LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme që zgjedhjet për president kanë qenë të lira. Kryemadhi: Nuk ka më luftë, prioritet tani kam fëmijët!

• Ka përfunduar pas rreth gjashtë orësh Konventa Kombëtare e Partisë Lirisë që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. • Kanë përfunduar edhe votimet, ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve në PL. • Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. • Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë • Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, tha për mediat, para nisjes së Koventës së PL, se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike. • Kryemadhi, tha para mediave se ndjen keqardhje për largimin e saj nga sttukturat e PL-së, përmes statutit. • Ajo tha se që prioritet për të të jenë 3 fëmijët, ndërsa shtoi se pas 30 viteve ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera. • Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës që mbajti ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Konventën e PL-së. • Meta tha se nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42. • Meta tha sot në Konventë se në Venecia u derdh para e madhe kundër tij. • Ai shtoi se bëri gabim që natën e zgjedhjeve, ikte të bënte presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, siç tha ai, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen në Elbasan. • Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së vulës, Lulzim Basha. • Ai ka deklaruar se kanë marrë nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare. • Meta sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp nëse mendojnë se shqiptarët janë popull pulash. • Kreu i PL-së deklaroi se se do ta shpallte ambasadorin italian non-grata që komentoi dhe doli kundër dekretit të presidentit. • Ndërkohë në mbyllje të Konventës, Meta falenderoi të gjithë ato që e ndoqën dhe morën pjesë, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të mblidhen në 20:00, siç e quajti ai te "Bulevardi i Shpresës", poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berishës.

24 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbyllet Konventa e PL-së, Meta: Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës"

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme

TIRANË- Ka përfunduar Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu ende në detyrë i PL-së, Ilir Meta tha se kjo konventë nuk u mbyll në asnjë moment për publikun.

Ai i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t'i bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës", aty ku ndodhet edhe apartamenti i kreeut të PD-së, Sali Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës. Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Meta: Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te "Bulevardi i Shpresës". Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te "Bulevardi i Shpresës". Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi. 

2 VITE ME PARE

Konventa e PL/ Meta hedh votën e tij: Edhe nëse nuk zgjidhem president, e rëndësishme që zgjedhjet kanë qenë të lira

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL, Ilir Meta ka hedhur votën e tij në zgjedhjet për president të Partisë së Lirisë. Pas votimit, Meta tha se edhe nëse nuk zgjidhet president, është e rëndësishme që zgjedhjet kanë qenë të lira.

I pyetur për "largimin" e deputetes Monika Kryemadhi, Meta tha se ajo nuk ka shkuar askund, pasi është anëtare e Komitetit të Partisë së Lirisë.

"Edhe nëse nuk zgjidhem president, e rëndësishme që zgjedhjet kanë qenë të lira. Ne do respektojmë zgjedhjen e anetarëve të Partisë së Lirisë. Monika Kryemadhi nuk ka shkuar askund. Monika Kryemadhi është anëtare e Komitetit të Partisë së Lirisë. Si ajo dhe si zoti Vasili që kanë qenë drejtues të kësaj partia.", tha Meta.

Më herët hodhi votën e saj edhe deputetja Kryemadhi, e cila tregoi hapur zgjedhjen e Ilir Metës për president të partisë. Ndërkohë Meta e quajti gabim transparencën e votës, pasi sipas tij vota është e fshehtë.

2 VITE ME PARE

"Gabim që Kryemadhi deklaroi hapur votën për mua", Meta: Pas Konventës, te Bulevardi i Shpresës

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë të shkurtër për gazetarët tha se pas përfundimit të punimeve të Konventës, do t’i drejtohet banesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Meta tha se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, aty ku ndodhet edhe apartamenti i Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës.

Kreu u PL-së u pyet edhe për transparencën e votës së Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, ku tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj.

“Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

Konventa e PL/ Kryemadhi i qëndron besnike bashkëshortit, voton Metën për president të partisë

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi pas votimit ka bërë publike votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku duket se ka zgjedhur me X emrin e Ilir Metës.

“Për të gjithë ata që thonë se është tradhtare Monika. Ka budallenj sa të duash ore.” shprehet ajo.

Kryemadhi i ka qëndruar besnike bashkëshortit të saj, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kanë pasur ditët e fundit.  Ndërkohë theksojmë se procesi i votimit vijon akoma, teksa të ftuar po mbajnë fjalimet e tyre. 

