LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në Sky ECC mes "bosëve" të krimit, GJKKO ndalon publikimin e përgjimeve

•Prokuroria e Posaçme, SPAK lëshoi 50 urdhër-arreste për të goditur 7 grupe kriminale, ku vetëm 20 prej tyre janë ekzekutuar, teksa pjesë më e madhe prej tyre vazhdojnë të jenë në kërkim. • Prej 20 masave të ekzekutuara, një pjesë e tyre ndodheshin në burg, teksa 6 masa janë ekzekutuar jashtë shtetit. •Pas hetimit të SPAK janë zbardhur edhe komunikimet mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC. • Në dosjet e publikuara gjatë ditës së sotme janë zbardhur bisedat mes Emiljano Shullazit dhe Marklen Hakës për vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bamit. • Gjithashtu në dosje janë zbardhur përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij, Arjan Tuku për vrasjen e Durimit Bamit. Përveç dhëndrit të tij, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër, të paindentifikuar dhe të cilit i drejtohen me emrin "Daja". • Gjithashtu janë zbardhur edhe bisedat mes Arben Ndokës dhe Samuel Ndokës, i cili kishte informacione se Durim Bami ndodhej në Ksamil. • Ndërkohë që pasi janë siguruar që Bami ndodhet në Ksamil, Ndoka flet dhe Ervis Martinajn dhe nisin një automjet të vjedhur me disa persona për të kryer ekzekutimin. • Gjithashtu janë zbardhur detaje të tjera nga tentativat për të vrarë Durim Bamin me porosi të ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj. • Në dosjen hetimore, thuhet se grupi i vrasësve që Martinaj dhe Ndoka kishin dërguar në Ksamil për ta ekzkutuar, nuk i njihnin mirë me fytyrë Durim Bamin dhe Gentian Koçin. • Për të mos pasur keqkuptime, Martinaj i ka dërguar foto të Bamit dhe Koçit 'killerave' ndërkohë që dhe i përshkuan pamjet e jashtme. • Por ndërkohë që ata arritën që të largohen nga vendi, Martinaj i porosit që të vazhdojnë të rrinë aty. • Përpos zbardhjes së përgjimeve është mbajtur seanca edhe për katër prej të arresuarve, për të cilët Gjyakata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. • Në burg janë lënë Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën. • Gjithashtu në burg është lënë edhe Emiljano Shullazin, i cili ndodhej në burg për krime të tjera, teksa tashmë i shtohen akuzat.

8 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ GJKKO urdhëron ndalimin e publikimit të dosjes deri në përfundim të hetimeve

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
GJKKO

TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë ndalimin e publikimit  të dosjes së fundit të SPAK-ut ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për të goditur 7 grupe kriminale, pas bisedave në aplikacionin “Sky Ecc”. Në bisedat e "kokave" të krimit në vend  në aplikacionin “Sky Ecc” zbardheshin disa atentate dhe planet për të kryer vrasje të rivalëve të tyre.

Në njoftimin e GJKKO thuhet se urdhërimi i ndalimit të publikimit të dosjes është deri në përfundim të hetimeve paraprake, teksa kërkon mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

Njoftimi i plotë i GJKKO:

1. Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
2. Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

3 JAVE ME PARE

"Targat janë angleze të vjedhme"/ Si e planifikoi ish-deputeti socialist vrasjen e vëllezërve Bami, Martinaj: Audin e ke gati në Mamurras

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me planin e Arben Ndokës dhe Ervis Martinajn për të eleminuar vëlllezërit Bami. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, zbulohen detajet nga biseda mes Arben Ndokës dhe Samuel Ndokës, i cili kishte informacione se Durim Bami ndodhej në Ksamil.

Ndërkohë që pasi janë siguruar që Bami ndodhet në Ksamil, Ndoka flet dhe Ervis Martinajn dhe nisin një automjet të vjedhur me disa persona për të kryer ekzekutimin.  

"Me targa koti, a ikin dot ?? Ta jap une audi, esht super mak 270 orë ec. Marrin e targa rezerv noshta e skan nevoje me djeg fare. Gati e kam, jo ca e regullt, eshte e vjedhme, me ndezje, 3000 nafte esht shum e shpejt," i shkruan Martinaj Ndokës. 

Pjesë nga dosja hetimore:

93. Më date 17.08.2020, ora 08.21 shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Samuel Ndoka i cili dyshohet se ka marre dijeni ne lidhje me vendndodhjen e shtetasit Durim Bami ne Ksamil dhe po pergatitet bashkē me shtetasin Aldo Avdyli për te organizuar vrajen e shtetasit Durim Bami kur të kthehet nga Ksamili. Samuel Ndoka i shkruan, ... nuk duket asgie ne foto, ok po coj targen. A kishte xhama tê zi. Nipi thot ta presim në kthim. Vet i sat eshte thot nipi? Ku takona pra. Ne bashke jena me nipin siper shpis. Ku takona? Tvim aty. Ok. Ne vazhdimësi Samuel Ndoka i shkruan ...Tu u nis, tu prit dike me na marrë.

Me date 17.08.2020 ora 08.25 shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj ku dyshohet se shtetasi Arben Ndoka e ka vëne ne dijeni gē shtetasi Durim Bami eshte ne Ksamil. Ervis Martinaj kerkon te dije se me ke eshte, adresën e sakte dhe e pyet Arbenin nëse eshtë e nevojshme te nisim dy çuna me motor. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i siguron nje automjet te vjedhur shtetasit Arben Ndoka per ta perdorur personat e perfshire qe do te udhëtojne drejt Sarandes me gellim konstatimin dhe ekzekutimin e shtetasit Durim Bami.
Ervis Martinaj i shkruan, ... Me cilin eshte kurva, pa kto cerrat?? A dihet adresa sakt? Ti nis me motorr 2 cuna? A na e co nè encro venin !!. Ose ti jap kontaktin. Jo i kam ktej afèr meje. Makinë me ik atje thu ??
Me targa koti, a ikin dot ?? Ta jap une audi, esht super mak 270 orë ec. Marrin e targa rezerv noshta e skan nevoje me djeg fare. Gati e kam, jo ca e regullt, eshte e vjedhme, me ndezje, 3000 nafte esht shum e shpejt.
...gati e ke Audin. Nuk kam cil coj se i kam të zanë, co njeriun tat, qe eshte shok me kto cunat, me i mar shkoj une i marr, ngs duhet, po kryn pun, audin e ke gati, nè mamurras nẽ autostrade, ska kamera i kam hedhur, nè garazh. Celesi audit esht sipër gomës mrapa, eshte dhe katërfenershi edhe audi ok aty. Ca ore do me i mar. I cova tashi targat jan angleze tẽ vjedhme jane super.
22.25 Arben Ndoka i shkruan, ... Ne 6 të mgesit vien merr makinën. Leni porosi rojes.

3 JAVE ME PARE

Planet për vrasjen e Bamit/ Zbardhen përgjimet e ish-deputetit me dhëndrin e tij! Arjan Tuku: Po bëj një far dallavereje me “dajën”

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
arben ndoka, durim bami

TIRANË- Pas hetimit të SPAK që çoi në lëshimin e 50 urdhër arresteve janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku përmenden emra të bosëve të krimit dhe emra ish-politikanësh. 

Në pjesën e dosjes së zbardhur më poshtë, janë përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij, Arjan Tuku për vrasjen e Durimit Bamit.

Përveç dhëndrit të tij, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër, të paindentifikuar dhe të cilit i drejtohen me emrin "Daja".

PJESË NGA DOSJA: 

Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”.

Arian Tuku i shkruan, jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin al. Por jam duke ja shiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …çfare thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që….I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në hali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu at me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mhas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy 60.

Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka.

Përdoruesi i paidentifikuar shkruan, …e di që ka thënë se ju bëj be, kur do të dy dum me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kane cu me u përplas me to, kush na caj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum aka. Arbeni Ndoka shprehet,…Kto jan doru o vlla gjith co thu ti. Kahu ja kun ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri edo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë.

Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen.

3 JAVE ME PARE

Zbardhet biseda mes Shullazit dhe Hakës për vrasjen e Bamit: Ky legeni që është ktu në burg Rraja, thot që Duri është më i fuqishmi aty

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
emiljano shullazi, durim bami

TIRANË- Pas hetimit të SPAK që çoi në nxjerrjen e 50 urdhër arresteve janë zbardhur komunikime mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC.

Në  dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, janë zbardhur bisedat mes Emiljano Shullazit dhe Marklen Hakës për vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bamit.

“Kape, q*ja ropt! Të jem vetë e mbarojmë tek dera e shtëpisë”, i thotë Emiljano Shullazi nga qelia Marklen Hakës gjatë komunikimit mes tyre, teksa ky i fundit e informon në lidhje me lëvizjet e Durim e Valter Bamit me makinë të blinduar ose Range Rover.

PJESË NGA DOSJA:

50. Më datë 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

51. Më datë 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar me makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet një moment që, “kape qija ropt mos ja zgjat, ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është ktu në burg Rraja ( Rraja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.”

3 JAVE ME PARE

Ervis Martinaj financoi dhe organizoi planin, ndërsa ish-deputeti i PS-së e porositi/ Cilat janë rolet e bosëve të krimit për eliminimin e Durim e Valter Bamit

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
Arben Noka dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Detaje të reja janë nxjerr nga dosja hetimore për planifikimin e eleminimit të vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se eliminimi i vëllezërve Durim dhe Valter Bami ishte hakmarrje për vrasjen Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Noka.

Sipas dosjes hetmore thuhet se në bazë të bisedave të realizuara në aplikacionin SkyECC, është zbuluar se Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e dy vëllezërve. Ndërkohë që ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Rol në këtë atentat ka pasur dhe Emiljano Shullazi, i cili ka kryer rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e tyre si edhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Pjesë nga Dosja hetimore:

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes shtetasve Arben Ndoka “A09C41”, Samuel Ndoka “HRGZ7E”, Arian Tuku “4CSJQH dhe 4SV660”, Ervis Martinaj “NP8LS4”, Jozi Kraja “SGZE20”, Astrit Avdyli “TEDV40”, Arben Mërkuri “N8TA74”, Aldo Avdyli “Q1CTJT”, Gentian Bejtja “CSEC2N”, Emiljano Shullazi “U2BA3G”, Blerim Abazi “723877”, Elvis Ndreca “VGRF6O”, Gjin Ndoj “QPDLP7”, Naim Stafuka dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami. Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami, vendi ku do të strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi. Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale është si më poshtë:

Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Shtetasi Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Arben Mërkuri (ka ndërruar jetë në vitin 2022), ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Aldo Avdyli, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Gentian Bejtja (ka ndërruar jetë në vitin 2024) ka pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja kanë pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami dhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Shtetasi Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas, ku 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2). 

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.  Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit.  Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

3 JAVE ME PARE

Breshëri kallashi mes dy makinave, Martinaj: Keni 500 mijë € paradhënie për kokën e Durim e Valter Bamit

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në

TIRANË- Një shifër prej 500 mijë është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të vrarë vëllain e tij, Valterin. Në bisedat e “Sky”, dukshëm vihet re një nxitim i Ervis Martinaj për të hequr Durim Bamin nga qarkullimi, pasi e konsideronte vërtet problem serioz, dhe kërcënim.

Teksa skuadra prej më shumë se 16 persona dështon në iniciativën e parë për të vrarë, Durim Bamin në Sarandë dhe Shkozet, në muajin nëntor 2020, Ervis Martinaj, kërkon ta zgjidhë përfundimisht punën e Durim Bamit, duke aktivizuar Mariglen Hakën, dhe gjuajtësat me pagesë, Tori Xheçukën, Albert Zajën dhe Florenc Këlmendin.

Mirëpo edhe pse grupi arrinte të lokalizonte Durim Bamin, sërish ky i fundit arrinte ti rrëshqiste si ngjalë, duke mos u goditur nga kundërshtarët dhe vështirësuar akoma dhe më tepër punët Ervis Martinaj, Shullazit, Marklen Hakës dhe Arben Ndokës.

Për të shuar përplasjen mes Ervis Martinaj dhe Durim Bamit, ka hyrë si negociator Behar Bajri. Ku palët edhe pse janë takuar, sërish Ervis Martinaj nuk i ka zënë besë, duke pohuar se tani është bindur akoma dhe më tepër për të vrarë Durim dhe Valter Bamin.

Në muajin nëntor 2020, grupi arrin të lokalizojë Durim Bamin, duke lëvizur në fshatin Qerek me një “Range-Rover” ku në sediljen e pasagjerit ishte kushëriri i tij, Dorian Kodra. Por Vis Martinaj dhe grupi i tij nuk kishin marrë informacionin se pas makinës së Durim Bamit, ishte dhe një automjet Benz-Mercedez që qëndronin të armatosur ushtarët e Bamit.

Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima.

Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste “...na vranë... na vranë...”.

Ndërsa Durim Bami është larguar me shpejtësi duke mos pësuar asnjë dëmtim. I plagosur lehtë ka mbetur vetëm kushëriri i tij, Kodra.

Në disa fragmente të dosjes hetimore thuhet se në 7 qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur me ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku është vrarë Bujar Lika "Ari" dhe Paulin Gjergji.

Tori i tregon për lidhjet e Durim Bamit, Ervin Kodra, Ervin Kallari dhe Genti Koçi. Tori Xheçuka nga biseda rezulton se ka edhe një person që komunikon, bisedat me të cilin ja shkruan Ervis Martinaj dhe i tregon Ervis Martinajt se Tori bashkë me personin që komunikon mund t'i godasin personat e përmendur në bisedë po qe se kërkon Ervis Martinaj.

Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinaj, ku i tregon se duhet të ndjekë personin që ka mbetur i plagosur tek ngjarja e Bujar Likës dhe do takojë një person për të marrë informacione për Durim Bamin, të cilit në bisedë i referohet "Duri".

Gjithashtu Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj dhe raporton lidhur me personat e mundshëm që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Bujar Likës, ku në një moment “Tori” i thotë që të flasim dhe të marrin Stafukën për t'i treguar se kush ka patur makinën “Golf” ditën e ngjarjes.

Tori Xheçuka, komunikon me Ervis Martinaj, ku nga biseda lë të kuptohet që Ervis Martinaj ka patur dyshime se Albert Zaja ka qenë një nga personat që ka qëlluar ndaj Bujar Likës. Tori Xheçuka, i shprehet Ervisit që, Bert Zaja (Albert Zaja) është shoku im dhe është ai që më jep info dhe ai e din që duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami).

Tori i tregon që Albert Zajën e kemi për gjithçka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba në bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe përpara tre muajsh i kanë gjuajtur sepse Berti është lidhje e Mariglenit (Marklen Haka).

Tori siguron Ervis Martinaj që Albert Zajën e ka për gjithçka, duke nënkuptuar për të goditur këdo dhe Berti do i gjej një person që kërkon, Ervis Martinaj. Tori i sugjeron që të marrin Ervinin me dhunë, lidhjen e Durim Bamit, dhe ta pyesin që t'i tregoj të gjitha.

Tori i tregon se Albert Zajës, Durim Bami apo lidhje të tij i kanë qëlluar me armë dhe e kanë plagosur me 3 plumba në bark, para dy muajsh nga dita ku po flasin dhe se është qëlluar me armë për shkak të Marklen Hakës, pasi Durim Bami është në konflikt me Marklen Hakën dhe se Markleni dhe Alberti janë grup me Torin. Tori lë takim me Ervis Martinaj ku të pranishëm do marrë edhe Albert Zajën.

Ervis Martinaj komunikon me Albert Zaja dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine Renxh i bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami. Albert Zaja shprehet i gatshëm për ta marrë nga kamerat e karburant “Alpet” ne Valias.

Vazhdon biseda në lidhje me faktin që Duri (Durim Bami) ka një renxh që përdor. Ervis Martinaj, shprehet i çuditur se përse po ruhet kaq shume Durim Bami këto kohë. Ervis Martinaj i ofron shtetasit Albert Zaja shumën prej 500 mijë euro parapagim për të dy (vrasjen e Durim dhe Valter Bami).

Ervisi i shprehet që këto para merri ti dhe Tori alias Hektor Xhecuka) bëni ca të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni (nxirrni në pritë) ne se e bëjmë (vrasim) vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë.

Albert Zaja, i shprehet që po flas me Torin dhe mua më keni krah sikur të jesh vetë.

Ervis Martinaj bisedon me Tori Xheçuka dhe e kritikon duke i shkruar që ka vepruar gabim në lidhje me plagosjen e Enrik Metra në Burrel. Ervis Martinaj i ofron Torit që të vijë e të fshihet këtej në zonën e tij sepse këtej e ka të sigurtë edhe me shtet.

Vazhdon biseda në lidhje me përpjekjet që Tori Xheçuka po bën për të rregulluar pozicionin e tij në raport me ngjarjen e plagosjes së Enrik Metra.

Në 11 korrik 2020 Tori Xhecuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar që ti japë ndonjë punë vrasje kundrejt pagesës se më duhen lek sepse kam hall. Ervisi Martinaj, i përgjigjet që: “...po të jap punë, më duhet "Nikla". Duri dhe Valteri se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaragët e Freskut i referohet Leonard Duka, janë të vështirë për tu kapur...”.

Tori Xheçuka, i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë.

Nga ana tjetër në 14 shtator 2020 Ervis Martinaj komunikon me Marklen Haka dhe ndër të tjera Markleni i betohet që nuk ka lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur Ben Nokës, vrasja e Aleksandër Ndoka.

Ervis Martinaj i shprehet që ti për mua je i mirëpritur tek shtëpia ime dhe hajde kur të duash e ke derën hapur, ndërsa në lidhje me Arben Ndokën, as nuk e ndihmoj për të të bërë dëm ty dhe as nuk të ndihmoj ty për ti bërë dëm atij.

Ervis Martinaj, i shprehet që nëse dëshiron me të ul me Arben Ndokën në shtëpinë time, të ul me të dhe jam garant. Marklen Haka, i tregon që ka marr vesh se Durim dhe Valteri Bami, kanë ardhur të takojnë dhe Ervisi i tregon që erdhën sot Durimi dhe Valteri bashkë me Behar Bajrin.

Markleni, i shprehet që nuk duhet t’ju kesh besë dhe Ervisi i shprehet që tani që më kanë takuar do t’ju ruhem më shumë dhe ata e dinë që nuk ju kam besë.

Ervis Martinaj, i kërkon Marklenit që mos t'i tregojë askujt që jemi bashkë në kontakt dhe Markleni i shprehet që edhe vetë nuk e besoj që jam duke kontaktuar me ty. Në vazhdimësi Ervis Martinaj i dërgon një fotografi të tijën me qëllim që ta bindë që është ai.

Vazhdon biseda në lidhje me faktin që Arben Ndoka i ka rënë në qafë se tek vëllai i tij nuk është përfshirë Markleni dhe se len të kuptojë që vrasjen mund ta ketë kryer Durim Bami.

Marklen Haka, i tregon që para disa ditësh ka ardhur një person me emrin Evi (i dyshuar Elvis Gacaj) tek lokali i Durit dhe dyshon se ka ardhur me ato Duka (i dyshuar Leonard Duka) sepse kanë fikur kamerat.

Në vazhdimësi Ervis Martinaj i kërkon që të bashkëpunojnë, ti tregojë personat që kanë marrë pjesë tek vrasje e Santiago Malkos dhe në këmbim Ervisi do i tregojë personat që kanë qëlluar hallën e Marklenit në 21 shtator 2019.

Ervisi i tregon që personat që të kanë qëlluar ty dhe kanë vrarë hallën janë shtetasit Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj dhe se këtë fakt ja ka pranuar me gojën e tij, Gjin Ndoj. Ervis Martinaj i kërkon që të bashkëpunojnë dhe në këmbim do ti japë Jozi Ndojin në tavë që të hakmerret për hallën.

Më datë 19.09.2020 ora 18:45:00 Albert Zaja i tregon Tori Xhecukës së i ka shkruar Ervis Martinaj dhe i kërkon Torit të komunikoj me Ervisin. Albert Zaja i kërkon t'i bëjë ftesë Tori Xheçuka me kodin SkyEÇ të ri Ervis Martinajt.

Ervis Martinaj komunikon me Marklen Haka dhe i kërkon që të takohen dhe e pyet nëse ke ndonjë merak që nuk vjen me më taku. Marklen Haka i përgjigjet që nuk kam asnjë merak tek ti, por ato (i referohet Durim dhe Valter Bami) janë të pa besë dhe janë problem për ty dhe për mua.

Florenc Kelmendi i tregon Tori Xheçukës që Durim Bami ka dalë në lëvizje prap. Tori Xheçuka pasi është njoftuar edhe Albert Zaja pyet Florencin se ku të shkojë që të realizojnë vrasjen, duke dërguar mesazhet "... Ku të vij... Me thoni... Ta bëjm...Alo...".

Florenc Kelmendi i ka thënë që Albert Zajës i ka humbur nga sytë Durimi dhe se do i thotë vetë "...Prit se i ka hum qerosit tani... Ja se te themi ne...".

Albert Zaja i tregon Tori Xheçukës që Durim Bami sa kaloj tek “Shpresa AL” dhe ka marrë drejtimin për në Nikël, ai dërgon mesazh zanor "audiofile: “...ikën poshtë vlla, ja sa ikën kalun Shpresën për poshtë për shpi ikën anej këto, kanë qënë knej në Kamëz sipër rob q... e mutit o i q... m...".

Pas dy orësh shkëputje komunikimi, Tori Xheçuka bisedon me Florenc Klemendit që të komunikojë me Arbrin që të heqi hard diskun e kamerave. Florenc Kelmendi i dërgon një foto nga brenda një makine, nga vendi i shoferit, ku dallohet korskoti ngjyrë e kuqe si ato të veturave Range Rover Sport vitprodhim pas 2013.

Florenc Kelmendi i tregon Tori Xheçukës që "cunat" e kishin djegur makinën dhe se Florenci ka marrë masat që edhe "Bolla" të heqi kamerat.

Tori Xheçuka komunikon me Albert Zajën dhe e pyet nëse kanë dhënë gjë lajmet. Albert Zaja i tregon se nuk ka parë lajmet por ka marrë dijeni se "boli" ishte plagos në dorë. Tori i tregon se ka qëlluar në drejtim të Range Rover dhe katërfenerëshit pasi personat të katërfenerisht kanë qëlluar me armë në drejtim të Torit.

Tori i tregon se ka qëlluar me armë nga krahu i rrugës lart e jo te varrezat. Bashkë me Torin ka qenë edhe Florenc Kelmendi, për të cilin Tori i dërgon mesazhet "...na gjujtën ata të benxit ju gjujta dhe atyre s’kisha ka sillesha Lenco thoshte “...më vran... un s’kisha fishek i mora kallashin tjetër..."

Marklen Haka (Aliu) i cili nuk i kishte shkruar që prej orës 11:55, interesohet tek Albert Zaja lidhur me sa ka ndodhur. Albert Zaja i kthen mesazh "...I ka hik kurva...".

Marrë nga OraNews

3 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Gjykata e Posaçme cakton "arrest në burg" për 4 prej të arrestuarve, shtyhet seanca e Shullazit

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme kanë lënë në burg katër nga të arrestuarit nga operacioni i SPAK i organizuar për goditjen e grupeve kriminale.  GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën. Ndërkohë bëhet me dije se seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për në orën 14:00. 

Arsyeja e shtyrjes ishte se ai kishte kërkuar të mbrohej nga avokati i shtetit dhe se nuk do merrte pjesë në seancë. Ndërkohë, avokat nga shteti ishte caktuar Artan Simoni, që në një proces tjetër mbron Luftar Reçin ku është palë edhe Emiljano Shullazi. Për shkak të konfliktit të interesit seanca u shty për të caktuar një avokat tjetër për Shullazin. 

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas, ku 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2). 

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.  Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit.  Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

3 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Jepet sot masa e sigurisë për disa nga bosët e krimit (EMRAT)

Nga vrasjet e bujshme te atentatet e dështuara, zbardhen BISEDAT në
spak

TIRANË- Diten e sotme në orën 10:00 pritet që të dalin përpara gjykatës disa prej bosëve të krimit, të arrestuar në operacionin e fundit të SPAK për goditjen e eksponentëve kriminalë. Sot do të jepet masa për Emiljano Shullazin, Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën, sipas gazetares Klodiana Lala. 

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas, ku 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2). 

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.  Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit.  Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

operacion spak grup kriminal sky ecc

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme