeshtës me përmbytje. • Rama shtoi se pas kësaj ka një shpjegim të thjeshtë pertej analizave, ku sipas tij ka ndryshuar formacioni i reshjeve dhe se nuk ka infrastukturë sado ekselente të jetë që të absorbojë goditjen e parë. • Kryeministri tha se zjarret e rëna gjatë verës, nxorrën në pah disa dobësi që sipas tij duhen parë me sy kritik. • Ai shtoi se është e domosdoshme që të ketë fokus të veçantë trajnimi dhe organizimi i strukturës reaguese në këto situata. • Kritika ka pasur për bashkinë e Korçës ku tha se ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca. • Po ashtu bëri me dije se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengut një plan pune, sipas tij për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale. • Rama gjatë takimit nuk është kursyer ndërsa ka shprehur kritika ndaj kryetarëve të bashkive të vendit lidhur me menaxhimin e fondeve nga ana e tyre. • Ai tha se janë vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, por sipas tij ka bashki që nuk janë interesuar për to ose për të sjellë ndonjë projekt.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model për këtë proces, nëse nuk e arrini luftoni për vendin e dytë

"Në fokus legalizimet", Rama me kritika për
pamje nga takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët ka theksuar se legalizimet janë gjithashtu një pikë e rëndësishme e diskutimeve. Rama tha se duhet të tregohet më shumë fokus te ky proces. 

Ai përmendi bashkinë e Shijakut, si bashkinë model në procesin e legalizimeve, ndërsa tha se bashkitë e tjera nëse nuk e arrijnë dot, të paktën të luftojnë për vendin e dytë.

Kreu i qeverisë doli edhe për "platformën e bashkëqeverisjes", ku tha se qytetarët duhet të marrin përgjigje në kohë rekord. Ai shtoi se në këtë pikë nuk ka asnjë bashki që ta ketë këtë platformë ekselente. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Meqë Shkodrën e mori PS, erdhën demokratët punëtorë. Një nga pikat kryesore na jepni akses te legalizimet. Dhe tani kemi shtruar rrugën për aksesin në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah, dhe procesi të bëhet më i lehtë, më pak i pene Kadastrës. Cfarë presim ne që ta përshpejtojë këtë process?

Nuk dua të përmend emra sepse një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte se duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë ka një nga nivelet më të ulëta të rezultatit ndërkohë që bashkia më e suksesshme pa diskutim fare me tërmetin, e Shijakut, është bashkia model për të gjithë procesin e legalizimit. Nuk po them ta arrini Shijakun se nuk e arrini dot. Nuk e di pse, nuk e kuptoj se cfarë ndodh në bashkinë e Shijakut që ka një paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentIt të kujtdo personi, besoj se është kontakti i drejtpërdrejtë i cdo banori në cdo cep të Shijakut. Por të paktën të luftoni për vendin e dytë. Te legalizimet duhet shumë fokus, nuk ka justifikim.

Në mbyllje, është një plagë që ka të bëjë me nivelin e ulët të ndërveprimit dhe përgjigjes ndaj qytetarëve. Në platformën e bashkëqeverisjes, e krijuar për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që pa pasur nevojë të shkojnë lart e poshtë, direkt ta cojnë në majë ankesën dhe i gjithë rrjeti i koordinatorëve gjen përgjigjen e duhur për qytetarin. Të shihet se cfarë duhet të rregullohet në aspektin e procedurës. Pse nuk ka asnjë bashki që këtë platform ta ketë ekselente?

 

1 VITE ME PARE

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju se nuk e kuptoj?

"Në fokus legalizimet", Rama me kritika për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj kryetarëve të bashkive të vendit lidhur me menaxhimin e fondeve nga ana e tyre.

Rama tha se janë vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, por sipas tij ka bashki që nuk janë interesuar për to ose për të sjellë ndonjë projekt. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosur në depoziton fonde nga qeverie. Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën. Kjo është në kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit. Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme. Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj.