2 VITE ME PARE

Meta miraton në Konventën e PL-së dhe rrit financimin për gratë në parti, Kryemadhi e duartroket: Bravo, ndaj është lider!

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
monika kryemadhi, ilir meta

TIRANË- Në Konventën e Partisë së Lirisë, është miratuar propozimi i Monika Kryemadhit për të futur në statutin e PL-së, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete.

Teksa Kryemadhi propozoi që 30 % e buxhetit të fushatës t’i jepet grave, Konventa e votoi propozimin por me ndryshimin që të mos jetë 30% por 50%. Ndërsa propozimi tjetër i Monika Kryemadhit për konfliktin e interesit është rrëzuar nga delegatët e Konventës Kombëtare.

PJESË NGA DISKUTIMI: 

Haxhinasto: Kjo përqindje nuk ka pse të ngelet 30% kur kandidatet zonja në listat tona mund të jenë shumë më tepër se sa 30%. Mënyra si e kemi formuluar që në shpërndarjen e fondeve zgjedhore të aplikohet parimi i barazisë gjinore të kemi një kuotë të caktuar për buxhetin që përdorin kandidatet zonja. 

(Monika Kryemadhi ndërhyn)30% akomodohet në mënyrën se si e kemi formuluar ne, që do të thotë se zbatojmë parimin e plotë të barazisë gjinore.

Monika Kryemadhi: Jo zoti Haxhinasto mos gënjeni, Në statut nuk është e formuluar fare buxhetimi…. (Ndërhyn Ilir Meta)

Ilir Meta: Miniumi 50%

Monika Kryemadhi: Bravo (Duartrokasin)

Haxhinasto: Nuk thashë që një statut është përcaktuar një %, thashë që parimi i barazisë gjinore do të thotë që buxheti ndahet proporcionalisht me % e grave në listat e konkurrimit.

Meta ngrihet dhe shkon në podium

Ilir Meta: Mondi të lutem! Faleminderit shumë për propozimin. 30% është pak sepse kemi gra e vajza të mrekullueshme. Ta vendosim minimum 50%,

(Monika Kryemadhi duartroket dhe thotë ‘bravo”.

Ilir Meta: E keni parë ju piktori nxjerr duart para si 5 për të na kopjuar neve por nuk na arrin dot sepse marrim shpejtësi tjetër nga sot me këto votime statuore.

Monika Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta, sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat, për buxhetimin 30% por ju jep atë që ju takon 50%. Ndaj është lider Ilir Meta., nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e radhës, e kemi në statut në faqen online ku keni 0 buxhetin për gratë. i konsideroni si të barabarta në buxhetimin vjetor jo të fushatave elektorale. Të jemi seriozë. Janë qindra gra dhe vajza që kanë besuar tek Ilir Meta dhe PL, nuk kanë besuar tek paragrafët.

Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi, besoj që referencën për mashtrim nuk e kishit për mua sepse nuk jam shquar ndonjëherë për të tillë.

2 VITE ME PARE

"Nuk kisha ndërmend të flisja", Kryemadhi në Konventën e PL-së: Të mos bëhet propagandë me fjalën “nepotizëm”

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në Konventën Kombëtare të kësaj partie. Kryemadhi ka theksuar se i qëndron fortë propozimeve të saj. Ajo tha se kërkon që të ketë një buxhet të veçantë për gratë dhe vajzat kandidate nga PL. Kryemadhi në fjalën e saj u ndal edhe te nepotizmi, çështje për të cilën kërkoi që të mos bëhet propagandë, pasi në një parti politike ka të bëjë meritokracia.

“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm.

Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi...Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, tha Kryemadhi.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Të ftuarit mbajnë fjalën në Konventën e Partisë së Lirisë, anëtarët votojnë

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Pallati i Kongreseve

TIRANA- Vijon Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve. Teksa të ftuarit po mbajnë fjalën, anëtarët kanë nisur me procesin e votimit duke iu drejtuar kutive. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

 

2 VITE ME PARE

"Lider patriot, i duhet Shqipërisë", Edita Tahiri: Meta ka mbrojtur Kosovën, Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve, punoi me Serbinë

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Edita Tahiri

TIRANA- Politikania nga Kosova, Edita Tahiri ka marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë ku ka mbajtur dhe fjalën e saj. Tahiri tha se Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë. Ajo shtoi se Edi Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve dhe ka punuar për Serbinë. Sipas saj, Rama tani i ka vënë syrin Sazanit. Ndër të tjera Tahiri tha se Partia e Lirisë në krye të betejës kundër regjimit autoritar. 

"Ilir Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë. Është burrë shteti qe ka mbrojtur Kosovën dhe kundërshtoi hapur ndryshimin e kufijve. Edi Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve dhe ka punuar për Serbinë, që tani i ka vënë syrin Sazanit. Partia e Lirisë në krye të betejës kundër regjimit autoritar. Me këtë program që ka sot Partia e Lirisë jam e bindur se ndryshimi po vjen", tha Tahiri.

2 VITE ME PARE

"Ambasadorin italian do ta shpallja non-grata", Meta për ndërkombëtarët: McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Konventën e partisë së tij, sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp nëse mendojnë se shqiptarët janë popull pulash. Meta deklaroi se se do ta shpallte ambasadorin italian non-grata që komentoi dhe doli kundër dekretit të presidentit. 

“McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit.

Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

“Nepotizëm në Tatime dhe Dogana”, Meta: Nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa renditi disa problematika në Shqipëri gjatë fjalës së tij në Konventë. Ai tha se raste të nepotizmit ka në Dogana dhe Tatime. Ndër të tjera Meta tha nga Konventa se nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë.

“Ne nuk kemi iluzione, por nuk shesim ndeshje. Gjeneral Lisi dhe Agaçi kujtojnë se e kanë zënë prej gryke Shqipërinë. Mendojnë se jemi një popull pulash se na thonë që shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

"Partia nuk bëhet me foto", Meta lëvdata për Xhixhon: E ruajti dinjitetin

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se duhet të forcohet ndjenja e misionit, pasi përballë është një regjim mafioz. Ai u ndal te djegia e mandateve, që sipas tij ishte llogari e kalkuar e Ramës, Bashës dhe Mcgonigal dhe e djalit të miliarderit. Ndër të tjera Meta shtoi se partia nuk bëhet me foto. Ai komplimentoi Erisa Xhixhon teksa tha se ajo e ruajti dinjitetin.

“Një zonjë kishte ardhur disa herë, kishte bërë kërkesë dhe donte të ishte pjesë e partisë. Por si kishte kthyer njeri përgjigje. Ore nuk bëhet partia vetëm me foto. Ajo ishte mësuese. Duhet të kishte 5 mijë të rinj PL të anëtarësuar. Pse nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku nga 1 mln euro për të vënë kandidatë në rrethe me emër, por unë vura të rinj. Një duartrokitje për Xhixhon dhe të rinj të tjerë që punuan. Kërkojnë që të na shkatërrojnë identitetin. E ruajti identitetin Erisa, se ruajti dinjitetin e gjyshit të saj.

Kudo ku shkoja më thonin se ishin të pakënaqur. Turp për ata që thonë pse përmend Meta Vasil Laçin. I paharruar kujtimi i asaj nëne që rriti plot sakrifica Vasilin. Ai kreu një akt të jashtëzakonshëm. Do ju tregoj një histori me Sali Shijakun. E takova Shijakun dhe i them; kemi menduar që t’i japim dekoratë shokut të Vojo Kushit. E kam takuar vetë më tha dhe ai qante kur e kishte takuar në Divjakë. Ai kishte qenë 10 vjeç në betejën e Kodrës së Kuqe. Sali Shijaku tha se doja të përjetësoja figurën e Vojo Kushit", tha Meta.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet/ Meta: Luli dhe “torollaku” morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në lista kandidatët

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së vulës, Lulzim Basha. Ai ka deklaruar se kanë marrë nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

"Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë", tha Meta.

2 VITE ME PARE

“Në Venecia u derdh para e madhe kundër meje", Meta: Bëra gabim që ikja të bëja presion ndaj mafias dhe McGonigal

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot në Konventë se në Venecia u derdh para e madhe kundër tij. Ai shtoi se bëri gabim që natën e zgjedhjeve, ikte të bënte presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, siç tha ai, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen në Elbasan.

“Në Venecia u derdh para e madhe kundër presidentit. Ishte Balla ai. Unë një gabim e kam bërë. Çfarë? Gabimin e bëra që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjodha në 2 të natës në Vlorë, se ikja të bëja presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen e në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin.

Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut. E ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, të Nanos, dhe për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën, e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

“I kërkoj falje të gjithëve", Meta në Konventën e PL-së: Hera e fundit që nis me vonesë

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë sot fjalën në Konventën Kombëtare të partisë së tij. Në hyrje, Meta tha se do të ketë një konventë dhe parti të re. Ai kërkoi falje dhe për vonesën e nisjes së Konventës.

“I kërkoj falje të gjithëve. Por kjo është konventa e fundit e PL që nis me gjysmë ore me vonesë. S’do të ketë më konventë të PL, por do të kemi një konventë të re, një parti të re, që duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo sektor dhe ka mbërthyer vendin. Që e gënjen mendja se do të marrë dhe vulën e PL dhe të shuaj opozitarizmin dhe garantojë diktaturën. Do të kemi raste për fjalime të bukura”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

Konventa e PL/ Ilir Meta thumb për Bashën: Nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke shumëzuar

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Konventën e PL-së. Meta tha se nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42.

"Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies. Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42", tha Meta.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Këlliçi dhe Balliu pjesë e Konventës së Partisë së Lirisë

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Pallati i Kongreseve

TIRANA- Sot mbahet Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Pjesë e Konventës Kombëtare të PL-së, janë bërë Belind Këllici dhe Klevis Balliu, si përfaqësues të PD-së.

Po sot, kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

2 VITE ME PARE

Do të përjashtojë Kryemadhin nga partia? Meta: Askush s’e ka marrë peng! Nepotizmi s’ka lidhje me të

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij. Në një deklaratë për mediat Meta tha se askush nuk e ka marrë peng Kryemadhin. Ai shtoi se do të luftojnë nepotizmin dhe se kjo nuk është një konventë kundër Monikës. 

“Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boccit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

Meta vlerëson dhe puth në faqe anëtaren e PL-së: Punon sa 20 burra bashkë!

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar një anëtare të kësaj strukture politike, Eriseldën, duke thënë se punon më shumë se 20 burra. Meta tha se ata do të mundim dhe partinë e Kinës teksa i referohej ritmit të punës së anëtares në fjalë.

“Sikur të gjithë të punojë si kjo grua, që punon sa 20 burra, që presin të marrin poste sikur do të bien nga qielli. Do të mundim dhe partinë e Kinës”, tha ai.

2 VITE ME PARE

"Ndjej keqardhje", Meta e la jashtë Kryesisë së PL-së, Kryemadhi: Kam vendosur të mos bëj më luftë! Prioriteti im janë fëmijët

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, tha para mediave se ndjen keqardhje për largimin e saj nga sttukturat e PL-së, përmes statutit. Ajo tha se që prioritet për të të jenë 3 fëmijët. Kryemadhi shtoi se pas 30 viteve ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera.

"Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika. Në politikë jam investuar që në forumin socialist shqiptar për të rinjtë, jam një nga akademitë më të vjetra për të rinjtë, por mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era.

Në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Pas 30 viteve Monika ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera", tha Kryemadhi.

2 VITE ME PARE

Kryemadhi para nisjes së Konventës: S’kam turp të vishem si grua, s’jam burrë! Beteja ime, rritja e figurave të reja

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, tha për mediat, para nisjes së Koventës së PL, se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike. Ajo tha se 'fraksionin nuk e bën për show. Kryemadhi u shpreh se është gladiatore me taka, nuk ka turp as nga takat dhe as të vishet si grua, sepse, siç tha ajo, është grua. Ajo shtoi se beteja e saj ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja.

“Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja", tha Kryemadhi.

2 VITE ME PARE

"Po eca me ritmin tuaj, 700 vjet rri Rama në pushtet", Konventa e PL-së, Meta nervozohet me organizatorin: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë flamurin

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Sapo ka mbërritur Meta u shfaq i nervozuar me një prej organizatorëve duke e kritikuar për një gabim në vendosjen e flamurit. Teksa futet brenda në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Meta ironizon duke takuar mbështetësit e tij dhe duke thënë:"Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet".

Pjesë nga biseda:

Meta: Hajde shpejto, shpejto.

Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin. Rinia e plakur, hajde.

"Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster," i thotë Meta një simpatizanti tjetër.

2 VITE ME PARE

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, Meta mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Pallati i Kongreseve

TIRANA- Sot mbahet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se kreu i saj, Ilir Meta ka mbërritur më herët. Ai është takuar me përfaqësues të PL-së dhe simpatizantë të kësaj partie.

Më herët, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar rendin e ditës. Në një postim të bërë në Facebook, Blushi shkruan se në Konventë do të marren vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve kryesore për 4 milion shqiptarë plus.

 

2 VITE ME PARE

Koventa e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikon rendin e ditës

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme

TIRANA- Sot mbahet Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Lidhur me këtë ngjarje, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar rendin e ditës. Në një postim të bërë në Facebook, Blushi shkruan se në Konventë do të marren vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve kryesore për 4 milion shqiptarë plus.

Postimi i Tedi Blushit:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë të Lirisë,
Të dashur delegatë të Konventës Kombëtare, që do të shpërtheni sot energjitë nuklearë të Partisë së Lirisë, në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrim vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve tona kryesore për 4 milion shqiptarë plus. Për shkak, të interesimit të jashtëzakonshëm të mediave, po ndajmë me të gjithë ju RENDIN E DITËS të kësaj Konvente historike:

RENDI I DITËS

Ora: 10:00 - Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve
Fillimi i punimeve të Konventës.

Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)

Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024.
Ftohet Kryesia të zerë vëndet.

Nderimi i Himnit Kombëtar.

Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024
Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.

Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)

1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)
2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj
3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.
Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)
Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)
Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)
Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri - online)
Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)
4. Diskutime mbi Dokumentat e 5 prioriteteve të Programit dhe të Statutit.
Prof. Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë dhe Financat.
Prof. Edmond Panariti, Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin
Znj. Erisa Xhixho, NënKryetare dhe deputete e Partisë së Lirisë
Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë
Ambasador Agim Nesho, Zëvendës-Kryetar i Partisë së Lirisë
Z. Petrit Vasili, NënKryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë
Z. Ramadan Kondi, Sekretar për Çështjen e Pensioneve në Partinë e Lirisë
5. Diskutim mbi propozimet e paraqitura për Programin dhe Statutin.
a. Paraqitja e propozimeve (Znj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë)
b. Qëndrimi i Grupit të Punës ndaj propozimeve (Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë)
6. Votimi i hapur për Dokumentin e 5 Prioriteteve dhe votim i hapur për Statutin.
7. Deklarimi i kandidaturave për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendes-President i Partisë së Lirisë.
a. Ilir Metaj (Kandidat për President)
b. Faik Basha (Kandidat për President)
c. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
e. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)
Kandidaturat paraqiten nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.
Fjala e kandidatëve që do të flasin:
a. Faik Basha (Kandidat për President)
b. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
c. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)
8. Procesi i votimit për Presidentin e Partisë dhe ZëvendësPresidenten.
Paraqitja e procedurës nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto dhe fillimi procesit të votimit sipas Qarqeve. (Lista bashkëlidhur)

9. Diskutime të tjera:
Tedi Blushi
a. Pëllumb Dautllari
b. Edmond Panariti
c. Esmeralda Demiraj
d. Agim Nesho
e. Brunilda Paskali
f. Petrit Sinaj
g. Brunilda Haxhiu
h. Fllohe Gojka
i. Ines Shehu
j. Florida Ymeri
k. Lefter Maliqi
l. Dea Nako
m. Kristian Kina
n. Tefta Radëshi
o. Luigj Turmalaj
p. Gisian Dashi
dhe diskutime të tjera sipas kërkesave.

Me përfundimin e diskutimeve, deklarohet përfundimi i punimeve të Konventës.

Rezultatet e votimit paraqiten pas përfundimit të votimit dhe numërimit, në komunikim të veçantë me median.

2 VITE ME PARE

Ngjarja "historike" për Metën, mbahet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, paraprihet nga videot përshëndetëse

Mbyllet Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: E rëndësishme
Ilir Meta dhe anëtarë dhe mbështetës të PL

TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:00 nis Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mësohet se në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Sot kreu i PL-së, Ilir Meta postoi një mesazh në “Facebook”, ku ka treguar se ka marrë përshëndetjen e parë nga Vlora për organizimin e Konventës. Pas Vlorës, një tjetër postim tregon dhe përshëndetjen e 'delegatëve' Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

Pak orë para kësaj ngjarjeje, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë. Konventën e nesërme ai e ka cilësuar si historike. Meta tha dje se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit. Ai shtoi se kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.

Kreu i PL tha se delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojnë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do t'i ndjekin.

koventa e partise se lirise

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi