LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngacmohet seksualisht një 13-vjeçare në Devoll/ E mitura rrëfeu ngjarjen pasi familjarët zbuluan mesazhet me 64-vjeçarin: E kërcënonte se do t'i vriste babanë!

• Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Devoll ditën e sotme pas denoncimit të një vajze 13-vjeçare. • E mitura ka denoncuar se një 64-vjeçar e ka ngacmuar seksualisht ndërsa i moshuari është identifikuar si Zenel Rushitaj. • Më tej bëhet me dije se Rushitaj është arrestuar dhe përveç dyshimeve se ai ka ngacmuar të miturën dyshohet se pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup. • Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. • Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet. • Ajo më tej bën me dije se rrëfimi i vajzës ka ardhur pas zbulimit të mesazheve me 64-vjeçarin nga familjarët. •  Siç u raportua edhe më herët i moshuari i dërgonte mesazhe të miturës në telefonin e gjyshit të saj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nëna e vajzës. •  Nëna më tej ka shtuar se 64-vjeçari kërcënonte vajzën se do ti vriste babanë nëse tregonte si dhe e merrte jashtë fshatit duke e gënjyer me para. • Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmonte 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. •  Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"E dinim që fliste me të po donim ta izolonim si rast," gjyshi i 13-vjeçares: 64-vjeçari ka përdhunuar më parë një grua në fshat! Nuk treguam se na vinte turp

Ngacmohet seksualisht një 13-vjeçare në Devoll/ E mitura
Foto ilustruese

DEVOLL- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngacmimin seksual të 13-vjeçares në Devoll. Pas dëshmisë së nënës së vajzës është zbardhur edhe dëshmia e gjyshit të 13-vjeçares ku është shprehur se ata kishin kohë që e dinin se vajza bënte muhabet me 64-vjeçarin. 

Më tej në dëshminë e tij gjyshi i të miturës u shpreh se edhe e pse e dinin si rast donin ta izolonin si muhabet dhe nuk reaguan. Sipas dëshmisë së gjyshit vajza komunikonte me 64-vjeçarin përmes telefonit të tij pasi e mitura nuk kishte telefon. Gjyshi u shpreh se një moment ai ishte mërzitur dhe nuk donte ta lejonte vajzën të përdorte telefonin e tij dhe ajo tentoi të fshinte mesazhet që kishte me 64-vjeçarin me të cilin kishin edhe lidhje gjaku sipas të moshuarit.

Ashtu si dëshmia e nënës edhe gjyshi e konfirmoi se vajza e mitur takohej me 64-vjeçarin jashtë fshati ndërsa kur ajo kthehej në shtëpi kishte patatina në dorë. Gjyshi shtoi se kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente ndërsa ajo u thoshte se ia kishte thënë 64-vjeçarin të cilin e kishte ndihmuar. Gjyshi i vajzës rrëfeu se babai i 13-vjeçares nuk është në dijeni të rastit pasi jeton në Greëqi dhe kanë turp ti tregojnë. Ai shtoi se 64-vjeçari kishte përdhunuar më parë një grua në fshat.

"Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjecarin,ne e kishim marrë vesh por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan kjo(mbesa)erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua t’i fshinte ato që kishte shkruar, unë u detyrova ja mora celularin, por nuk e merrja vesh cfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit. Mbesa është 13 dhe ai 64 . Në gjak jemi, por të largët, por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.

Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit, por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger. Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lek në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova, ne e dinim cfarë mund ta ndihmonte atë.

Nuk ja shihnim lekët, por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi. Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë(64 vjeçarin) por nuk më doli. Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merr, merr tel me vete dhe sille.

E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qënë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite(njëherë për vrasje njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat) Të jatit nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë na vjen turp…si t’iu thuash…" tha gjyshi i të miturës.

2 VITE ME PARE

Ngacmimi seksual i 13-vjeçares në Devoll/ Zbardhet dëshmia e nënës: E kërcënonte se do t'i vriste babanë! E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente duke i dhënë lekë

Ngacmohet seksualisht një 13-vjeçare në Devoll/ E mitura
Foto ilustruese

DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Sipas detajeve të zbardhura deri më tani autori, Zenel Rushitaj ka ngacmuar të miturën ndërsa dyshohet se pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.

Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet.

Ajo më tej bën me dije se rrëfimi i vajzës ka ardhur pas zbulimit të mesazheve me 64-vjeçarin nga familjarët. Siç u raportua edhe më herët i moshuari i dërgonte mesazhe të miturës në telefonin e gjyshit të saj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nëna e vajzës. Nëna më tej ka shtuar se 64-vjeçari kërcënonte vajzën se do ti vriste babanë nëse tregonte si dhe e merrte jashtë fshati të mitur duke e gënjyer me para.

Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje.

Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai I dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë," ka rrëfyer e ëma.

2 VITE ME PARE

Zbardhen detaje/ 64-vjeçari problematik në Devoll i dërgonte 13-vjeçares mesazhe te telefoni i gjyshit, e mitura me shenja në trup

Ngacmohet seksualisht një 13-vjeçare në Devoll/ E mitura
Foto ilustruese

DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e denoncuar në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Ndërkohë raportohet se autori, Zenel Rushitaj përveç se ka ngacmuar të miturën akuzohet se ka pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.

Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen. Gjithashtu policia bën me dije se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares.

Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.

2 VITE ME PARE

EMRI/ E rëndë në Devoll, 64-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, e mitura i nënshtrohet një kontrolli mjekësor

Ngacmohet seksualisht një 13-vjeçare në Devoll/ E mitura
Foto ilustruese

DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Mësohet se 64-vjeçari Zenel Rushitaj, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Hoçisht. Raportohet se 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por edhe në kontakt fizik. Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen.

Gjatë kësaj kohe mësohet se i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren banuese edhe ajo në fshatin Hoçisht. Grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes.”, sqaron policia.

ngacmimi seksual i 13-vjeçares në devoll

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet