LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret 40-vjeçarin, më pas vetëvritet, shkak dyshohet një banesë

•Emiljano Pine është 40-vjeçari që u qëllua me armë zjarri nga një person, i cili më pas u vetëvra. • Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.18, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri 40-vjeçarin dhe më pas ka qëlluar veten duke u vetëvrarë. • Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. • Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. • Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima kishin lidhje familjare, ja pista që po hetohet

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte në Korçë është Ilo Lluka. Ai është personi që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Ngjarja në lagjen nr.18 të Korçës. Mësohet se policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare pasi viktimat njiheshin me njeri-tjetrin.

Në vendin e ngjarjes sipas burimeve nga policia janë gjetur 4 gëzhoja dhe dyshohet se viktima mund te jetë qëlluar rreth 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë si fillim dhe me pas për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

Njoftim:

Korçë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit.
Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin më pas vrau veten, identifikohet autori në Korçë

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte në Korçë është Ilo Lluka. Ai është personi që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Ngjarja në lagjen nr.18 të Korçës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

 

2 VITE ME PARE

"U qëllua nga fqinji", plagosja me armë zjarri në Krujë, po lëvizte me motor, si ndodhi 'përplasja'

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto ilustruese

KRUJA- Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë. Mësohet se bëhet fjalë Artan Gogën, një tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë nga autori i identifikuar me inicialet V. M., dhe ka plagë në kokë. Autori dhe i plagosur janë komshinj dhe kanë qenë shokë me njëri-tjetrin, por plagosja ka ndodhur pas një sherri me armë zjarri.

I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë.

NJOFTIMI I POLICISË

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

FOTO/ I shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me një çarçaf të bardhë, çfarë ndodhi në vrasjen në Korçë

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme. Policia e Korçës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në rrugën "Koço Goliku", ku ka mbetur i vdekur 40-vjeçari E.P.

Sipas njoftimit të policisë autori i vrasjes ka vrarë veten pasi kryer vrasjen dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. 


NJOFTIMI I POLICISË

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Zbulohet identiteti i 40-vjeçarit që u vra në Korçë (EMRI)

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇË-Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit të vrarë në Korçë. Personi quhej Emiljano Pine, ku ende nuk dihen rrethanat e përfshirjes në ngjarje.

40-vjeçari mbeti i vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë nga autori i dyshuar, i cili më pas është vetëvrarë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. 

Mësohet se rreth orës 20:25, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri një 40 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar  jetë rrugës për në spital.

 

2 VITE ME PARE

Vrasja në Korçë/ Detajet e reja nga Policia e Korçës: Autori i vrasjes u vetëvra me armën e krimit 

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto ilustruese

KORÇË-Policia e Korçës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë. Përmes njoftimit policia tregon se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në rrugën "Koço Goliku", ku ka mbetur i vdekur 40-vjeçari E.P.

Sipas njoftimit të policisë autori i vrasjes ka vrarë veten pasi kryer vrasjen dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. 

NJOFTIMI I POLICISË

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Korçë, vdes dhe autori ngjarjes u vetëvra pasi kreu aktin

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto llustruese

KORÇË-Shtohet bilanci i viktimave nga ngjarja e ndodhur në Korçë. Në spital ka vdekur dhe autori ngjarjes, pasi ka kryer aktin e vrasjes. Mësohet se autori i krimit pasi ka vrarë viktimën, ka qëlluar veten. Gjatë transportimit në spital, autori ka humbur jetën. 

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ende nuk dihet motivi i këtij krimi.

2 VITE ME PARE

Vrasje në Korçë, trupi i viktimës në afërsi të një hoteli

Ngjarje tronditëse në Korçë/ Fqinji vret
Foto ilustruese

KORÇA- Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10. Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar të gjithë zonën.

 

vrasja ne korçë emiljano pine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet