Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u arrit një marëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare dhe ngritjen e dy komisioneve hetimore. • Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por dyshohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore. • Ndërkohë lidhur me marrëveshjen e arritur me dy forcave partiake më të mëdha në vend, nuk kanë munguar edhe reagimet. • Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në reagimin e saj thekson se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit. • Pas ambasadës një reagim ka pasur edhe nga delegacioni i BE-së, ku thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. • Nga ana tjetër një reagim ka pasur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se marrëveshja e sotme, ka si qëllim të godasë Reformën Zgjedhore, sepse, sipas tij, as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan listat e hapura, barazinë e votës, Shqipërinë një zonë zgjedhore, votën e diasporës dhe heqjen e herësit zgjedhor.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Lidhur me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në për ngritjen e komisioneve hetimore, ka reaguar dhe ambasada italian në Tiranë. Në reagim, ambasada italiane shkruan se mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit.
Po ashtu ambasada shkruan se Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të vendit dhe qytetarëve. Ky reagim vjen pas komenteve të dhëna dhe nga ambasada amerikane, e ajo britanike në vendin tonë.
Reagimi i Ambasadës italiane:
Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit. Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të Vendit dhe qytetarëve.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat ka komentuar marrëveshjen e arritur sot mes maxhorancës dhe grupit të PD-së së Rithemelimit, për të ngritur Komisionet Hetimore për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Alibeaj tha se sot është vërtetuar se retorika për revolucion është thjesht një gënjeshtër.
Ai shtoi se tashmë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008. Alibeaj tha se ashtu siç e kishin paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zgjedhore, sepse, sipas tij, as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan listat e hapura, barazinë e votës, Shqipërinë një zonë zgjedhore, votën e diasporës dhe heqjen e herësit zgjedhor.
DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD DHE BASHKËKRYETARIT TË KOMISIONIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ
Përshëndetje!
Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe që publiku u njoh, mund të thuhet me gojën plotë se, asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra! Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë. E gjithë nëpëkëmbja e demokratëve për muaj me radhë nuk ka pasur asgjë në interes të tyre dhe të familjeve të tyre, por gjithçka ka qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur fort njëri-tjetrin në lojë, sepse rënia e njërit i hap rrugë automatikisht dhe rënies së tjetrit.
Tashmë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008, ai në pushtet dhe ata në një opozitë gjithmonë dhe më të paktë. Gjithashtu, të godasë SPAK-un, nëpërmjet kontrollit të sistemit të drejtësisë. Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes.
Asnjë prej aktorëve të politikës së vjetër nuk e duan Shqipërinë një Zonë Zgjedhore, sepse vetëm duke e fragmentarizuar e kontrollojnë dhe e manipulojnë më lehtë. Asnjë prej tyre nuk e do barazinë e votës së çdo shqiptari, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në domenë, ku secili e quan pronë të tijën pjesë të caktuara të saj. Asnjë prej politikanëve që duhet t’i përkisnin së shkuarës, nuk e duan heqjen e hersit zgjedhor, sepse e gjithë lufta këto kohë është bërë me premtimin për të qenë në vende të sigurta në listat e vitit të ardhshëm.
Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarët më të mëdhenj të votës së diasporës, sepse herë njëri dhe herë tjetri, janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të shqiptarëve, ndaj ata do të bëjnë gjithçka për të mos e realizuar një gjë të tillë. Ndaj jam sot këtu për të denoncuar këtë pazar në kuriz të njerëzve dhe për interesa të ngushta vetjake Shqiptarëve ju duhet një reformë zgjedhore që i jep fuqi votës se tyre, dhe mundësi për të vendosur ata kush do ti përfaqësojë në kuvend e qeverisje. Ky ka qenë, është dhe do të jetë qëllimi i Partisë Demokratike.
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe rikthimin e normalitetit në Parlament. Në reagimin e tyre thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Më herët pati një reagim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, ku thuhej se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.
REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE NË TIRANË:
Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.
TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që sjell rikthmin e normalitetit në seancat plenare.
Në reagimin e tyre në Facebook, ambasada thekson se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.
POSTIMI:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.