1 VITE ME PARE

VIDEO-Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi, i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes të ndërtohet një plan pune

"Në fokus legalizimet", Rama me kritika për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit lidhur me përballimin e situatës së zjarreve dhe përmbytjeve në zona të ndryshme. 

Rama tha se zjarret e rëna gjatë verës, nxorrën në pah disa dobësi që sipas tij duhen parë me sy kritik. Kryeministri tha se është e domosdoshme që të ketë fokus të veçantë trajnimi dhe organizimi i strukturës reaguese në këto situata. Kritika ka pasur për bashkinë e Korçës ku tha se ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca.

Po ashtu bëri me dije se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengut një plan pune, sipas tij për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

E domosdoshme ketë fokus të veçantë te organizimi, detajimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes nuk ka ca bën askush, në momentin e parë e gjithë struktura të vihet në funksion.

E domosdoshme që pjesë e këtij procesi dialogu inovativ, të jetë edhe mënyra se si duhet të rrisim koordinimin dhe efikasitetin e koordinimit me strukturat e qeverisë qendrore. Në sferën e emergjencave civile, Italia është një nga vendet e ekselencës. Kjo kërkon vëmendje të posaçme.

Duke ardhur te zjarret, ka pasur rezistencë pozitive por ka pasur shfaqje dobësish që janë për t’u parë me sy kritik. E para, të gjitha prefekturat bëjnë deklarim forcash në dispozicion. Prefektura e  Korçës ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetjee nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70 përqind të forcave që ka deklaruar si aktive. Prefektura e Shkodrës që ka pasur po ashtu disa emergjenca, është me angazhim më të lartë të kapaciteteve dhe ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar në pak raste specifike.

Ajo që pastaj është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korcës ku FA janë kërkuar vazhdimisht dhe aktivizimi i forcave të brendshme të deklaruara aty ka qenë i dobët pavarësisht shpenzimit të madh të energjive dhe rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër. Kërkon strukturim, koordinim dhe trajtim të vazhdueshëm për këtë punë. S’mundemi dot ne të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por ne duhet t’i luftojmë për çdo metër katror. Për këtë i kam kërkuar ministrit të mbrojtjes që të ndërtohet një plan pune tani që jemi në fazë qetësie, për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale.

1 VITE ME PARE

VIDEO-Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve, nuk ka infrastukturë sado ekselente të jetë që të absorbojë goditjen e parë

"Në fokus legalizimet", Rama me kritika për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit dhe ministrat e kabinetit qeveritar.  Në fillim të fjalës së tij, Rama falenderoi kryebashkiakët që ishin pjesmarrës në takim, por që nuk i përkasin Partisë Socialiste.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’.”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë ka folur lidhur me situatën e zjarreve masive gjatë verës dhe përmbytjeve kolosale me të cilat u përball Vlora 4 ditë më parë. 

"Janë 4 pika me rëndësi të veçantë. Unë dua ta filloj nga emergjencat. Është fakt që gjatë verës do përballemi me zjarre dhe gjatë vjeshtës me përmbytje. E pamë çfarë çfarë ndodhi në Austri dhe kur u përmbyt Vlora. E pamë çfarë ndodhi në Bosnje. Ka një shpjegim të thjeshtë pertej analizave, se ka ndryshuar formacioni i reshjeve.  Nuk ka infrastukturë sado ekselente të jetë që të absorbojë goditjen e parë. Ajo që nuk mund të neglizhojmë është dobësia që shfaqet në nivelin vendor qoftë për zjarrit dhe për përmbytjet.", tha kryeministri.

 

1 VITE ME PARE

Rama mbledh sot kryetarët e bashkive në kryeministri, cili do të jetë fokusi i diskutimeve

"Në fokus legalizimet", Rama me kritika për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është kthyer takimeve politike, pas ndërhyrjes së kryer para pak ditëve në QSUT. Sipas raportimeve kreu i qeverisë do të zhvillojë sot në orën 10:00 në një takim me kryetarët e Bashkive të vendit.

Takimi do të mbahet në kryeministri, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza pas sezonit veror dhe porosia e lënë nga mbledhja e fundit për legalizimet

edi rama kryetare bashkie kryeministri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet