Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. • Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati shpalosi edhe programin e opozitës për fermerët në mandatin 2025-2029. • Lideri i opozitës akuzoi Kryeministri Edi Rama për politikën që ai ka ndjekur, duke e cilësuar si shkatrrimtare. • Sipas tij sot sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, është krejtësisht i braktisur nga qeveria e Edi Ramës. • Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. • Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Berisha theksoi se pa u konsumuar prodhimet shqiptare bujqësore, nuk do të ketë lëvizje të import. • Po ashtu Berisha në fjalën e tij, ka shtuar se do të investojnë 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës. • Kryedemokrati ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent socialist. • Berisha theksoi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama. • Sipas Berishës, Ramën e ka zënë salmonela, por e ka mbajtur këtë të fshehtë duke ua fshehur dhe mjekëve. • Lideri i opozitës, është ndalur edhe te problemi i rritjes së çmimeve në vendin tobnë. • Berisha përmendi dhe staniacionin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri gjatë 12 viteve të Edi Ramës në pushtet. • Berisha gjatë fjalës së tij ka theksuar se me politikën që do ndjekin do indeksojnë çdo vit pensionin. • Berisha u ndal edhe te plaga më e madhe e shqiptarëve në 12 vitet e fundit që sipas tij është shpopullimi. • Berisha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, theksoi se Shqipëria është e para në botë për rënien e lindjeve për shkak të emigracionit. • Në fjalën e tij me fermerët në Elbasan, Berisha dha një evidencë të frikshme, ku në Kolonjë këtë vit arsimor që vjen, do të futet vetëm një fëmijë në klasë të parë.
6 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te plaga më e madhe e shqiptarëve në 12 vitet e fundit që sipas tij është shpopullimi. Berisha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, theksoi se Shqipëria është e para në botë për rënien e lindjeve për shkak të emigracionit. Në fjalën e tij me fermerët në Elbasan, Berisha dha një evidencë të frikshme, ku në Kolonjë këtë vit arsimor që vjen, do të futet vetëm një fëmijë në klasë të parë.
"Së dyti, çdo pensionist dhe rrogëulti do të kenë kartën e konsumatorit. Me kartën e konsumatorit, pensionisti dhe rrogëulti do blejnë me çmime 20% më të lira të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë. Pra, do u jepet çdo vit mbrapsht TVSH-ja, dhe është rreth 450 euro, është 2-3 pensione, apo një rrogë minimale. Energjia zbret në 7 lek. Nafta do zbresë, në mënyrë absolute nuk do mund të shitet kurrë mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe në Maqedoni. Isha unë në Dibër, ata të gjitha shkojnë mbushin makinat në Prizren, të tjerë në Maqedoni dhe me radhë. Në një kohë kur Kosova, naftën e merr nga porti i Durrësit. Dhe Maqedonia ndofta një pjesë. Ato nuk prodhojnë 1 liër, Shqipëria prodhon 1 milionë ton në vit. Është një grabitje e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë me naftën. Pse?
Edi Rama ka tatuar naftën, 1.1 euro për litër. Kujt ia merr? Juve ua merr. Ai që shet naftën, ai ka rrit çmimin dhe kaq. Juve ua merr, qytetarëve ua merr. Jo, ajo merr fund. Taksat mbi naftën do të jetë njëlloj si e Maqedonisë, Kosovës, dhe çmimin i naftës nuk do mund të jetë kurrë më i lartë. Kështu pra, ne, kemi një projekt me të cilin ne transformojmë gjendjen aktuale shumë të rëndë që po i largon shqiptarët. Që po i largon si kurrë në historinë tonë, nuk jemi larguar në ëktë mënyrë.
Sot, në mëngjes po lexoja mediat.çfarë thoshte? Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve. Shkaku emigracioni. Po bëhemi, pra, komb me disa rekorde të kobshme. Se i kobshëm është ky rekord. Ne kemi që në 2019 që vdesin më shumë se sa lindin. Burreci 2 metra i gjatë ishte në Kolonjë. Me saze e me dajre. Po vetëm një gjë miqtë e mi, në atë qyetet të bekuar, në vitin 2023, qëkur është vënë themeli i parë i këtij, ka lindur vetëm një fëmijë. Dhe në 2030, në klasën e parë të qytetit që recitonin bashkë me Peleshin dhe Lubinë, do ketë në klasë të parë vetëm një fëmijë, jetë të gjatë të ketë ai," tha Berisha.
ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te problemi i rritjes së çmimeve në vendin tobnë. Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha përmendi dhe staniacionin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri gjatë 12 viteve të Edi Ramës në pushtet. Berisha gjatë fjalës së tij ka theksuar se me politikën që do ndjekin do indeksojnë çdo vit pensionin.
"Pensionisti në fshat është i diskriminuar. Në fshat janë pensionet më të ulëta se kudo. Kanë punuar 40 vjet, kanë shkri energjitë e tyre, dhe marrin një pension qesharak. 100 ditët e para të qeverisjes, ju garantoj, se çdo burrë dhe grua në fshat, në moshë pensioni, do të marrë 200 euro si pension minimal. Do marrë 200 euro ai që merr sot 120 euro, ai që merr sot 70 euro, ai që merr sot asnjë euro. Që të gjithë, burra dhe gra, në fshat dhe kudo që janë në Shqipëri në moshën e pensionit, do marrin 200 euro, atë që ne e quajmë minimumi jetik. Rroga minimale nuk do të jetë kurrë nën 500 euro. Rroga measatare do shkojë në 1200 euro, rroga e mësuesve do të jetë 1500 euro. Tani, me të drejtë, secili nga ju mund të shtrojë pyetjen: po ku do gjenden këto para?
Premtuam 5-fishimin e subvencioneve. Premtuam 70 milionë euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje toke. Premtuam kredi të buta. Premtojmë 200 euro minimum jetik, në fshat dhe qytet, pa diskriminim, kudo. Këto para, të dashur miq, të gjitha janë. Të gjitha i paguani ju. Qindarkë për qindarkë, u merren qytetarëve në çdo mall që ju blini. 20% taksë ju merr shteti në çdo çmim, në çdo udhëtim, në çdo litër naftë, në çdo gjë. Ua merr, por problemi është se nuk ua kthen. Dallimi midis nesh dhe atyre është ky, ne do ua kthejmë. Absolutisht! Do ua kthejmë. Tani, ndalemi prap po këtu. Shqipëria këtë vit kishte 8 miliardë euro buxhetin. Në ndarje të këtij buzheti, për bujqësinë, fshati, në të cilin jeton 40% e popullatës, në të cilin prodhohet 20% e PBB, u la gjithësej 57 milionë. Për pensionistët, të cilët janë në fshat dhe qytet, së bashku, janë 760 mijë. Sa u la? 16 milionë euro nga 8 miliardë euro, të gjitha nga taksat tuaja. Nuk ka shpërndarje më cinike, më të pashpirt dhe më poshtëruese se kjo.
Se të lesh ti për 1/3 e popullit tënd 16 milionë euro. Ai fondi pensioneve është një gropë. Ai është siç është, sigurisht që ai duhet përmirësuar. Por, me fond pensionesh ti i le ata të flasin me veten e tyre, të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet. Dhe, çdonjeri i përgjegjshëm para qytetarëve të vet, çdo qeveritar, tek ky buxhet 8 miliardë, 6 miliardë, apo 10 miliardë, sa të jetë, ndan 1 miliardë, 2 miliardë, ëpr t’ua kthyer qytetarëve në pensione, në rroga. Të tjerat i përcakton për shëndetësinë, për arsimin, për bujqësinë, e me radhë. Kurse ky, 16 milionë. I bëj thirrje çdo shqiptari, të mos e harrojë këtë shifër. Me deputetët tanë, Tomorrin, Qaniun, etj., ne çuam në parlament ligjin e minimumit jetik. Para një viti e gjysmë, në mënyrë që të marrë fund kjo ndarje. T’i jipet çdo shqiptari 200 euro. Nuk është shpikja jonë kjo. Nuk është se e kemi nxjerr ne minimumin jetik.
Minimumi jetik është domosdoshmëri absolute, në mënyrë që individi të mos jetojë në mjerim. Dhe ju them këtu, ne regjistruam. Pasi bëmë studimin, gjetëm se 15 mijë familje jetonin në varfëri ekstreme. I regjistruam, dhe në mënyrë absolute fill pas zgjedhjeve, do t’u jepnim para në dorë atyre, dhe nuk do të kishim varfëri ekstreme. Nuk ka varfëri ekstreme një vend i lirë. Nuk e lejon. Bën shpërndarje, jep para, dhe ky është rregulli. Këta, e 5-fishuan shifrën. Këta bllokuan pensionet. Thanë do i ndeksojmë, dhe nuk i indeksuan. Dhe jo vetëm nuk i indeksuan pensionet, por çfarë ndodhi tjetër. Çmimet u rritën në Shqipëri nga rënia e PBB, nga importi dhe faktorët e tjerë, kanë pësuar rritjen më të madhe në rajon. Dhe çmimet në Shqipëri, litri i qumështit ështëmë shtrenjtë në Shqipëri se në itali.
Kilogrami i bukës, mishi, të gjitha këto kaluan në çmime të cilat, sipas specialistëve ekonomistë, për të blerë sot një pensionist, aq sa blinte në vitin 2013 me pensionin, për shkak të rritjes së çmimeve, duhet ta kishte pensionin 390 mijë lekë. Ndërkohë, e ka 160-170 mijë lekë. Pra, duhet ta kishte 390 mijë lekë. Më ndryshe. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lek, pensioni më Mal të Zi ishte 138 mijë lekë. Sot, pensioni në Mal të Zi është 450 euro. Pensioni në Maqedoni ishte më i ulët. So, pensioni në Maqedoni është 380 mijë lekë.
Në Serbi ishte më i ulët, sot është 405 mijë lekë. Po pse? Sepse çdo vit qeveritë nga buxheti kalonin para tek pensionistët për të rritur pensionet, sepse rriteshin çmimet, dhe pensionisti malazez nuk i ka problem, pensionisti serb nuk i ka problem. Janë rritur çmimet, janë rritur pensionet. Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Pak fare rritje. Ndaj dhe ne, me politikën që ndjekim i japim fund kësaj situate tmerrësisht të rëndë që është krijuar. Jo vetëm kaq. Nuk është ndonjë shumë e madhe, po është, çfarë është kjo. Është 6.3 euro në ditë për person, në standartin ndërkombëtar nuk je në varfëri ekstreme. Je në vërfëri, por jo ekstreme. Se ka dy fasho varfëria, dhe ne dalim përnjëherë nga varfëria ekstreme," tha Berisha.
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent socialist. Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha theksoi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Ramën e ka zënë salmonela, por e ka mbajtur këtë të fshehtë duke ua fshehur dhe mjekëve.
"Para një muaj u shitën tonelata fileto pule me salmonelë. Dhe ishte absolutisht eksponent i PS ai që i solli, por që duket se i kishte çuar dhe Edi Ramës, të tilla dhe që e kapi salmonela dhe u tha mjekëve që e kam nga breshka. Se mban breshka në shtëpi ai. Mban breshka për arsye shëndetësore. Imagjinoni çfarë sigurie, kur salmonela shkon të kryeministri, siguria është zero. Do ndalohet me rreptësi të madhe importi i imputeve," tha Berisha.
ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Berisha theksoi se pa u konsumuar prodhimet shqiptare bujqësore, nuk do të ketë lëvizje të import. Po ashtu Berisha në fjalën e tij, ka shtuar se do të investojnë 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës.
"Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju. Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbulojë 80% të interesit. Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi. Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi.
Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat. Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë. Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen. Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike.
Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapr,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë! Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inagurojnë si këta. Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inagurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inagurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote. Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojnë projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojnë ëndrrën. Pra, një serial mashtrimesh të pafundme, 3D. Por e vërteta është që, po të marrësh investimet e tyre janë investime shumë të pakta dhe shumë abuzive.
Ndaj dhe ne, do të investojmë, të paktën 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës. Jam këtu, për t’u zotuar përpara jush dhe mbarë fermerëve të Shqipërisë, se prodhimet tuaja me sezon do t’i mbrojmë. Mbrojtja sezonale e prodhimeve është zotimi ynë. E kemi bërë. Ata që mund ta kujtojnë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë prap. E bën çdo vend. Ne jemi për tregëti të lirë, por në sezon do konsumojmë njëherë tonat, do i shesim tonat, pastaj do të presim për të tjerat. Këtë do e bëjmë, dhe kjo është një garanci për shitjen e prodhimeve tuaja që janë të mrekullueshme. Një agjenci orientuese për tregun do të ngrihet, dhe aj odo të jetë këshilltarja juaj kryesore për t’ju orientuar me tregun, nevojat, konjukturën, kapacitetet e tij," tha Berisha.
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar ashpër politikat e ndjekura nga qeveria Rama në sektorin e bujqësisë. Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në njësinë administrative Gjergjan të Elbasanit dhe duke folur për fondet e BE për bujqësinë për të cilat tha se paratë që i takonin fermerëve u vodhën nga qeveria. Më tej në fjalën e tij, Berisha theksoi se politika që ndoqi qeveria Rama ishte shkatërrimtare, duke përmendur këtu hapjen e kufijve për prodhimet serbe.
"Përveç kësaj, pra përveç subvencioneve që i keni 4 herë më të ulëta se Kosova, 5 herë më të ulëta se Maqedonia, 7 ose 8 herë më të ulëta se Serbia, dhe prisni. Kjo është aktuale. Po, po të marrësh investimet që ata kanë bërë në tokë përpara, del të paktën 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vetëm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kanë një nga sistemet vaditëse më bashkëkohore, dhe e trashëguan atë nga Jugosllavia. Kurse, Shqipëria noton në ujë, dhe uji për fermat nuk sigurohet. Pra, ka një pabarazi shumë të madhe.
Ndërkohë, shqiptarët janë njerëz shumë punëtorë, të zotë, toka është e klasit të parë, por me tregun nuk ia dalin nuk ia dalin sepse, marrin gjithësej, 57 milionë euro ishte subvencionimi për këtë vit. Nga këto, 32 milionë shkonin tek fermeri, të tjerat i merrnin rrogëtarët e qeverisë. Kishin 130 milionë euro nga BE-ja. Edi Rama me suitën e tij, u vërsul mbi to, sikur të ishin para pa zot, dhe që ato çdo qindarkë ishin për ju, fermerët. Dhe ato, vetëm fermerët nuk i morën. I morën Xhaçkat, me burrat, me kushërinjtë, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i ndërpreu menjëherë fondet, dhe Edi Rama, në vend se të çonte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri.
Pse e mori këshilltare kryesore? E mori, sepse ata abuzimin e kishin të përbashkët. Ajo nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm zbatuar urdhrat abuziv të Edi Ramës, që paratë e fermerëve i merrnin oligarkët e tij, klientela e tij, dhe fermerët nuk merrnin asgjë. Ne, jemi shumë të vendosur ta transformojmë, ta ndryshojmë rrënjësisht dhe me shpejtësi këtë situatë. Çfarë kemi vendosur ne në programin tonë? Në programin tonë, ne kemi vendosur.
Një. Të pesëfishojmë subvencionin për ju. Të kapim vendet që kemi përreth. Nuk them të kapim Francën dhe
Gjermaninë, por Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi. Ndaj dhe, fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione. Do subvencionojmë, pa përjashtim, asnjë kriter tjetër përveç çdo kokë bagëti, çdo fidan të mbjellë, çdo njesi prodhimi. Heqim çdo pengesë tjetër ne, që duhet të jetë kaq hektarë e aq hektarë, që duhet të jenë kaq kokë dhe aq kokë, etj. me radhë. Jo, ai që ka, ai do marrë subvencionin. Në fakt, do ta tregoj shumë më tepër tani. Atëherë, jam përpjekur, por tani do ta tregoj shumë më tepër. Ua them unë, ju jap fjalën. Prandaj jam këtu sot unë," tha Berisha.
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati shpalosi edhe programin e opozitës për fermerët në mandatin 2025-2029. Lideri i opozitës akuzoi Kryeministri Edi Rama për politikën që ai ka ndjekur, duke e cilësuar si shkatrrimtare. Sipas tij sot sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, është krejtësisht i braktisur nga qeveria e Edi Ramës.
Të dashur banorë të Gjergjanit, ju përshëndes shumë përzemërsisht. Shpreh nderimin tim më të madh për ju, për të gjithë banorët e qarku, për të gjithë fermerët e Shqipërisë kudo që janë. Gra dhe burra që nxjerrin jetën e tyre me sakrifica të mëdha, me mund dhe djersë. Sakrificat tuaja janë fisnikëria e shpirtit tuaj. Ndaj dhe, kam shumë kënaqësi që takohem me ju njerëz fisnikë, njerëz të punës. Unë gjithashtu, përshëndes z.Alizoti, udhëheqësin politik të qarkut. Një përshëndetje të përzemërt aletatit tonë, z.Edmond Haxhinasto.
Përshëndes të gjithë deputetët, kandidatët për deputetë, të pranishëm në këtë takim të qarkut të Elbasanit, të cilët janë për ne krenariar vërtetë e PD, me bindjen më të thellë, se do ju përfaqësojnë ju me përkushtim, me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe në qeverinë e ardhshme të koalicionit më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria gjer sot, koalicioni për Shqipërinë Madhështore. Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdah, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze.
Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm. Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen.
Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju. Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion. Ky është realiteti. Kjo është e vërteta! Çfarë ndodh?
Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen ëpr të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi, dhe në vende tjera.
Unë, do t’u dërgoj atyre një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një nderim shumë të madh. Ata janë bërë individë të shquar, biznesmenë të shquar, dhe janë atdhetarë të flaktë aty ku janë. Njëri prej tyre është, Eduart Çekrezi, të cilin unë pata fatin ta njoh fort këto kohët e fundit. Por, edhe shumë e shumë të tjerë. Ata, këtë vit votojnë për herë të parë dhe ata do t’i japin vendit të tyre mbështetje historike me votën e tyre. Së bashku me ju, do ta ndajnë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe," tha Berisha.